Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 66
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    Rama: Gjendja ekonomike, me e vėshtirė nga sa e prisnim. Mbajmė premtimet, rishohim taksimin

    TIRANE- Pėr tė sjellė nė rregull librat e llogarive dhe pėr tė pastruar llogaritė e trashėguara na duhet tė rishikojmė sistemin tonė tė taksimit. Kėshtu u shpreh kreu i qeverisė, Edi Rama nė mbledhjen e Kėshillit Ekonomik Kombėtar, nga ku tha se vendit i duhet njė taksim i ndershėm.
    “Kush fiton mė pak paguan mė pak, kush fitonė mė shumė, paguan mė shumė dhe pėr 95% do tė ketė ulje taksash. Sė dyti, ne e kemi thėnė mė parė dhe sigurisht do t’i qėndrojmė edhe kėtij zotimi se, do tė kėrkojmė mė shumė nga kompanitė. Taksa e sheshtė 10% pėr ne nuk pėrmbush as qėllimin pėr tė cilin ėshtė vendosur dhe as, aq mė pak, qėllimin tonė pėr njė sistem taksimi tė ndershėm, nė kushtet kur duhet tė pėrballemi nė njė mal me borxhe qė kemi para rrugės tonė, dhe duhet ta heqim nga rruga jonė dhe njėkohėsisht nė kushtet kur duhet tė konsolidojmė sistemin tonė tė taksimit tė ndershėm. Taksa 10% ka qenė fasadė pas sė cilės 95% janė ndeshur me njė forcė abuzive qė forcėrisht i ka detyruar tė paguajnė mė tepėr, pėr llogari tė pushtetit, korrupsionit, apo paaftėsisė.”- tha Rama.
    Nė krye tė fjalės sė tij, kryeministri Edi Rama tha se me ardhjen nė pushtet e dinim se rruga pėr tė rimėkėmbur ekonominė do tė ishte e pėrpjetė, por fakt ėshte, theksoi ai, se ajo ėshtė ende mė e pėrpjete se sa e parashihnim.
    Kryeministri tha se qeveria e mėparshme ka qenė e papėrgjegjshme, me njė program butaforik investimesh, ngritur mbi borxhe dhe njė administrim tė papėrgjegjshėm tė tė ardhurave. Megjithatė, theksoi ai, qeveria jonė do tė punojė me njerėzit dhe pėr njerėzit qė ta forcojė ekonominė, pasi ne jemi njė qeveri e pėrgjegjshme, dhe nuk do tu ikim pėrgjegjėsive tona.
    “Unė jam kėtu pėr t’ju thėnė tė gjithėve se kjo qeveri ėshtė kėtu pėr t’i zgjidhur problemet e trashėguara dhe pėr tė ndėrtuar hap pas hapi rrugė arritjesh tė reja pėr shqiptarėt. Ne nuk jemi kėtu pėr tė lėnė pas tė papėrfunduar projektet qė kemi trashėguar nė njė gjendje tė mjerueshme, as pėr t’i hedhur nė kosh tė gjitha mundimet, tė gjitha paratė qė janė shpenzuar pėr tė nisur ato projekte, ne do t’i mbarojmė projektet qė kemi trashėguar dhe do tė jemi tė gatshėm qė tė vazhdojmė me financimin projekteve tė reja qė do tė bėjnė tė mundur mishėrimin e aspiratave tė njerėzve pėr njė Shqipėri me edukim mė tė mirė, shėrbime mė cilėsore, jetike, energji, ujė, ilaēe, me turizėm me ekonomi prodhuese dhe mbi tė gjitha me punėsim. Ne jemi tė vetėdijshėm qė tė bėsh kėto, duhet nė rradhė tė parė tė pastrojmė llogaritė dhe tė vendosim rregull nė librin e llogarive qeverisėse.”- tha Rama.
    Qeveria, vijoi mė tej kryeministri, nuk mund tė abuzojė me fuqinė pėr tė marrė borxh, por po pėrgatitemi pėr tė adaptuar njė program qė do tė vendosė njė themel tė fortė, mbi tė cilin vendi mund tė rritet ekonomikisht. Pėr kėtė, tha ai, po punohet intensivisht me FMN-nė, Bankėn Botėrore dhe mė gjerė me faktorin ndėrkombėtarė.
    Nė fund tė fjalės sė tij, kreu i qeverisė pėrsėriti edhe njė tjetėr premtim tė dhėnė gjatė fushatės elektorale, kur tha se do tė hiqet taksa e biznesit tė vogėl. Po ashtu, shtoi ai, do tė rrisim nė mėnyrė tė arsyeshme tatimin- fitimin pėr kompanitė, por do tė ulim edhe tatimin- fitimin pėr biznesin e vogėl.
    E pranishme ne mbledhjen e Keshillit Ekonomik Kombetar ishte edhe Ellen Goldstain, drejtoreshė e Bankes Boterore pėr rajonin, si dhe ambasadori i BE-se ne vendin tone, Etore Sekui.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    Pėrse ėshtė i gabuar momenti pėr vendosjen e taksės progresive

    Florjan Salaj

    Qeveria po pėrgatitet me tė gjitha gjasat qė tė aplikojė sistemin progresiv tė taksimit nė ekonomi. Pėr ta miratuar pret miratimin e FMN. Ndėrkohė bizneset dhe ekonomistė tė tjerė kundėrshtojnė kėto masa, duke nėnvizuar riskun potencial qė kėto politika paraqesin pėr sa i pėrket rritjes sė evazionit. Nga ana tjetėr, eksponentėt kryesorė tė qeverisė, prej muajsh, nė publik “evidentojnė” me forcė e bujė tė madhe problemet e mbartura dhe fajet e qeverisė sė shkuar. Ndėrkohė qė shqiptarėt presin me padurim pėr drejtimin ekonomik, qė qeveria me politikat e saj do t’i japė vendit; pra me pak fjalė, tė ashtuquajturin model ekonomik qė eventualisht do tė duhej tė implementohej nė njė vend ku bankat kanė mė shumė depozita se kredi.

    Ky shkrim ka pėr qėllim qė tė evidentojė momentin tejet tė gabuar tė implementimit tė taksės progresive duke iu referuar kontekstit lokal dhe rajonal, duke e trajtuar, njėkohėsisht, si njė ēėshtje qė i pėrket njė problematike mė tė gjerė, qė lidhet pikėrisht me doktrinėn ekonomike dhe/ose modelin qė duhet tė ndiqet.

    Nė fazat e para, qė i paraprijnė lajmit tė miratimit tė pritshėm tė paketės fiskale, qeveria (atėherė ish-opozitė) pėrdori njė argument tejet tė fortė lidhur me favorizimin e dukshėm fiskal tė disa firmave, qė pothuajse nuk paguanin taksa megjithė fitimet e mėdha. Ideja e taksės progresive u paraqit, pėrpos idesė sė njė drejtėsie fiskale, pikėrisht, si njė mjet pėr tė ndėshkuar monopolet dhe bizneset klienteliste.

    Megjithėse mund tė duket e drejtė nė pamje tė parė, aplikimi i kėsaj politike sjell pasoja negative pėr biznesin dhe ekonominė. Ndodh qė “me tė thatin do tė digjet dhe i njomi”; ato biznese qė, dhe mė parė, nuk ishin tė favorizuara, tani do tė kenė vėshtirėsi mė tė mėdha nė akumulimin e kapitalit tė nevojshėm pėr t’u zhvilluar. Pėr kėtė arsye tendenca pėr evazion, pėr tė fshehur tė ardhurat ndaj tatimeve do tė jete shumė e lartė me efekte negative pėr buxhetin. Nė disa shkrime ėshtė nėnvizuar fakti qė problemi real i biznesit nė ekonomi nė qeverinė e kaluar ka qenė konkurrenca e padrejtė, ndaj dhe, duke u nisur nga kjo, pėr tė ndėshkuar bizneset e favorizuara mendoj qė do tė mjaftonte njė rritje e rigorozitetit dhe efikasitetit tė administratės tatimore. Nė kėtė mėnyrė do tė rriteshin tė ardhurat nė buxhet e do tė stimulohej krijimi i njė ambienti biznesi konkurrencial qė, do tė nxirrte bizneset e keqmenaxhuara nga tregu duke nxitur rritjen e kėrkesave menaxheriale e qė kėtej pėr aftėsi dhe kompetenca tė veēanta teknike.

    Njė aspekt tjetėr lidhet me efektet rajonale. Dihet qė nė kushtet nė tė cilat ndodhemi, me njė mangėsi tė theksuar nė kompetenca teknike, krahasuar me vendet e rajonit, investimet e huaja, sidomos joint venture janė fondamentale. Pėrpara se tė hidhte poshtė taksėn e sheshtė, qeveria do tė duhej tė bėnte njė analizė qė pse nuk ka funksionuar dhe nuk solli pėrfitimet dhe investimet e huaja nė njė masė mė tė madhe. Nė teorinė e bashkėpunimit ndėrkombėtar tė ndėrmarrjeve theksohet rėndėsia qė zė nė vendimmarrjen e investuesve tė huaj perceptimi i faktorėve ekonomikė dhe shoqėrorė, burokracia, kultura afine dhe kultura sipėrmarrėse. Nė kushtet kur problemet qė kemi pasur brenda vendit i kemi transferuar dhe nė ambasadat tona, procesi i ndryshimit tė perceptimit tė tė huajve pėr vendin dhe njerėzit nė tėrėsi, ka dashur kohėn e vet, i drejtuar nga shqiptarėt nė tė gjithė botėn.

    Afėr, kemi njė shtet si Italia qė, ende sot, pozicionohet ndėr vendet e para nė botė pėr sa i pėrket GDP, dhe qė karakterizohet, sidomos nė pjesėn veriore tė saj, nga biznese prodhuese, tė cilat i nėnshtrohen njė presioni fiskal tė papėrballueshėm. Ka shumė indikatorė qė tregojnė qė tashmė kėto firma i kanė hedhur sytė, mė sė fundi nga Shqipėria. Jehona pozitive nė mediat italiane pėr kalimin e pushtetit nė mėnyrė tė qetė, dokumentarė pėr italianėt qė punojnė nė Shqipėri, dhe sė fundi, promovimi i jashtėzakonshėm qė ish-kryeministri italian bėri nė kongresin e partisė sė tij (tė pėrbėrė kryesisht nga italianė tė zonave prodhuese te veriut), pėr avantazhet qė ofronte Shqipėria pėr krahun e lirė tė punės, por sidomos pėr taksėn e sheshtė, janė tė gjithė elementė te fuqishėm qė ndikojnė pozitivisht, duke tėrhequr interesin e sipėrmarrėsve italianė. Pra qeveria do tė duhej thjesht tė shfrytėzonte situatėn e krijuar, duke ndėrmarrė ndonjė masė promovuese, pėr pėrthithjen e investimeve.

    Por ē’ndodh nė realitet?

    Do tė rritet tatimi mbi fitimin, duke ndryshuar, nė sytė e njė investuesi tė huaj, perceptimin e vlefshmėrisė sė njė investimi nė Shqipėri. Ėshtė e vėrtetė qė, nga studime tė kryera, niveli i taksave nuk ėshtė mė i rėndėsishmi ndėr problemet e biznesit tė huaj, por kjo, pėr sa i pėrket biznesit tashmė tė implementuar, dhe jo atij qė ėshtė nė fazėn e vendimmarrjes sė delokalizimit tė investimit. Njė ndryshim i normės se taksimit mund tė ndryshojė profilin e riskut tė tij duke bėrė qė tė ndryshojė mendim. Ndėrkohė qė, pa pushim, flitet dhe paraqitet me zė tė lartė gremina nė tė cilėn gjendemi, qė, pėrveēse njė justifikimi eventual pėr humbjen e pavarėsisė nė vendimmarrjet ekonomike nė favor tė FMN-sė, nuk bėn gjė tjetėr veēse largon investuesit dhe kapitalin drejt konkurrentėve tanė kryesorė; Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, Bosnje.

    Duke patur parasysh strategjinė e gabuar tė ndjekur pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja mendoj qė gjithė vėmendja e qeverisė ėshtė pėrqendruar nė nėnshkrimin e akordit me FMN. Negociata, pėr tė cilat, njėsoj si nė rastin e armėve kimike dimė shumė pak, pėrveē faktit qė, megjithėse ende pa u nėnshkruar akordi me FMN, duhet tė presim miratimin e saj pėr buxhetin. Pra mungon tėrėsisht transparenca nė lidhje me tė dhe arsyetimi qė, nuk ka akord ndaj, dhe nuk kemi ē’themi nuk qėndron pasi kėtu e kemi thirrur ne dhe shpresoj qė tė paktėn tė kemi objektiva tė qartė tė cilėt duhet tė ishin shpallur. Dhe, mungesa e transparencės vetėm mund tė dėmtojė ekonominė, duke bllokuar ēdo iniciativė, nė pritje tė drejtimit qė do marrė ekonomia.

    Drejtim qė, pėrsa i pėrket doktrinės ekonomike, pėr fat tė keq, duket se shkon drejt aplikimit tė sė ashtuquajturės “Rregulla e Artė” nė ekonomi sipas sė cilės shpenzimet e qeverisė duhet tė barazohen me tė ardhurat, pėr tė pasur njė rritje “tė qėndrueshme”, nė masėn e shpenzimeve pėr investime tė qeverisė. Ndjekja e kėsaj politike dhe financimet ekskluzivisht pėr infrastrukturėn pėrbėjnė shtyllat e ndėrhyrjes sė FMN-sė. Quhet zhvillim i qėndrueshėm, por do tė thotė, mbi tė gjitha, lėnie jashtė lojės sė instrumenteve monetare nė dispozicion tė institucioneve pėrkatėse, qė mund tė pėrdoreshin eventualisht si leva mbėshtetėse, duke pasur si objektiv zhvillimin.

    Le tė ndalemi pak. Njė politikė e tillė mund tė jetė e volitshme nė vende si Shqipėria e viteve ‘90, ku menjėherė Shqipėria e gjeti veten tė papėrgatitur e tė ekspozuar ndaj vendeve tė tjera, me njė nevojė tė madhe pėr valutė tė huaj. Njė pjesė e mirė e inteligjencės u largua nga vendi dhe nuk ekzistonin figurat dhe tradita pėr menaxhimin e njė ekonomie kapitaliste, tė afta pėr tė krijuar vlerė. Nė kėto kushte ekonomia ishte tėrėsisht e varur nga “bujaria” e donatorėve te huaj dhe ndihmės sė FMN-sė. Ambienti ekonomik ku operohej ishte shumė i thjeshtė e aspak kompleks qė tė kishte nevojė pėr figura tė specializuara.

    Kjo politikė, gjithashtu, sipas njė pjese tė shkollave ekonomike, do tė kishte vlerė nė fazėn e maturimit tė zhvillimit tė njė vendi.

    Shqipėria sot, absolutisht nuk gjendet nė njė situatė tė ngjashme me atė tė viteve ‘90, por nga ana tjetėr, me siguri mund tė themi qė nuk ėshtė nė fazėn e maturimit. Nuk ėshtė komplekse si njė vend i zhvilluar, por kėrkon tė bėhet e tillė. Sot, me kapitalet e krijuara nė banka, me njė shoqėri mė tė hapur, me studentė tė diplomuar nė tė gjithė botėn, Shqipėria gėzon fatin e posedimit tė njė potenciali njerėzor tė jashtėzakonshėm, me eksperienca tė krijuara me anė tė raporteve me kultura tė ndryshme, tė zhvilluara, perėndimore. Por, potenciali i krijuar, nuk mund tė pėrthithet, duke aplikuar ‘Rregullėn e Artė’, qė lejon njė rritje dhe krijim tė ulėt tė kapaciteteve prodhuese industriale e tė shėrbimeve.

    Nėn prizmin e ‘Rregullės se Artė’ qėndron dhe ky tip taksimi progresiv, i vendosur pėr t’u aplikuar nga qeveria, duke menduar se jemi njė vend nė stadet e maturimit, pas zhvillimit, dhe duhet tė kemi prioritet rishpėrndarjen e tė ardhurave. Asgjė nuk ėshtė mė e gabuar.

    Ne kemi fatin qė mund tė mėsojmė si nga eksperiencat pozitive tė vendeve tė tjera ashtu dhe ato negative. Oportunitet e rritjes nė Shqipėri, sot, janė realisht tė larta nėse nuk hallakatemi dhe qepemi pas kujtdo duke thėnė qė nuk kemi ē’tė bėjmė si nė vitet ‘90, pa marrė nė konsideratė, potencialin minerar, energjetik, te kapitalit financiar dhe njerėzor, tė papėrdorur. Do tė ishin realisht shumė tė larta nėse do tė fillohej tė merrej pėrgjegjėsia dhe nė ekonomi, nė mėnyrė tė pavarur, tė guximshme. Dhe mbi tė gjitha profesionale. Nuk ėshtė e pranueshme, dhe nga ana e logjikės financiare, tė ndodhė qė tė paguhet borxhi nė monedhė vendase me borxh nė valutė sado me kosto tė ulėt. Do tė ishin edhe mė tė larta nėse Banka e Shqipėrisė nuk do merrej vetėm me kontrollin e inflacionit dhe mimetizimin e politikave tė saj monetare me ato tė FED apo kujtdo tjetėr duke dalė nga konteksti i realitetit tė kohės mė tė pėrshtatshme dhe i realitetit lokal.

    Si pėrfundim, duke patur parasysh forumet e ndryshme tė thirrura prej kryeministrit, asgjė nuk do tė kishte mė shumė vlerė se promovimi i njė debati real midis ekonomistėve tė rrymave tė ndryshme nė Shqipėri, pėr modelin ekonomik qė duhet ndjekur.

    *Ph.D Florjan Salaj, Pedagog nė Universitetin Europian tė Tiranės.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    Florjan Salaj mundohet ti shpjegoje rilindasit tone kryeminister dale nga bankat e shkolles se Jordan Misjes, se si funksionon ekonomia dhe cilat do te jete konsekuencat e ketij vendimi te qeverise per ekonomine shqiptare. Dhe e mbyll me fjalet se do te ishte mire qe ne vend te kish nje debat mes ekonomisteve per konsekuencat e ketyre politikave mbi sistemin fiskal te vendit.

    Pasojat e takses progresive qe gjithe liberalet e botes e kane shume per zemer?

    Rama thote me lart: "po fitove me shume do paguash me shume", por nuk u thote shqiptareve se si funksionon realisht ky sistem.

    Hasani qe fiton 10 leke do taksohet tek 5%, do sjelli ne shtepi vetem 9.5 leke.
    Beluli qe fiton 50 leke do te taksohet tek 10%, do sjelli ne shtepi vetem 45 leke.
    Veliu qe fiton 100 leke do te taksohet tek 25%, do sjelli ne shtepi vetem 75 leke.
    Shemja qe fiton 1000 leke do te taksohet tek 60%, do sjelli ne shtepi vetem 400 leke.
    Kasemi qe fiton 1500 leke do te taksohet tek 80%, do sjelli ne shtepi vetem 300 leke.

    Dhe keto jane vetem ne nivelin e te ardhurave personale.

    Pasojat per qytetaret e atij vendi?

    - Pjesa derrmuese e qytetareve te atij vendi, qe jane punetore te thjeshte me te ardhura te pakta ose te mesme, do paguajne pak ose aspak ne taksa. Kurse ata qytetare qe kane hapur biznese, ata do te paguajne taksa per gjithe shoqerine. Dhe kur Rama thote qe 95% do t'iu ulen taksat, nenkupton qe 5% e popullsise qe kane marre risqe, kane investuar e hapur biznese te vogla, te mesme e te medha ne vend, ju do te shihni ngritje taksash ne stratosfere pasi ju duhet te paguani sot taksat e asaj pjeses tjeter qe nuk paguan me taksa.

    Si do ta demtoje ekonomine shqiptare?

    - Nese ne 8 vjetet e kaluara qeveria u mundua te shkaterronte ekonomine e zeze duke regjistruar e monitoruar gjithe aktivitetin financiar te biznesit te vendit, me kete vendim Rama i kthen shqiptaret prape ne ekonomine e zeze: nese shteti kerkon te me marri nje perqindje me te larte te fitimit, une si biznesmen jam me i prirur per te mos deklaruar fitimin tim se sa me taksen e sheshte 10%. Dhe nese shteti me vihet pas e me takson rendshem, mua si biznes do te me ngelen me pak te ardhura nga fitimi, qe te mund ti riinvestoj ne biznesin tim qe te rrit xhiron time. Dhe nese shteti behet i bezdishem me taksat dhe ne fund te nje dite te lodhshme pune, une si biznes i vogel marr vetem 6 nga 10 leket fitim te dites, pasi 4 mi merr shteti ne taksa, une do te heq dore fare nga biznesi im i vogel pasi jam me mire te ze nje pune me me pak te ardhura dhe me me pak stres e lodhje. Pra me kete politike shteti takson inisiativen e lire private dhe riskmarrjen ne biznes.

    Si do te demtoje biznesin kjo takse progresive?

    Biznesi i mesem e i madh do te marrin arratine nga Shqiperia. Nese erdhen e investuar ne Shqiperi, e jo ne Maqedoni, Mal te Zi, Greqi apo Kroaci, erdhen pikerisht se Shqiperia kish taksen e sheshte 10%. Qe do te thote, shteti shqiptar taksonte 10% te fitimit e jo 20 apo 30% te fitimit sic e kane vendet fqinje. Me vendosjen e takses se sheshte, keto biznese nuk kane me pse vazhdojne aktivitetin e tyre ne Shqiperi por mund ta zhvendosin ne vendet fqinje qe mund te kene taksa me te uleta. Humbja e Shqiperise, fitorja e fqinjeve. Gjithe ideja e takses se sheshte ishte ti jepte investitoreve private te vendit e te huaj nje shtyse per te ardhur e investuar ne Shqiperi. Me heqjen e takses se sheshte, zere se vete kryeministri u thote ketyre investitoreve: Shkoni e investoni ne nje vend tjeter e jo ne Shqiperi pasi po investuat ketu, ne do t'iu taksojme sa te mundim!

    Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte se kryeministri yne rilindas qe nuk e ka idene si funksionon ekonomia, kujton se te mirat e biznesit privat maten vetem "me te ardhurat qe derdhin ne tatime" si takse. Ajo eshte vetem nje kontribut i biznesit privat, por jo kontributi me i madh dhe me i rendesishem. Kontributi me i rendesishem eshte krijimi i vendeve te punesimit per njerezit ne ekonomi. Nuk eshte shteti qe krijon vende pune, eshte biznesi privat qe hap e puneson njerez, e i paguan keta njerez. Dhe shteti sic takson fitimin e biznesit, takson edhe rrogen qe ai biznes i paguan punetoreve te vete. Kur keto biznese private te mos kene para per te riinvestuar ne zgjerimin e aktivitetit te tyre dhe te hapjes se vendeve te reja pune, ose kur te zgjedhin te largohen nga Shqiperia per nje shtet fiqnj me politika fiskale me te favorshme ndaj biznesit, ku do te perfundojne shqiptaret e punesuar ne keto vende? Ne asistence papunesie ne shtet.

    Jo vetem qe vendosja e takses se sheshte nuk do te ndihmoje me uljen e borxhit te jashtem e rritjen e te ardhurave nga tatimet, por kjo takse do te jete aq regresive sa te ardhurat nga tatimet do te jene me te uleta se vitet e kaluara, per arsyet qe rendita me lart. Ekonomia shqiptare ne vend qe te zgjerohet do te tkurret, aktiviteti ekonomik ne vend do te bier, investimet private te vendit e te huaja do te bien, papunesia ne vend do te rritet. Dhe shqiptaret e papune do te shkojne e punesohen ne biznesin me te mire ne vend, qe nuk paguan taksa fare, biznesin e droges ne Lazarat. E keshtu Shqiperia kthehet ne nje narko-shtet ku prodhimi bruto i vendit nuk matet me sa produkte e sherbime prodhon biznesit privat vendas, por me tonelatat e hashashit.

    Dhe kryeministri yne ia arrin me sukses dites qe ta ktheje Shqiperine ne cifligun e tij, pasi i ka perzene me shkelma gjithe investitoret e huaj!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-12-2013 mė 19:08

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    Takse progresive do te thote bizneset do te rritin cmimet per mallrat dhe serviset.
    Rritja e cmimeve do justifikoje rritjen e rrogave.Kjo do coje ne inflacion,renien e
    vleres se euros dhe lekut.Keto s'jane reforma.shteti don te financoje burokracine
    dhe personelin e tepert ne administrata si brods qe nuk bejne asgje vetem telefona.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    Zbardhet paketa fiskale, ja sa taksa do tė paguajmė nga 1 Janari

    Nga: AURORA SULCE

    TIRANE - Qeveria do tė miratojė tė premten paketėn fiskale, pėr t’i hapur rrugė dėrgimit tė draftit nė komisionet parlamentare. Ministria e Financave, nė bashkėpunim me ekspertėt e FMN-sė dhe Bankės Botėrore kanė hartuar variantin pėrfundimtar tė paketės fiskale.

    Sipas kėtij drafti, pagat deri nė 30 mijė lekė nuk do tė tatohen. Ato nga 30 deri nė 130 mijė lekė do tatohen 13% dhe pėr pagat mbi 130 mijė tatimi do tė jetė 23%.

    Pėrsa i pėrket tatim-fitimit, pėr biznesin e vogėl ai do tė zbresė nga 10% qė ėshtė aktualisht nė 7.5%, ndėrsa pėr bizneset e mėdha do tė jetė 15%. Tatimi mbi vlerėn e shtuar nuk do tė ndryshojė, por do tė mbetet nė 20%, pėrfshi kėtu sektorin e turizmit. Ndėrsa subvencioni i TVSH pėr produktet bazė ushqimore si miell, vezė etj, do tė jetė 10% pėr shtresat e varfra. Gjithashtu, qeveria do tė rrisė subvencionin pėr energjinė elektrike pėr kėtė kategori.

    Rritje do tė pėsojnė edhe akcizat. Kėshtu, duke filluar nga 1 janari akciza e cigareve do tė rritet nga 70 lekė qė ėshtė aktualisht nė 90 lekė pėr paketė. Rritja do tė vazhdojė edhe nė vitet 2015, 2016 dhe 2017 me 10 lekė pėr paketė. Pėr duhanin e dredhur parashikohet dyfishim i akcizės, nga 1500 lekė qė ėshtė aktualisht nė 3 mijė lekė.

    Akciza e alkooleve do tė rritet me 30%, rritje edhe pėr akcizėn e pijeve energjike. Akciza e kafes sė pjekur do tė dyfishohet nga 60 lekė qė ėshtė aktualisht nė 120 lekė pėr kilogram.

    Ndryshime do tė ketė edhe te taksat kombėtare. Sipas paketės fiskale, taksa e qarkullimit rrugor qė paguhet nė ēmimin e ēdo litri karburant do tė rritet me 10 lekė. Pra, nga 7 lekė qė ėshtė aktualisht do tė bėhet 17 lekė si pėr naftėn, ashtu edhe pėr benzinėn.

    Tatimi mbi pagat
    30 mije leke 0 tatim
    30-130 mije leke 13% tatim
    Mbi 130 mije leke 23% tatim

    Tatimi mbi fitimin
    Biznesi i vogėl ulet nga 10 ne 7.5%
    Biznesi i madh rritet nga 10 ne 15%

    Niveli i akcizave
    Cigaret rritet nga 70 ne 90 leke/pakete
    Duhani i dredhur rritet nga 1500 ne 3000 leke/kg
    Pijet alkoolike rritet 30%
    Kafja e pjekur rritet nga 60 ne 120 leke/kg

    Taksa e qarkullimit
    Nafta dhe benzina rritet nga 7 ne 17 leke/liter.

    BallkanWeb

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Takse progresive do te thote bizneset do te rritin cmimet per mallrat dhe serviset.
    Rritja e cmimeve do justifikoje rritjen e rrogave.Kjo do coje ne inflacion,renien e
    vleres se euros dhe lekut.Keto s'jane reforma.shteti don te financoje burokracine
    dhe personelin e tepert ne administrata si brods qe nuk bejne asgje vetem telefona.
    Asnjeher si kam kuptuar kodin e taksave ne Shqiperi. A eshte taksa progresive njelloj si sales tax ketu????
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    Berisha: Njeriu qė po ofronte 95% ulje taksave, po u ofron 100% rritje tė cmimeve

    TIRANĖ-Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisė, Rama pėr mashtrim tė gjithė shqiptarėve, pėr politika rrėnuese ndaj tyre, jo vetėm pėr mos ulje taksash si premtoi, por pėr rritje tė cmimeve, pėr spastrim tė administratės dhe minim tė statusit tė vendit kandidat.

    “Jam kėtu pėr tė denoncuar publikisht njė vello tė zezė mashtrimi qė po mbulon vendin nga kryekreu qė e ka shndėrruar qeverinė nė njė fabrikė mashtrimesh tė paimagjinueshme. Njeriu qė do u premtonte shqiptare 95% ulje taksave, po u ofron atyre 100% rritje tė pamėshirė tė cmimeve”, tha Berisha.

    Berisha akuzoi qeverinė pėr paaftėsi nė hartimin e buxhetit, i cili edhe pse nė tejkalim tė tė gjithė afateve ligjore nuk po vjen ende nė Kuvend.

    Mė tej, referuar njė letre nga njė nxėnėse 14- vjecare, e cila ankohej pėr largimin nga puna tė drejtoreshės dhe pėr pamundėsi tė dėrgimit tė njė mesazhi nė FB, Ramės, pasi e ka fshire ate opsion, ka thėnė se kėto janė politika shumė shqetėsuese. “Kėto janė shkak qė njė grup vendesh shprehėn tė pavendosura pėr statusin e Shqipėrisė nė BE”, tha Berisha.

    (d.b/BalkanWeb)

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    Biznesi, kundėr rritjes nė 15 pėr qind tė tatimit mbi fitimet e kompanive

    Biznesi, kundėr rritjes nė 15 pėr qind tė tatimit mbi fitimet e kompaniveTIRANE-Pėrfaqėsues tė shoqatave tė biznesit kanė kundėrshtuar dje planin e qeverisė pėr tė rritur nė 15 pėr qind tatimin mbi fitimet e kompanive. Sipas tyre, njė masė e tillė do ta ndikonte te tkurrja e investitorėve tė huaj, ndėrkohė qė nga ana tjetėr do ta vinte biznesin shqiptar nė pozita dizavantazhuese nė raport me vendet e rajonit.

    Sipas kreut tė "Biznes Albania", Luan Bregasi, qeveria mund tė ndjekė rrugė tė tjera, siē ėshtė lufta ndaj korrupsionit e informalitetit pėr tė rritur tė ardhurat nė buxhet. "Pėrmirėsimi i administrimit tė sistemit tė taksave dhe tė tatimeve, qė pėr ne mund tė ketė rezerva mė shumė se sa e ardhura qė mendohet tė krijohet nė buxhet nga rritja e taksave, zhbėrja e koncesioneve dhe secila nė mėnyrė indirekte kanė rritur kostot dhe ne jemi gati qė kėto kosto edhe mund tė qėndrojnė nė skemė kėtė vit, por jo t'i marrin koncesionarėt lekėt qė ne paguajmė, por t'i marrė buxheti i shtetit. Rruga tjetėr sipas pikėpamjes sonė ėshtė lufta kundėr korrupsionit. Njė moral i ri i qeverisjes do tė rriste nė mėnyrė automatike tė ardhurat nė buxhetin e shtetit", thotė Luan Bregasi, nga "Biznes Albania".

    Sipas pėrfaqėsuesit tė Dhomės sė Tregtisė, Nikolin Jaka, kjo do tė ketė pasoja negative pėr ekonominė. "Nė radhė tė parė me ēfarė duhet t'i presim investitorėt e huaj, nė radhė tė dytė, si do ta krijojmė besimin pėr tė investuar nė Shqipėri dhe nė radhė tė tretė, duhet tė shohim dhe duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm me konkurrencėn e rajonit, pasi Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipėria duhet tė kenė tė njėjtin treg dhe konkurrencė nė paraqitjen e paketave fiskale. Nė rastin konkret, Shqipėria po e thyen kėtė konkurrencė, po e rrit dhe unė shpresoj qė kjo tė mos ndodhė tė paktėn pėr 2014-ėn, derisa tė kemi njė formalizim tė ekonomisė dhe derisa tė kemi reformat rregullatore", tha kryetari i Dhomės sė Tregtisė, Nikolin Jaka.

    (d.b/BalkanWeb)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    Taksa progresive, Crowford: Do ndikojė direkt te konsumatori

    Taksa progresive, Crowford: Do ndikojė direkt te konsumatoriTIRANĖ- Ēėshtja e taksave dhe paketa fiskale ishte fokusi kryesor i emisionit “Tė bėsh Ekonomi” tė gazetares Aurora Sulēe. Tė ftuar pėr tė diskutuar lidhur me taksėn progresive janė Nezir Haldeda Ish-zėvėndėsministėr i Financave, Artan Gjergji Ekspert pėr ekonominė, Zef Preēi Ekspert pėr ekonomine, Mark Crowford President i Dhomės Amerikane tė Tregtisė.

    Presidneti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi u shpreh se nė mbledhjen e Kėshillit Ekonomik Kombėtar pritej qė qeveria tė prezantonte njė paketė tė re fiskale. Por sipas tij ishin vetėm dy tre elementė qė duhet tė mbaheshin mend.

    “U prit me shumė interes mbledhja e Kėshillit Ekonomik Kombėtar sespe kishte interes kush do tė ishte paketa fiskale. Nuk ėshtė se pati shumė shifra. Dy tre elementė ishin pėr tu mbajtur mend.Taksimi progresiv pėr tė ardhurat personale dhe tatim fitimi 15% pėr tė gjitha kompanitė. Ne prisnim qė tė kishte tė reja sepse PS kishte deklaruar gjatė fushatės qė do aplikonin sistem tė ri taksash por realisht ne bėmė debat nė kėshillin ekonomik kombėtar qė buxheti tė jetė mė i madh. Edhe pėr shkak tė vėshtirėsive dhe borxhit tė madh qė ėshtė kryesisht pėr shkak tė kontratave tė mbyllura nga privatėt. Debat pėr rrugėn e tė ardhurave nė buxhetin e shtetit. Pėrmirėsimi i administrimit tė sistemit tė taksave. Rrit pjesėmarrėsit nė skemėn e tatimeve dhe taksave. Nuk e rėndon barrėn e re fiskale vetėm te kompanitė qė janė tashmė nė tre.”- deklaroi Bregasi.

    Ai theksoi se eshte e nevojshme te ngrihen disa objektiva pasi njė pjesė e mirė e tregut ėshtė informal. "Nuk ėshtė ēudi qė tė rritet tatimi mbi fitimin. Shumė vende tė BE e kanė 60-70%. Problemi ėshtė se si ėshtė mė mirė qė tė ecė ekonomia shqiptare dhe tė administrohet kjo situatė. Mirėkuptojmė qeverinė pėr vonesėn dhe kohėn pasi nuk bėhen shpejt e shpejt kėto gjėra. Por mendoj se duhet menduar mė mirė pėr rrugėt efikase pėr rritjen e buxhetit tė shtetit. Administrimi dhe menaxhimi janė ēėshtje qė duhen rregulluar, sė dytė zgjerimi taksės. Jemi njė treg informal, do tė ishte shumė mirė qė tė vinim disa objektiva. Sė treti futja nė skemėn e tvsh tė prodhimeve bujqėsore dhe blegtorale qė pėrbėjnė 30 % tė prodhimit tė brendshėm bruto, lufta ndaj korrupsionit, e cila do tė rrisė tė ardhurat rreth 100 milionė dollarė mė shumė."- u shpreh Bregasi.

    Sipas Presidentit tė Dhomės Amerikane tė tregėtisė taksa progresive dhe ndryshimi i sistemit tė taksimit do tė ndikojė direkt te konsumatori. “Ndryshimi i taksave tė tjera do kalojė direkt te konsumatori. Rritja e akcizės do tė thotė mė pak njerėz mė kafe dhe mė shumė njerėz nė punė. Por nuk e di nėse do ketė kėtė efekt nė Shqipėri. Ne jemi duke shikuar gjėrat, thjesht po menaxhojmė kohėn, do tė japim detaje mė vonė. Ne po presim ndryshimet. Kemi disa anėtarė qė janė nė bursėn e huaj dhe ata nuk mund tė flasin pėr buxhetin e tyre pa ditur sa janė taksat nė Shipėri. Ėshtė thėnė qė do merret vendimi, duhet parė se kur do tė implimentohet. Pas vendimit na duhet kohė pėr tė vepruar. Pa shikuar buxhetin vėshtirė tė flas. Ne si biznes na duhet njė buxhet, njė bilanc, nėse ėshtė jashtė bilancit tė shikojmė pėrsėri. Ne jemi tė gėzuar kur shohim prezencėn e FMN-sė ne i duam ata, por nuk duam kushtet e tyre.” - u shpreh ai.

    Ervin Bushati, Sekretar pėr Ēėshtjet Ekonomike nė PS e cilėsoi njė premtim tė mbajtur taksėn progresive. “Jemi nė njė fazė tė kalimit nė njė situatė tjetėr. Legjitimiteti i kėtij premtimi tė mbajtur tė njė maxhorancė super tė konfirmuar tregon se ka njė mbėshtetje tė fortė. Kemi mbėshtetjen mė tė gjerė tė shqitarėve.”

    Mė tej nė analizėn e tij Bushati saktėsoi se nuk ka njė ēelės magjik pėr paketėn fiskale. “Nuk ka njė ēelės magjik pėr tė zgjidhur situatėn. Tė mos mendojmė se kemi gjetur ēelsin pėr tė zgjidhur paketėn fiskale, por pa pasur infrastrukturėn ėshtė e vėshtirė. Taksa e sheshte e implimetuar nga qeveria e shkuar nuk solli atė qė pritej, nuk pati rritje tė punėsimi, nuk pati rritje tė aktivitetti tė zhvillimit ekonomik. Tė mos harrojmė njė qeveri nuk ėshtė thjeshtė aksionere, por ka njė vendimmarrje mė tė gjerė tė cilat nuk janė thjesht biznesi. Nuk mund tė ketė mė shumė biznese se sa punėtore. Paradoksale tė thuhet qė do tė dėmtohet shtresa e mesme. 95% e shiptarėve do tė paguajnė mė pak. Pjesa mė e madhe e shqiptarve deri tė niveli i 130 mijė lekė nė muaj nuk quhet shtresė mesatare, por ėshtė njė rrogė e mirė pėr njė familje nė Shqipėri.”

    Ai argumentoi se taksa progresive ka qenė edhe mė parė e suksesshme dhe se shumė vende tė botės e praktikojnė atė. “Taksa progresive ka qenė pėr historinė mė tė gjatė nė shqipėri, taksa e sheshte ėshtė aplikuar pėr njė kohė tė shkurtėr. Shumica e vendeve tė botės kanė taksė progresive. Biznesi ėshtė motorri i ekonomisė.”

    Ish -zėvendės ministri i Financave Nezir Haldeda u shpreh se me taksėn Progresive tė gjithė do paguajnė mė shumė.
    “Biznesi kėrkon tė ketė vazhdueshmėri. Nuk mund tė bėhen gjėrat pėr dy ditė, pėr dy muaj. Po ti referohemi programit ekonomik tė Partisė Socialiste vėshtirėsia kryesore ėshtė kuadrimi i premtimeve me numrat dhe tani vijnė e thonė jo po FMN jo po Banka Botėrore. Taksa e shehstė ka demostruar pozitivitet nė ekonomi. Redukton evazionin fiskal. Ndihmon fuqishėmm nė formalizimin e ekonomisė. Me taksėn progresive tė gjithė do paguajnė mė shumė."

    Sipas tij problemi mė i madh ėshtė performancė shumė e dobėt fiskale. "Ndryshimi i nivelit tė taksave lidhet me funksionin rishpėrndarėse qė kryejnė taksat. Me informacionin e mangėt qė kemi nėse rritet tatimi mbi velrėn e shtuar qoftė edhe me 1 % nė fund tė fundit kjo ngarkesė fiskale do shpėrndahet mbi konsumatorėt. "

    Eksperti Preēi theksoi se Shqipėria ka konsumuar stimulin fiskal nuk ka mė mundėsi tė uli taksat. "Jemi nė njė situatė staniacioni dhe parashikimet janė tė tilla edhe pėr 2 vite tė tjera. Investimet nė vendin tonė shihen si nė rajon dhe jo si njė vend i veēantė. Ėshtė kollaj ta vendosėsh vetėn nė rolin e mbledhėsit tė taksave. Nga njėra ana premtohen 300 mijė vende punė, nga ana tjetėr rritja e taksave. Njė ekonomi qė ėshtė 80% private, shpėtimi duhet kėrkuar pikėrisht tek privati."

    Sipas ekspertit Artan Gjergji taksa e sheshtė dėshtoi pėr shkak tė krizės ekonomike. Ai shprehet se taksa progressive ėshtė njė vendim i nxituar i qeverisė.

    “Argumentet qė jepen nga maxhoranca janė qė taksa e sheshtė dėshtoi. Ėshtė arsyetim i gabuar sepse shohin vetėm rezultatin. Sistemi I taksės sė sheshtė nuk pati kohė tė testonte vetveten. Arsyeja kryesore e dėshtimit tė taksės sė sheshtė ėshtė kriza. Njė tjetėr argument i rėndėsishėm ėshtė administrimi fiskal. Dėshtimi i taksės sė sheshtė ėshtė dėshtim nė administrimin fiskal .Taksa progresive ėshtė njė veprim i nxituar. Nė pjesėn teknike ėshtė shumė e nxituar siē e shohim nuk kemi ende nė publik diēka. Qeveria paraardhėse I dha kohėn e vetė vetvetes pėr tė hartuar hapat pėr tė ndryshuar sistemin fiskal. Ka marrė dy vjet kohe pėr ta studiuar dhe marrė hapat norma. 1 janari i 2015 do ishte koha e mjaftueshme qė qeveria tė merrte hapat e duhura.

    Sipas ekspertit Gjergji rritja nuk ėshtė vdekjeprurėse pėr biznesin, shumė njerėz do tentojnė tė fshehin pagat e tyre, do i ulin ato, do tė humbasė konkurueshmėria nė rajon. "Pse investitorėt tė vijnė nė Shqipėri ku tatimi mbi fitimin ėshtė 15% e tė mos shkojnė nė Maqedoni ku ėshtė 10%. Tė gjitha bizneset qė kanė paguar dhe nuk e kanė ngritur zėrin pėr ata qė nuk paguajnė do t’u duhet tė paguajnė tashmė 15%. Duhet reduktuar informaliteti. Tė bėjmė hapa tė matur dhe tė mendojmė shumė mirė. Tė mos harrojmė qė disa vende kanė edhe politika pėrjashtuese."

    (a.h/a.n/BalkanWeb)

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    TVSH-ja, njė tatim tejet regresiv

    Nga: EDUARD ZALOSHNJA

    Njerėz tė ndryshėm kanė opinione tė ndryshme mbi ēka mund tė quhet taksim i drejtė. Unė, pėr shembull, mendoj se taksim i drejtė ėshtė ai pėrpjesėtimor – as progresiv e as regresiv. Nė pėrpjesėtimorin, ēdo familje kontribuon me tatime e taksa pėr mbajtjen e shtetit nė pėrpjesėtim me tė ardhurat e saj. Nė taksimin regresiv, barra fiskale (si pėrqindje ndaj tė ardhurave) ėshtė mė e vogėl pėr ato familje qė kanė tė ardhura mė tė larta dhe nė taksimin progresiv ndodh e kundėrta.
    Por pavarėsisht se ē’mund tė quajė njėri apo tjetri taksim tė drejtė, qeveria aktuale e Shqipėrisė ka ardhur nė pushtet duke premtuar se do ta ndryshojė paketėn fiskale nė mėnyrė tė tillė qė tė shkohet drejt progresivitetit nė taksim. Dhe duke gjykuar nga informacione qė kanė rrjedhur nė media, duket se pėr tė arritur progresivitetin nė taksim, do tė zbatohet njė tarifė e shkallėzuar mbi tė ardhurat personale dhe mbi fitimet e kompanive, ndėrkohė qė do tė ulet Tatimi i Vlerės sė Shtuar (TVSH) pėr disa produkte bazė tė konsumit.
    Nė letėr, tė dyja kėto ndryshime e shtojnė progresivitetin e taksimit, por nė jetėn reale, mund tė mos e kenė kėtė efekt.
    Sė pari, progresiviteti i tatimit mbi tė ardhurat personale ėshtė i thjeshtė pėr t’u realizuar pėr njerėz qė tė vetmet tė ardhura i kanė nga pagat shtetėrore (sa mė e lartė paga, aq mė e lartė pėrqindja e tatimit). Por nuk ėshtė fare i thjeshtė pėr pagat nė sektorin privat apo pėr tė ardhurat e tjera personale si qiratė, interesat e depozitave bankare, dividendi etj.
    Nė rastin e pagave tė sektorit privat, pavarėsisht ndryshimeve fiskale, punėdhėnėsit do tė vazhdojnė t’u paguajnė tė njėjtėn pagė neto si sot punonjėsve tė tyre, duke futur nė xhep uljen e tatimit pėr pagat nėn 1 milion lekė tė vjetra nė muaj (qė pėrbėjnė shumicėn dėrrmuese tė pagave nė sektorin privat). Ndėrkohė, ata do tė fillojnė tė ulin nė letėr pagat mbi 1 milion lekė tė vjetra, tė cilat mund tė tatohen me pėrqindje mė tė lartė. Tė vetėpunėsuarit do tė mundohen tė raportojnė tė ardhura neto nėn kėtė kufi, nė mėnyrė qė tė paguajnė sa mė pak tatim. Ndėrsa njerėzit qė kanė tė ardhura nga burime tė ndryshme, do tė mundohen tė fshehin disa nga kėto burime ose t’i shpėrndajnė ato nė sa mė shumė tė afėrm, pėrderisa llogaritja e tatimit progresiv pėr totalin e tė ardhurave nga burime tė ndryshme mund tė bėhet vetėm nė fund tė vitit. Ndėrkohė, kompanitė do ta shtojnė punėn me dy bilance, pėr tė fshehur fitimet e tyre.
    Si rezultat, progresiviteti i premtuar nga qeveria mund tė mos realizohet, ndėrkohė qė nė arkėn e shtetit mund tė futen mė pak para nga tatimi mbi tė ardhurat e fitimet...
    Tė kalojmė tani tek TVSH-ja. Aktualisht ajo zbatohet nė masėn 20% mbi ēmimin e shitjes sė pothuaj ēdo produkti e shėrbimi. Pėr shembull, kur paguajmė 50 mijė lekė tė vjetėr pėr energjinė elektrike, i paguajmė shtetit nė formė TVSH-je edhe 10 mijė lekė tė tjera (20% tė 50000), duke e ēuar totalin e pagesės nė 60 mijė lekė tė vjetėr.
    Ky shembull na tregon se njė familje qė ka vetėm 600 mijė lekė tė ardhura neto nė muaj, i paguan shtetit nė formė TVSH-je 100 mijė lekė tė vjetėr nė muaj. Kjo familje nuk ka mundėsi tė kursejė njė pjesė tė tė ardhurave – asaj i duhet t’i shpenzojė tė gjitha ato pėr konsumin e pėrditshėm. Pra, barra tatimore e konsumit pėr kėtė familje ėshtė sa 1/6 e tė ardhurave tė saj mujore.
    Nga ana tjetėr, njė familje qė ka 3 milionė lekė tė ardhura nė muaj, nuk i shpenzon tė gjitha ato pėr konsum – njė pjesė, le tė themi 1.2 milionė lekė tė vjetėr, i kursen. Pėr 1.8 milionėshin qė ajo konsumon, paguan tėrthorazi njė TVSH prej 300 mijė lekėsh tė vjetėr. Pra barra tatimore e konsumit pėr kėtė familje ėshtė sa 1/10 e tė ardhurave tė saj mujore.
    Me pak fjalė, familja e varfėr ka barrė tatimore konsumi sa 1/6 e tė ardhurave mujore, e pasura sa 1/10... Ky ėshtė bash regresivitet i tėrthortė nė taksim!
    Pėr tė zbutur kėtė regresivitet, nė paketėn e re fiskale ėshtė parashikuar qė tė ulet TVSH-ja pėr njė sėrė artikujsh tė konsumit bazė. Por rreziku i njė uljeje tė tillė ėshtė se mund tė shkruhen biskotat pėr bukė dhe zogjtė e pulės pėr vezė, nė qoftė se bukės dhe vezės u ulet TVSH-ja. Pra, mund tė shtohen stimujt sistemikė pėr evazion fiskal, ashtu siē shtohen kėta stimuj nga skema e shkallėzuar e tatimit mbi tė ardhurat dhe fitimet.
    Nė qoftė se qeveria dėshiron ta ulė realisht regresivitetin e TVSH-sė, bėn mirė qė tė ulė pėrqindjen e TVSH-sė pėr tė gjitha mallrat e shėrbimet nė mėnyrė tė njėtrajtshme, pa pėrjashtuar asnjė prej tyre nga tatimi. Aktualisht TVSH-ja realizon pėr buxhetin tė ardhura qė janė sa 8% e PBB-sė. Njė ulje e pėrgjithshme e TVSH-sė nga 20% nė 15% do ta zbriste kontributin nė 6% tė PBB-sė. Kėtė 2-pėrqindėsh tė PBB-sė, qeveria, nė qoftė se ka kėllqe, do duhet ta zėvendėsojė me rritje tė tė ardhurave tė tjera, nėpėrmjet pakėsimit tė evazionit nė tė gjitha hallkat e sistemit fiskal.
    Debati aktual shqiptar pėr progresivitetin e taksimit do tė kishte kuptim, pėr shembull, nė vendet anglosaksone, ku ekziston thėnia “Vdekjes dhe taksave nuk u shpėton dot”. Ndėrsa nė vende si Shqipėria, ku pothuaj ēdokush mundohet t’u shmanget taksave, vlen tė diskutohet sė pari pėr zbutjen e regresivitetit tė taksimit...

    Balkanweb

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Pr/buxheti 2014 - Rritje drastike e Borxhit - Skenar Grek ?

    Tani mua taksimi progresiv me gjene dakort , madje shume dakort .

    Por ka nje problem shume te madhe ketu , qe madje me kujtone skenarin grek .

    Qeveria e kaluar edhe pse e kalbur ne maskimum , borxhin e la diku te 62 % ( nje borxh shume i madhe per standartet tona , por i perbalueshem ) .

    Kurse qeveria Rama , e cone borxhin ne 75 % per 2014 !!!!! Brenda nje viti pa asnje shpjegim , do marr reth 1 miljard dollar borxh !!!!! Kjo eshte e pa shpjegueshme , sidomos kurre nuk parashikohen ndertime te medha infrastukturore .

    Kjo e katandise shqiperine ne nje pozicion , ku falimentimi behet nje skenar i realizueshem . Madje behemi shteti pas greqise qe kemi borxhin me te madhe ne rajon .

    Nuk e kuptoj as nuk e arsyetoj dot , edhe pse jam munduar shume qe te gjej nje arsye per kete ndodhi .

    Viti 2014 do tė shėnojė rikthim nė ritmet pozitive tė rritjes ekonomike, kryesisht nė 6-mujorin e dytė. Tė paktėn ky ėshtė parashikimi qė qeveria ka bėrė nė projekt-buxhetin e prezantuar nė Kuvend qė pritet tė miratohet me 28 dhjetor.
    Referuar parashikimeve tė projektbuxhetit qė edhe nga ekzekutivi aktual u cilėsua si “mė i madhi nė historinė e vendit”, rritja ekonomike do tė jetė 2.1 pėr qind. Por, rritje do tė njohė edhe niveli i borxhit publik, qė vitin e ardhshėm do t’i largohet shifrės optimale duke shkuar nė 74.8 pėr qind. Por, krahas masave tė parashikuara nė buxhet, ekzekutivi shprehet optimist rreth efektit qė do tė ketė paketa re fiskale.
    Kjo e fundit, parashikon ndryshimin e modelit tė taksimit, duke ulur taksimin pėr ēdo pagė nėn 130 mijė lekė dhe duke e rritur atė pėr pagat mbi kėtė nivel. Kjo paketė, ndėr tė tjera, parashikon njė serė lehtėsish fiskale pėr bizneset e vogla e kategoritė nė nevojė ndėrsa pėr bizneset e mėdha, njė ngarkesė fiskale edhe mė tė madhe.
    Ndėrsa shtroi pėr diskutim projektbuxhetin e vitit tė ardhshėm, ministri i Financave bėri publike edhe parashikimet pėr mbylljen e vitit 2013. Referuar pritshmėrive, pėr vitin 2013, rritja ekonomike reale do tė jetė 1.3 pėr qind ndėrsa niveli i borxhit publik do tė jetė nė masėn 69.1 pėr qind.

    Burimi Scan tv
    A ju kujtohet si te gjitha mediat , edhe gazetat si edhe vete Rama , bertiste me te madhe , per borxhin qe ka tejkaluar limitin maksimal ligjor ( 60 % ) .

    Si ka mundesi i njeti person , te marre brenda 1 viti 12 % te ekonomise totale borxh !!!!!

    C fare dreq paska ne tru , se po filloj edhe habitem , sinqerisht .... !

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Pėr: Pr/buxheti 2014 - Rritje drastike e Borxhit - Skenar Grek ?

    qe ne vitin 2012 , shqiperia ka borxhin me te madhe ne rajon madje me diference .

    Kurse ne vitin 2014 kjo shifer do shkoj 75 % . Po na falimentojne nje shqiperi qe gjithmone ka qene e falimentuar . Pas komunizmit , pas 97-es , edhe nje falimentim na duhet .

    Jemi shteti me i varfer ne rajon . Edhe kemi edhe borxhin me te madhe ne rajon !!!! Nje kombinacion fatal !

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837

    Pėr: Pr/buxheti 2014 - Rritje drastike e Borxhit - Skenar Grek ?

    pershtypja e pare ne kete teme eshte mos interesimi apo diskutimi i temes nga anataret e forumit,po te ishte muabet i partis apo liderve do kishte plas dyfeku
    saper temen shqiperi e falimentuar ka qene per vet faktin se nuk kemi asnje stategji per ekonomin pervec emigracionit (qe dhe ai po shteron)dhe ato investime qe jane bere shumica ne infrastrukture ,jane bere me nje cilesi e dobet(qe mbas nje periudhe do duhet te ri infestohet)ose me keqja eshte investuar nga 2 here

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Pr/buxheti 2014 - Rritje drastike e Borxhit - Skenar Grek ?

    Citim Postuar mė parė nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    qe ne vitin 2012 , shqiperia ka borxhin me te madhe ne rajon madje me diference .

    Kurse ne vitin 2014 kjo shifer do shkoj 75 % . Po na falimentojne nje shqiperi qe gjithmone ka qene e falimentuar . Pas komunizmit , pas 97-es , edhe nje falimentim na duhet .

    Jemi shteti me i varfer ne rajon . Edhe kemi edhe borxhin me te madhe ne rajon !!!! Nje kombinacion fatal !
    pse ben lojen e naivit?
    a se di ti per ke punon edvin rama?
    sa ishte berisha shtronte rruget, bente shkolla, ngrinte rrogat, burgoste kriminelet
    ndersa ky tradhtari tha sot asnje meter rruge s`do shtroj, ata me te suksesshmit do taksohen, investitoret e huaj do largohen, cmimi i naftes do rritet
    ky po u thot shqiptareve troc ; jeni budallenj, ja u futa sa krahu, do u bej te hani ne kazane plehrash.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Pr/buxheti 2014 - Rritje drastike e Borxhit - Skenar Grek ?

    po mire mo po ku i gjeni keto shifra???? pse genjeheni gjithmone pa pare e ditur gje. kriza eshte per te varfrit dhe keta po vdesin...po tallin menderen dhe duhet tu besojme?????
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  16. #16
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Pr/buxheti 2014 - Rritje drastike e Borxhit - Skenar Grek ?

    Citim Postuar mė parė nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    Tani mua taksimi progresiv me gjene dakort , madje shume dakort .

    Por ka nje problem shume te madhe ketu , qe madje me kujtone skenarin grek .

    Qeveria e kaluar edhe pse e kalbur ne maskimum , borxhin e la diku te 62 % ( nje borxh shume i madhe per standartet tona , por i perbalueshem ) .

    Kurse qeveria Rama , e cone borxhin ne 75 % per 2014 !!!!! Brenda nje viti pa asnje shpjegim , do marr reth 1 miljard dollar borxh !!!!! Kjo eshte e pa shpjegueshme , sidomos kurre nuk parashikohen ndertime te medha infrastukturore .

    Kjo e katandise shqiperine ne nje pozicion , ku falimentimi behet nje skenar i realizueshem . Madje behemi shteti pas greqise qe kemi borxhin me te madhe ne rajon .

    Nuk e kuptoj as nuk e arsyetoj dot , edhe pse jam munduar shume qe te gjej nje arsye per kete ndodhi .



    A ju kujtohet si te gjitha mediat , edhe gazetat si edhe vete Rama , bertiste me te madhe , per borxhin qe ka tejkaluar limitin maksimal ligjor ( 60 % ) .

    Si ka mundesi i njeti person , te marre brenda 1 viti 12 % te ekonomise totale borxh !!!!!

    C fare dreq paska ne tru , se po filloj edhe habitem , sinqerisht .... !
    Me ato 1 miljard Rama do mbuloje shpenzimet per
    1.Gruan e tij
    2.Shpenzimet per vilen, mbase ka plan te bleje edhe ndonje Jaht.
    3.Shpenzime udhetimi
    4.Shpenzime per takime dreka darka me aleatet e tij personale, Toni Blerin,per Vladimir Putinin,per Obamen.
    5.Ca para ne nje llogari ne Zvicer lol
    nejse...
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    Thanas, shtrėngo rripin!

    ARTAN HOXHA

    PARAJSA, PURGATORI DHE FERRI FISKAL I KRYEMINISTRIT!
    Mė nė fund, pas shumė pėrpėlitjesh, konfuzioni e (keq)informimi, qeveria miratoi projektin pėr paketėn fiskale dhe buxhetore 2014. Kryeministri shpalli “mė pak taksa pėr 97% tė taksapaguesve”, duke pėrmirėsuar me 2% premtimin e tij elektoral. Njė copėz parajse, pėr momentin modeste, do tė zbresė nė tokė si dhuratė kryeministrore. “Drejtėsi e ndershmėri fiskale. Kush fiton mė pak, do paguajė mė pak”, tha, vendosi e vulosi Ai.
    Edhe ata 3% nuk do tė pėrfundojnė nė ferrin fiskal, por nė purgator. Ngarkesa do t’u rritet ca, por jo aq shumė. Kryeministri vuri dorėn nė zemėr. Nga mirėsia kryeministrore u pėrjashtuan fare pak, dhjetėra syresh, shėrbėtorė tė regjimit tė Saliut, qė ferri i pret me mjete tė tjera alternative, por kėta nuk pėrbėjnė as 0.1% tė totalit.
    Ndaj, ia vlen tė ndriēohet drejtėsia kryeministrore, me ca llogaritje. E ndonėse kemi tė bėjmė me Rilindje alla franga, llogaritjet na duhet t’i bėjmė alla turka, pra me lekė tė vjetra.

    PERFITOJNE APO HUMBASIN ATA ME RROGA TE ULETA E TE MESME?
    Cilido qė sot merr njė rrogė mujore nga 300 mijė lekė deri nė 1 milion e 300 mijė lekė, do paguajė mė pak sesa paguante mė parė, sipas taksės 10%. Pėr dikė me rrogė 400 mijė nė muaj, nė vend qė tė paguajė 40 mijė, do tė paguajė 13 mijė, pra 27 mijė lekė mė pak. Ai me rrogė 500 mijė do tė paguajė 24 mijė mė pak, ai me rrogė 600 mijė do tė paguajė 21 mijė mė pak e kėshtu me radhė. Sa mirė!
    Por, rrogat nuk do tė rriten nė 2014-n dhe me inflacion minimal 2%, rroga do tė vlejė 2% mė pak. Ajo 300 mijė do tė vlejė 6 mijė lekė mė pak, ajo 400 mijė 8 mijė lekė mė pak, ajo 500 mijė 10 mijė lekė mė pak, ajo 600 mijė 12 mijė lekė mė pak e kėshtu me radhė. Zbritini kėto nga pėrfitimi pėrkatės i taksės dhe shihni rezultatin. Sa keq!
    Kėta rrogėtarė, nė shtet a privat, do t’u duhet tė shpenzojnė 100 lekė mė shumė pėr ēdo litėr naftė a benzinė. Se sa karburant shpenzojnė nė muaj e dinė vetė e po vetė mund t’i bėjnė hesapet, por le tė supozojmė se konsumojnė 100 litra nė muaj dhe, pra, do tė shpenzojnė 10 mijė lekė mė shumė vetėm nga rritja e akcizės, shto kėtu edhe efektin e Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar (TVSH), e kjo shumė bėhet 12 mijė lekė, pa llogaritur kėtu rritjen shtesė tė ēmimit si kundėrpėrgjigje e tregtarėve sa herė qė rritet njė taksė. E, nėse rrogėtari nuk ka makinė, le ta bėjė hesapin me rritjen e mundshme tė ēmimit tė biletės me p.sh. 100 lekė, me 2 bileta nė ditė vajtje-ardhje dhe 30 ditė tė muajit qė bėjnė 6 mijė lekė. Zbritini kėto nga pėrfitimi pėrkatės i taksės dhe shihni rezultatin. Sa keq!
    Kėta rrogėtarė nuk kanė mundėsi tė tjera, veēse pėr zbavitje modeste, si p.sh. njė kafe te kafeneja pranė punės apo tek ajo e lagjes e mbrėmjet shpesh i kalojnė te lokali aty pranė duke parė ndeshje futbolli me ndonjė gotė birrė. Se sa do t’u duhet tė shpenzojnė mė shumė pėr shkak tė rritjes sė akcizės, le ta bėjnė vetė llogarinė e ta zbresin nga pėrfitimi i taksės ose tė heqin dorė edhe nga kėto zbavitje. Sa keq!
    Natyrisht qė, kur tė blejnė ilaēe, nuk do tė ketė mė TVSH 10% se ajo do tė bėhet zero, por edhe fondi pėrkatės i subvencionit tė Institutit tė Sigurimeve Shėndetėsore do tė pakėsohet me vlerėn ekuivalente tė kėtij 10%. Qeveria e kaluar e vuri TVSH 10% dhe rriti fondin kompensues tė Institutit. Qeveria e re heq TVSH 10% dhe ul po aq fondin kompensues. Praktikisht dalim nė tė njėjtėn qafė, pa llogaritur kėtu qė ndoshta ēmimi nuk do tė ulet me 10% a ndoshta nuk do tė ulet fare, ndėrsa fondi kompensues ėshtė zeruar tashmė. As mirė e as keq. Nė fakt, mė shumė keq sesa mirė.
    Pas gjithė kėsaj, bėjini hesapet dhe jepini pėrgjigje pyetjes sė shtruar, duke konsideruar edhe lloje tė tjera taksash qė rriten e do t’ju dalė keq e mos mė keq. Pėr mė tė paktit e mė fatlumėt, kokoshi qė do tė pėrfitojnė nga ulja e taksės, nė fund tė llogaritjeve do t’u reduktohet nė ca kaushė kokoshkash.

    PERFITON APO HUMBET BIZNESI I VOGEL?
    Njė biznes i vogėl qė fiton 10 milionė lekė nė vit, do tė paguajė taksė 750 mijė e jo mė 1 milion lekė, pra 250 mijė mė pak nė vit. Sa mirė!
    Por, se sa harxhojnė pėr transport mallrash e furnizimesh apo pėr nevoja familjare, gjithashtu e dinė vetė, por le tė supozojmė 6 litra nė ditė, apo 200 litra nė muaj, apo 2400 litra nė vit dhe, pra, 240 mijė lekė mė shumė vetėm nga akciza shtuar edhe 48 mijė nga shtesa e TVSH mbi akcizėn, e qė vetėm kėto e firuan ē’fitoi nga taksa. Sa keq!
    Kėsaj mund t’i shtohet edhe 2 mijė lekė taksė mė shumė pėr ēdo metėr katror tė dyqanit p.sh. prej 40 metrash pra, 80 mijė lekė mė shumė taksė nė vit dhe biznesmeni del rruar e qethur me kaq e le pastaj nėse konsiderohen edhe efekte tė tjera tė taksave tė ndryshme qė rriten, si ajo pėr sigurimin shėndetėsor e tė tjera gjithashtu. Keq e mos mė keq!

    ME SHUME BARAZI APO PABARAZI?
    Kryeministri e ka quajtur padrejtėsi tė madhe qė dy shqiptarė, qė fitojnė njėri mė shumė e tjetri mė pak, tė paguajnė tė dy 10% tė asaj qė fitojnė respektivisht. Sipas tij, 10% e atij qė fiton mė pak, rėndon mė shumė se 10% e atij qė fiton mė shumė. Ndaj, ai vendosi taksimin progresiv mbi rrogėtarėt. Le tė biem dakord qė njė farė drejtėsie e ndershmėrie nė drejtimin vertikal tė tė ardhurave nuk ėshtė keq dhe ca progresivitet i bėn mirė sistemit.
    Gjithsesi, ky do tė ishte parimi social Nr. 2 i sistemit fiskal, pasi parimi social Nr. 1 i tij ėshtė qė dy njerėz me tė ardhura tė njėjta duhet tė paguajnė tė njėjtėn taksė. Sistemi fiskal i qeverisė, duke dashur tė krijojė drejtėsi e ndershmėri vertikale, ka shkaktuar shumė padrejtėsi e pandershmėri horizontale mes njerėzve me tė ardhura tė njėjta qė do tė paguajnė shuma tė ndryshme taksash.
    Le ta fillojmė qė me taksėn e banesės pėr tė cilėn, taksa e atyre tė ndėrtuara para 1993, pra nė komunizėm, e cila, nga 150 lekė pėr metėr katror nė vit, bėhet 300 lekė duke u barazuar me taksėn e banesave tė ndėrtuar nė kapitalizėm. Nė origjinė, ky diferencim u bė duke konsideruar cilėsitė dhe vlerėn fare tė ndryshme tė tregut mes kėtyre lloje banesash e, kur dihet qė ato tė ndėrtuara nė komunizėm kėrkojnė mė shumė shpenzime mirėmbajtjeje dhe ngrohjeje pėr metėr katror, krahasuar me ato tė ndėrtuara nė kapitalizėm. Nė kėto ndėrtesa jetojnė mė sė shumti rrogėtarėt me rroga tė ulėta e modeste, si edhe tė varfrit, tė cilėve tashmė, krahas taksave tė rritura pėr disa lloje mallrash, u shtohet, pėr njė banesė p.sh. 60 metra katrorė, edhe 9 mijė lekė mė shumė nė vit. A nuk ėshtė ky njė penalizim i atyre qė kanė e fitojnė mė pak, kur fqinjėt e tyre nė lagje me shtėpi mė cilėsore e tė ardhura mė tė larta do tė paguajnė njėsoj pėr ēdo metėr katror e do tė shpenzojnė mė pak pėr mirėmbajtje e ngrohje? A nuk ėshtė kjo nė kundėrshtim me vetė parimin Nr. 2 tė sistemit qė shpall Kryeministri?
    Le tė konsiderojmė njė biznes tė vogėl, p.sh. njė avokat, njė parukier, njė bojaxhi, njė marangoz, elektricist, IT, qė fiton nė vit (diferenca e tė ardhurave me shpenzimet) po aq sa njė rrogėtar, nė shtet a privat, me rrogė mujore 1,5 milionė lekė apo 18 milionė lekė nė vit. Pėr kėtė fitim, kėtyre lloj bizneseve u duhet njė xhiro shumė mė e vogėl se kufiri 80 milionė lekė nė vit, ndaj, kryesisht janė biznese tė vogla. Biznesmeni do tė paguajė nė vit vetėm 1 milion e 350 mijė lekė, ndėrsa rrogėtari do tė paguajė 2 milionė e 112 mijė lekė nė vit. A nuk ėshtė kjo njė shkelje e parimit qė, pėr tė ardhura tė barabarta, taksa duhet tė jetė e njėjtė?
    Njė biznes qė bėn njė xhiro pak mė tė madhe se 80 milionė lekė nė vit e qė fiton p.sh. 15 milionė, do tė paguajė njė taksė 15% ose 2 milionė e 250 mijė lekė ose 2 herė mė shumė se njė biznes qė bėn njė xhiro prej pak mė pak se 80 milionė lekėsh nė vit e qė fiton po aq, pra 15 milionė lekė, i cili do tė paguajė 7.5% tė fitimit ose 1 milion e 125 mijė lekė. Kjo ėshtė njė tjetėr padrejtėsi qė rikthehet pas kaq vitesh dhe njė nxitės i fortė qė shumė biznese tė fshehin xhiron dhe/ose tė ndahen nė pjesė fiktive nė mėnyrė qė tė figurojnė si biznese tė vogla, duke pėrfituar kėshtu nga “sistemi qė prish njeriun”, siē thotė Kryeministri.
    Njė biznes jo i vogėl, qė fiton nė vit p.sh. 20 milionė lekė, do tė paguajė taksė fitimi prej 15%, njė rrogėtar me po aq rrogė vjetore do tė paguajė taksė po aq ose mė shumė, ndėrsa njė individ qė jep me qira prona apo ka nė bankė depozita nga tė cilat merr nė vit 20 milionė lekė, do tė tatohet vetėm 10%, ndonėse biznesit i duhet ta thinjė pėrditė kokėn e rrogėtarit, i duhet tė djersijė nė punė orar pa orar e tė mbajė pėrgjegjėsi, ndėrsa rentieri mund tė gjerbė kafe e tymosė duhan pa e prishur terezinė. Brenda konceptit tė progresivitetit, a nuk duhej tė zbatohej e kundėrta? A nuk ėshtė kjo njė pabarazi e njėherazi nxitje e sistemit nė favor tė dembelizmit e kundra sipėrmarrjes dhe punės, veēanėrisht asaj tė kualifikuar?

    SISTEMI RILINDES VECSE I KEQ EDHE PER EKONOMINE, EDHE PER SHOQERINE
    Qė ky sistem ėshtė kundėr prodhimit, investimit, punės dhe dijes, kėtė e kupton ēdo njeri me dy pare mend nė kokė e pėr kėtė as qė ia vlen tė zgjatesh.
    Por, ky sistem, ndryshe nga ēka propagandohet nga qeveria si njė sistem qė vendos ndershmėri e drejtėsi, ėshtė edhe mė i padrejtė edhe mė i pandershėm se ai i mėparshmi, pasi, nė emėr tė drejtėsisė vertikale nė tė ardhura, krijon diferencime e pabarazi mbi njė parim edhe mė tė madh, atė tė barazisė mes subjekteve me tė ardhura tė njėjta.
    Sė fundmi, paketa fiskale nuk u jep asgjė atyre shqiptarėve me tė ardhura tė ulėta e modeste, ndonėse duket sikur i favorizon. Nė fund, llogaritė dalin se edhe kėta shqiptarė humbasin. Qeveria me njė dorė u jep e me dy duar u merr mė shumė. Lidhur me kėtė ēėshtje tė fundit, mė e ndershme pėr Kryeministrin do tė ishte tė thoshte qė tė gjithė do tė shtrėngojnė rripin vitin 2014, e disave, qė fitojnė mė pak, do t’u duhet tė hapin njė vrimė e ca tė tjerė, qė fitojnė mė shumė, dy e mė shumė vrima e jo tė na shesė, siē po bėn, ferrin pėr parajsė.
    Ndaj, me ca llogaritje dhe analiza, s’po bėj gjė tjetėr veēse po ju rikujtoj fatin e Thanasit tek ai filmi i vjetėr grek qė transmetohej ēdo javė nė kohėn e qepės, film tė cilin grekėt e pėrjetuan nė botėn reale kėto vitet e fundit e qė, me sa duket, do e pėrjetojmė edhe ne shqiptarėt vitin e ardhshėm.

    Panorama

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    Ky eshte skenar grek , qe po gatuhet tani . Me besoni kurre ju theme , qe keto shifra , kete lloj sjellje , kjo arrogance me buxhetin e shtetin , keni per ta pare .

    Dreq o pune me keto shk.rdhata , hiq njerin se eshte shpellar , vurre tjetrin qe eshte psikopat edhe do ta rrenoje ekonomine shqiptare . Jemi 100 vjet mbrapa botes , edhe do shkojme edhe nje shekul mrapa me tej

    Nje fjali e marre nga intervista e ketij Canit .

    Skenari eshte pasi ta cojne 75 % borxhin duke e rritur artificialisht , do vazhdojne me tej , duke e paraqitur ekonomine shqiptare nen potenciale . Pastaj per vitin 2015 do marrin edhe nje hua tjeter sa 10 % te gdp-se , duke e cuar 85 % , nje vit me pas akoma vetem kurre ta shikoni 100 % te falimentuar , edhe me keq se greqia .

    Shikoni si po tenton ti fus genjeshtrat nje nga nje , duke e pershkalezuar situaten .

    Jemi drejt mbylljes sė negociatave me FMN?
    Nesėr kemi takimin pėrfundimtarpėr kėtė ēėshtje dhe konferncėn pėr shtyp. Potencialisht nė tė gjitha kemi rėnė dakord. Paraja ka rėndėsi, por mė rėndėsi ka mbėshtetja morale nga FMN. Ne vazhdimisht kemi thėnė se borxhi ėshtė shumė mė i lartė se ai i deklaruar. Kemi thėnė edhe qė borxhi ėshtė te 100% e GDP, por po e lėmė kėtė. Kur deklaron se borxhi ėshtė i lartė ėshtė tregues themelor nėse njė vend do ngjitet lart apo bjerė poshtė. Duke qenė se do binim nė vlerėsim, na duhej mbėshtetja e FMN pėr t’i treguar botės, se Shqipėria vėrtet ka borxh mė tė lartė, por ka njė program, ka masat e duhura qė deri nė 2018 borxhi do bjerė me 16%.
    - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/can....7Ohq7mTx.dpuf
    Ju te pd-se ku jeni o shumshuma ? C fare dreq po ndodh me ju , beni reagime kot , per gjera kot . Por kurre vjen puna per gjerat me te rendesishme , nuk jeni te afte ta ballafaqoni qeverine e re .

    Po ja u theme , shqiperine do ta falimentojne . Ka gjasa shume te medha , qe ky eshte nje skenar i mireorganizuar . Nje falimentim i shqiperise , do te thote automatikisht , shuarjen e kombit shqiptare .

    C ti besh , kurre e gjithe shoqeria perbehet nga b.thlepirsa , qe per nje karike shesin edhe maman . Kurre nje shoqeri , perbehet nga injorant edhe kriminela qe vrasin njeri tjetrin per nje fjale goje . Keshtu do vijne njerez qe kan me shume qeliza ne tru , duke ju bere sklever te interesave ekonomike .

    Une per ate zot , po haritem deri ne falimentim , do ta heq nenshtetesine shqiptare . Refuzoj te besoj qe i perkas nje kombi injorantesh ( paskam vene edhe kete nickname kurre isha me i ri , naiv , per c fare dreq te jesh patriot i ketij kombi ? c ti mbrosh nje kombi qe nuk ka se te mbroj )

    pfffffff zihuni per portretin e enverit tani , per pallatin e Bashes . Vrisni edhe ndonje deputet tjeter sic ja beret Olldashit , edhe naten e mire . Ky komb nuk ka per tu bere , perfundimisht !

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    C'eshte ky titull teme ketu? Taksa jane ulur per mbi 90% te punonjesve. Jane ulur 7 taksa dhe jane ngritur vetem 4, ajo e qarkullimit te karburantit, ato te alkolit dhe cigareve dhe per ndertesat qe shfrytezohen nga bizneset. Nderkohe qe jane ulur taksat per 97% te punonjesve dhe per biznesin e vogel.

    Motorri PeDe-ist i dezinformimit vazhdon punen i palodhur ne Forumin Shqiptar...
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    zemra e evropes eshte veriu. ngritje e jugut do te thote dobesim i veriut. gjermania, anglia, franca nuk e duan kete prandaj punojne per frenimin e zhvillimit ekonomik ne greqi, kosove, portugali, shqiperi, turqi, kroaci por edhe te italise se jugut. metoda e tyre eshte te vendosin qeveri kukull si kjo e edvin rames.
    nuk eshte normale te godasesh te pasurit sot ne shqiperi, ata te cilet jane motorri i zhvillimit te vendit.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •