Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Pas Bedri Islamit dhe Rexhep Qoses kush e ka rradhėn?

    Rexhep Qosja: Sali Berisha tė nxirret para gjyqit!

    Bota Sot | 22.12.2013 07:53

    Lufta kundėr korrupsionit nuk do tė jetė e suksesshme nė qoftė se nuk dalin para drejtėsisė edhe tė ashtuquajturit ‘peshq tė mėdhenj’. Ndaj, Sali Berisha duhet tė nxirret nė gjyq!” Kjo ėshtė deklarata e Rexhep Qosjes nė njė intervistė pėr “GAZETA SHQIPTARE”, ku flet pėr tre muajt e parė tė qeverisė “Rama” dhe sfidat e saj. Qosja teksa fajėson ish-kryeministrin pėr gjendjen e tanishme tė Shqipėrisė, ndalet nė pikat kyēe e mė tė diskutueshme tė politikės sė Tiranės. Krimi i organizuar, korrupsioni, sistemi i drejtėsisė, ndėrtimet pa leje, ēėshtja “Imami”, reformat e para dhe masat urgjente qė duhen ndėrmarrė janė temat qė ai prek.
    Por, pėrkrah nxitjes qė i jep qeverisė pėr tė punuar, shėnon se duhet pasur kujdes nga hakmarrja primitive.

    Profesor, si i keni parė tre muajt e parė tė qeverisjes Rama?

    Qeveria e socialistėve, dhe e socialistėve pėr integrim, e kryesuar prej kryeministrit, Edi Rama, e ka trashėguar njė gjendje tė rėndė nė funksionimin e organeve e tė institucioneve shtetėrore. Politikanėt shqiptarė, nė mandatet e pėrpara qeverisėse, i kanė lėshuar tė gjitha gjasat pėr ta ngritur shoqėrinė shqiptare nė nivelin e shteteve bashkėkohore, moderne. Shqipėria me pushtetet e para 23 qershorit 2013 ka mbetur njė lloj parashteti me pseudodemokraci tė potershme, e karakterizuar prej autoritarizmit tė mbuluar me frazeologji liberale! Kėtė qė po them e dėshmojnė tė paligjshmet, korrupsionet, krimet, gėnjeshtrat, mashtrimet, nepotizmat, klientelizmat, qė po konstatohen nė tė gjithė sektorėt e parashtetit, ndaj tė cilave qeveria e re ėshtė e detyruar tė veprojė duke marrė masa ligjore.

    Korrupsioni nė tė cilin janė pėrfshirė institucione, organe e zyrtarė nga mė tė vegjlit e deri te mė tė mėdhenjtė, kėshilltarė e rojtarė tė tyre;
    Gjyqėsori i korruptuar prej shkallės mė tė ulėt deri te shkalla mė e lartė qė, siē jemi bindur sa e sa herė, krimin dhe kriminelėt kur e kur i amnistonte pa brejtje tė ndėrgjegjes;
    Policia me kreun e ēorganizuar dhe tė korruptuar, qė pėrskaj tė bėrave tė palejueshme, tė dėnueshme, pėrskaj krimeve, pėrskaj kriminelėve nė institucione, nė familje, nė rrugė, nė biznes, nė tregti, nė kulturė shpesh, padurueshėm shpesh, kalonte symbyllur;
    Shpėrfillja, cenimi, zhvlerėsimi, pengimi i institucioneve tė pavarura –tė Presidencės, tė Kryeprokurorit, tė Gjyqėsorit nga ana e kryeministrit;
    Cenimi, frikėsimi dhe korruptimi i medieve qė provojnė tė vėnė nė dukje sjelljet, veprimet dhe tė paligjshmet e qeverisė;
    Lulėzimi i lojėrave tė fatit, qė lulėzojnė paligjshėm para syve tė tė lulėzuarve nė pushtet, shpesh tė lidhura me njerėz tė pushtetit, qė mashtrojnė tė tjerėt, qė plaēkitin mendjelehtėt dhe tė varfrit, qė krijojnė pėrfytyrim tė keq pėr Shqipėrinė si pėr njė kazino tė madhe nė tė cilin lejohen lehtė ndotėsi tė ndryshme;
    Shpėrfytyrimi i identitetit historik dhe kulturor kombėtar qoftė duke mos ndalur shkatėrrimin e vlerave kulturore historike – tė kėshtjellave tė tė gjithė shekujve, tė mureve rrethuese tė tyre, tė urave, tė ndėrtesave, tė shtėpive tė figurave historike, kulturore, shkencore, arsimore kombėtare, tė muzeve tė qyteteve me vlera tė rėndėsishme nė to, tė busteve, shtatoreve, pėrmendoreve tė figurave historike e kulturore, qoftė duke amnistuar, duke pėrmendorizuar dhe glorifikuar tradhtarė e zyrtarė tė pushtetit fashist;
    Krimet patologjike nė familje – vrasjet e grave prej burrave tė tyre, vrasjet e bijave prej baballarėve a vėllezėrve tė tyre, vrasjet e kunatave prej kunetėrve tė tyre, vrasjet e baballarėve prej bijve a bijave tė tyre – vrasje tė gjithfarėllojshme me motive tė gjithfarėllojshme thuajse nuk ka kurrfarė pushteti shtetėror dhe kurrfarė pushteti zakonor nė jetėn shqiptare;
    Fatkeqėsitė nė rrugė qė mė sė shpeshti i shkaktojnė vozitės pa leje, vozitės tė alkoolizuar, njerėz tė ēekuilibruar, rrugaēė tė papėrmirėsuar thuajse nuk ka polici dhe thuajse nuk ka ligj qė duke ndėshkuar si duhet shkaktarėt e tyre parandalon fatkeqėsi tė tjera;
    Droga e rritur nė lazaratet e Shqipėrisė dhe e eksportuar nė Evropė me tė cilėn helmohet Evropa dhe me tė cilėn krijohet pamje edhe mė e keqe pėr Shqipėrinė se me shumėsinė abnormale tė kazinove;
    Politika e jashtme nė tė cilėn janė tė pėrmbajtura kur e kur servilizėm qesharak e kur e kur nacionalizėm primitiv;
    E tė tjera. E tė tjera.

    E tillė ishte Shqipėria e qeverisė sė para 23 qershorit qė me gėnjeshtra, me mashtrime, me statistika tė trilluara nga mendje qeveritare tė korruptuara materialisht dhe moralisht donte t’i krijonte popullit iluzionin se i janė ēelur dyert e jetės nė parajsėn e demokracisė qė po ndėrtonte ajo!

    E tillė ishte Shqipėria - cėnuese, shtypėse, shfrytėzuese, dėshpėruese, madje edhe frikėsuese pėr shqiptarėt qė e duan duke mos u pajtuar me zhvatėsit e pasurive tė saj. Pėr shqiptarėt qė kanė bėrė ē’kanė ditur e mundur tė bėjnė pėr tė, pėr shqiptarėt qė mendojnė pėr ardhmėrinė e saj, pėr dinjitetin politik, shtetėror e kombėtar tė saj.

    E tillė ishte Shqipėria e artizanėve tė gėnjeshtrave nė disa gazeta banale dhe nė disa televizione tė frikėsuara a tė blera prej qeverisė siē ishin TVSH- ja dhe Klani, qė prej mėngjesit tė sotėm e deri nė mėngjesin e nesėrm, si nė kohėn e komunizmit, kėndonin kėngė pėr qeverinė dhe pėr shėrbėtorėt e saj nė shkencė, nė letėrsi, nė arte, nė kulturė!
    Siē po shihet prej veprimtarisė sė saj politike dhe shtetėrore, Qeveria e dalė prej zgjedhjeve tė 23 qershorit ėshtė plotėsisht e vetėdijshme pėr kėtė gjendje tė rėndė, ndoshta ėshtė mė e saktė tė thuhet, politikisht dhe institucionalisht tė mjerueshme tė shoqėrisė shqiptare. Pėr kėtė arsye shumė vendosmėrisht u ėshtė kushtuar pėrpjekjeve pėr reforma nė disa fusha tė organizimit shtetėror; pėr ta bėrė Shqipėrinė shtet tė sė drejtės.

    Nuk ka aspak dyshim se do t‘i duhet shumė kohė dhe, si po shihet, do tė hasė nė shumė pengesa e kundėrshtime tė egra nė kėto pėrpjekje pėr shėrimin shtetėror tė parashtetit.
    Ē’mė mbetet mua tė them tjetėr si vėshtrues kritik i politikave shqiptare? Mė mbetet qė kryeministrit dhe ministrave tė qeverisė sė sotme shqiptare t’u uroj vendosmėri dhe qėndrueshmėri nė kėtė pėrpjekje atdhetare pėr normalizimin dhe modernizimin e Shqipėrisė, qė po ndikon frytshėm edhe nė Kosovė dhe t’i lutem Zotit qė t’i ruajė prej gėnjeshtrave, ulurimave dhe prej urrejtjes sė atyre tė cilėve kėto pėrpjekjeve historike ua cenojnė qoftė interesat, qoftė iluzionin e prestigjit tė tyre dėmtues, pa dyshim.

    Sa reale i gjykoni konkurset pėr emėrime nė administratė? Dhe, emėrimet nė disa prej posteve kyēe qė kanė nė varėsi tatimet dhe policinė?

    Konkurset janė njė institucion shumė i rėndėsishėm pėr pėrzgjedhjen pėrkatėse tė njerėzve nė administratė dhe kudo tjetėr nė shtet. Ndoshta edhe tė caktuarit nė postet kyēe nė tatimet dhe nė policinė do tė mund tė zgjidheshin me konkurs. Konkurset nė Kosovė pėrdoren qe shumė vjet, mjerisht tani nė demokracinė tonė fillestare mė rrallė se pėrpara nė komunizmin jodemokratik.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 22-12-2013 mė 13:07

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Pas Bedri Islamit dhe Rexhep Qoses kush e ka rradhėn?

    Berisha eshte treguar shum matuf me qosen..

    e ka len te livadhise sipas qejfit e kurre nuk i dha pergjigje qenefit qose.

    kjo gafe i kushtoj shum shqiperise.

    mirpo sot qosja po ja mbledh lakun ne fyt dhe berishes personalisht.


    un e dydrinsi ja kem dhan me koh xhevapin kriminelit qose e shokve tij.
    sot n kosov flasin mijra vet sic kemi fol ne ktu e shum vite perpara..
    kjo do te thote se kemi pas drejt.
    e tash berisha qe nuk ndihej le ti dal zot vet qoses..

    enveristet kto dit po ri ngren ceshtjen e remzi hoxhes..
    kuptohet me kte do sajojn arsyen ta rrasin berishen ne burg sic u a propozon dhe qosja dhe bedri islami dhe zabiti..

    pra me matufllikun e tij e pordhacerine e tij berisha u dha fush te lire armiqve te kombit sikurse zabitve qoseve e bedri islamve..

    sot un e Dydrinasi jem te pafuqishem ta mbrojm berishen nga "xinfuja" e sigurimit enverist.. ku militojn dhe qoset zabitet e bedri islamet..

    le te mbrohet vete..

    keshtu i dashur dydrinas..

    le ti dalin per zot ata demebelhanet qe i majmi..

    Cfar eshte me rendesi..
    Se qosja u be tashma i njohur si ne Kosov si ne Shqiperi si nje qelbesire shum e rrezikshme..
    E nji dit do ta provoj dhe ai urrejtjen e popullit..
    Ka vra mijra e mijra vlonjat ne 97
    ka vra qindra e mijra gra e femij ne kosove..

    bashk me zabitet e bedri islamet..

    tregonte nji dit nje nga kapobandat e shikut enverist te kosoves..

    kur instaluam zyrat ne Prishtin tha..gjetem nji ville pran asaj te Qoses.. si vend te pershtatshem..

    ky mafioz me kte fjal ka then shum..

    dmth listat me atdhetare qe duhen ekzekutuar jan konsultuar me monstren qose..

  3. #3

    Pėr: Pas Bedri Islamit dhe Rexhep Qoses kush e ka rradhėn?

    Deklarata e Qosjes, Doda: Ish marksistė leninistėt, tė dėshpėruar qė e kemi quajtur Enverin, hitleri i shqiptarėve

    Bota Sot | 23.12.2013 16:38

    Deputetja demokrate Mesila Doda, deklaron se ish-marksistė leninsitė po shprehen tė dėshpėruar pėr etiketimin e dikatorit Enver Hoxha, si Hitleri i shqiptarėve. Reagimi i saj vjen pas deklaratės sė Rexhep Qosjes, se ky etiketim ėshtė njė akuzė qė poshtėron shqiptarėt.

    Tentativa pėr ringjalljen e figures sė diktatorit Enver Hoxha. Ky ėshtė pėrkufizimi qė demokratja Mesila Doda, bėn rreth debatit, qė lindi pas shfaqjes sė fotografive tė Enver Hoxhės nė ceremoninė qeveritare tek Varrezat e Dshmorėve, me rastin e 29 nėntorit.
    “Mesa duket kemi prekur mitet diktatortiale, tė ish marksistė leninistėve. Nga njė krah shprehen tė dėshpėruar qė ne kemi quajtur Enver Hoxhėn si hitleri i shqiptarėve. Nė fakt Enver Hoxha ėshtė mė keq se hitleri i shqiptarėve, sepse ėshtė njė person qė persekutoi, vrau popullin e vet, dhe privoi shqipėrinė nga njė histori progresi prej 50 vitesh”
    Ish-pjesėmarrėse aktive nė lėvizjen e Dhjetorit 1990, Doda konsideron si tė nevojshėm risjellja nė vėmendje e krimeve tė komunizmit, pasi kush harron tė kaluarėn, ėshtė i destinuar ta pėrjetojė atė.
    “Ne nuk bėjmė fjalė pėr njė fantazėm tė sė kaluarės, por bėjmė fjalė pėr njė fenomen qė po tenton tė ringrihet dhe tė ringjallet dhe nga ana tjetėr shikojmė edhe degradimin e atyre qė quheshin marksistė leninistė tė njė kohe. Dikur merreshin me prangat e proletariatit, tani merren me frizurat e deputeteve tė opozitės”, deklaroi ajo.
    Reagimi i zonjės Doda vjen pas deklaratės sė Rexhep Qosjes, nė njė intervistė pėr Gazeten Shqiptare thotė se: "duke e quajtur Enver Hoxhėn Hitleri shqiptar, Sali Berisha, jo vetėm se shqiptoi njė marrėzi, njė gėnjeshtėr historike, por nė tė njėjtėn kohė i bėri njė akuzė poshtėruese popullit tė vet".

  4. #4
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Pas Bedri Islamit dhe Rexhep Qoses kush e ka rradhėn?

    Lereni te flase kete Enveristin me mjeker ...

  5. #5

    Pėr: Pas Bedri Islamit dhe Rexhep Qoses kush e ka rradhėn?

    Qosja: Oligarkia e Berishės, ferr politik e moral


    “Oligarkia u bė frymėzuese e pasurimit tė paligjshėm, korruptiv, tė njė numri tė qytetarėve, kryesisht tė atyre me tė cilėt ishte nė lidhje tė ndryshme, nė njėrėn anė dhe e pasurimit tė pjesėtarėve tė vet, nė anėn tjetėr”.

    Publikuar mė 28.12.2013 | 9:28

    Nė njė intervistė dhėnė dje gazetės kosovare “Express”, Akademik Rexhep Qosja shpjegon fenomenet dhe tendencat politike e kulturore nė Shqipėri dhe Kosovė. “Nė Kosovė, si dhe nė Shqipėri, duhet tė ndodhė edhe njė pastrim i madh moralpolitik”, me kėtė konkluzion e mbyll Rexhep Qosja analizėn e tij pėr demokracitė e dobėta nė Shqipėri dhe nė Kosovė.

    Express: Keni qenė i pranishėm nė mediet shqiptare ku nuk keni hezituar tė flisni pėr problemet qė e preokupojnė kėtė vend. Ndėrkohė jeni kursyer rreth zhvillimeve nė Kosovė. Pse?

    R.Qosja: Nuk ka dyshim se pėr politikėn nė Shqipėri dhe pėr problemet jetėsore tė qytetarėve kam shkruar mė shumė se pėr ato nė Kosovė. Jam nisur prej njė parimi: Shqipėria ėshtė shtet qė njė shekull dhe pėr jetėn politike nė tė do shkruar pa sentimentalizėm; dhe ashtu kam shkruar. Kosova ėshtė bėrė shtet para gati 6 vjetėsh, prandaj edhe pėr jetėn politike nė tė duhet tė shkruhet pak mė kujdesshėm. I riu lėndohet mė shumė prej qortimeve pavarėsisht sa janė tė vėrteta. Por, megjithatė, kam shkruar edhe pėr politikėn nė Kosovė. Lexojeni librin “Demokracia e shpėrdorur” dhe do tė shihni se kam shkruar pėr shumicėn e problemeve pėr tė cilat tani po shkruajnė edhe tė tjerė...

    Express: Shqipėria megjithėse me njė traditė shtetėrore 100 vjeēare ballafaqohet me probleme tė tmerrshme. Pse ka kaq prapambeturi te dy shtetet shqiptare?

    R.Qosja: Janė disa shkaqe pėr kėtė gjendje nė jetėn e popullit shqiptar nė tė dy shtetet e tij. Shkaku i parė ėshtė: varfėria e trashėguar nga shekuj tė pėrparshėm. Shkaku i dytė ėshtė trajtimi i padrejtė i popullit shqiptar prej fuqive tė mėdha evropiane duke filluar sidomos prej Krizės Lindore nė gjysmėn e dytė tė shekullit nėntėmbėdhjetė.

    Shtetet e tjera ballkanike, fuqitė e mėdha i kanė ndihmuar, jo vetėm politikisht, po edhe ekonomikisht gjatė krizave tė tyre, kurse ndaj shqiptarėve janė sjelle pothuaj nė vazhdimėsi shpėrfillshėm, shpesh duke u pėrpjekur pėr realizimin e interesave tė tyre nė dėmin e shqiptarėve. Shkaku i tretė ėshtė: oligarkia politike duke filluar prej asaj tė kohės sė Ahmet Zogut e deri te kjo e sotmja, e cila interesat shtetėrore i rrėgjonte nė interesa vetjake.

    Me pėrjashtim tė udhėheqjes politike e shtetėrore tė kohės sė Enver Hoxhės, e cila interesat e popullit nuk i shpėrfillte pėr shkak tė interesave vetjake, por, megjithatė, bėnte politikė tepėr tė gabueshme nė fushė tė ekonomisė e tė krijimtarisė intelektuale, pushtetarėt e rendeve politike shoqėrore dhe kushtetutare juridike qė u ndėrtuan nė Shqipėri e nė Kosovė sipas kėrkesave tė ndėrkombėtarėve, u shfytyruan shpejt duke u bėrė zyrtarė tė korruptuar nė tė gjitha pikėpamjet.

    Po shihet, tani, pas zgjedhjeve tė 23 qershorit, si edhe kalimit tė qeverisjes nė duart e socialistėve dhe tė socialistėve pėr integrim, se sa thellė e kishte fundosur Shqipėrinė oligarkia e Sali Berishės. Shqipėria e viteve tė tij ishte bėrė njė kazino e fundbotshme nė tė cilėn vjedhja, plaēkitja, korrupsioni, mita, vrasja, rrėmbimi, gėnjeshtra, mashtrimi, droga, prostitucioni ishin bėrė veprimtari qė lulėzonin lirisht si tė mos kishte shtet fare. Le tė jetė Shqipėria ferr poli politik, moral, material – kryesorja qė ai, Sali Berisha, tė jetė nė krye tė saj! Nė kėtė mėnyrė oligarkia politike u bė frymėzuese e pasurimit tė paligjshėm, korruptiv, tė njė numri tė qytetarėve, kryesisht tė atyre me tė cilėt ishte nė lidhje tė ndryshme, nė njėrėn anė dhe e pasurimit tė pjesėtarėve tė vet, nė anėn tjetėr.

    Express: Kosova dhe Shqipėria aspirojnė integrimin nė Bashkimin Europian. Nė anėn tjetėr edhe Prishtina edhe Tirana kanė gjetur Ankaranė si njė partner mė tė lehtė pėr bashkėpunim. A duhet tė shqetėsohemi pėr kėtė marrėdhėnie?

    R.Qosja: Pse tė shqetėsohemi pėr shkak tė marrėdhėnieve ekonomike me Turqinė? Pse tė frikėsohemi prej njė, si e quani ju, “partneri mė tė lehtė pėr bashkėpunim”? Pse t’i quajmė, si po i quani ju, marrėdhėniet ekonomike “influencė ekonomike”? Po ajo e quajtura influencė ekonomike ėshtė marrėdhėnie - marrėdhėnie qė mund ta pranosh e mund tė mos e pranosh. Nė qoftė se marrėdhėniet ekonomike me Turqinė janė mė me interes pėr ne sesa me disa shtete tė tjera mė tė afėrme e mė tė largėta, pse tė mos i pranojmė me qejf? Unė nuk shoh kurrfarė droje prej bashkėpunimit, jo vetėm ekonomik me Turqinė. Vetėm Serbinė e ka kapur njė panik prej Turqisė, prej zhvillimit dhe pėrparimit tė gjithanshėm tė Turqisė njėzet-tridhjetė vjetėt e fundit.

    Vetėm Serbia po pėrhap frikė nė Ballkan prej Turqisė duke thėnė se Turqia po e rikthen osmanizmin, qė disa intelektualė serbė po e quajnė neosmanizėm. Nė librin e njė studiuesi amerikan pėr botėn nė 100 vjetėt e ardhshėm, pas SHBA-ve, Japonia, Turqia dhe Meksika ēmohen vende qė do tė kenė ndikim e zhvillim tė pėrgjithshėm politik, shoqėror, ekonomik dhe kulturor botėror. Nė Serbi u ēmendėn para pak kohe pse kryeministri turk Erdogan e tha nė Prizren njė fjali mė shumė artistike sesa politike: Kosova, tha, ėshtė Turqi dhe Turqia ėshtė Kosovė. Intelektualė e politikanė serbė, tė njohur pėr mosdurim ndaj besimit islam, kėrkuan prej shtetit tė tyre qė tė ndėrpresė turr marrėdhėniet me Turqinė sepse kryeministri i saj e paska bėrė turke, e paska ripushtuar, krahinėn e tyre Kosovėn!

    Pikėrisht pse vuajnė prej mosdurimit tė Islamit, ata s’duan ta dinė se kur kryeministri Erdogan tha se Kosova ėshtė Turqi e paska bėrė Kosovėn Turqi, por kur tha se Turqia ėshtė Kosovė kryeministri turk Erdogan e paska bėrė Turqinė Kosovė, domethėnė shqiptare. Kryeministri Erdogan e paska shtuar Turqinė me dy milionė “turq” tė Kosovės, ndėrsa e paska shtuar Kosovėn me 70 milionė turq tė ”shqiptarizuar”. Nuk ka dyshim se reagimet serbe ndaj kėsaj deklarate tė Erdoganit ishin sa naive aq edhe nacionaliste primitive.

    Express: Keni polemizuar ashpėr rreth orientimit qytetėrimor tė shqiptarėve me shkrimtarin Ismail Kadare. Tash kur Shqipėria ėshtė pjesė e NATO-s, Kosova ka njė prani tė madhe ndėrkombėtare, ndėrsa nė Bruksel po ashtu pohojnė se dy vendet njė ditė do tė integrohen nė BE, a mund tė themi se ne jemi pjesė e Perėndimit?

    R.Qosja: Shqiptarėt jetojnė nė njė hapėsirė gjeografike qė i takon kontinentit evropian. Evropa ėshtė kontinent perėndimor. Kėto dy tė vėrteta tregojnė se gjeografikisht kemi qenė, jemi dhe do tė jemi pjesė e Perėndimit gjithnjė derisa lėvizjet e mundshme tektonike tė mos e ndryshojnė relievin gjeografik tė planetit! Por, kjo qė jemi pjesė gjeografike e Perėndimit nuk do tė thotė se, pėrpos edhe me vullnetin, jemi pjesė e Perėndimit edhe me tė gjitha tė tjerat.

    Nuk jemi pjesė e Perėndimit me fenė e numrit mė tė madh tė shqiptarėve; nuk jemi pjesė e Perėndimit me njė pjesė tė madhe tė kulturės sonė; nuk jemi pjesė e Perėndimit me shumė mite e rituale nė jetėn tonė; nuk jemi pjesė e Perėndimit me disa nga traditat tona; nuk jemi pjesė e Perėndimit me traditėn jo tė sotme tė veshjes sė pjesės mė tė madhe tė shqiptareve; nuk jemi pjesė e Perėndimit me traditėn arkitekturore tė pjesės mė tė madhe tė qyteteve , tashmė tė shkatėrruar; nuk jemi pjesė e Perėndimit me ramazanin prej gjithnjė e mė shumė shqiptarėve tė agjėruar dhe me bajramin prej njė numri gjithnjė e mė tė madh tė shqiptarėve tė festuar; nuk jemi pjesė e Perėndimit as me emrin, ta themi Alvaro, qė ka pas mbiemrin Berisha apo Kelmendi; nuk jemi pjesė e Perėndimit as me shumė e shumė emra tė ushqimeve, veshjeve, enėve shtėpiake, pajisjeve tė shtėpisė, almiseve.

    E tė tjera. Kėto qė numėrova janė tė vėrteta deshėm a s’deshėm. Pjesė e Perėndimit nuk do tė bėhemi duke u pėrpjekur tė zhdukim pėrbėrėsit orientalė tė traditės, dhe tė identitetit tė numrit mė tė madh tė shqiptarėve. Tė mos harrojmė se feja ėshtė nė tė njėjtėn kohė ideologji, kulturė dhe qytetėrim. Kush e harron kėtė tė vėrtetė ka tė gjitha gjasat qė tė bėhet propagandist banal fetar qė mohon, fyen njė fe dhe glorifikon njė fe tjetėr.

    Pjesė e Perėndimit ne do tė bėhemi jo vetėm gjeografikisht, por edhe nė pikėpamje politike, kulturore, morale, qytetėruese jo duke rrėnuar e duke mohuar pėrbėrėsit orientalė tė identitetit tė numrit mė tė madh tė shqiptarėve, por duke i pranuar dhe duke i bėrė pjesė tė jetės sonė vlerat qė i quajmė perėndimore, sado ato sot janė bėrė pjesė e jetės edhe e shumė vendeve tė ashtuquajtura lindore duke filluar prej Japonisė e deri te Turqia.

    E cilat janė kėto vlera? Demokracia moderne. Shteti i sė drejtės. Zhdukja e korrupsionit. Trajtimi i shtetit si servis i qytetarėve e jo si pushtet mbi ta. Mospajtimi me tė padrejtėn. Mospajtimi me gėnjeshtrėn. Mospajtimi me mashtrimin. Nderimi edhe i tė varfėrve dhe dinjiteti para tė pushtetshmėve. Barazia e dinjiteteve. E tė tjera. E tė tjera.

    Express: Kosova dhe Shqipėria duhet tė pastrohen moralisht Express: Cili ėshtė fati i bashkimit kombėtar kur kemi dy shtete shqiptare?

    R.Qosja: Kushtetutat dhe ligjet i bėn dhe i ndryshon sovrani – populli. Kosova dhe Shqipėria do tė bashkohen njė ditė. Dhe kjo do tė jetė e pranueshme edhe prej fqinjėve ballkanikė, pėrpos prej Serbisė e cila mendon qė me ata pak serbė nė Kosovė do tė pėrcaktojė si deri nė vitin 1999 fatin e Kosovės duke e mbajtur tė veēuar e tė ndarė nga shteti amė – Shqipėria.

    Express: Ka pasur nė tė kaluarėn intelektualė, shkrimtarė dhe figura publike tė cilat intelektualisht kanė ēuar peshė me qėndrimet e tyre. Sot askush, po thuaj askush nuk merret seriozisht. Pse?

    R.Qosja: ...Ē’t’i bėsh? Nė periudhat kalimtare (tė tranzicionit), siē ėshtė kjo e jona, tė gjitha janė tė mundshme: ėshtė e mundshme qė mashtruesi mė i dukshėm tė bėhet njeri politik i ēmuar, kurse falsifikuesi, po ashtu, mė i dukshėm tė bėhet shkencėtar, madje akademik! Nė Kosovė, si dhe nė Shqipėri, duhet tė ndodhė njė pastrim i madh politik e kulturor, natyrisht demokratik, me mjetet e shtetit tė sė drejtės.

    Nė Kosovė, si dhe nė Shqipėri, duhet tė ndodhė edhe njė pastrim i madh moral- politik. Vetėm pas njė pastrimi tė tillė, qė tani po ndodh nė Shqipėri, Kosova e Shqipėria do tė shėrohen nga shpėrfytyrimi (degjenerimi) dhe do tė mund tė bėhen shtete tė qėndruara demokratike.

    shekulli

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247

    Pėr: Pas Bedri Islamit dhe Rexhep Qoses kush e ka rradhėn?

    Akoma me kete manjkun seksual merreni? Mos e pirdhni fare se i ngrihen vlerat vemjes
    BASHKIMI BEN FUQINE!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •