Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Rendit ka referuar në “task-force”, Prokurorinë e Tiranës, kallzim penal ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, nëndrejtorit të përgjithshem Rasim Borishi dhe tetë anëtare të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në këtë drejtori.

Akuza që rëndon mbi dy ish-drejtuesit e policisë dhe tetë zyrtaret e tjere është ajo e shpërdorimit të detyres si edhe shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike. Shkeljet, sipas nje materiali me 11 faqe qe ju drejtua prokurorise, kanë te beje me proceduren e prokurimit me objekt spotet publicitare televizive per informimin e qytetareve ne kuader te liberalizimit te vizave.

Behet fjale per pese tendera ne shkelje te ligjeve te prokurimit me nje vlere prej 318 milionë lekesh ose ndryshe thene mbi 3 100 000 dollarë. Sipas hetimit te bere nga oficeret e policise gjyqesore ne Sherbiminn e Kontrollit te Brendshem ka rezultuar se ne tre tendera, komisioni i vleresimit ka shpallur operatorin fitues dy, tre dhe nje dite perpara hapjes se ofertave duke paracaktuar fituesin qe ne te gjitha rastet. Ështe vetem nje kompani, ajo Promo, e cila ka marre te gjithe shumen prej mbi 3 100 000 dollaresh – raporton televizioni TCH, sipas te cilit ne te gjitha procedurat e kryera veprimet e autoritetit kontraktor u kryen nga zv.drejtori i policise, Rasim Borishi. Ne kundeshtim me ligjin nuk eshte bere njoftim ne faqen zyrtare te internetit te Drejtorise se Pergjithshme te Policise dhe ne komisonin nuk ka patur specialiste te fushave.

Lista e të akuzuareve
Hysni Burgaj – ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Rasim Borishi – ish- zv.drejtor i pergjithshem
Kole Kukaj – kryetar i komisionit të vlerësimit
Anëtarë komisioni
Adelina Marashi
Agim Hysko
Besjana Martini
Liza Tafili
Meri Papakonstandini
Klejda Plangarica
Islam Cenga

(amanews.al)