Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    OMONIA, census për minoritetin grek: 186.454 vetë deklaruan gjuhë amtare greqishten

    OMONIA, census për minoritetin grek: 186.454 vetë deklaruan gjuhë amtare greqishten

    OMONIA ka publikuar sot te dhenat e regjistrimit te anetareve te minoritetit grek ne vendin tone, si reagim sipas te mos perfshirjes se tyre ne Censusin e muajit Tetor 2011.
    Ne nje deklarate per mediat, Vasil Bollano ka bere me dije se sipas te dhenave te ketij regjistrimi janë plotësuar 286.852 pyetësorë individualë prej të cilave 30% ose 86.000 në mënyre elektronike.

    Deklarata e plote
    Mbas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të OMONOIA-s, për mospërfshirjen e anëtareve të Minoritetit Etnik Grek në Census e muajt Tetor 2011, për shkak të problemeve të shumta juridike politike e praktike, ky organ vendosi që të realizoj vetë regjistrimin e anëtareve të saj kudo qe ata ndodhen.
    Rezultatet e përgjithshme që dolën nga ky proces janë shprehje e madhësisë numerike e njëkohësisht edhe shpërndarjes gjeografike të Minoritetit Etnik Grek.
    Janë plotësuar 286.852 pyetësorë individualë prej të cilave 30% ose 86.000 në mënyre elektronike. Shpërndarja, kujdesi në plotësim dhe grumbullimi i pyetësorëve u bë në bazë vullnetare nga degët e OMONOIA-s që funksionojnë në të gjitha qarqet e vendit, duke minimizuar koston e ndërmarrjes së këtij procesi. Vlerësimet e specialistëve të realizimit të këtij procesi tregojnë se janë përfshirë 85% e pjesëtarëve të Minoritetit Etnik Grek në këtë proces.
    Nga përpunimi fillestar del se 50% e pjesëtarëve të Komunitetit Etnik Grek ka po thuajse qëndrim të përhershëm në Greqi, por ndërkaq mbajnë kontakte shumë të mira me vendlindjen sepse mbi 70% e tyre vizitojnë më shumë se sa tre here ne vit vendet e origjinës.
    Janë plotësuar në degët e OMONOIA-s qarku Vlore 85.841 pyetësorë individualë, dega e OMONOIA-s Gjirokastër 51.067, dega e OMONOIA-s qarku Korçe 33.561 dhe në pjesën tjetër të territorit me pikë referimi Kryeqytetin Tiranë 32.298, ndërkaq pjesa tjetër e pyetësorëve u grumbulluan në Greqi, shtete të ndryshme të Evropës, SHBA etj.
    Theksojmë se në këtë proces u përfshi sigurisht edhe diaspora e vjetër.
    Përsa i përket një elementi tjetër themelor në identifikimin e Minoritetit Etnik Grek, atë të besimit fetar, del se i janë përgjigjur mbi 90% ose 259.000 persona se janë të besimit të Krishterë Orthodhoksë.
    Në procesin për deklarimin e gjuhës amtare 65% ose 186.454 deklaruan si gjuhe amtare greqishten, në pjesën tjetër mbizotëron Vllahishtja me njohuri paralele të Greqishtes dhe Shqipes.
    Njëkohësisht procesi solli në dritë gjithashtu një të dhënë demografike që lidhet me vendbanimin e popullsive helen, 60% banojnë në fshatra dhe 40% në qytete të ndryshme.
    Rezultatet e Regjistrimit të Pjesëtarëve të Minoritetit Etnik Grek në Shqipëri, që u bë nga BDMEG OMONOIA, do të përbejnë një udhërrëfyes për jetën e saj të brendshme dhe përpunimin e qëndrimeve të saj.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: OMONIA, census për minoritetin grek: 186.454 vetë deklaruan gjuhë amtare greqish

    Kjo eshte sinqerisht qesharake . Numri ne fakt i grkerve nga 29.000 ka zbritur ne 22.000 per 2013 duke marre trendin historik te uljes se popullates.

    Keto jan pacavure te nje minoriteti qe eshte under extinction , ne permasa gallopante . Kjo per faktin se ky eshte minoritet i krijuar artificial .

    22.000 mij jeni , sa nje fshat i madh .

    Te lutem here tjeter sille dicka me serioze se budallaliqe te nxjerra nga b.tha e bollanos . Sepse edhe une mund te beje bje pacavure edhe ta nxjerr populsine e shqiperise 5 miljard ose sa 80 % e globit .

    sci fi te tipit me qesharak qe te bene te ndjesh keq ardhje per argatet e grekerve .

    Vetem nje gje serjoze , bollano ose aj qe e shkruajti kete pacavure duhet te ndiqet penalisht per shkak te aludimit qe u behet shqiptareve ortodoks .

    Ju ha b.tha ketyre me duket .

    Nejse thjesht qesharake nuk ja vlen per me shume

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar IllyrianPatriot për postimin:

    Gentian_gr (13-12-2013)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: OMONIA, census për minoritetin grek: 186.454 vetë deklaruan gjuhë amtare greqish

    Bollano e ka gabim !
    Nga nje census dhe numerim qe i kam bere une , popullsi greke ne Shqiperi jane 2.400.000 banore , popullsi vllahe ose arumune jane 300.000 banore dhe popullsi rome jane 100.000 banore !
    Nga keta 2.800.000 banore 2.400.000 kane gjuhe te nenes greqishten e lashte , 300.000 te tjere e flasin kete gjuhe por per gjuhe te nenes kane vllahishten ndersa 100.000 te tjeret kane gjuhe te nenes jevgjitishten (duke futur per 64.000 egjiptianen e vjeter dhe per 36.000 greqishten e sotme) !

    Prandaj shteti shqiptar duhet t'i marre ne konsiderate te drejtat e pakicave kombetare , sidomos ato te pakices rome , meqenese me shtetin kombetar te ketyre jemi dhe fqinje ! kjo i sherben fqinjesise se mire !

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar violativo për postimin:

    Gentian_gr (13-12-2013)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •