Hollandë, kanal televiziv porno vetëm për gra



Hollandë, kanal televiziv porno vetëm për graHOLLANDË-Tashmë nuk është çudi që edhe gratë e pëlqejnë porno-n. Pikërisht duke u bazuar te ky detaj kanali televiziv hollandez “Tv Dusk” mendoi të sjellë në treg një kanal televiziv me një “frymë “ të re.
Producenti Martijn Broersma dhe bashkëpunëtori i tij kanë vendosur të “konvertojnë” në gjininë femërore televizionin pasi një kompani i ka propozuar të hedh në treg një kanal televiziv erotik të quajtur “Female Friendly”

Broersma bëri një sondazh me femra të grupmoshave të caktuara ku ai zbuloi se rreth 60 % e tyre shihte filma porno.

“Tv Dusk” nuk është kanali i parë televiziv i cili shfaq programacion me përmbajtje pornografike për gra , por e veçanta e tij qëndron se programacioni zgjidhet direkt nga shikuesit e këtij kanali.
Rret dymijë spektatore janë të përfshira në këtë projekt derisa paneli të jetë “ i cilësisë së lartë”

Për t’ju afruar më tepër publikut , i cili është shpesh armiqësor ndaj “hard”-it edhe pse shpesh herë konsiderohet shumë “ mashkullor”, krijuesit kanë vendosur ta kremtojnë më një term të ri të quajtur “porna” saktësisht e kundërta e mashkullores “porno”.
“Nëse quhet “porno”, femrat thonë që është e pështirë. Ne shpikëm fjalën “porna” pikërisht për të evituar të gjithë këtë, dhe për ti dhënë një prekje femërore”- deklaron Broersma

“Tv Dusk” po fiton shumë sukses në Vendet e Ulëta , tashmë ky televizion po përgatitet për të pushtuar SBA-në , vend në të cilin do të fillojnë transmetimet në vitin 2014.

Faktikisht , nuk është tërësisht e saktë ta përcaktojmë “Tv Dusk” si një televizion i cili sjell materiale porno vetëm për gra, edhe burrat mund ta shfrytëzojnë lirisht këtë ekran. Përveç kësaj kjo gjë do të përbënte shumë interes për ta , pasi programacioni përcjell atë çka gratë do të dëshironin të shihnin realisht te repertori i pasur i argëtimit me drita të kuqe.


(b.k/BalkanWeb)


http://www.balkanweb.com/teknologji/...ra-162498.html[/B]