Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Cameron kërkesë BE: Të kufizohet lëvizja e lirë për vendet e Ballkanit

    Cameron kërkesë BE: Të kufizohet lëvizja e lirë për vendet e Ballkanit

    Kryeministri britanik, David Cameron do t`i kërkojë zyrtarëve të Bashkimit Europian që të kufizojnë lëvizjen e lirë për vendet e varfra, që do t’i bashkohen Unionit në të ardhmen. Lajmi bëhet me dije nga britanikja “The Indipendent”, sipas së cilës kryeministri Cameron do t’u bëjë apel liderëve europianë që të mësojnë nga gabimi i bërë me Rumaninë dhe Bullgarinë. Cameron pritet të thotë se: “Britania e Madhe do të mbështesë vetëm rregullat e zgjerimit, bashkë me rregullat strikte të emigracionit, duke vënë limite për qarkullimin e lirë të punëtorëve, për të vendosur një kapak mbi numrin e emigrantëve që hyjnë në vendet e BE-së çdo vit”. Një burim i Doëning Street tha se “Cameron ka 24 orë apo më shumë komunikim me udhëheqësit europianë dhe ai do të flasë për disa nga çështjet që ka në mendjen e tij dhe mbi prioritetet e tij”. Çështja nuk është në rendin e ditës, por do të diskutohet në detaje në sesionet formale të punës mbi vënien e pikave mbi të ardhmen e vendeve që duan të aderojnë në BE. Kjo vjen pasi kryeministri Cameron mori masa për të kufizuar të drejtat e rumunëve dhe bullgarëve, të cilët nga janari 2014 fitojnë të drejtën për punuar në Britaninë e Madhe. Por ky fakt pritet të hapë edhe njëherë debatin mes diferencave që shtetet e pasura dhe ato të varfra të Europës kanë me njëra-tjetrën. “The Indipendent” ka përmendur Shqipërinë dhe Serbinë, si vende të cilat janë në procesin e integrimit për në BE e ku pritet të kërkohen rregulla më t ashpra për marrëveshjen e lëvizjes së lirë. Një tjetër perceptim penalizues për vendet e Ballkanit Perëndimor është ai i nivelit ekonomik. Burimet e gazetës britanike kanë shtuar se kryeministri do të kërkojë që vendet të arrijnë një nivel të caktuar mirëqënieje, në mënyrë që të shfrytëzojnë të gjitha lehtësitë e lëvizjes pa viza në BE.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Cameron kërkesë BE: Të kufizohet lëvizja e lirë për vendet e Ballkanit

    Zoti Kryeminister!

    A mund ta marresh ne telefon shokun tend te dashur qe punon per ty vullnetarish, Z. Tony Blair qe te na e zgjidhi kete problemin me kryeministrin Cameron qe do t'iu kufizoje shqiptareve levizjen ne Evrope?

    Te faleminderit.
    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-01-2014 më 18:04

  3. #3
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Cameron kërkesë BE: Të kufizohet lëvizja e lirë për vendet e Ballkanit

    Se ka marr pagen T. Blair, s'mund te ben asgje per Shqiperine.
    … ///

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Cameron kërkesë BE: Të kufizohet lëvizja e lirë për vendet e Ballkanit

    Ironia qendron ne faktin se UK eshte bere nje pakistan i dyte ku jevgjit bejne ligjin, levizja e lire e vendeve te ballkanit eshte problemi i fundit qe duhet te kene.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Cameron kërkesë BE: Të kufizohet lëvizja e lirë për vendet e Ballkanit

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Zoti Kryeminister!

    A mund ta marresh ne telefon shokun tend te dashur qe punon per ty vullnetarish, Z. Tony Blair qe te na e zgjidhi kete problemin me kryeministrin Cameron qe do t'iu kufizoje shqiptareve levizjen ne Ballkan?

    Te faleminderit.
    Albo
    zoti administrator

    a mund ta lexosh dhe ni her shkrimin e te kuptosh se kryeministri anglez thot qe ti kufizohet levizja gjith popujve te ballkanit ne europ, e jo tu kufizohet levizja shqiptarve ne ballkan.

    plus toni bler nuk merr dot vendime ne qeverin angleze
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Cameron kërkesë BE: Të kufizohet lëvizja e lirë për vendet e Ballkanit

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Ironia qendron ne faktin se UK eshte bere nje pakistan i dyte ku jevgjit bejne ligjin, levizja e lire e vendeve te ballkanit eshte problemi i fundit qe duhet te kene.
    Ke te drejte i nderuari xfiles, Kameron na qenka budalla i madh. Marrin njerez nga vendet si Pakistani dhe dalin iu shkelin ushtaret me veture midis rruges dhe tani fajet i paska Shqiperia dhe shqiptare qe punojne e jetojne ne UK, 99% e te cileve punojne e jetojne normalisht dhe paguajne taksat dhe kontribojne per shtet. Eh po te kishim edhe me shume mend ne, nuk do te na nevojitej as BE e as Anglia e as Angela Merkel, shiko Izraelin, pa BE e pa NATO veq USA e ka prapa, 'and they are doing just fine'. Po u jetojka edhe pa BE dhe pa brockullat e tyre.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Cameron kërkesë BE: Të kufizohet lëvizja e lirë për vendet e Ballkanit

    Në një far mënyre kan ndoshta edhe të drejtë për kifizimi e lirë në BE,sepse në të shumtën e rasteve po keqpërdoret lëvizja e lirë,duke shkuar ,duke kërkuar azil në shengen zonë.
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Cameron kërkesë BE: Të kufizohet lëvizja e lirë për vendet e Ballkanit

    Cameron kërkon futjen e kuotave për punëtorët nga vendet e tjera të BE

    Kryeministri britanik David Cameron i ka dhënë një shtytje të re debatit, që po zhvillohet në Gjermani dhe në Britani të Madhe. Cameron do që në vendin e tij të përcaktojë kuota për numrin e migrantëve nga vendet e tjera të BE, që mund të futen në Britani dhe të kërkojnë punë.
    Ministria e Brendshme britanike është e mendimit se numri më i madh i punëtorëve, që mund të vijnë në Britani brenda një viti, duhet të jetë 75 000. Por kjo shifër duhet të vlejë vetëm për anëtaret e ardhshme të BE, sqaroi Cameron, në një intervistë për rrjetin BBC. “Ne jemi duke negocioar sërish pozicionet tona në Evropë dhe duam që të futen rregulla të reja më të rrepta për ardhjen e migrantëve”, tha ai. Kuota nuk ka të bëjë me bullgarët dhe rumunët, të cilët prej 1 janarit kanë të drejtë që pa kufizime të kërkojnë vende pune në të gjitha vendet anëtare të BE.
    Ndryshimi i Marrëveshjes së BE
    Komisioni i BE ka reaguar i përmbajtur. Së pari duhet shikuar se çfarë po kërkon saktö Cameroni, tha zëdhënësi i Komisionit, Jonathan Todd në Bruksel. “Liria e lëvizijes së punëmarrësve është një prej bazave të BE. Kjo vlen që prej themelimit të tij në vitet 50-të. Kjo është edhe baza e tregut të përbashkët në BE”, tha ai. Çdo kufizim i mundësisë së punësimit në vendet sipas dëshirës duhet të bëhet vetëm me ndryshimin e Marrëveshjeve të BE, të ratifikuara nga të gjitha vendet, shpjegon zëdhënësi. Kryeministri britanik Cameron u shpreh i sigurt se deri në anëtarësimin e ndonjë vendi të ri mund të ndryshohen rregullat. (DW)

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •