Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    KOMO- MILANO- Rreth 6 ton drogë, që prodhonin më shumë se 2 milionë doza në treg, dhe sillnin një fitim prej 10 milionë euro janë sekuestruar sot në Itali.
    Guarda di Finanzia ka mundur të prangosë edhe një numër të madh njerëzish të përfshirë në organizatën kriminale, mes tyre shumë shqiptarë.
    Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë në Komo, Milano, Barleta-Andria-Trani ka çuar në burg 12 persona, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar në flagrancë. Policia tha se ka kontrolluar 43 shtëpi, ku janë sekuestruar pese makina, materiale për paketimin dozave si dhe 11 mijë euro.
    Zinxhiri i trafikut, sipas policisë italiane shtrihej në tri nivele; koka ishte një familje shqiptare, e cila sillte drogën nga Shqipëria, një grup shqiptaro-italian e blinin dhe e shpërndanin, si dhe një grup i tretë i përbërë vetëm nga italianë.
    Ngarkesat vinin nga Shqipëria, zbarkonin në Pulia, ku ruhej droga dhe më pas transportohej me furgonë dhe mjetet të tjera në zona te ndryshime të Italisë.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    Greqi, kapen 891 kg kanabis, arrestohen 3 shqiptarë

    GREQI- Një operacion i policisë ka bërë të munduar arrestimin e tre shtetasve shqiptarë dhe sekuestrimin e 891 kg kanabis.

    Policia greke bën me dije se droga vinte nga Shqipëria. Droga u gjend në një furgon i cili ishte i ngarkuar me kafe. Sipas policisë destinacioni i drogës ishte Anglia. Mësohet se droga ka kaluar nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.

    Policia ka arrestuar 3 shtetas shqiptarë përkatësisht 29, 30 dhe 33 vjeç.

    (a.h/BalkanWeb)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    Titull i denje per Forumin Shqiptar...

  4. #4
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    Xhinxhufill, a e shikon si jane aktivizuar falangat e Fierit dhe Tepelenes me ne krie Rucin, skane kohe per te humbur por merren me tonelata. Ju cdo gje qe beni e keni ne saje te krimit dhe pisllekut. Nuk ndryshoni asgje me ata te 1945-1992 qe vrane ajken e kombit. Por populli shqiptar eshte injorant dhe nuk nxen mend sadoqe lengoi nen kerrbacin tuaj per gjys shekulli. Mire te ja beni se vete e eshiti nderin me 20 mije leksha e i dergoi k.urvat e veta freshiste ne cdo cep te shqiperise duke flirtuar e shtypur ne autobusat ngjyre roze nen tingujt e dajres dhe aromes kanabisit.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    po pra se ska pas kanabis hiq ne shqipni ne tet vitet berishiano-argitore. se nuk asht lazarati bastion pdist qe 8 vjet ia krijun monopolin

    nuk u shiten shqiptaret me ni dajre o mariamun po vje ni koh e pilafi nuk man mo uj ur erdh argita me shkelzenin maj hunes

    edi rama po nuk futi ne burg sali berishem me dy klysht e vet do shkoj maj kres ke te shumtit, ket ja ka borxh shqiptarve qe e votun
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    Nuk e mohoj qe ka pasur por ky gjoja erdhi per ta pakesuar dhe jo shtuar tyxhar-llekun e kanabisit. Shqiptaret o derjans e treguan veten qe jane komb pa dinjitet dhe e shiten menderen me 20 mije leksha dhe ja mbushen autobuset roze plot k.urvicka qe i conte Edvini ku ti donte qefi duke proklamuar photo of the day me shalet e tyre. Qeveria Berisha mund te ishte nje e keqe por pinjolli i kuq i zagareve te komunizmit Edvin Rama, eshte katastrofa me e madhe qe i ka rene Shqiperise pikerisht ne caste shume vendimtare kur diskutohet hyrja ne BE dhe kur perballemi me kriza globale teper te rrezikshme. Ky injorant do ti shkaterroje endrrat dhe aspiratat tona.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Nuk e mohoj qe ka pasur por ky gjoja erdhi per ta pakesuar dhe jo shtuar tyxhar-llekun e kanabisit. Shqiptaret o derjans e treguan veten qe jane komb pa dinjitet dhe e shiten menderen me 20 mije leksha dhe ja mbushen autobuset roze plot k.urvicka qe i conte Edvini ku ti donte qefi duke proklamuar photo of the day me shalet e tyre. Qeveria Berisha mund te ishte nje e keqe por pinjolli i kuq i zagareve te komunizmit Edvin Rama, eshte katastrofa me e madhe qe i ka rene Shqiperise pikerisht ne caste shume vendimtare kur diskutohet hyrja ne BE dhe kur perballemi me kriza globale teper te rrezikshme. Ky injorant do ti shkaterroje endrrat dhe aspiratat tona.
    shkatrrimtari i andrrave te shqiptarve asht kryekomunisti sali berisha, ti don qe at qe se boni sala per tet vjet ta boj ky per tre muj? jepja ni vit te pakten

    kush jan ma kurva ato te freshit apo ato te frd me ne krye greta kocin e qiljeten?

    kur votun pd ne 2005 kishin dinitet shqiptaret, kur ja futen pd na dulen pa dinitet tash? jo or mik jo nuk tallesh dot m epupullin tu i than se shqipnia asht e dyte ne europ mas gjermanis se nuk hajn bar njerzit, sikur ta japin pushtetin ashtu ta morin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga derjansi : 13-12-2013 më 01:18
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #8
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    Ti a nuk shikon qe ky per tre muaj ka bere aq skandale dhe ka perdhunuar aq pika te kushtetutes saqe do ja kishte zili edhe vete Enver Ramizi. E ka mbushur qeverine plot vlleher dhe pelesher duke i lene shqiptaret menjane. E kupton ti kete pune o derjans apo jo? E kujt eshte shqiperia qe te paret tone dhane jeten per te? E kujt eshte? E pelesheve apo e soj sorollopit ndyre qe nuk kane as kod nderi dhe as kod morali qe lene shtratin e gruas per te shkuar tek Dashi?

    Mua nuk me intereson si erdhi pd ne pushtet ne 2005 por di te them qe koha e Phathos Nanos ishte lemeri. Ka qene koha me e zeze per shqiptaret ku lulezonte krimi dhe korrupsioni ne maksimum. Me pastaj duke nisur prej qershor te 2005 bandat u kapen me rradhe dhe perfunduan pas prangave. Nejse te na rroje krietari.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  9. #9
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Meri mha mun degjo pak o dele e urte e partise. Sa droge ka kap qeveria e Berishes ne te gjithe 2013, qeveria e Rames i kapi ne 24 ore. Tani jemi ne 10-15fish te droges se kapur nga qeveria Berisha, kur leviznin lirisht te gjithe me bagazhet plot. I ke te faktuara, shko shiko ke temat e tjera.

    Cilat pika te kushtetutes jane shkelur o delenxhi gjysmak? Ca ka thene gjykata kushtetuese deri tani? Ka hedhur poshte padite e PeDe-se si te pabaza!! Deri me tani kushtetua eshte shkel vec njehere, ne dhurimin e dëtit Greqise nga Berisha. Per kete gjykata kushtetuese e ndaloi ate vendim!!

    O derjans, Lazarati ka qene bastion i PeDe-se qe prej 1992. Nuk mbaj mend te kete fituar PS ndonjehere atje. 5-25% te votave ka marre PS si maksimum gjate gjithe viteve. Ai kryetari i komunes demokrat eshte aty prej 2001 a mos me perpara. Gjithe droga e atyre eshte, prandaj as edhe nuk e permenden 8 vitet e pushtetit.
    Ishte cfare ishte, ose eshte cfare eshte, perse qeveria aktuale nuk e trajton kete problem??? Per kete zone flitet nga shume gazeta te huaja. Mua me ben shume pershtypje se si qeveria anashkalon kete gje?? Qeveria qe ishte ka pasur perfitime qe nuk e prekte por qeveria aktuale cfare ka qe nuk nderhyn??? Mos valle kane te njejtat perfitime???? Te gjithe derrat nje turi kane!
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin

    Cfare do ti te beje sipas teje policia? E di ti se Lazarati eshte me i blinduar se Vatikani? Ke qene ndonjehere brenda? E di qe ku te pret mitralozi 12.7? TE futet te beje lufte policia dhe ushtria thua ti? Do te ishte njesoj si tu hedhe ndonje bombe edhe ti ngordhe te gjithe ca jane atje!

    Menrya e luftimit te asaj krahine eshte ndalimi i droges qe del prej atje. Prandaj degjon per tonelata e hashashit te kapura nga askionet e policise, prej luftes ndaj Lazaratit.

    Patjeter qe ka dhe ndonje syresh qeveritar qe ka perfitime nga Lazarati, po nuk mudn te krahasohet koha e arte e kultivimit gjate qeverisjes se PeDe-se me kete te tanishmen!

    Cka eshte me qesharakja eshte se kryetari i komunes, perfaqesues i PeDe-se dilte neper intervista thoshte ska hashash ne Lazarat!

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Ishte cfare ishte, ose eshte cfare eshte, perse qeveria aktuale nuk e trajton kete problem??? Per kete zone flitet nga shume gazeta te huaja. Mua me ben shume pershtypje se si qeveria anashkalon kete gje?? Qeveria qe ishte ka pasur perfitime qe nuk e prekte por qeveria aktuale cfare ka qe nuk nderhyn??? Mos valle kane te njejtat perfitime???? Te gjithe derrat nje turi kane!
    Te lutem shume! Cfare jane keto pyetje qe ben?

    Rilindasi yne Edi Rama nuk erdhi ne pushtet duke premtuar qe te luftoje Lazaratin dhe trafikantet e droges. Ai u premtoi shqiptareve qe do ti "rilindi nga rrenimi" dhe do te "luftoje analfabetizmin e shqiptareve" ne gjithe vendin. Ai prandaj ka zgjedhur nje qeveri te mbushur plot me rilindesa, dhe detyra e tyre dite e nate eshte qe te rilindin shqiptaret, nje per nje. Dhe vetem pasi te gjithe shqiptaret analfabete, ti dhe une, te kemi rilindur, pastaj qeveria do te kete kohe te luftoje Lazaratin dhe drogen.

    Pastaj, po luftuam drogen e Lazaratit, ku ti gjejne socialistet parate per te blere votat e shqiptareve ne zgjedhje? Po Top Channel kush do ta financoje? Po "industrine e ndertimit" me te cilen Rama punoi ngushtesisht si kryetar bashkie ne Tirane per nje dekade kush do ta financoje?

    Keshtu qe ti shoqja me lart nuk e ke mire me keto pyetje qe ben!

    Rilind edhe ti sot, qe te shpetosh nga analfabetizmi!

    Albo

  12. #12

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    hahahah i madh titulli

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Cfare do ti te beje sipas teje policia? E di ti se Lazarati eshte me i blinduar se Vatikani? Ke qene ndonjehere brenda? E di qe ku te pret mitralozi 12.7? TE futet te beje lufte policia dhe ushtria thua ti? Do te ishte njesoj si tu hedhe ndonje bombe edhe ti ngordhe te gjithe ca jane atje!
    O xinxerfill,po flet sikur je 12-vjec!! E para e punes ne Vatican nuk ka mitraloza dhe je i lire kur te deshirosh te shkosh ta vizitosh.
    E dyta qeveria duhet te beje ate qe thua ti me perjashtim te ''hedhjes se bombes''.Nuk mund te pranohet nje justifikim i tille si ky i joti nga asnje lloj qeverie,nje ''cope fshat'' qeveria nuk mundet ta beje zap me asnje menyre duke perjashtuar ''luften'',ketu fut te gjitha qeverite jo vetem ate aktuale.
    eshte fare e thjeshte o i nderuar xinxerfill t'i mbyllet rruga atij lloj trafiku por interesat e politikaneve jane te medha dhe prandaj nuk behet asgje.
    Nuk zgjidhet ky problem duke i ardhur perreth sic sugjeron ti.
    MOS I NDY TEMAT no name

  14. #14
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Cfare do ti te beje sipas teje policia? E di ti se Lazarati eshte me i blinduar se Vatikani? Ke qene ndonjehere brenda? E di qe ku te pret mitralozi 12.7? TE futet te beje lufte policia dhe ushtria thua ti? Do te ishte njesoj si tu hedhe ndonje bombe edhe ti ngordhe te gjithe ca jane atje!

    Menrya e luftimit te asaj krahine eshte ndalimi i droges qe del prej atje. Prandaj degjon per tonelata e hashashit te kapura nga askionet e policise, prej luftes ndaj Lazaratit.

    Patjeter qe ka dhe ndonje syresh qeveritar qe ka perfitime nga Lazarati, po nuk mudn te krahasohet koha e arte e kultivimit gjate qeverisjes se PeDe-se me kete te tanishmen!

    Cka eshte me qesharakja eshte se kryetari i komunes, perfaqesues i PeDe-se dilte neper intervista thoshte ska hashash ne Lazarat!
    Dmth ti po bie dakord qe Lazarati qenka me i forte si shteti??? Nese dicka eshte me e forte se shteti tregon qe ka lidhje me shtetin ndryshe s'ka kuptim. Kryetarin e komunes e shporrin brenda dites ata nga puna si kane shporrur me mijra te tjere. S'ka perse te marrim si deshmi fjalet e kryetarit komunes dihet qarte qe Lazarati eshte problem sepse si thashe edhe me siper nje problem i tille eshte permendur shume here edhe ne median e huaj. Te besh krahasim me kultivimin ne kohen e PD & PS duhet te kesh fakte ndryshe me hamendje sikur nuk quhet. Ata po prodhojne me tone shife nuk po ndalohen me ngarkesa me qese por me ton. Po keto ngarkesa qe po ndalohen nuk jane as 1% nga cfare kultivohet! Te lutem pranoje se te gjithe njelloj jane! Asnje ceshtje nuk duhet te jete e paprekshme sepse mbi shtetin/ligjin s'duhet te jete kush! Ah se harrova te permend qeveria aktuale jo qe nuk po e lufton me vepra, por edhe me fjale nuk po e denon cfare po ndodh atje, por thjesht raportojne ngarkesat qe kapen diten e leshohen naten. Problemi zgjidhet nga rreza sepse atje behet ndalimi tamam jo tek ngarkesat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 13-12-2013 më 12:02
    I LOVE GOD

    j&g

  15. #15
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    Kishin frikë se mos i pinte Rama 6 ton drogë, prandaj i sekuestruan ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    Kur sjell rrotull nje fshat, nje qeveri te tere, hapu dhe e futu. Ka kaq vite qe dihet qe Lazarati kultivon droge dhe s'ja ka mbajt asnje qeverie ta luftoje. Po futi mitrolizin atyre qe luftojne ligjin me arme. Do vriten dy a tre, por do vihet drejtesia ne vend.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 13-12-2013 më 12:55
    Feelings change - memories don't.

  17. #17
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Kur sjell rrotull nje fshat, nje qeveri te tere, hapu dhe e futu. Ka kaq vite qe dihet qe Lazarati kultivon droge dhe s'ja ka mbajt asnje qeverie ta luftoje. Po futi mitrolizin atyre qe luftojne ligjin me arme. Do vriten dy a tre, por do vihet drejtesia ne vend.
    Po nuk i sjell rrotull o Mia, kane interesat e veta te medhenjte se ndryshe ia kishin treguar vendin me kohe!
    I LOVE GOD

    j&g

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Para vizitës së Ramës, sekuestrohen 6 ton drogë shqiptare në Itali

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Dmth ti po bie dakord qe Lazarati qenka me i forte si shteti??? Nese dicka eshte me e forte se shteti tregon qe ka lidhje me shtetin ndryshe s'ka kuptim. Kryetarin e komunes e shporrin brenda dites ata nga puna si kane shporrur me mijra te tjere. S'ka perse te marrim si deshmi fjalet e kryetarit komunes dihet qarte qe Lazarati eshte problem sepse si thashe edhe me siper nje problem i tille eshte permendur shume here edhe ne median e huaj. Te besh krahasim me kultivimin ne kohen e PD & PS duhet te kesh fakte ndryshe me hamendje sikur nuk quhet. Ata po prodhojne me tone shife nuk po ndalohen me ngarkesa me qese por me ton. Po keto ngarkesa qe po ndalohen nuk jane as 1% nga cfare kultivohet! Te lutem pranoje se te gjithe njelloj jane! Asnje ceshtje nuk duhet te jete e paprekshme sepse mbi shtetin/ligjin s'duhet te jete kush! Ah se harrova te permend qeveria aktuale jo qe nuk po e lufton me vepra, por edhe me fjale nuk po e denon cfare po ndodh atje, por thjesht raportojne ngarkesat qe kapen diten e leshohen naten. Problemi zgjidhet nga rreza sepse atje behet ndalimi tamam jo tek ngarkesat.
    Po te krahasosh ndalimin e hashashit eshte si nata me diten gjate kohes se dy qeverive, packa se kjo e fundit ka vetem 100 dite ne pushet.

    Te thashe dhe me siper qe qeveria Rama kapi ne vetem 24 ore aq droge sa u kap ne gjithe vitin 2013 (Janar-Shtator) nga qeveria Berisha.

    Kryetari komunes eshte i zgjedhur nga populli dhe skane ci bejne as njera pale as tjetra vec po ta vrasin ose burgosin nese kane shkak.

    Policia dhe shteti foli per Lazaratin qe sa u emeruan kreret e policise dhe e sqaruan qe eshte problem shume i nderlikuar sepse ata njerez atje jane lene te livadhisen qe nga 1997 e kane arritur deri ne ate pike sa dhe kerkojne AUTONOMI. Jane te armatosur me parate e droges deri ne dhembe me armatime shume here me te sofistikuara se sa shteti yne fukara. Nese policia apo ushtria tenton te hyje me dhune atehere do te kete lufte te mirefillte dhe shume gjakderdhje.

    Kam qene ne 2011 njehere me drejtorin e doganes se Tre Urave atje i cili donte te hynte ne fshat per kuriozitet. Ishim me nje te njohur qe kshte radiomarrese me te cilen komunikonte me rojet. Ne cdo hap njoftonte se ca poizcioni kishim, perndryshe rrezikonim te qelloheshim. Frike e papare! Armatime te habitshme duke filluar nga mitralozat, bazooka, syze me "night vision", sniper e cte te them tjeter. Arme si neper filma e neper lojra!

    Duhet te presim te gjykojme qeverine per kete ceshtje. Deri tani te gjitha sinjalet kane qene pozitive. Roma nuk u ndertua ne nje dite...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •