Rama: Gjendja ekonomike, me e vėshtirė nga sa e prisnim. Mbajmė premtimet, rishohim taksimin
TIRANE- Pėr tė sjellė nė rregull librat e llogarive dhe pėr tė pastruar llogaritė e trashėguara na duhet tė rishikojmė sistemin tonė tė taksimit. Kėshtu u shpreh kreu i qeverisė, Edi Rama nė mbledhjen e Kėshillit Ekonomik Kombėtar, nga ku tha se vendit i duhet njė taksim i ndershėm.
Kush fiton mė pak paguan mė pak, kush fitonė mė shumė, paguan mė shumė dhe pėr 95% do tė ketė ulje taksash. Sė dyti, ne e kemi thėnė mė parė dhe sigurisht do ti qėndrojmė edhe kėtij zotimi se, do tė kėrkojmė mė shumė nga kompanitė. Taksa e sheshtė 10% pėr ne nuk pėrmbush as qėllimin pėr tė cilin ėshtė vendosur dhe as, aq mė pak, qėllimin tonė pėr njė sistem taksimi tė ndershėm, nė kushtet kur duhet tė pėrballemi nė njė mal me borxhe qė kemi para rrugės tonė, dhe duhet ta heqim nga rruga jonė dhe njėkohėsisht nė kushtet kur duhet tė konsolidojmė sistemin tonė tė taksimit tė ndershėm. Taksa 10% ka qenė fasadė pas sė cilės 95% janė ndeshur me njė forcė abuzive qė forcėrisht i ka detyruar tė paguajnė mė tepėr, pėr llogari tė pushtetit, korrupsionit, apo paaftėsisė.- tha Rama.
Nė krye tė fjalės sė tij, kryeministri Edi Rama tha se me ardhjen nė pushtet e dinim se rruga pėr tė rimėkėmbur ekonominė do tė ishte e pėrpjetė, por fakt ėshte, theksoi ai, se ajo ėshtė ende mė e pėrpjete se sa e parashihnim.
Kryeministri tha se qeveria e mėparshme ka qenė e papėrgjegjshme, me njė program butaforik investimesh, ngritur mbi borxhe dhe njė administrim tė papėrgjegjshėm tė tė ardhurave. Megjithatė, theksoi ai, qeveria jonė do tė punojė me njerėzit dhe pėr njerėzit qė ta forcojė ekonominė, pasi ne jemi njė qeveri e pėrgjegjshme, dhe nuk do tu ikim pėrgjegjėsive tona.
Unė jam kėtu pėr tju thėnė tė gjithėve se kjo qeveri ėshtė kėtu pėr ti zgjidhur problemet e trashėguara dhe pėr tė ndėrtuar hap pas hapi rrugė arritjesh tė reja pėr shqiptarėt. Ne nuk jemi kėtu pėr tė lėnė pas tė papėrfunduar projektet qė kemi trashėguar nė njė gjendje tė mjerueshme, as pėr ti hedhur nė kosh tė gjitha mundimet, tė gjitha paratė qė janė shpenzuar pėr tė nisur ato projekte, ne do ti mbarojmė projektet qė kemi trashėguar dhe do tė jemi tė gatshėm qė tė vazhdojmė me financimin projekteve tė reja qė do tė bėjnė tė mundur mishėrimin e aspiratave tė njerėzve pėr njė Shqipėri me edukim mė tė mirė, shėrbime mė cilėsore, jetike, energji, ujė, ilaēe, me turizėm me ekonomi prodhuese dhe mbi tė gjitha me punėsim. Ne jemi tė vetėdijshėm qė tė bėsh kėto, duhet nė rradhė tė parė tė pastrojmė llogaritė dhe tė vendosim rregull nė librin e llogarive qeverisėse.- tha Rama.
Qeveria, vijoi mė tej kryeministri, nuk mund tė abuzojė me fuqinė pėr tė marrė borxh, por po pėrgatitemi pėr tė adaptuar njė program qė do tė vendosė njė themel tė fortė, mbi tė cilin vendi mund tė rritet ekonomikisht. Pėr kėtė, tha ai, po punohet intensivisht me FMN-nė, Bankėn Botėrore dhe mė gjerė me faktorin ndėrkombėtarė.
Nė fund tė fjalės sė tij, kreu i qeverisė pėrsėriti edhe njė tjetėr premtim tė dhėnė gjatė fushatės elektorale, kur tha se do tė hiqet taksa e biznesit tė vogėl. Po ashtu, shtoi ai, do tė rrisim nė mėnyrė tė arsyeshme tatimin- fitimin pėr kompanitė, por do tė ulim edhe tatimin- fitimin pėr biznesin e vogėl.
E pranishme ne mbledhjen e Keshillit Ekonomik Kombetar ishte edhe Ellen Goldstain, drejtoreshė e Bankes Boterore pėr rajonin, si dhe ambasadori i BE-se ne vendin tone, Etore Sekui.
Panorama
Krijoni Kontakt