Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Berisha: Piramida “Rama” ti themi ndal me protesta qytetare

    Projekt-buxheti dhe Paketa Fiskale e qeverisë vazhdojnë të kundërshtohen fort nga opozita e cila sot u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në një lëvizje për ti thënë ndal asaj çfarë ajo e quan “skenari grek”. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili e ka krahasuar me rastin grek buxhetin e ri të qeverisë duke paralajmëruar se kreditë e marra do e rrokullisin vendin në humnerë.

    Berisha ka bërë krahasimin me piramidat e vitit -97 duke thënë se tashmë piramidat po ndërtohen mbi financat publike. “Rama ia shton 100 për qind në kurriz shqiptarëve barrën fiskale për të mbrojtur një paketë ligjore që shndërron financat publike të shtetit në një piramidë, njëlloj si piramidat që krijuan gangsterët në ‘97-ën në Shqipëri. Po në qoftë se në ’97-ën financat publike ishin të paprekura nga piramidat, kësaj here piramidat ndërtohet mbi financat publike dhe kjo është shkatërrimtare për ekonominë e vendit. Ju keni dëgjuar këtë kryeministër që Shqipëria po mbytet nga borxhi dhe ne kishim një borxh rreth 60 për qind ndërkohë që investonim në 4 anët e Shqipërisë. Në 8 vite ky borxh ka lëvizur në +- 2 për qind. Dhe çdo vit ne kemi rritur rrogat dhe pensionet. Vendosëm taksën e sheshtë. Çfarë ndodhi? U trefishua numri i bizneseve”, tha Berisha.

    Ish-kryeministri tha se rënia në recension do të sjellë një fund të rrezikshëm për vendin. “Ky është një moment kritik. Po ramë në recesion nuk ka kush na ndihmon. Nuk jemi as Itali, as Greqi, as Qipro, Maltë… asnjë nga këto vende. Ata kanë vëllanë e madh, kanë Bankë Evropiane ku marrin kredi me një leverdi të pafundme që parandon rrokullisjen në humnerë përfundimisht. Çfarë kemi? Ka dy muaj që negocion me FMN-në. Nuk ka negociuar një ditë me popullin shqiptar, kaa adaptuar ‘Kodin e Heshtjes’. Fondi i thotë: Të jap unë kaq, por blloko rrogat për tre vite (mos rrit pagat). Në tre vite vetëm nga rritja e çmimeve dhe jo e taksave, çdo shqiptar do të ketë një rënie minimumi minimumit 10% të nivelit të jetesës, vetëm nga rritja e çmimeve”, deklaroi Berisha sot në një mbledhje me fermerët dhe përfaqësues të agro-biznesit.

    Berisha ka kërkuar mbështetje nga qytetarët që të detyrohet qeveria që të ndryshojë paketën fiskale. “Cila është rrugëdalja? Absolutisht përveç një lëvizjeje qytetare në mbrojtje të interesave jetike. Të mos kemi iluzione! Ai ka një ministër që thotë po rrisë borxhin se dua të rrisë rritjen ekonomike. Thotë këtë vit është 75% (niveli i borxhit) vitin tjetër do të jetë 85%. 85 është fiks skenar grek. Ftesa ime, i madh dhe i vogël, nxënës, studentë, fermerë… ne duhet t’i themi jo kësaj pakete fiskale që ndërton në Shqipëri piramidën më të tmerrshme ndaj shqiptarëve. Nga një piramidë që do na duhen 10-15 vjet për të dalë”, përfundoi Berisha.

    MAPO

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Berisha: Piramida “Rama” ti themi ndal me protesta qytetare

    Mire mund ta kete Berisha por c`fare thote Basha. Demokratet duhet te degjojne Bashen me gjithe respektin qe mund te kene per Berishen.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •