Emri:  vlora.jpg

Shikime: 627

Madhësia:  26.9 KBAleanca KuqeZi ka reaguar ashpër kundër vendimit të Partisë Socialiste për të votuar kryetarin e organizatës së minoritetit grek Vasil Bollano si kryetar të qarkut të Vlorës. Sipas korespondetit te opozita.com: “Aleanca KuqeZi i bën thirrje kryeminsirit Ramai i cili është deputet i zgjedhur në qarkun e Vlorës që kryeqyteti i patriotizmit dhe toka e Ismail qemalit nuk mund ta pranoj këtë turp me të cilën ai po vesh hitorinë politike të kë qytetit të flamurit. Aleanca KuqeZi e konsideron Vasil Bollanon një ultranacionalist grek dhe hajdut përsëritës për të cilën ka tre precedent penal në prokurorinë shqiptare. Vendosja e Vasil Bollanos në krye të qarkut Vlorë njollos të gjithë rilindasit shqiptarë, politikën shqiptare dhe historinë e një populli krenar me qenë shqiptar. Vlora është një qytet etnikisht i pastër shqiptar dhe zgjedhja e grekut Bollano është provokimi mëi rëndë që i është bërë integritetit dhe krenarisë tonë kombëtare”.

Aleanca KoqeZi paralajmëron se do protestojë dhe nuk do e lejojë të hyj në zyrë një njeri i cili akuzohet se ka vjedhur dhe abuzuar me të gjitha pronat dhe bizneset në Himarë.

Aleanca KuqeZi akuzon drejtperdrejt kryeministrin i cili gjunjezohet Athines zyrtare ne kerkesen qe Bollano te jete ne kry te qarkut Vlore. /opozita.com/