Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Wink Për: Lufta e Qeverisë kundër korrupsionit

    siç po shihet ajo qeveria e Edo Flakuriqit, Xhinxherfillen ka specialistin me te forte, qe mundohet ti kuptoje ca gjera nga lemia e ekonomise, nga gjithe ai alamet staf qeveritare qe nuk kupton fare
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  2. #22
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Lufta e Qeverisë kundër korrupsionit

    Kallëzohet për evazion Rezart Taçi

    Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas hetimesh intensive në sekret të plotë, gjatë dy muajve të fundit, dorëzoi në prokurori kallëzimin penal ndaj biznesmenit të njohur Rezart Taçi, për evazion fiskal dhe mospagim taksash.

    Dyshohet se abuzimi kap shifrën e gati 15 milionë dollarëve. Në këtë kallëzim, kopje e të cilit nga burime pranë task forcës është siguruar prej Top-Channel, mësohet se krahas biznesmenit Reazar Taçi nën hetim janë edhe bashkëpunëtorët e tij në bizneset që kontrollon apo kontrollonte si: Anika Taçi, Mustafa Taçi, Drita Aliçka, Arjanit Kolgega dhe Irgen Selfo.

    Së bashku edhe me punonjës të tatimeve dhe me persona të tjerë, shtetas shqiptarë apo të huaj, thuhet në kallzim, këta persona kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë veprime të kundraligjshme, që përbëjnë elementë të veprave penale si evazion fiskal apo mashtrim financiar, perfshirë edhe falsifikimin e dokumentave.

    Në dosjen e përpiluar nga Krimi Ekonomik dhe që ndodhet në duart e prokurorëve të taks forcës së Tiranës, Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka renditur një mori faktesh, sipas të cilave Rezart Taçi dhe kompanitë e kontrolluara prej tij janë përfshirë në një skemë të gjëre mashtrimi.

    Konkretisht shkeljet janë: Mosdeklarimi i shitjeve pranë organeve tatimore i 566 mijë litrave naftë me vlerë të përafërt 486 mijë USD, të eksportuara nga kompania “TAÇI OIL” për shoqërinë malazeze “IK REAL D.O.O Podgorica”. Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave nga shoqëria “A.R.M.O” SHA, me administrator të përgjithshëm shtetasin Razart Taçi, me shumën 1.5 miliardë lekë.

    Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave për shumën 138.5 milionë lekë nga subjekti “Kuid” SHPK, në pronësi dhe administrim të Rezart Taçit. Po kështu, ekspertët e antikrimit ekonomik dyshojnë se krijimi i disa kompanive prej Rezart Taçit, me të njëjtin objekt aktiviteti (“A.R.M.O” SHA; “Kuid” SHPK; “Taçi Oil” apo “Kuarta”) të angazhuara në një sërë transaksionesh financiare e bankare ndërmjet tyre, ka shumë mundësi të jetë bërë me qëllim mashtrimin me TVSH-në dhe fshehjen e të ardhurave.

    Në dosje renditen edhe një sërë faktesh të tjera që lidhen me aktivitetin financiar të drejtuar nga Taçi apo kompanive të kontrolluara prej tij, që përfshijnë transaksione të dyshimta dhe xhirim të shpejtë parash në vlera të larta. Sipas të njëjtit sektor hetimi, në shumë nga këto operacione nuk ekzistojnë dokumentat bankare apo kontratat noteriale që të justifikojnë qëllimin e përdorimit të fondeve dhe destinacionin e tyre pas tërheqjes.

    Në dosje ndodhen dokumenta ku flitet për transferta prej 4.5 milionë eurosh në favor të shoqërisë “A.R.M.O”, me arsyetimin kalim fondi, apo transferta të tjera të kryera nga shoqëria në fjalë për likuidim detyrimesh, të cilat janë zhdukur pa lënë gjurmë duke u tërhequr menjëherë brenda ditës.

    Në përfundim, ekspertët e antikrimit ekonomik përmendin edhe rastin tjetër për të cilin dyshojnë se mund të përfshijë edhe një mashtrim të përmasave gjigande. Sipas tyre, kjo lidhet me faktin se në shtator të këtij viti, një kompani zvicerane e quajtur “Societe Generale de Surveillance”, me seli në Gjenevë ka lëshuar nje faturë në favor të “Niti Petroleum Company”, ku në pjesën përshkruese të mallit është shënuar: “Deklaratë për humbjen e produktit me vlerë totale 28.4 milionë dollarë”.

    Sipas antikrimit ekonomik, ka dyshime se ky mund të jetë një tjetër mashtrimi i shoqërisë “Niti Petroleum Company”. Burimet thonë për Top Channel se Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po vijon hetimet ndaj disa personave të tjerë të përfshirë në këtë aferë të dyshuar korruptive. Megjithatë, tashmë që dosjen e kanë gati, pritet që fjalën e fundit ta thonë prokurorët e task forcës, të cilët do të jenë emrat që pritet të merren si të pandehur.

    Top-Channel
    relata refero

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Lufta e Qeverisë kundër korrupsionit

    Eshte arrestuar sot ne Tirane jeniçeri personal i Berishes, Fatos Skeja.

    Pritet te zbardhen detajet se perse eshte kryer ky arrestim sepse lista e shkaqeve eshte teper e gjate... Vrasje, vjedhje, gjobevenie, korrupsion, zhdukje provash etj. etj.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Lufta e Qeverisë kundër korrupsionit

    Korrupsioni pengon drejtësinë

    "Niveli i lartë i korrupsionit në gjyqësor pengon seriozisht funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë dhe minon besimin e publikut tek drejtësia dhe sundimi ligjit në Shqipëri”.

    Ky është konkluzioni i një raporti prej 25 faqesh hartuar prej komisionerit për të Drejtat e Njeriut në Këshillit të Evropës Nils Muiznieks.

    "Autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për t’u siguruar që të gjitha rastet e korrupsionit në gjyqësor të hetohen në mënyrë efektive dhe të ndiqen penalisht", thuhet në konkluzionet e raportit.

    Strategjia kombëtare dhe plani i veprimit në lidhje me reformënpër të forcuar gjyqësorin në Shqipëri janë masa inkurajuese thekson komisioneri por ka nevojë për veprime më të vendosura, duke përfshirë më shumë transparencënë emërimin dhe vlerësimin e gjyqtarëve edhe procedura të bazuara në meritë.

    ------------

    Filloi edhe KiE te komentoje lirimet e te korruptuareve nga gjykata e apelit...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •