KTHIMI I SHTETIT SERB NE KOSOVE...!!!
Kosova dhe Shqiptaret edhe pse afro nje shekull te tere ishin nen okupim te hekurt te regjimeve sllave " Jugosllavise" dhe me pastaj te Serbise, arriten qe ne Qershor te vitit 1999 perfundimisht ta largojne Kosoven nga ktheltrat Serbo-Sllave. Ky largim i Kosoves dhe Shqiptareve nga ky okupim i hekurt Serbo-Sllav, eshte bere me sakrificen e gjeneratave te tera neper decenie e decenie duke kundershtuar cdo lloj nenshtrimi te Shqiptareve karshi "Jugosllavise" respektivisht Serbise. E ky kundershtim eshte konkretizuar me luften e fundit te UCK-se 1997 -1999, ne krye me Komandatin Legjendar te UCK-se Adem Jasharin, dhe me ndihmen e miqeve tane nderkombetar e vecmas me ndihmen e mikut me te madh te Shqiptareve - SHBA-te.
Por per fat te keq sot e 14 vjet pas perfundimit te luftes se fundit (Qershor 1999) edhe pse kemi larguar Kosoven nga Serbia, ende nuk kemi larguar Serbine nga Kosova!!!
E vertete eshte se ne Kosove me nuk i kemi organet shteterore te Serbise:
Nuk e kemi Administraten e Serbise ne Kosove...
Nuk e kemi Policine (Zhandarmerine) e Serbise ne Kosove...
Nuk e kemi Ushtrine e Serbise ne Kosove...
Per kufijte tane me nuk kujdeset Ushtria e Serbise... etj etj
Mirepo Shteti Serb gradualisht eshte duke u kthyer (ri-kthyer) ne Kosove. Ky ri-kthim i Serbise ne Kosove eshte duke u bere me ndihmen e te gjitheve, e me se shumti me ndihmen e vet Shqiptareve me apo pa dashje...!!!
Pas pranimit te njeanshem te PAKOS se AHTISARIT nga vetem spektri politik ne Prishtine (POS LVV), e ku me kete pako eshte bere hapi i pare i ndarjes se Kosoves ne baza (vija) etnike. Ne ate Serbe dhe ne ate Kosovare (Shqiptare, Ashkalinje, Rom, Egjiptas, Boshnjak, Turq etj etj)...
Pas pranimit te fillimit te bisedimeve ndermjet Qeverise se Kosoves dhe Shtetit Serb (PA asnje kusht te vetem karshi Serbise) te 22 Tetorit 2012, e ku i gjithe spektri politik ne Prishtine (POS LVV) perkrahen keto bisedime ku negociohej vetem per ceshtje e rregullim te brendshem te Kosoves dhe se hisedare do jete edhe vet Beogradi....
Pas miratimit te marreveshjeve te arritura ndermjet Qeverise se Kosoves dhe Shtetit Serb nga ana e Deputeteve te zgjedhurit e popullit (Pos Deputeve te LVV, LB-se dhe ca te tjereve), e ku keto marreveshje jane ne dem te Interesave te Kosoves dhe Shqiptareve dhe se tani po i shohim edhe pasojat e para. E keto jane 9 Komunat Serbe (te decentralizuara me Pakon e Ahtisarit dhe me keto marerveshje) me 9 Kryetaret Serb te zgjedhurit e Ivica Dacicit Kryeministrit dhe njeherash Ministrit te Brendshem te Serbise e zedhendesit te kasapit te Ballkanit - Millosheviq...
Pas PRO-se Amnistise se Strukturave Ilegale e Kriminele te Beogradit ne Veri te Vendit, nga ana e Deputeteve te Kuvendit te Kosoves te zgjedhurit e popullit (POS Deputeteve te VV, LB-se, e ca te tjereve), e ku tani jemi edhe duke i pa pasojat pasiqe keto struktura jane te aktivizuar ne Policine e Kosoves. Mos te harrojme se keta 9 Kryetar Serb, dhe keto struktura te aktivizuara ne Policine e Kosoves, hapurazi jane kunder Pavaresise dhe Shtetesise se Kosoves...
Pas arritjes se marreveshjes ne mes ODES Ekonomike te Kosoves dhe asaj te Serbise, vetem e vetem qe Shqiptaret te konsumojne me shume produkte serbe, sepse ne te kunderten ndieshem do bie ekonomia serbe. Me vete faktin qe Shqiptaret gradualisht por me nje vetedisim po fillojne te kuptojne se ne rradhe te pare duhet konsumuar produkte vendore dhe jo te huaja sidomos JO ato Serbe fal aktiviteteve te VV ne kete drejtim.
Duke marr parasysh te gjitha keto qe i ceka me larte, duke marr parasysh edhe neglezhencen dhe indiferencen e Shqiptareve karshi ketyre proceseve negative, me nje fjale kuptohet se jane pajtuar me kete kthim indirekt te Serbise ne Kosove. Sepse te gjitha keto bisedime e marreveshje te deritanishme ishin e jane ne Dis-Favor te Kosoves dhe ne Favor te Serbise....
Ne vend se Shqiptaret pas perfundimit te Luftes se fundit te Qershorit 1999, e sidomos pas shpalljes se Pavaresise se Kosoves me 17 Shkurt 2008, kembngulesisht te kerkonin Bashkimin e tyre Kombetar ndermjet Kosoves dhe Shqiperise si hap i pare drejte Bashkimin e te gjithe Shqiptareve tjere ne trojet e tyre. 14 vjete pas perfundimit te luftes, e sidomos gati 6 vjete pas Pavaresise -- Ne nje menyre apo tjeter po behet Ri-Kthimi i Serbise ne Kosove. E kjo do behet me e kjarte kur ne Kuvend te Kosoves do jene rreth 20 Deputet Serb te dirigjuar nga vet Beogradi...!!!
Krijoni Kontakt