Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Përmbytjet në Shkodër, Tahiri: Banorët të bashkëpunojnë, s’ka dëmshpërblime

    Përmbytjet në Shkodër, Tahiri: Banorët të bashkëpunojnë, s’ka dëmshpërblime

    SHKODER – Ministri i Brendshëm shuan shpresat e banorëve të përmbytur të Shkodrës për t’u dëmshpërblyer për vitet e mëparshme. Sipas Tahirit, fondi aktual nuk plotëson as 1/10-ën e nevojshme që kërkohen nga institucionet vendore. Ditën e djeshme, ministri zhvilloi një takim me emergjencat në prefekturën e Shkodrës, në prani dhe të drejtorit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi. Në fjalën e tij, ministri Tahiri kërkoi nga drejtuesit vendorë që të përgatisin një raport real të gjendjes në të cilën ndodhet qarku i Shkodrës në këtë stinë, me qëllim marrjen e masave sa më shpejt. Ai e ka cilësuar Shkodrën shumë problematike për shkak të problemeve që ka kaluar me përmbytjet dhe bllokimin nga bora të zonave malore. Në situatën që ndodhet buxheti, Tahiri kërkoi që të nxirren nevojat më emergjente. “Duhet të bëhet një listë me nevojat më emergjente të qarkut, pasi aktualisht fondi nuk mbulon as 1/10-ën e nevojave që ju shtroni. Lista e kërkesave dhe nevojave duhet të nisë me ato më imediatet”, u është drejtuar ministri përfaqësuesve të qarkut të Shkodrës. Sipas tij, në kushtet e mungesës së fondeve, zgjidhja e vetme është bashkëpunimi mes të gjitha strukturave për të zvogëluar pasojat negative. “Banorët duhet të bashkëpunojnë me strukturat shtetërore”, deklaroi Tahiri. Të njëjtën deklaratë bëri dhe drejtori i Emergjencave, Shemsi Prençi, i cili theksoi dhe një herë se buxheti aktual nuk lë mundësi për dëmshpërblime”.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përmbytjet në Shkodër, Tahiri: Banorët të bashkëpunojnë, s’ka dëmshpërblime

    Qeveria ka leke per te demshperblyer banoret e "pallatit te Bashes" ne Vlore me $5 million, por nuk ka leke qe te ndihmoje shkodranet e permbytur qe i dhane voten ne 23 qershor.

    Edi Rama nuk ka faj, ai nuk na premtoi qe do te na shpetoje nga permbytja, ai na premtoi vetem qe do te na shpetoje nga rrenimi. Permbytja nuk eshte rrenim.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •