Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Azem Hajdari, ja intervista pak ditė para se ta vrisnin.

    - Zoti Azem, ēfarė posti keni nė Parlamentin e Shqipėrisė?

    Nė Parlamentin e Shqipėrisė kam postin e kryetarit tė Mbrojtjes, ndėrsa nė Partinė Demokratike jam anėtar i Kryesisė sė PD dhe kryetar i Komisionit tė Sigurisė Publike nė Parti.

    -Mė intereson nė rast tė njė konflikti si do tė reagojė opozita dhe pozita shqiptare?

    E para, pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj pyetje duhet tė analizohen disa elementė konkretė, tė cilėt tė ēojnė me konkluzionin e saktė se a shėrben kjo periudhė e daljes se krizės nė sipėrfaqe si periudha pėr t’u ndėrgjegjėsuar shqiptarėt nė trojet e tyre nė Kosovė, nė trojet e tyre nė Shqipėri dhe Maqedoni dhe shqiptarėt kudo nė mėrgim, se Milosheviēi pėrbėn tė keqen mė tė madhe tė shqiptarėve dhe se regjimi serb do tė pėrdorė tė gjitha mundėsitė, tė gjitha mjetet politike dhe ushtarake, tė gjitha filitė, tė gjitha miqėsitė pėr ta shkatėrruar Kosovėn, e cila ka qenė historikisht vatra e shqiptarizmit, vatra e patriotizmit dhe gjysma e kombit shqiptar. Dhe unė mendoj qė konkluzioni qė ėshtė nė kokėn time dhe tėrė shqiptarėve ėshtė i tillė. Tė gjithė shqiptarėt duhet tė reagojnė si komb pėr tė mbrojtur trashėgiminė e tyre, pėr tė mbrojtur genin e tyre, pėr tė mbrojtur vatrat e tyre, pėr tė mbrojtur gjuhėn e tyre dhe pėr tė mbrojtur tė ardhmen e tyre. Dhe jam plotėsisht i bindur se, nėse Milosheviēi nuk do ta pranojė dialogun, nėse Milosheviēi do tė zgjedhė betejėn, do tė zgjedhė luftėn pėr tė pėrsėritur luftėn, ngjarjet e dhimbshme tė Bosnjės, shqiptarėt duhet tė dalin nga pozitat neutrale dhe kėtu e kam fjalėn pėr shtetin amė. Shteti amė duhet tė dalė nga dilema nė alternativė. Kush ėshtė alternativė? Alternativa ėshtė se ēdo germė dhe e shqiptarėve nė Kosovė ėshtė e barasvlefshme me gjithė peshėn specifike qė kanė trojet e shqiptarėve nė tėrė hapėsirėn e tyre ku jetojnė shqiptarė. Se ēdo qytetar nė Kosovė, nga pikėpamja e qėndresės duhet tė jetė i barabartė me qėndresėn qė do tė adoptojė kombi shqiptar pėr vetėmbrojtje ndaj dhunės dhe reagimeve tė Milosheviēit.

    -Ti the shteti shqiptar duhet pikėrisht kėtu. Fatos Nanos ėshtė krejt si Milosheviēi, deklaratat e tij konfuze rreth Kosovės janė se ai vetė nuk i kupton tė bindin se, shteti shqiptar do tė reagojė ashtu siē duhet tė reagonte?

    Duke analizuar momente historike qė nga ’12, ‘16, ‘18, ’19, ‘23, ‘44, ‘48 dhe ‘98 gjithmonė vemė re se shqiptarėt nė momente historike pėr ngjarje qė kanė pėrbėrė rėndėsi tė veēantė pėr kombin kanė pasur nė krye qeveri filish ose qeveri, tė cilat nuk kanė ditur tė kalkulojnė mbi interesa kombėtare. Pra, nuk ėshtė rasti i parė qė kombi ka ditur tė reagojė pavarėsisht se, qeveritė nuk kanė ditur tė bėjnė retrospektivėn e interesave kombėtare. Kreta ishte njė takim i mbyllur pa praninė e komunitetit europian dhe pa praninė e SHBA, pra, ishte njė formulė e re transballkanike e sponsorizuar nga qarqet nacionaliste serbe dhe greke, pėr tė inciuar lėvizje tė tilla rajonale nė favor te nacionalizmave primitive ballkanike. Dhe qeveria shqiptare ra nė kėtė grackė dhe nuk ndoqi politikėn, e cila ishte e trashėguar pas hapjes sė Shqipėrisė, ēėshtjes kombėtare shqiptare. Por nė ecurine e ngjarjeve ne vėmė re se, qeveria shqiptare po ndėrron dhe opsionet dhe partnerėt. Partnerėt jetikė tė Shqipėrisė pas hapjes sė Shqipėrisė dhe pas Luftės sė Ftohtė janė Komuniteti Europian, BE dhe SHBA. Pra, Kosova hyn nė interesa vitale tė SHBA dhe shqiptarėve dhe tė Komunitetit Europian dhe tė politikave tė zgjerimit euroatlantik dhe europian dhe nuk mund tė hyjė kurrė nė ēėshtje tė brendshme tė Serbisė ose tė ēėshtjeve tė boshtit Athinė-Beograd. Pra, dėshtimi i qeverisė shqiptare ose ngritja e presionit nga poshtė lart, afrimi i qeverisė shqiptarė siē vihet re nė kėto ditė tek opsionet ndėrkombėtare dhe kryesisht tek SHBA pėr ēėshtjen kombėtare, tregon qartė se qėndrimi njė komb njė qėndrim dhe krijimi i njė klani preventiv pėr tė qendruar ndaj ēėshtjes kombėtare e detyron qeverinė shqiptare tė mbajė opsione pozitive, ose nėse jo, kjo qeveri bie dhe kombi vazhdon tendencėn e tij pozitive pėr pavarėsinė e Kosovės dhe pėr ecurinė e mėtejshme tė qendrimeve dhe mendimeve strategjike qė ka kombi shqiptar.

    -Ta merr mendja se gjeneralėt dhe ushtarėt shqiptarė do tė rrinė duarkryq, nėse masakrohet populli shqiptar i Kosovės, a do tė ndėrhyjė ushtria shqiptare pėr tė shpėtuar vėllezėrit nė Kosovė?

    Ajo ēfarė po ndodh nė Kosovė duhet tė jetė e qartė se po ndodh edhe nė Shqipėri. E dyta, ajo po ndodh nė zemrėn e popullit shqiptar, aty ku kanė pasur zanafillėn tė gjitha lėvizjet kombėtare dhe patriotike qė kanė ēuar nė rrėzimin e shumė krajlėve e shumė kryeministrave dhe perandorisė. Pra, Drenica ėshtė e identifikuar nė historinė kombėtare shqiptare nga tė gjithė historianėt, albanologėt, politikanėt, sociologėt, si zemra e kombit. Pra, kjo ka qenė arsyeja qė drama e pėrjetuar nė Drenicė, tragjedia e pėrjetuar nė Drenicė, ėshtė pėrjetuar si gjėmė mbarėkombėtare dhe ishte apeli i Drenicės, qėndresa e Drenicės, patriotizmi i Drenicės, ajo qė i bėri shqiptarėt t’i bėjnė thirrje vetes dhe tė bėjnė analizat historike pėr tė arritur nė konkluzionin, njė komb njė qėndrim. Nėse tani Milosheviēi nuk pranon opsionet e bisedimeve politike mes palės shqiptare tė zgjedhur legjitimisht, palėt shqiptare kanė parasysh kėtu opsionet politike nė Shqipėri, nė Kosovė, faktorėt politikė nė Kosovė, faktorėt e studentėve nė Kosovė dhe faktorė tė tjerė anėsorė, por qė janė pėrcaktues, nuk pranon Milosheviēi ose mundohet tė vėrė dorė nė sindromin psikologjik tė pėrēarjes sė shqiptarėve dhe zgjidh betejėn. Unė padyshim jam plotėsisht i bindur, se shqiptarėt do tė shfrytėzojnė tė gjitha hapėsirat dhe hapėsirėn e shtetit amė pėr t’u mbrojtur nė Kosovė, pėr ta konsideruar vetėmbrojtjen e tyre si akt sublim pėr vetėmbrojtjen kombėtare.

    -Tani njė pyetje qė del jashtė kėsaj teme, ėshtė shkarkuar kryetari i Gjykatės Kushtetuese nė Shqipėri. Unė shoh p.sh., qė ėshtė padyshim ngjarja mė e madhe brenda shtetit shqiptar, por qė kjo nuk ėshtė pasqyruar nė TV shtetėror, dmth nuk ėshtė organizuar debat, po tė shkarkohej kryetari i Gjykatės Kushtetuese nė Suedi ose nė Francė do tė bėhej skandal. Si e komenton ti kėtė shkarkim dhe pėr masmediat nė Shqipėri dhe TV shtetėror, cili ėshtė mendimi juaj?

    Unė mendoj, qė tė ardhurit nė pushtet revolucionarėt nuk kanė mundėsi kurrė tė kthehen nė institucionalė. Ka njė dallim shumė tė madh mes frymave revolucionare dhe frymės institucionale. Ata erdhėn dhe gjetėn institucione, pavarėsisht se shkatėrruan shumė institucione nė kohėn e rebelimit. Me ardhjen e tyre nė pushtet, ata ngatėrrojnė drejtėsinė qė ka forca nė vetvete me forcėn qė ka drejtėsia me vetveten. Dhe duke u nisur nga logjika e drejtėsisė sė forcės, ata shkatėrrojnė institucionet kombėtare, institucione tė ndėrtuara pas riardhjes sė demokracisė nė pushtet dhe pas vendosjes sė sistemit tė pluralizmit dhe pluripartitizmit pas 50 vitesh nė Shqipėri. Shkarkimi i kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese nė Shqipėri pėr mendimin tim ėshtė bėrė pėr dy arsye: E para, qė qeveria shqiptare t’i japė njė mesazh Milosheviēit, se kosovarėt nė Shqipėri pavarėsisht qė nuk janė nėn dhunėn tėnde, janė nėn dhunėn e pasuesve tė politikave tė Milosheviēit nė Shqipėri. Dhe e dyta, se institucionet nė Shqipėri mund tė shkatėrrohen si rezultat i aplikimit tė politikave revolucionare, tė politikave, tė cilat kanė pėr qėllim ndjelljen e panikut nė popullsinė shqiptare dhe tė adoptimit tė psikologjisė sė frikės. Pra, Partia Komuniste gjithmonė ka pasur parasysh hiqi kulaēin kėtij populli dhe shtoi kėrbaēin. Dhe kjo ėshtė teoria qė merr partia qė ėshtė nė pushtet. Pse? Pse Rustem Gjata? E para, dyshohet pėr dy kategori, nuk mund tė ketė agjentė tė dyshuar dhe agjentė vullnetarė, tė paktėn nė tė gjithė literaturėn e inteligjencės qė unė njoh dhe ka mbaruar disa shkolla dhe jam konsultuar me njė literaturė, tepėr tė madhe pėr kėtė problem pėr faktin se, kam drejtuar Komisionin parlamentar tė Mbrojtjes, Rendit dhe SHIK-ut prej 6 vitesh dhe besoj se, hyn tek personat e kualifikuar nga pikėpamja teknike dhe juridike pėr tė njohur zbulimin inteligjent nė Shqipėri ose tė ashtuquajturėn Policinė Sekrete nė bazė tė konceptit lindor, dhe e dyta, aplikimi i njė tė drejte ose ushtrimi i njė tė drejte nga Parlamenti qė nuk i takon nė kompetencat e tij kushtetuese pėrbėn njė precedent negativ, i cili ėshtė realizuar nė Shqipėri edhe nė vitin 1948. Pra, ky Parlament, kjo mazhoracė, duke mos njohur teorinė e ndarjes sė pushteteve dhe teorinė e ekuilibrave tė pushteteve, i jep vetes atributet si legjislativ pa i futur kėto nė ligj pėr tė goditur institucionet dhe persona. Nė rastin konkret, Partia Demokratike do ta mbrojė institucionin dhe do t’i kėrkojė personit Rustem Gjata, njė nga njerėzit mė me personalitet tė fushėn e jurisprudencės nė Shqipėri, qė tė shfrytėzojė tė gjitha procedurat e njohura pėr tė aplikuar mbrojtjen e tij si nė Gjykatėn e Apelit, ashtu edhe nė Gjykatėn e Kasacionit, ashtu edhe nė Gjykatėn Kushtetuese. Por, gjithsesi nė memorien kombėtare veprimi i Parlamentit dhe nė memorien e OSBE ėshtė regjistruar si njė akt antikushtetues, i cili godet institucionet dhe personat nėn frymėn e drejtėsisė sė forcės, nėn frymėn marksiste-leniniste tė qeverisjes sė vendit.

    - Dua tė tė bėj njė pyetje shumė personale, jashtė funksioneve tė tua. Tani po tė drejtohem si Azem Hajdari, si njeri. A tė ka zhgėnjyer morali i dyfishtė i shumė miqve, i shumė shokėve, i shumė njerėzve qė nėn flamurin e demokracisė nė Shqipėri kanė qenė tradhtarėt dhe persekutorėt mė tė mėdhenj tė demokracisė?

    Kur hyn nė politikė duhet tė kesh parasysh disa rregulla dhe ē’ėshtė e vėrteta nuk ėshtė se shumė persona nuk kanė shfrytėzuar pozitat e mia ose qenien time pėr t’u bėrė tė njohur. Por, nė momentin qė njohja ka kaluar nė kahun tim kėta persona, pėr ta thėnė tė drejtėn, kanė kaluar pėrsėri nė anonimat. Po t’i pėrmbahemi formulės sė Sokratit se sa mė shumė zgjerohen rrathėt e njohjes, aq mė shumė zgjerohen tė panjohurat, kjo do tė thotė se kjo nuk ėshtė, nuk mund tė na ndodhė edhe nė tė ardhmen, por ajo ēfarė ka qenė pėr mua kryesore ėshtė ruajtja e vendosur pėr dy ose tre probleme. Besimi qė unė e kam tė kultivuar qė fėmijė, besimi te Zoti, e para. Respektimi i familjes dhe ndėrtimi i saj si njė familje solide dhe e treta, dashuria e madhe pėr Shqipėrinė dhe pėr kombin tim. Dhe duke u mbėshtetur kryesisht te kėto tre shtylla kryesore, kam arritur qė nė politikėn shqiptare, ndonėse shpeshherė kam pėrballuar shira, dhe pse jo edhe shtėrngata, tė jem njeriu, i cili tė ridalė nga akuzat, grackat ose kalandrat, tė cilat janė pjesė e determinizmit tė vjetėr politik. Mund tė ketė ndikuar edhe mosrritja nė oborre, mosrritja nė oborre tė pushtetit, por kjo ka ndikuar pėrkohėsisht. Pas shtatė vjetėve nė politikė, unė mendoj qė ekziston eksperienca, por megjithatė unė dua tė kthehem edhe njė herė pėr ta pėrdorur kėtė eksperiencė ose pėr tė pėrdorur vizionin tim politik, ose vizionin e programit tim politik nė favor tė politikave kombėtare. Nė Shqipėri ėshtė ndėrruar pushteti dhe jo shteti dhe fakti qė kėtu ėshtė ndėrruar pushteti dhe sistemi nuk mund tė aplikojmė njerėz, metoda, plane, qėllime, tė cilat bien ndesh me frymėn demokratike. Dhe e dyta, nė Kosovė nuk luftohet pėr pushtet, nė Kosovė luftohet pėr element shtetformues, pėr krijimin e mundėsive vetėqeverisje, duke shkėputur shqiptarėt e Kosovės nga pushtimi serb, nga pushtimi i padrejtė serb, po t’i referohemi tė gjitha dokumentacioneve diplomatike, politike dhe historike, qė sot historiografia shqiptare ka nė dispozicion. Dhe duke pasur parasysh dhe kėto dy kolona politike, unė mendoj qė fantazia jonė ėshtė brenda konceptit tonė shtetformues. Pra, Shqipėria duhet patjetėr tė forcohet nė favor tė pozitave nė Kosovė dhe tė fitores sė pavarėsisė sė popullit tė Kosovės, por edhe nėse Shqipėria do tė ishte e fortė duhet tė vetėsakrifikohet nė favor tė fitores sė pavarėsisė nė Kosovė. Pra, nuk ėshtė e thėnė qė njė Shqipėri e fortė, patjetėr do tė sjellė step by step zhvillimin e ēėshtjes kombėtare, ėshtė e thėnė se njė Shqipėri nėse forcohet nė funksion tė zhvillimeve dhe zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare nė ēdo moment duhet tė dijė tė bėjė miq, por edhe nė ēdo moment duhet tė identifikojė kundėrshtarėt dhe miqtė e kundėrshtarėve qė tė aplikojė politikat e veta gravitacionale, si nga pikėpamja demografike, ashtu edhe nga pikėpamja gjeopolitike nė favor tė politikave kombėtare dhe nė favor tė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare. Pra, politikanėt duhet t’i bėjnė thirrje vetes, nėse mendojnė se duhet tė bėjnė politika, kėto politika duhet t’i bėjnė dhe t’i aplikojnė nė favor tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Dalja nga kėto shina pėr mendimin tim tė bėn ose tė kthen nė njė njeri, i cili shumė shpejt do tė jetė njė ish dhe nė raport ose nė funksion me ēėshtjen kombėtare do tė jetė njė ish-i padėshiruar. Edhe nga pikėpamja e analizės qė mund t’i bėjmė vetvetes ose monologjeve qė mund tė ushtrosh brenda vetvetes, por edhe nga pikėpamja e analizės qė mund tė bėjė historia ose forcat politike qė do tė qeverisin Shqipėrinė nė kushtet e fitores sė opsioneve kombėtare.

    Intervista u publikua sot nga gazeta "Rilindja Demokratike", organ shtypi i PD

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Pėr: Azem Hajdari, ja intervista pak ditė para se ta vrisnin.

    Njė nga emisionet “historike” tė Fevziut ėshtė dalja e fundit e Azem Hajdarit nė emisionin e tij. Fevziu e kishte pėrgatitur si njė skenar provokimi ndaj Azem Hajdarit, emisionin ku do tė debatohej pėr ngjarjet e vitit 1997. Nė emision qenė tė ftuar dy bashkėkryetarėt e komisionit parlamentar pėr hetimin e ngjarjeve tė janar-qershorit 1997, Spartak Braho nga shumica parlamentare nė pushtet, dhe Spartak Ngjela nga opozita. Pėrveē tyre qenė edhe Maksim Hasani njė deputet kinse i pavarur, nga Berati qė paraqitej si komunist, por qė nė fakt ishte njeriu i PS, si dhe Azem Hajdari nga opozita. Fevziu shkruan pėr praninė e Hasanit:
    Hasani ishte i vetmi deputet komunist i parlamentit dhe mendova se prania e tij do ta bėnte mė piktoresk debatin.[xxvii]
    Nė tė vėrtetė Hasani ishte ftuar pėr tė provokuar gjatė gjithė emisionit Azem Hajdarin nė mėnyra qė nuk mund t’ i pėrdorte njė politikan qė ishte zyrtarisht i PS. Fevziu shkruan:
    Azemi u pėrplas shumė me Maks Hasanin dhe tė dy qenė skuqur nga inati. Nuk merrej vesh kush kishte tė drejtė.[xxviii]
    Prania e Hasanit nuk e bėri debatin piktoresk, siē pretendon Fevziu, por e prishi atė. Fevziu pohon qė tė njėjtin skenar ai kishte dashur ta realizonte shtatė muaj mė parė, duke pėrdorur deputetin tjetėr tė ngjashėm me Hasanin, Vladimir Fejzon, nga Vlora:
    Nė 8 shkurt 1998 kisha parashikuar njė debat mbi komisionin Ngjela, dhe raportin e parė qė ky kishte bėrė nė parlament. Ishin tė ftuar Ngjela, Braho, Hajdari, Maks Haxhia dhe Vladimir Fejzo, deputet i pavarur nga Vlora. Pritej tė kishte mjaft probleme.[xxix]
    Ėshtė shumė interesante se tė dy emisionet, si ai qė nuk u bė, ashtu dhe ai qė u bė, koincidojnė me ngjarje tė rėnda pėr Azem Hajdarin. Fevziu shkruan pėr shkurtin 1998:
    Tė shtunėn gjithēka ishte gati. Nė mbrėmje vonė, 24 orė pėrpara emisionit mė telefonoi Andi Bushati. Azemin e kishin ndaluar tek ura e Milotit. Ishte me tė tjerė dhe nuk dihej mirė pėrse.[xxx]
    Azem Hajdarin e kishte ndaluar policia, njė ngjarje kjo qė atėherė ai e interpretoi si njė plan pėr atentat ndaj tij. Azem Hajdari me kėtė rast foli nė gjuhė tė koduar, duke dashur tė thotė se policia qė ēarmatoste shoqėruesit e tij, lejonte qė kundėrshtarėt e tij, ata qė dėshironin ta vrisnin, tė qarkullonin tė armatosur, madje ata qenė edhe pjesė e policisė, siē u bė e njohur publikisht mė vonė. Pėr emisionin e dytė, nė shtator, Fevziu thotė pėr Azem Hajdarin:
    Psė ditė mė vonė e vranė.[xxxi]
    Nė tė vėrtetė, Azem Hajdarin e vranė gjashtė ditė pas daljes nė emisionin e Fevziut. Gjatė emisionit tė sė dielės sė 6 shtatorit, Azem Hajdari dhe Fevziu patėn njė debat tė tensionuar, kur Hajdari i kėrkoi Fevziut qė t’ i qėndronte marrėveshjes qė kishin bėrė se Fevziu do tė shfaqte videokasetat qė kishte sjellė me vete Hajdari, si prova pėr fjalėt e tij. Fevziu i acaruar bėrtiste se ai nuk kishte mundėsi teknike qė ta bėnte kėtė gjė, ndonėse Hajdarit, siē pohoi ky i fundit, i kishte thėnė paraprakisht se kishte mundėsi qė tė bėhej kjo gjė. Dy ditė pas emisionit, nė 8 shtator 1998, do tė thotė katėr ditė para vrasjes sė Azem Hajdarit, ky i fundit dha njė intervistė nė Radio “Kontakt”, ku u pyet nga gazetari Agron Bala pėr incidentin qė pati me gazetarin Blendi Fevziu, nė emisionin e kėtij tė fundit “E Diela Debat” nė TVSh, nė 6 shtator. Azem Hajdari tha nė intervistėn nė Radio “Kontakt” se pas emisionit tė sė dielės, kur ishin ulur pėr tė pirė njė kafe, ai e kishte pyetur Fevziun nėse e dinte dallimin midis qenit dhe zagarit. Hajdari kishte vazhduar qė t’ i shpjegonte Fevziut se, pėrderisa qeni gjuante pėr llogari tė vet, zagari gjuante pėr llogari tė tė tjerėve. Kėshtu, Hajdari e quajti Fevziun “zagar”. Hajdari, nė intervistėn e tij nė radio deklaroi se i kishte thėnė Fevziut:
    Kujto katin e dytė tė shtėpisė tėnde, mos ndiq shembullin e babait tėnd.
    Aluzioni i Azem Hajdarit ishte se shtėpia e Blendi Fevziut kishte qenė rezidencė e Sigurimit tė Shtetit.

    .Kastriot Myftaraj

    Lind pyetja ...Ku jane kasetat??
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shitesi : 08-12-2013 mė 21:47
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •