Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    PD feston 23-vjetorin, Basha: Berisha lider historik. Sfida jonė ringritja, ribashkim

    PD feston 23-vjetorin, Basha: Berisha, lider historik. Sfida jonė,ringritja,ribashkimi e rikthimiå

    TIRANE- Partia Demokratike festoi sot 23-vjetorin e krijimit.

    Kreu i ri i Partisė Demokratike, Lulzim Basha vlerėsoi maksimalisht kontributin e tė gjithė atyre demokratėve qė nuk jetojnė mė, Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Pjetėr Arbnorin dhe Sokol Olldashin, pėr tė cilėt tha se janė ndarė prej nesh por janė mes nesh.
    Ish kreun e PD-sė, Sali Berisha, i cili ishte i pranishem, por nuk mbajti fjale rasti, Basha e cilėsoi si liderin historik tė demokratėve.
    “Demokracia shqiptare dhe Sali Berisha janė njė binom i pakrahasueshem, demokratėt janė krenarė pėr Berishėn qė kanė patur njė lider tė kėtyre pėrmasave.”- theksoi Basha.
    Kreu i PD-sė tha se sfida pėr tė hapur njė kapitull tė ri dhe njė histori suksesi tė re nė PD, ėshtė e madhe, por shtoi se, kjo ėshtė sfida e re e PD-sė.
    “Kjo ėshtė sfida jonė e re, pėr fillimin e ri, ringritjen, ribashkimin, rikthimin si shumicė dhe nė qeverisje me ide tė reja. Pėr Shqipėrinė e zhvilluar, pėr Shqipėrinė zonjė mes vendeve si motra.”- tha Basha, duke shtuar se kjo sfidė e re, po merr njė pėrmasė tė re gjithashtu, me ēeljen e njė Kuvendimi tė madh tė tė gjithė anėtarėsisė, pėr ēfarė kemi bėrė mirė, ēfarė nuk kemi bėrė mirė, dhe ēafrė duhet tė bėjmė me hapjen e fuqishmė tė PD ndaj brezit tė ri.
    Nderkaq, mberritja e ish kreut te Partise Demokratike , Sali Berisha eshte pritur me ovacione nga te pranishmit.
    “Panorama” shkruante sot se pėr kėtė ceremoni ishin shpėrndarė rreth 4 mijė ftesa, pėrfshi kėtu njė ftesė pėr kryetarin e Partisė Socialiste dhe Kryeministrin e vendit, Edi Rama. Pjesemarrja e Rames ishte e pamundur, pasi kryeministri nje dite me pare kishte njoftuar se ne oren 18:00 do te kete nje takim ne Itali, me homologun e tij, Enrico Letta.

    Berisha ne Facebook

    Pak orė pėrpara se PD-ja tė bėjė 23 vjeē, ish-kryetari historik i kėsaj force politike, Sali Berisha, ka postuar njė status nė faqen e tij nė rrjetin social “Facebook”, ku shkruan: “Njė grup studentėsh me nė krye liderin e Lėvizjes Studentore, Azem Hajdari, intelektualė dhe punonjės tė Tiranės, themeluan mė 11 dhjetor tė vitit 1990 Partinė e parė opozitare tė vėrtetė nė historinė e Shqipėrisė. Partia Demokratike u themelua si parti e lirive dhe tė drejtave njerėzore, tregut tė lirė, interesit kombėtar dhe integrimit euroatlantik dhe europian tė Shqipėrisė”.

    Sipas tij, nė 23 vite PD-ja ia doli tė pėrmbysė me votėn e lirė diktaturėn komuniste si dhe tė garantojė liritė dhe tė drejtat e njeriut. “Partia Demokratike mbrojti me vendosmėri ēėshtjen kombėtare, sot Kosova ėshtė e lirė dhe e pavarur dhe shqiptarėt jetojnė tė lirė kudo qė janė. PD nė kėto vite u dėshmua lokomotivė e integrimit. Ajo anėtarėsoi Shqipėrinė nė KE, nė NATO, garantoi lėvizjen e lirė dhe mori dy vite me radhė rekomandimin pėr statusin e vendit kandidat, tė cilin e bllokoi dhe po e bllokon Edi Rama. Ky 23-vjetor fton demokratėt tė ngrihen fuqishėm kundėr regjimit tė neobllokmenėve qė po zėvendėsojnė shtetin ligjor me shtetin policor dhe sistemin demokratik me sistemin kleptokratik. Gėzuar ditėn e themelimit tė PD dhe pluralizmit politik nė Shqipėri! Nder pėrjetė atyre qė themeluan PD!”, shkruan mė tej ish-kreu i PD-sė.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: PD feston 23-vjetorin, Basha: Berisha lider historik. Sfida jonė ringritja, riba

    PD ka lindur e madhe dhe do tė bėhet edhe mė e madhe

    Nga: LULZIM BASHA

    Tė dashur demokrate dhe demokratė,

    Shkėlqesi ambasadorė, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik,

    Miq dhe tė ftuar,

    Zonja dhe zotėrinj,

    Mirėmbrėma dhe mirė se keni ardhur nė festėn e Partisė Demokratike, shtėpisė sė madhe tė lirisė pėr tė gjithė shqiptarėt.

    Sot pėrulemi me nderimin mė tė thellė pėrpara frymėzuesve, nismėtarėve dhe firmėtarėve tė themelimit tė Partisė Demokratike, e cila lindi, u rrit dhe do tė mbetet pėrjetė forca e lirive dhe tė drejtave tė njeriut, forca e zhvillimit dhe integrimit, partia e interesit kombėtar, forca e shpresės sė madhe, e vokacionit perėndimor dhe integrimit Euro – Atlantik dhe Europian tė Shqipėrisė.

    Nė vitin e njėzet e tretė tė kėsaj partie tė madhe kam nderin tė kryesoj kėtė kremtim, nder tė cilin e pėrjetoj si pėrgjegjėsi.

    Kam kėnaqėsinė e veēantė tė uroj nga kjo foltore tė gjithė anėtarėt e Partisė Demokratike, kudo ku janė: Gėzuar ditėlindjen e partisė tonė.

    Kjo ėshtė njė ditė pėr tė nderuar, pėr tė kujtuar, pėr tė falenderuar, pėr tė reflektuar.

    Ne sot nderojmė themelimin dhe themeluesit, nderojmė vazhdimin dhe vazhduesit, shikojmė pėrpara, pėrshėndesim tė ardhmen.

    Duke kaluar para syve tė mendjes dhjetorin e pėrmbysjes sė madhe dhe shpresės sė madhe tė vitit 1990, me flamurin kombėtar pa yll nė duart e njerėzve tė ēliruar nga robėria, me himnin e plotė kombėtar nė koret e gjokseve tyre, me dy gishtat e fitores tė ngritur lart dhe me thirrjet pėr herė tė parė nė gjuhėn shqipe liri demokraci, duke kujtuar tė gjitha kėto dhe kohėn qė rrodhi mė pas me protagonizmin konstant tė Partisė Demokratike nė tė gjitha ngjarjet e periudhės sė re tė demokracisė, nderimi dhe mirėnjohja ime si kryetar i ri i Partisė Demokratike ju drejtohet gjithė demokratėve, nga i pari tek i fundit, nga ai me teserėn mė tė vjetėr tek ai apo ajo me teserėn tek apo jo me teserėn mė tė re tė partisė tonė. Ne tė gjithė bashkė jemi familja e madhe demokrate, qė ka bėrė historinė mė transformuese pozitive dhe qė ėshtė e vendosur tė vazhdojė tė bėjė historinė pozitive tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve.

    Disa pjesėtarė tė dashur tė familjes sonė politike janė ndarė nga jeta gjatė kėsaj kohe, nuk i kemi mė fizikisht mes nesh. Sot kujtojmė, si pėrherė me mirėnjohje tė thellė kujtimin e ndritur tė Azem Hajdarit, prijėsit dhe heroit tė Lėvizjes Studentore, drejtues i lartė politik nė Partinė Demokratike nga dita e themelimit tė saj deri nė ēastin kur armiqtė e lirisė na e vranė, por nuk na e morėn dot nga pėrjetėsia; kujtojmė Gramoz Pashkon, liberaldemokratin par exelance, themeluesin e orėve tė para tė Partisė Demokratike, formuluesin e bazave tė programit ekonomik tė kėsaj partie; kujtojmė Pjetėr Arbnorin, Mandelėn e Shqipėrisė, simbolin e kurajos dhe urtėsisė, drejtues i lartė i Partisė Demokratike pėr shumė vite. Kujtojmė Sokol Olldashin, nismėtar, drejtues, deputet, qeveritarin dhe opozitarin e spikatur, mikun qė na mungon kaq shtrenjtė tė gjithėve.
    Janė ndarė nga jeta, por nuk janė ndarė prej nesh. Na mungojnė fizikisht, por frymė marrin mes nesh e na frymėzojnė tė gjithėve me shembullin e tyre, na japin kurajo dhe besim pėr tė shkuar pėrpara.

    Me mirėnjohje po aq tė thellė kujtojmė dhe nderojmė sot tė gjithė themeluesit e Partisė Demokratike, studentėt, intelektualėt, elitėn e mendjes, shpirtit dhe kurajės shqiptare qė vendosen tė sendertonin nė kohė rekord pluripartizimin e arritur me menēuri, vendosmėri dhe trimėri, duke krijuar njė parti politike tė mirėfilltė, Partinė Demokratike, qė u afirmua menjėherė si zėri dhe shpirti i aspiratave demokratike dhe kombėtare tė popullit, qė caktoi menjėherė drejtimin e ri tė fatit dhe busullės sė Shqipėrisė sė re: Europėn, Perėndimin.

    Gjithmonė kam ndjerė se ka diēka sublime nė lidhjen si njė trinitet tė tetė dhjetorit tė fillimit tė protestave studentore, me njėmbėdhjetė dhjetorin e arritjes prej tyre tė pluralizmit politik dhe me mesnatėn e 11-12 dhjetorit tė themelimit tė Partisė Demokratike. Ka patur diēka tė rrallė e me natyrė tė mrekullueshme nė nxitimin e intelektualėve dhe studentėve themelues pėr tė krijuar pa humbur asnjė minutė Partinė Demokratike.

    Besoj se momenti i themelimit ka pėrcaktuar dukshėm forcėn e Partisė Demokratike nė lėshimin e saj nė histori, vitalitetin e misionit tė saj nė kohė.
    Gjatė njėzet e tre viteve tė jetės sė saj, Partia Demokratike ka kaluar sprova tė mėdha nė pushtet dhe nė opozitė, ka jetuar ditė tė bukura dhe tė vėshtira, ka pėrballuar sfida tė mėdha, deri ekzistenciale, ka qenė nė ballė tė ndryshimeve tė mėdha demokratike, ka udhėhequr ėndrrėn europiane dhe euroatlantike tė shqiptarėve duke e bėrė Shqipėrinė anėtare tė Kėshillit tė Europės, anėtare tė NATO-s, duke mundėsuar qė shqiptarėt tė lėvizin tė lirė dhe me dinjitet nė mbarė Europėn dhe me reformat e suksesshme qė ndėrmorėm, presim sot statusin e vendit kandidat. Ne hapėm kantierin e Shqipėrisė sė zhvilluar, duke afirmuar nė ēdo etapė tė kėsaj maratone tė gjatė vlerat tona mė tė mira, figurat tona mė tė shquara, themelues, qėndrestarė, prurje tė reja tė vazhdueshme nga brezat e rinj, tė bashkuar tė gjithė nė besėlidhjen e vlerave tė lirisė.

    Njeriu qė e mishėron si askush tjetėr gjithė kėtė histori tė madhe, qė nga ēasti i parė i themelimit tė Partisė Demokratike e deri nė ditėn e dorėheqjes nga posti i kryetarit tė saj ėshtė padyshim Sali Berisha, lideri i saj historik. Demokracia shqiptare dhe Sali Berisha janė njė binom i pakrahasueshėm. Demokratėt e ēdo gjenerate janė krenarė qė kanė patur pėr mė shumė se dy dekadave njė lider tė kėtyre pėrmasave.

    Unė jam i vetėdijshėm se sfida pėr tė hapur njė kapitull tė ri dhe njė histori tė re suksesi nė jetėn e Partisė Demokratike ėshtė e madhe.

    Kjo ėshtė sfida jonė e re, sfida jonė e pėrbashkėt, pėr fillimin e ri, pėr ringritjen, ribashkimin, rikthimin si shumicė dhe nė qeverisje me energji tė reja, me ide tė reja, me projekte tė reja pėr Shqipėrinė e zhvilluar, pėr Shqipėrinė- zonjė mes vendeve simotra tė Bashkimit Europian.

    Do ta bėjmė. Do ta arrijmė.

    Kjo sfidė ka nisur me perceptimin e ri tė misionit tonė nė opozitė, duke ndėrtuar dhe zbatuar modelin e njė opozite tė fortė, ballore, pa pauza, tė mbėshtetur nė fakte, argumente dhe arsye, mbrojtėse e vendosur e demokracisė dhe e shtetit ligjor nga arbitrariteti dhe paligjshmėria, flamurmbajtėse pa kushte e ėndrrės dhe aspiratės europiane tė ēdo qytetari shqiptar.

    Sfida e fillimit tė ri dhe ringritjes po merr dhe do tė marrė njė pėrmasė tė re me ēeljen e njė kuvendimi tė madh, tė lirė e tė pėrgjegjshėm tė gjithė anėtarėsisė tė Partisė Demokratike pėr ēfarė kemi bėrė mirė, ēfarė nuk kemi bėrė mirė, ēfarė duhet tė korrigjojmė, reflektojmė e krijojmė pėr tė ardhmen; me hapjen e re e tė fuqishme tė partisė ndaj brezit tė ri, me ribashkimin, riaktivizimin dhe rivlerėsimin e tė gjithė demokratėve dhe kontributeve qė ata kanė dhėnė ndėr vite nė partinė e tyre, me zgjerimin dhe modernizimin e Partisė Demokratike si shtėpia e madhe e lirisė sė shqiptarėve, me konceptimin dhe lancimin e njė propozimi tė ri politik pėr njė demokraci tė re, duke marrė shtytje dhe frymėzim edhe nga mesazhet qė dhanė protestat e rinisė shqiptare tė muajit nėntor pėr njė demokraci pjesėmarrėse, qė mbėshtetet nė parimet e pėrgjegjėsisė, transparencės dhe llogaridhėnies.

    Tė dashur miq,

    Partia Demokratike lindi nėn terrorin e regjimit mė tė egėr qė kishte njohur Europa e pasluftės. Ajo u rrit dhe u fuqizua nė zemrat, mendjet dhe shpirtin e ēdo shqiptari. Prandaj, asgjė dhe askush nuk mund ta gjunjėzojė atė. Partia Demokratike ėshtė ngritur e ringritur gjithnjė e mė e fortė. Sė bashku me ju demokratė dhe demokrate, themelues dhe qėndrestarė, tė rinj dhe tė reja qė e shikoni kėtė forcė politike si shpresėn e tė ardhmes tuaj, ne do ta ringremė fuqinė e Partisė Demokratike me tė njėjtėn forcė qė u themelua 23 vjet mė parė pėr ta kthyer aty ku e ka vendin nė drejtim tė projektit tė Shqipėrisė sė zhvilluar, Shqipėrisė moderne dhe europiane.

    Kthimi ynė nė histori, nė njė festė si kjo e sotmja, ėshtė gjithashtu njė udhėtim nė tė ardhmen. Tė shohim tė ardhmen, ta arrijmė atė, ta bėjmė tė sotme dhe trashėgimi tė brezave ėshtė mjeshtėria jonė si demokratė. Partia Demokratike ka lindur e re dhe do tė mbetet e re, ka lindur europiane dhe do tė mbetet europiane, ka lindur kombėtare dhe do tė mbetet kombėtare, ka lindur popullore dhe do tė mbetet popullore, ka lindur largpamėse dhe do tė jetė largpamėse, ka lindur e madhe dhe do tė bėhet edhe mė e madhe, pėr Shqipėrinė, pėr demokracinė.

    Rroftė Partia Demokratike!

    Zoti e bekoftė Shqipėrinė!

    Gėzuar !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: PD feston 23-vjetorin, Basha: Berisha lider historik. Sfida jonė ringritja, riba

    Harroi te permendte demokratin me te ri, por dhe me te zellshem te festes Kaē Islamin!

  4. #4
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anėtarėsuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Pėr: PD feston 23-vjetorin, Basha: Berisha lider historik. Sfida jonė ringritja, riba

    “Panorama” shkruante sot se pėr kėtė ceremoni ishin shpėrndarė rreth 4 mijė ftesa, pėrfshi kėtu njė ftesė pėr kryetarin e Partisė Socialiste dhe Kryeministrin e vendit, Edi Rama.

    Berisha ne Facebook

    Pak orė pėrpara se PD-ja tė bėjė 23 vjeē, ish-kryetari historik i kėsaj force politike, Sali Berisha, ka postuar njė status nė faqen e tij nė rrjetin social “Facebook”, ku shkruan: “Njė grup studentėsh me nė krye liderin e Lėvizjes Studentore, Azem Hajdari, intelektualė dhe punonjės tė Tiranės, themeluan mė 11 dhjetor tė vitit 1990 Partinė e parė opozitare tė vėrtetė nė historinė e Shqipėrisė. Partia Demokratike u themelua si parti e lirive dhe tė drejtave njerėzore, tregut tė lirė, interesit kombėtar dhe integrimit euroatlantik dhe europian tė Shqipėrisė”.

    Sipas tij, nė 23 vite PD-ja ia doli tė pėrmbysė me votėn e lirė diktaturėn komuniste si dhe tė garantojė liritė dhe tė drejtat e njeriut. “Partia Demokratike mbrojti me vendosmėri ēėshtjen kombėtare, sot Kosova ėshtė e lirė dhe e pavarur dhe shqiptarėt jetojnė tė lirė kudo qė janė. PD nė kėto vite u dėshmua lokomotivė e integrimit. Ajo anėtarėsoi Shqipėrinė nė KE, nė NATO, garantoi lėvizjen e lirė dhe mori dy vite me radhė rekomandimin pėr statusin e vendit kandidat, tė cilin e bllokoi dhe po e bllokon Edi Rama. Ky 23-vjetor fton demokratėt tė ngrihen fuqishėm kundėr regjimit tė neobllokmenėve qė po zėvendėsojnė shtetin ligjor me shtetin policor dhe sistemin demokratik me sistemin kleptokratik. Gėzuar ditėn e themelimit tė PD dhe pluralizmit politik nė Shqipėri! Nder pėrjetė atyre qė themeluan PD!”, shkruan mė tej ish-kreu i PD-sė.

    Panorama
    Ftesa qe i eshte bere Rames,i eshte bere qe te akuzohet si neobllokmen,si instalues i shtetit policor,si hajdut dhe kriminel,apo si nderim ndaj Kryeministrit te shtetit dhe kryetarit te PS-se?

    Krimineli Berisha,nderroje statusin ne fb,dhe shkruaj te vertetat.
    Shkruaj se ti pajtoheshe qe Kosova te mbetet nen Jugosllavi me kushtetuten e '74-tes.
    Shkruaj se si theve embargon dhe furnizove makinerine ēetnike serbo-malazeze.
    Shkruaj si i arrestove luftetaret e UĒK-se.
    Shkruaj si i ndertove skemat piramidale,vjedhe dhe vrave njerez.
    Shkruaj si shkaterrove shtetin dhe e solle ne prag te luftes.
    Shkruaj si i zhduke njerezit mbrenda PD-se.
    Shkruaj si rrjedhi puna me Gerdecin.
    Shkruaj si i vrave protestuesit ne rruge.

    Shkruaj te vertetat se rrenat tua nuk durohen me.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •