Postuar mė parė nga
Albo
A te keqen te mendjes prej artisti qe me ke, me keq se piktori-kryeminister. Qe bizneset do te derdhin detyrimet ne shtet si takse, ta pret mendja qe nuk do te ndryshoje. Por ajo qe do te ndryshoje, ajo qe do te jete ndryshim shume i madh, eshte perllogaritja se sa i detyrohem une shtetit ne taksa si biznes. Dhe sistemi fiskal progresiv eshte 1000 here me i komplikuar si ligj e si formule se sa taksa e sheshte. Qe do te thote, zyrat e tatimeve do ta kene me te veshtire per te perllogaritur detyrimet e biznesit, pasi cdo gje varet ne baze te te ardhurave dhe 1000 rregullave e klauzolave qe kane futur ata ne ligj. Ashtu si biznesi privat me kete ligj te ri ka vetem nje gje te qarte: "po fitova me shume, do paguaj nje perqindje me te larte ne taksa", por se sa me shume, dhe sa jane limitet ne te ardhura per te kaluar nga nje perqindje ne tjetren, kete bizneset nuk e dine. Dhe koha e parate qe keto biznese do te harxhojne per te pergatitur taksat e tyre do te jete 10 here me shume se me pare. Me pare, ngaqe perllogaritja ishte e thjeshte, biznesi i vogel i pergatiste taksat vete dhe i paguante direkt nga interneti. Kete vit duhet te marrin ne pune nje ekonomist apo llogaritar, do marrin ne pune nje avokat qe njeh ligjin e ri te taksave, dhe vetem pasi ti kene bere keto shpenzime, keta te dy do t'iu thone: i detyroheni shtetit kaq e aq.
Dhe duke e njohur Shqiperine e biznesin vendas, ky ligj i ri jo vetem qe nuk do te rrisi te ardhurat e shtetit, por do te kete efektin e kunder: shteti e tatimet do te vjelin me pak te ardhura pasi ne vend do te rritet perseri informaliteti me keq se 8 vjet me pare. Bizneset e vendit do fshehin te ardhurat e nuk do ti deklarojne fare, ose do bejne pagesa nen-dore, vetem e vetem qe te evitojne te paguajne taksa. Ato bizneset e medha e te mesme ne vend qe nuk i shpetojne dot taksimit, do rrisin cmimet e tyre. Gjithe barra e re e taksave per bizneset, do ti kalohet qytetarit konsumator.
Arritja me e madhe e 8 vjeteve te Berishes ne pushtet kur vjen fjala tek ekonomia ishte modernizimi i sistemit financiar ne vend duke nxjerre nga erresira gjithe bizneset informale qe vepronin ne Shqiperi dhe duke i regjistruar e licensuar ato ne shtet. Kjo u be e mundur fale futjes se takses se sheshte 10% mbi fitimin. Bizneset e vogla private zgjedhin informalitetin per nje arsye te thjeshte: nuk duan te paguajne taksa ne shtet pasi te ardhurat e tyre jane te uleta.
Asnje qeveri ne bote nuk mund te detyroje me ligj nje biznes qe te marri ne pune nje llogaritar apo nje ekonomist apo nje avokat. Qeveria pret nga biznesi qe sipas ligjit, te mbushi formularet perkates se taksave e te paguaje detyrimet tre-mujore apo vjetore ne shtet ne baze te xhiros e fitimit. Bizneset i marrin ne pune ekonomistet e llogaritaret e avoktatet qe njohin ligjin, per te qene ne rregull me shtetin, pasi nuk kane kohe apo ekspertize ne keto fusha. Keto shpenzime hyjne ne koston e te berit biznes, dhe ai biznesmeni koston e te berit biznes ia transferon konsumatorit duke rritur cmimet.
Kjo sipermarrje do te fundosi ekonomine shqiptare dhe efektet e saj jane te garantuara:
1. Rritje cmimesh te te gjitha mallrave ne tregun shqiptar, qe nga mallrat e konsumit te gjere e deri tek orendite shtepiake.
2. Rritjen e biznesit informal ne vend ku bizneset nuk deklarojne te ardhurat e bejne pagesa nen/dore vetem per ti shpetuar taksimit.
3. Ulja e investimeve private te vendit e te huaja: askush nuk vjen te investoje ne nje vend me taksa te larta.
4. Ulja e te ardhurave te shtetit nga tatimet pasi ne vend do te bier aktiviteti ekonomik dhe tregtar.
5. Me pak vende te reja pune. Kur nuk ka investime te reja dhe fitimi eshte me i vogel fale takses me te larte, bizneset do te jene me pak te prirura te zgjerojne aktivitetin e tyre.
Dhe te gjitha keto se bashku, do te sjellin krize te thelle sociale ne vend, pasi ai pensioni dhe ajo rroga qe ai qytetari merr nuk do te perballoje dot as shpenzimet e njejta te nje viti me pare. Mireqenia ne vend do te bier ndjeshem.
Po ju mos e humbni shpresen tek Rilindja dhe Rilindasi i Jordan Misjes!
Albo
Krijoni Kontakt