Publikuar: 20.12.2013 - 08:59
Prishtinë, 20 dhjetor - Qeveria e Kosovës nuk është e kënaqur me Bashkimin Evropian dhe me rezultatet e dialogut me Serbinë. Pakënaqësitë i kanë shfaqur të dy udhëheqësit e delegacioneve kosovare në dy nivelet e dialogut me Serbinë.Zv/kryeministrja Edita Tahiri të mërkurën ia ka nisur një letër Brukselit ku është ankuar për veprimet e kryetarëve të rinj të zgjedhur në veri të Kosovës, gjegjësisht veprimin e kryetarit të Mitrovicës së veriut Krstimir Pantiq me ftesat për asamblistët e zgjedhur, shkruan ‘Tribuna’.

Shefi i Tahirit, kryeministri Hashim Thaçi, ka mbledhur të enjten ambasadorët në Kosovë të 28 shteteve anëtare dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Samuel Zhbogar.

Ndonëse në publik ka dhënë mesazhe krejt tjera, burime brenda takimit i kanë thënë gazetës se Thaçi aty ka shprehur rezervat që ka për gatishmërinë e Serbisë dhe për vlerësimet që BE-ja i ka bërë Beogradit duke i dhënë datën e statusit të kandidatit.

http://koha.net/?page=1,13,169843