Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 164 prej 164
  1. #161

    Pėr: BE refuzon ti hapi driten jeshile Shqiperise, flasim prape ne qershor 2014

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Te ike Rama! Pergjegjesi qe Shqiperia edhe njehere mbetet prapa dyerve te Europe

    Gazeta Pano Rama

    ---


    ‘Imami, fajtor se i vodhi Ramės dhjetorin. Vuan kompleksin ‘Imami’ mė shumė se atė tė Edipit’
    18




    Flash, Lajmi i Fundite Shtunė, 21 Dhjetor, 2013 | 15:11 pm
    TIRANE- Ish kryeministri Sali Berisha shkruan ne nje postim te gjate ne Fb se “Imami eshte fajtor, pasi i vodhi dhjetorin Rames!”, nderkohe qe e akuzon kete te fundit se me shume se nga kompleksi i Edipit qe vuante ne femijeri tashme vuan nga kompleksi Imami.

    Berisha i referohet nje mesazhi, sipas tij derguar nga nje vajze me emrin Elda, psikoanaliste e afte, ish studente e arteve, e cila i rrefen per ditet e vuajtjes se Rames ne ate dhjetor.


    “Te dashur miq, ne kete shkrim, duke rremuar ne kujtesen time por dhe ne rrefimet e Eldes, psikoanaliste e afte, ish studente e arteve dhe shume aktive ne ditet e dhjetorit 90, por dhe mike e afert e Edi Rames, faktoj se Arben Imami eshte fajtor sepse i ka vjedhur dhjetorin Rames duke e lene ate dhjetorist pa dhjetor. Elda, qe kishte asistuar Ramen jo vetem ne seancat e psikoterapise por dhe ne atake te psikozes bipolare te ish pedagogut dhe ish pacjentit te saj sjell deshmi tronditese te vuajtjeve te tij nga kompleksi Imami. Sipas deshmise se saj, tashme kompleksi Imami e mundon Ramen edhe me shume se sa kompleksi i Edipit qe iu shfaq atij ne vitet me te para te jetes.
    Ēdo njeri qe eshte i interesuar per rrefimin e plote te Eldes dhe copeza te shkurtra te memorjes sime per kete ēeshtje e ftoj te lexoj shkrimin e plote tek My Notes ose te linku i meposhtem. sb”- shkruan Berisha.




    Postimi i plotė i Berishės: Rrėfimi i Eldės, pėr ish-pedagogun dhe pacientin Rama

    18
    Postimi i plotė i Berishės: Rrėfimi i Eldės, pėr ish-pedagogun dhe pacientin Rama
    150




    Flashe Shtunė, 21 Dhjetor, 2013 | 14:14 pm
    Tė dashur miq, nė kėtė shkrim nuk kam ndėrmend tė sjell kujtime nga dhjetori i vitit ‘90-tė, por thjesht do tė hedh dritė pėr arsyet qė shtynė Ramėn tė festojė, kėtė vit, 8 Dhjetorin.

    Edi Rama kėtė vit si asnjėherė mė pare, festoi 8 Dhjetorin me zyrtarė tė tij dhe tre katėr ish-studentė tė dhjetorit ’90, si dėshmitarė tė njė ngjarje, qė e ndjek atė si njė hije qė i nxin jetėn. Madje Rama vet, vitin e kaluar, pėr studentėt e dhjetorit apo dhjetoristėt ’90, shprehu pėrēmimin e tij kur tha se, janė bėrė si traktoristėt e Enver Hoxhės, me portretet e tė cilit festoi pak ditė mė pare, me sa duket nė “nderim” tė dhjetorit.

    Rama, kryetar Bashkie dhe mė pas Kryetar i PS, nuk festonte kurrė Dhjetorin ’90. Nė tė shumtėn e rasteve, nė javėn e dytė tė dhjetorit, ndryhej nė Pezė ose largohej nga Shqipėria. Por kėsaj rradhe, me njė skenar tė studjuar, bėri gjthēka qė tė paraqitej si dhjetorist. Madje, ishte veshur si ēunak dhe foli i shtirė plot emocione si ish dhjetorist, u prezentua vet dhe nga mediat e kontrolluara prej tij, si ish-pedagogu i ri i arteve, protagonist i atyre diteve dhe shkoi aq larg, sa ju kėrkoi mediave ta paraqisnin edhe si njė ndėr themeluesti e PD. Nga show i tij me 8 dhjetor jo tė pakėt ishin ata qė u gajasėn me bllofin e tij tė rradhės, qė njė miku im do tė mė shprehej se – i kujtoi dhėndurėt e moshuar tė dikurshėm qė, pėr t’u rinuar lidhnin nė qafė njė shami pionieri. Tė tjerė menduan se, pas festimit, pak ditė mė parė me protretet e Hitlerit shqiptar tė Pas Luftes, ai u pėrpoq, siē thotė populli, tė lante m…. me sh… .

    Disa dhjetoristė mė shkruan se fallsifikimi i historisė ėshtė trashgimia e Ramės nga etėrit e tij, madje shprehen ata, kjo ishte thjesht njė pėrpjekje tjetėr e tij si ajo qė bėri duke krahasuar 23 qershorin 2013 me 22 marsin e vitit 1992, duke pėrdorur edhe tė huaj si dėshmitarė tė rremė.


    Kurse unė vetė mendova se ai u vetshpall dhjetorist kėtė vit pėr tė pudrosur aktet e tij antishtet, antiligj, antikushtetuese. Por duket se tė gjithė gabuan. Vetėm Elda, njė ish studente e Arteve, guximtare, energjike por edhe tėrheqėse dhe aktiviste e zjarrtė e atyre ditėve, tani specialiste e shquar nė psikoanalizė, duket se e zgjidhi rebusin. Elda, si shumė e shumė studentė tė atyre viteve, kishte emigruar nė Paris, me shpresėn se do tė bėhej artiste e madhe, por siē ndodh rėndom ndėrroi rrugė sepse u apasionua dhe studjoi psikoanalizė, e mė pas arriti tė punėsohet si asistente ne njėrėn nga klinikat mė nė zė tė psikoanalizės nė Paris. Me Eldėn shkėmbenim urimet e Vitit tė Ri dhe prej shumė kohėsh nuk e kisha takuar. Pak javė mė parė kishte ardhur e ftuar nga Rama nė takimin me mjekėt qė punojnė jashtė dhe kėrkoi tė mė takonte. Psikoanaliste e aftė, mė sė shumti biseduam pėr drejtimet dhe rezultatet e sotme tė kėsaj terapie nė botė dhe asnjė fjalė pėr ish-mikun, pacientin e dikurshėm tė saj, Rama. Elda, ishte ndjerė e ofenduar qė i ishte pėrgjigjur ftesės, mbasi fjala dhe qėndrimet e Ramės ishin pa dhjetoristė. Por kėto ditė, nė njė koment tė postuar ne Facebook-un tim, Elda mė shkruan: “Pėrshėndetje Doktor dhe urime, pas 23 vitesh Rama mė sė fundi u bė dhjetorist, u bashkua me ne, festoi edhe ai 8 dhjetorin”. Mė poshtė ajo vazhdon se, shkaku i vėrtet i kėtij akti bizar nuk qendron tek respekti qė ai ka pėr dhjetoristėt e aq mė pak dhjetorin, muaj tė cilin Rama e urren nė pafundėsi. Unė jam ish studente e Ramės dhe e kam njohur atė nė Tiranė, por mė afėr nė Paris. Rama, pohon Elda, nga ditėt e dhjetorit mbeti i plagosur rėndė. Ato katėr ditė tė paharruara tė dhjetorit ’90, qė u bėnė dhe ditėt mė tė veēanta tė jetės sonė, nuk ishin tė tilla pėr Edin. Jo. Ato ishin ditė tersi tė vėrtetė pėr tė. Unė e di se ju mund tė mendoni se ato ishin ditė skėterre pėr tė, sepse humbi pushtetin e etėrve. Jo, jo Doktor, nuk ėshtė ashtu, sepse ai vetė, ato ditė pėr ngadhnjimin e tij, do tė ishte dakord t’i piqte ata nė furrė. Ato ishin dhe mbeten ditėt mė tė zeza tė jetės sė tij, sepse nė vend tė tij, protagonist pėr artet dhe botėn e arteve, nuk u bė ai, nuk ishte ai qė do tė dilte si njė ndėr liderėt e lėvizjes sė atyre ditėve, por ishte dikush tjetėr, njė pedagog i tij, Arben Imami. Ajo qė tė mungon, tė verbon mė shumė se ēdo gjė tjetėr. Ramės i mungon Dhjetori. Ai ėshtė dhjetorist pa Dhjetor. Rama, nė tė gjithė psiqikėn dhe qėnien e tij, beson se Imami i vodhi atij Dhjetorin! Qė nga ajo kohė, u krijua tek ai, kompleksi Imami nga i cili vuan shumė, madje jo rrallė eksplozionet nga ky kompleks i ka mė tė fuqishme se ato tė kompleksit tė Edipit qė e mbėrtheu vitet mė tė para tė jetės, pėr tė mos ju ndarė ndonjėherė. Mė fal, po flas si psikoanaliste, por ju jeni mjek dhe e kuptoni, shtoi ajo. Edi xhindoset, dizekuilibrohet sa herė qė shikon foto apo dokumentarė tė atyre ditėve qė tregojnė se, Imami dhe jo Rama, ishte ndėr protagonistėt kryesorė tė lėvizjes studentore, qytetare, paqesore mė tė fuqishme nė historinė tonė kombėtare, lėvizje qė nė 4 ditė ndau historinė dhe pėrmbysi epokat. Madje, vazhdon Elda nė postimin e saja nė FB tim, pėr shkak tė Imamit, dhjetori pėr vite tė tėra ka mbetur muaj i eksplodimeve hėnore psiqike dhe ērregullimeve mė tė thella nė trurin e tij, muaj qė ai e urren sa vet Imamin.


    Jo nė pak raste, nė rreth tė ngushtė, ai humbiste kontrollin dhe shtrihej nė dysheme dhe i pushtuar tėrėsisht nga obsesioni i vdekjes, pothuaj nė konvulsione, ulėrinte nė kupė tė qiellit: “Aty isha unė, unė, unė dhe jo ai i tillė dhe i atillė”. Dhe ai nuk shtirej aspak jo, jo, por kėshtu i thoshin atij zėrat e brendshėm tė tij. Prandaj dhe Imami ėshtė i pashpresė, mbyll Elda komentin e saj psikoanalitik dhe jo politik nė FB tim.


    Komenti i Eldės, bėhet dhe mė i besueshėm po tė kemi parasysh akuzat dy vjeēare tė Ramės ndaj Imamit pėr pronat, trafikimin e armėve, pėrgjimet, tokat, tenderat e Ministrisė se Mbrojtjes. Urrejtja dhe fiksimet ndaj Imamit ishin pėrcaktuese nė pėrzgjedhjen e ish-nėnrkyetares sė Bashkisė, njeriut mė konfident tė Ramės pėr postin e Ministrit tė Mbrojtjes. duke lėnė me gisht nė gojė Ruēin, Majkon, Blushin, etj., qė u ofruan tė linin mandatin pėr karrigen e Ministrit tė Mbrojtjes. Jo ai post kurrė nuk mund ti jepej tjetėr kujt, pėrveē Mimi konfidentes sė gatshme pėr tė pranuar skllavėrisht ēdo porosi pėr Imamin. Zhvillimet e pas 8 Dhjetorit nė marrėdhėniet Rama -Imami dhe keqpėrdorimin e ish nėnkryetares sė bashkisė Kodheli nė kėto marrėdhėnie, faktuan se Rama nuk gaboi nė pėrzgjedhjen e saj. Mimi, qė u emėrua si pasardhėse e Imamit, u dėshmua e gatėshme tė thyente ēdo rregull e ligj, po tė lypsej deri nė fallsifikim, pėr tė faktuar akuzat e groposjes sė Imamit. Pas tre muaj shqyrtimi me auditin e ministrisė, tė mė shumė se 7200 dokumentave tė firmosura nga Imami, Mimi, konfidentja, u bė helm e vrerė kur gjeti se, tė githa akuzat dy vjecare ndaj paraardhėsit tė saj, ishin boshe dhe nuk qėndronin nė asnjė pike. Mirėpo, pėr Ramėn, Imami duhej groposur me ēdo kusht, me ēdo ēmim, ndaj dhe vendosėn sė bashku qė dosja Imami tė hapej, pėrpunohej nga ekipi hetuesve specialė i ngritur nė selinė e PS-sė njėlloj si dikur nė K.Q.P.P.SH. Meqėnėse nė MM nuk kishte dijeni asnjėri pėr dosjen, u vendos qė zėdhėnėsja e Ramės, Kodheli, tė shpallė fajtor Imamin nga Selia e Kryeministrisė. Pasi u vulos dosja, u mbyll dhe u nis nė Prokurori. Kryekreu nė faqen e FB tė tij shkruajti: Tė ndėshkohet ish-Ministri Imami, armiku qė mė vodhi Dhjetorin e artė. Lideri dhjetorist i arteve jam unė, do tė shfrynte Rama. Imami nė galerė, tė kalbet nė qeli.


    Imami pėrsėri ėshtė fatlum se Rama shkruajti, firmosi: Tė ndėshkohet dhe jo tė shoqėrohet me njė plumb mbas koke apo tė pushkatohet siē shkruante nė kėsi rastesh ati i tij shpirtėror, Enver Hoxha, portretin e tė cilit vetėm pak ditė mė parė ai e shpėrndau nė FB, nė mbarė botėn. Duke falenderuar Eldėn pėr versionin dhe interpretimin e saj pėr ceremoninė e dhjetorizimit tė Ramės, apo dhjetoristit pa dhjetor, kompleksin Imami tė tij, dua tė theksojė se pėr ato ditė dhe lėvizjen studentore, janė publikuar shumė libra e memorje nga persona dhe protagonist tė asaj kohe, dhe nė asnjė prej tyre nuk gjendet emri i zotit Rama si pjesėmarrės nė ngjarjet qė ndanė kohrat. Vite me parė vet Rama nė njė nga librat e tij bajat, shkruan pėr tė pohuar tė vėrtetėn apo pėr t’u justifikuar se ai ato ditė, nuk ndodhej nė Shqipėri, por nė Korfuz i ftuar nga njė kushuriri i mamasė pėr tė hapur njė ekspozitė pikturash. E verteta por dhe respekti pėr ata qė nė dhjetorin ‘90 sollėn pluralizmin dhe themeluan PD, mė detyrojnė tė pohoj se Edvin Rama nuk ka qenė i pranishėm kurrė nė asnje ēast, nė asnjė vend, nė asnjė aktivitet ne asnje vendim tė asaj lėvizje, tė atyre ditėve tė dhjetorit qė gjunjėzuan diktaturėn dhe themeluan PD-nė. Edi Rama, nuk ka qenė kurrė themelues, as dhe antar i PD, qoftė dhe njė orė tė vetme. Por, dua tė theksoj se, ato ditė por edhe nė vazhdim, Artet ishin njė nga pikmbėshtetjet mė kryesore tė levizjes studentore. Pedagogėt e Arteve, A. Imami, E. Budina, V. Furxhiu, C. Plasari dhe tė tjerė, ishin ndėr me aktivėt, kurse Edi Rama nuk ishte i pranishėm nė asnjė aktivitet.Pas themelimit tė PD, hartimit tė programit tė saj, zgjedhjes sė Komisionit Nismėtar, nė mbledhjen e kėtij komisioni, tė mbajtur tek Klubi i Qytetit Studenti, hapet dera dhe hyn Edi Rama. E ftuam tė ulej. Njė nga drejtuesit mė kryesorė tė PD e pyeti pse erdhe? Rama u pergjigj – mė thanė tė vija. Mendova se e kishte ftuar ndonjeri nga drejtuesit e zgjedhur, por askush nuk pohoi njė ftesė.


    Mė pas, kolegu ynė e pyeti – ku ishit gjithė kėto ditė? Dhe Rama me prepotencė u pergjigj – nuk isha nė Shqiperi, biseda u acarua kur Rama deklaroi se ne po tregohemi tė butė me Ramiz Alinė dhe se sipas tij, ne pa humbur kohė duhet tė sulmonim me dhunė bllokun. Kjo do thoshte qė tė ndiqnim njė skenar gjakderdhje nga i cili PD vetem sa mund tė dilte jashtė ligji por jo tė fitonte. Ky skenar na sugjerohej ēdo ditė nga individė provokatorė. Ne, natyrisht, ndiqnim rrugėn qė kishim zgjedhur. Kolegu ynė i kėrkoi Ramės tė dilte jashtė nga salla dhe ai u largua.


    Disa ditė me vonė, Rama erdhi me njė mikun e tij nė njė miting proteste qė organanizoi PD nė atė qė sot quhet Sheshi Italia. Pasi unė kisha folur, kėrkoi tė merrte fjalėn mbasi sipas tij, unė kisha qenė i butė nė fjalėn time dhe se duhet tė kėrkoja varjen nė shesh, ne shtylla tė tė gjithė anėtarėve, kandidatėve tė byrosė politike dhe tė Komitetit Qėndror dhe anėtarve te PPSH. Mirėpo kjo nėnkupton qė tė varet edhe babai i yt – i ktheva unė, a jeni ju dakord me kėtė? Po, po u pergjigj tė varet i pari ai. Asokohe nuk kisha dijeni pėr disa probleme tė tyre tė brendshme. Ne nuk jemi parti e varjes, jemi parti demokratike, ju shkoni dhe themeloni partinė tuaj tė varjes – iu pėrgjigja unė. Nė fjalėn e tij, kėrkoi varje dhe pjekje nė furra etj., etj.


    Rama, pas kėtyre pėrplasjeve, po ato ditė, bėri pėrpjekje tė hapura pėr tė kthyer Artet kundra PD-sė. Nė njė takim tė organizuar pėr kėtė qėllim nė sallėn e Akademisė sė Arteve, ai u kėrkoi studentėve dhe pedagogėve tė mos mbėshtesin PD. Mbas ndėrhyrjeve energjike tė Arben Imamit dhe tė ndjerit Vangjush Furxhiu salla u kthye kundėr Edi Ramės dhe Artet mbetėn njė nga bastionet mė tė forta tė PD. Fill mbrapa, ai organizoi refleksionet nė tė cilat shante njėlloj PPSH dhe PD. Mė vonė, nga fillimi i shkurtit ’91, ne zhvilluam njė takim me intelektualėt e Tiranės, nė njė nga sallat e Bibliotekės Kombėtare. Ne kete takim paraqitem plarformen tone, po shkonim drejt zgjedhjeve, kerkuam mbeshtetjen e intelektualeve. Z. Rama u ngrit nga fundi i sallės, kritikoi dhe sulmoi haptas qėndrimet tona dhe insistoi pėr njė qėndrim radikal deri nė dhunė ndaj rregjimit, Se bashku me z. Imami ju pergjigjem se ne ishim te percaktuar kunder dhunes dhe gjakderdhjes dhe marrjes pushtetit me dhune. Une jam i bindur se nje nga meritat kryesore historike te PD qendron ne shmangien e konfliktit civil dhe gjakderdhjes ne shoqerine me te indoktrinuar dhe polarizuar te Europes . . Rama mbeti i izoluar dhe nė tėrėsi intelektualėt mbėshtetėn qėndrimin tonė.


    Po nė atė kohe, pasi u konvertua nė tė krishter tė ritit roman, Rama themeloi sė bashku me avokatin Ngjela, Partinė Kristiano-Islamike, KIS, parti jetėshkurtėr qė u shkri brenda pak javėve. Kėto ditė, njė person qė asokohe jetonte nė krye tė kupoles hoxhiste deklaron se, Nexhmija dhe Ramizi kishin pėrcaktuar qė tė mbėshtesnin Nanon pėr tė marrė kreun e PS dhe Edi Ramen pėr tė marrė kreun e PD. Ndofta, kolegu ynė qė nxori jashtė Edi Ramėn nga mbledhja kishte nuhatur, dicka. Por ai nuk mė tha ndonjė herė njė gjė tė tillė. Pėrkundrazi kur e pyeta vecas pse i kerkove Edvinit tė dilte jashte nga mbledhja, ai me tha – i kėrkova sepse qelbej erė, ishte i palarė dhe nuk durohej. Nė tė vėrtetė, i larė apo i palarė nuk mund tė them por Rama nė mbledhje erdhi leshtak, si pėr stėrvitje ushtarake, me kepucėt ushtarake tė zborit, ēorape leshi tė bardha tė kthyera mbi kambalet e kėpucėve tė rėnda, triko leshi tė trashė tė bardhė me gajtane dhe i mbėshtjellė me amerlluk (pallto ushtarake me stof tė leshtė tė trashe). Lavdi Zotit, sot Rama ka ndryshuar shumė, ai ėshtė ndėr mė tė paktėt politikanė e jo politikanė nė rajon qė vishet nga Brioni, tė cilin e merr me helikopter special pėr tė marrė masat dhe bėrė provat e kostumeve tė tij gjithnjė mbi 12-20 mijė euro. Por, megjithė kėtė, kompleksi Imami ėshtė bėrė tek ai gjithnjė e mė i fortė. Vėshtirė se Mimi do ta shėrojė atė prej tij. Edhe Elda mė shkruante se, Rama ishte tashme i pakurueshėm, pra i pashpresė.



    Zoti e mėshiroftė! sb

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anėtarėsuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Pėr: BE refuzon ti hapi driten jeshile Shqiperise, flasim prape ne qershor 2014

    Duhet tė vetėdijsohen edhe vendet e BE ,se shqiptarėt jan popull i drejt i sinqert i kulturuar dhe shumė i arsimuar dhe se duhet tė lirohen nga propaganda serbe qė kanė bėrė,po bėjnė dhe nė kontinuitet dotė bėjnė shpėrndarjen e dėshirės sė tyre qė shqiptarėt jan popull i pa civilizuar.
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bėjnė njeriun tė vlefshėm!!!!

  4. #164
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Te ike Rama! Pergjegjesi qe Shqiperia edhe njehere mbetet prapa dyerve te Europe

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Te gjitha palet kane fajet e veta, dhe akoma me shume populli, por edhe europa nuk mund te thuhet se e ka patur ndonjehere perzemer shqiperine ne asnje lloj aspekti. Shqiptaret ne bote nuk kane miq, po me keq akoma jane armiqte e vetes.
    Jam plotėsisht dakord me arsyetimin tėnd xfiles, por ajo qė nuk kuptoj ėshtė se ē'faj na ka Europa dhe si duhet ta tregojė pėrzemėrsin e saj ndaj nesh ? Dhe mė kryesorja e pyetjes ėshtė: Pėrse Europa duhet tė na ketė pėrzemėr batjava, kur e gjithė bota sillet rreth interesit ?!! Kur edhe ne vetė e duam Europėn pėr interes dhe jo se na u hap barku pėr tė lol
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •