Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 66 prej 66
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    e mo mir se edhe kryetarit te PD ne Pogradec nje bombe i hodhen e s'eshte ndonje gje e madhe...Rilindje hesapi...rilindje bombash

    p.s. edhe bomba takse progresive eshte...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ore gesti!

    Perse nuk beson qeverine e Rilindjes? Rilindasi yne tha para kamerave qe "97% te shqiptareve do t'iu ulen taksat". Ti na thua tani qe ato rritjet e taksave do dalin nga xhepi i qytetarit? Po c'pune ka qeveria me cmimet dhe me ata "biznesmenet gjakpires"? Rilindja jone e do popullin, rri pa gjume per popullin. Edhe populli duhet te mesoje ta doje Qeverine. Si e shpreh kete dashuri populli? Duke paguar taksa.

    Sa na vlen shteti shqiptar ne nuk na vlen mireqenia familjare e familjeve shqiptare!

    Ne jemi prere nga ai brume qe per shtetin hame edhe bar e dore nga majmja e shtetit nuk heqim!

    Te na rroje Qeveria!

    Te na rroje shteti shqiptar!

    Ne shqiptaret e thjeshte le te vdesim urie.

    Albo
    Albo nuk po them qe nuk duhet shtet i forte, pasi nje shtet i forte mund te mbroje individet e tij kudo ku jane.

    Une hallin e kam tjeterkund.
    Une kam hall se sa efektiv do jete ky shtet ne vjeljen e ketyre taksave dhe per me teper sa efektiv do jete ky shtet ne kthimin e ketyre taksave ne te mira dhe sherbime per popullin e vet?

    Ne Amerike ku ti jeton, sa % taksa i paguan shtetit (besoj shume me teper se cdo i paguaje shtetit Shqiptar po te ishe ketu)?
    Ndryshimi i vetem eshte se Amerika eshte shume me efektiv si shtet dhe nje % e larte e taksave te njerezve i kthehet mbrapsht ne te mira dhe sherbime nga shteti.

    Nuk eshte se pres cudira nga "rilindja" pasi jane i njejti brum me ata qe iken (sipas mendimit tim te pakten) dhe kete e vertetojne shume fakte dhe vepra te tyre.
    Te pakten deri tani Rama po ben "politike fasadash", te cilen e ka nisur qe kur ishte ne krye te bashkise (ndoshta edhe ngaqe e gjeti arken e shtetit krejt bosh, por gjithsesi disa gjera nuk me kane pelqyer).

    Pres te shoh rezultatet e kesaj politike qe i ka hyre duke nisur qe nga fundi i 2014 duke qene se nuk i mbetet me alibi duke ja vene fajin arkave bosh.
    Sic e thashe vazhdoj te mbetem skeptik ne lidhje me rezultatet e politikes fiskale, por gjithsesi rezultatin do e shohim ne fund te 2014 pasi te gjitha debatet tani jane te kota.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    Citim Postuar mė parė nga gesti_7 Lexo Postimin
    Albo nuk po them qe nuk duhet shtet i forte, pasi nje shtet i forte mund te mbroje individet e tij kudo ku jane.

    Une hallin e kam tjeterkund.
    Une kam hall se sa efektiv do jete ky shtet ne vjeljen e ketyre taksave dhe per me teper sa efektiv do jete ky shtet ne kthimin e ketyre taksave ne te mira dhe sherbime per popullin e vet?

    Ne Amerike ku ti jeton, sa % taksa i paguan shtetit (besoj shume me teper se cdo i paguaje shtetit Shqiptar po te ishe ketu)?
    Ndryshimi i vetem eshte se Amerika eshte shume me efektiv si shtet dhe nje % e larte e taksave te njerezve i kthehet mbrapsht ne te mira dhe sherbime nga shteti.

    Nuk eshte se pres cudira nga "rilindja" pasi jane i njejti brum me ata qe iken (sipas mendimit tim te pakten) dhe kete e vertetojne shume fakte dhe vepra te tyre.
    Te pakten deri tani Rama po ben "politike fasadash", te cilen e ka nisur qe kur ishte ne krye te bashkise (ndoshta edhe ngaqe e gjeti arken e shtetit krejt bosh, por gjithsesi disa gjera nuk me kane pelqyer).

    Pres te shoh rezultatet e kesaj politike qe i ka hyre duke nisur qe nga fundi i 2014 duke qene se nuk i mbetet me alibi duke ja vene fajin arkave bosh.
    Sic e thashe vazhdoj te mbetem skeptik ne lidhje me rezultatet e politikes fiskale, por gjithsesi rezultatin do e shohim ne fund te 2014 pasi te gjitha debatet tani jane te kota.
    Nuk e di se cfare moshe ke dhe nese arrite te jetosh ne sistemin komunist te Enver Hoxhes. Por ai sistem komunist, qe komandonte e kontrollonte cdo aspekt te jetes se shqiptareve, cdo gje e bente "ne emer te Popullit" dhe "ne emer te Pushtetit Popullor". Ne mendjen e komunisteve, eshte "shteti qe vendos se cfare eshte e mire apo e keqe per jeten e qytetarit", dhe qytetaret e atij vendi "nuk jane te zote te jetojne jetet e tyre sic duhet". Kjo eshte aspekti propagandistik i tyre, ajo qe i shesin masave. Mos te perngjan ca me "Rilindjen" e rilindasit tone qeros qe nuk ka punuar nje dite te vetme te jetes se tij ne profesion? Por ne vetvete, arsyeja perse komunistet, socialistet e te majtet "adhurojne shtetin" dhe duan "ta majmin shtetin me taksa", taksa qe dalin nga xhepi i qytetareve, eshte pasi shteti per ta eshte pushtet, pushtet per te kontrolluar dhe dhunuar jeten dhe lirite e qytetareve.

    Nuk jane shqiptaret qe i sherbejne shtetit, eshte shteti qe duhet t'i sherbeje qytetarit. Gjeja me e shenjte ne nje shoqeri eshte jeta e liria e qytetarit, jo mireqenia e shtetit. Shoqerite nuk kane nevoje per "nje shtet te forte", kane nevoje per nje qytetar te forte. Nje qytetar i forte, nje shoqeri me nje shtrese te mesme te forte ku qytetaret e ndertojne jeten e tyre me forcen e mendjes dhe kraheve te tyre, pa qene nevoja te marrin lemoshat e shtetit, eshte nje shoqeri e forte dhe e konsoliduar. Nje shoqeri me shtet social ku shteti merr persiper te "kujdeset" per qytetarin qe nga djepi e derri ne varr, dhe ai qytetari gezon vetem dy te drejta: a) beni sic thone pushtetaret b) paguani sa me shume taksa shtetit, ajo shoqeri nuk eshte e lire dhe eshte e vdekur por e pakallur ne varr. Hidhi nje sy fqinjeve tane te shikosh pasojat e shtetit social ne mentalitetin e njerezve, ne vende si Greqia dhe Italia. Njerez qe e shikojne shtetin si puna e asaj lopes qe te gjithe duam ta mjelim, e te jetojme me qumeshtin e saj pa punuar fare. Kur qumeshti i lopes shterron, vdesin urie pasi kane humbur konceptin elementar te njeriut, jeto duke punuar.

    Kjo nuk eshte ceshtje "taksash", kjo nuk eshte as ceshtje "shteti i forte apo i dobet", kjo eshte nje ceshtje e thjeshte: qeveria aktuale nuk ka prioritet mireqenien e qytetareve, ka prioritet "Pushtetin Popullor". 1 milion qytetare ndeshkuan me vote qeverine Berisha pasi u preken ne familjet e tyre nga kriza ekonomike ne keto 3 vjetet e fundit. Cila eshte pergjigjia qe po u jep Rama per besimin qe i dhane per ti dhene zgjidhje gjendjes se tyre te veshtire financiare? Do rrisim taksat dhe do ti paguajme borxhin biznesit privat.

    Ngulite mire ne mendje: Eshte qytetari qe krijon shtet e jo shteti qytetar! Ashtu si shteti i sherben interesave te qytetarit, e jo qytetari shtetit!

    Albo

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    Ne postimin tim them se shteti duhet te mbroje individin apo ti sherbeje atij, por per kete duhet te jete i forte, dhe eshte individi qe e perben shtetin si duke qene pjese aktive e tij si burim njerezor, ashtu dhe duke paguar taksat qe ky aparat te funksionoje.
    Shteti eshte rregullatori i vetem ne nderkomunikimin ndermjet anetareve te shoqerise, ne zgjidhjet e konflikteve dhe percaktimet e rregullave qe percaktojne se ceshte "normale" per ate shoqeri dhe per rrjedhoje duhet te jete i forte qe te jete efektiv.
    Jam shume i vetedijshem qe nje "shtet i forte" kerkon nje "individ te dobet" dhe anasjelltas, pra jane ne nje perpjestim te zhdrejte.
    Ti thua vetem individ i forte, por po te mos kete shtet i bie qe do kete anarki dhe do mbizoteroje fenomeni i xhungles.

    Ne paragrafin e pare permend shtetin komunist.
    Po te pyes ty meqe jeton ne "vendin me demokratik" ne bote.
    Sa ngjashmeri ka shteti Amerikan i tanishem me shtetin e atehershem komunist? Analizoje njehere situaten ne Amerike apo deri diku dhe ne Europen perendimore dhe bej nje krahasim me ideologjine komuniste.

    Ne lidhje me individin Shqiptar kemi mendime te njejta, duke qene se ne pergjithesi duke u ndikuar edhe nga "formimi socialist", nuk kemi qejf te punojme si dhe cdo gje e presim nga shteti (mundesisht me minimumin e energjive te shpenzuara). NQS nuk je i zoti qe shpatullat e tua te mbajne koken tende, kete nuk mund ta beje askush tjeter. Por ne fatkeqesisht nuk mendojme te punojme por vetem "t'ja fusim sistemit" duke mos kuptuar qe ne fund jemi ne ata qe do e vuajme 10fish.

    Edhe ne lidhje me propaganden e Rilindjes edhe une ashtu si ti jam shume skeptik dhe mosbesues ne lidhje me rezultatet e kesaj politike, por gjithsesi nuk dua te nxitohem ne konkluzione pa pare rezultatet.
    Nuk kam pasur ndonjehere simpati per Ramen, por perderisa KOALICIONIT (dhe jo Rames sic mund tu duket disa rilindasve te Forumit) te tij iu dha mundesia te qeverise me nje diference domethenese, them se duhet te pakten te presim te shohim rezultatet ne 2-3 vitet e para per te arritur ne konkluzione dhe jo te hidhemi ne konkluzione paraprake.
    Une edhe nqs them qe nuk jam dakord me politiken e tij, dhe "analizoj" efektet e politikave te tij ne jetet tona, perseri mund te gabohem (dhe shpresoj te gabohem per hir te gjithe bashkekombasve te mi) dhe ndoshta ai mund te kete te drejte.
    Gjithsesi kete do e tregoje koha.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    nuk jam optimist me keta taksat e reja, le te bej nje llogari te thjeshte per rrogen 42000 leke bruto,me pare taksohej 4200 lek, tani do taksohet 1560 qe dote thote do marr 2600 leke me teper, llogaria , nga data 1 janar jane rritur cmimet, psh veza me 2 deri ne 4 leke, cigarja me 50, alkoli dhe pijet energjike me 50 dhe me shume , nafta me 12-15 leke, sherbimi urban sikur flitet do rritet me te pakten 50%, dhe shume e shume te tjera, keshtu qe 2600 qe fiton nga taksa progresive do me kushtoj 1000 -2000 leke me shtrenjet ushqimore, 1500-2500 me shume cigare dhe alkol, shebimi urban te pakten 700 leke, do te thote qe jam i humbur fitova 2600 dhe humba 3200-5200 leke nga taksat e reja, kurse ata qe e kane bruto nen 30000 leke kane fituar 0 leke, dhe humbin te njejten shume.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Rama: Do rrisim taksat, heqim taksen e sheshte vendosim taksen progresive

    Cani, ndjesė biznesit pėr miratimin e shpejtė tė paketės fiskale: Na detyroi borxhi i lartė

    Ministri i Financave, Shkėlqim Cani u kėrkoi ndjesė sipėrmarrėsve dhe pėrfaqėsuesve tė biznesit pėr miratimin brenda njė kohe tė shkurtėr tė paketės sė re fiskale, tė detyruar siē u shpreh ai nga niveli i lartė i borxhit tė trashėguar. Deklarata e Canit u bė nė Forumin Ekonomik tė organizuar nga Shoqata e Investitorėve tė Huaj nė Shqipėri (FIAA), ku ministri shtoi se pėr paketėn e re fiskale janė diskutuar 28 variante dhe se miratimi sa mė shpejt i saj ishte njė domosdoshmėri.

    “Miratimi i shpejtė i paketės fiskale erdhi pėr shkak tė borxhit tė lartė. Negociuam me BB dhe FMN pėr paketėn fiskale. U diskutuan 28 variante, por koha ishte e shkurtėr”, – tha ministri i Financave.

    Shqip

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •