Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ne 97-en ra shteti, armet i morten kriminelet, nuk i moren ata qe duhet ti kishin mare. keto arme jane perseri ne dore te krimineleve.
    ne 97 gjith populli kishte arm nuk kishe shpi qe nuk kishte dy tre arme mrena
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Jo te gjithe derjo. Familja ime nuk mori asnje arme. As babi, as vellai qe ishte adoloshent ne ate kohe, nuk u ngaterruan me armet kur u hapen depot e armeve nga civilet. Gjithsesi, njeriu i ndershem e ktheu.
    Feelings change - memories don't.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Jo te gjithe derjo. Familja ime nuk mori asnje arme. As babi, as vellai qe ishte adoloshent ne ate kohe, nuk u ngaterruan me armet kur u hapen depot e armeve nga civilet. Gjithsesi, njeriu i ndershem e ktheu.
    99% kishin mia dhe ni perqindje shum e madhe akoma i kan
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ne 97 gjith populli kishte arm nuk kishe shpi qe nuk kishte dy tre arme mrena
    ishin te gjitha arme pa leje, te pa ligjshme
    armet duhet ti zoterojne njerzit e pergjegjshem jo hajdutet

  5. #25
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nese te gjithe kane koburen ne brez, askush nuk behet "gango" se e di se cfare e pret. Por kur ne nje shoqeri, monopolin e armeve e kane shteti dhe kriminelet ne rruge, qytetaret e ndershem qe respektojne ligjet, kthehen ne viktima.



    Po kriminelet do ti dorezojne armet vullnetarisht? Kush do ta mbroje familjen tende kur ai hajduti apo krimineli te hyje ne shtepine tende e te te terrorizoje familjen? Ke besim se shteti dhe policia e shtetit shqiptar do te mbrojne ty jeten e pronen?

    Nuk po flet njeri per mitroloze e bomba dore. Po flas qe cdo qytetar i rregullt, duhet te gezoje te drejten kushtetuese, qe te pajiset me arme te blere ne menyre legale dhe te regjistruar ne shtet. Zgjidhja nuk eshte qe te carmatosen qytetaret e ndershem e te lihen armet ne duart e krimineleve.

    Albo
    Per vetmbrojtje merr nje cifte me leje dhe mbaje ne shpi, per armet e tjera mendoj se nuk duhet te jepet leje, pervecse personave qe mund te jene objektiv i mundshem i krimit, si psh. biznesmeneve te njefare niveli apo te tjere.

    Kur isha ne shkoll te mesme pata pas nje debat me nje prof. matematike, i tregova nje shokut tim (shijaks) dhe i kerkova pistoleten, te betohem qe e nisa si shaka per ta tremb por kur kisha pistoleten me vete me erdhen ide te tjera...


    Shkurt muhabeti, un jam kunder armeve.

    Duhet te zgjedhim ose shtetin ose armet. Te dyja bashke nuk shkojne dakort.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin


    Duhet te zgjedhim ose shtetin ose armet. Te dyja bashke nuk shkojne dakort.
    edhe ne kohen e komunizmit disa familje kane pasur arme. ato ndiheshin me te sigurta.
    kur ke armen, nuk ke nevoje te therrasesh policin neqofte se hajdutet vijne per te vjedhe lopen. aq me teper qe shteti ne shqiperi ka deshtuar. vet socialistat po e thone - nuk ka shtet.

  7. #27
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    edhe ne kohen e komunizmit disa familje kane pasur arme. ato ndiheshin me te sigurta.
    kur ke armen, nuk ke nevoje te therrasesh policin neqofte se hajdutet vijne per te vjedhe lopen. aq me teper qe shteti ne shqiperi ka deshtuar. vet socialistat po e thone - nuk ka shtet.
    Ziti,

    Kur un mendoj per nje fraksion sekonde qe te lejohen armet ne Shqiperi si ne SHBA, me cohet mishi kokerr...

    Ne Shqiperi ka konflikte pafund, do behej nami me keq se c'esht ber deri tashi...

    Nese numerojm vetem viktimat qe jan vrare pa dashje gjate ketyre viteve te mbrapshta, dalin e teprojn per tu then JO armeve.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Ziti,

    Kur un mendoj per nje fraksion sekonde qe te lejohen armet ne Shqiperi si ne SHBA, me cohet mishi kokerr...

    Ne Shqiperi ka konflikte pafund, do behej nami me keq se c'esht ber deri tashi...

    Nese numerojm vetem viktimat qe jan vrare pa dashje gjate ketyre viteve te mbrapshta, dalin e teprojn per tu then JO armeve.
    konfliktet mire eshte te zgjidhen.
    shteti nuk mund ti zgjidhin ndersa individi i zgjidh. rasti djeshem i atij nxensit ne durres dhe rasti i sotem i atij babait qe dhunonte familjen ne kruje tregon se shqiptaret po fillojne te vetmbrohen, ata e kane humbur besimin tek shteti.
    ne amerike nuk ka fare gardhe , askush nuk ta prek pronen, ndersa ne tirane muri rrethus 2 metra, perseri femijet zvarriten te vjedhin rrush apo shege.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Mire do te ishte te mendohemi seriozisht per armet,,,,por ka prioritete te tjera nje here,,,,pse perhere duhet nisur nga fundi
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Kila
    Anëtarësuar
    12-01-2013
    Postime
    29

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shiko shiko shejtan budallai. Fajin nuk na e paska Policia e Shtetit, fajin e kane "armet".

    Duhet ti heqim armet, ashtu sic i mblodhi armet edhe shoku Enver ne 1945, qe pushteti te mos kete me "armiq te brendshem", e ta kalojme vemendjen tek "armiqte e jashtem". Shqiptareve me shume se kurre sot u duhen armet e jo t'ua heqesh armet nga dora, pasi po degjojne perdite per vrasje e krime ne cdo cep te vendit e ne mes te Tiranes. Vrasje ne familje, vrasje ne rruge, vrasje profesioniste mafioze te njerezve me pushtet, vrasje neper shkolla. Dhe ne ka nje gje qe eshte e qarte, Policia e Shtetit nuk eshte ne gjendje qe te mbroje jeten qytetareve. Nuk eshte ne gjendje te beje detyren e vete. Dhe per aq kohe sa Policia e Shtetit nuk eshte ne gjendje t'iu mbroje jeten e pronen qytetareve, qytetaret do ti shtrengojne armet e tyre fort, pasi me ate arme do mbrojne jeten e familjes se tyre, me ate arme do te mbrojne pronen e tyre.

    Shejtan budallai qe kemi per kryeminister kujton se shqiptaret jane budallenj. Vazhdo te prekesh jeten dhe pronen private te qytetareve shqiptare, e nuk do te jete e larget dita kur ata qytetaret te te vijne e te ti sjellin armet e tyre para kryeministrise, e dil e mblidhi po ta mbajti.

    Albo
    Ke shume te drejte kjo esht njera ane e medaljes ke bere mire qe e ke permendur se te gjith thone per te gjitha vrasjet e ka fain sala qe armatosi popullin ,
    por mbase shqiptaret kan nevoje te mesojne se ku ti perdorin armet dhe mbi te gjitha larg femijeve ..

  11. #31
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Te mbash apo te mos mbash arme?
    Ky debat nga te dyja krahet argumentohet llogjikisht dhe me prova.
    Ato qe jane kunder armeve argumentojne,pse nuk duhen mbajtur armet.
    Ato qe jane pro armeve argumentojne pse duhet mbajtur arma.
    =========
    E drejta eshte si e gjykojne njerezit ne mendjet e tyre.
    E drejta ne fakt eshte si eshte percaktuar nga ligji dhe jo ajo qe ti e quan te drejte.
    Eshte e drejte per ty pasi ti mendon ashtu?Por a eshte e ligjshme?A e mbeshtet ligji?
    Kerkesa dhe e drejta per te mbajtur arme justifikohet llogjikisht me arsyet
    1.Per te mbrojtur jeten
    2.Per te mbrojtur pronen,shtepi/biznes
    3.Per te mbrojtur familjen dhe te pafajshem.
    4.Per te parandaluar nje krim si tentative/kercenim per vrasje ,tentative per vjedhje nga dikush etj.
    Jam plotesisht dakord me arsyet me lart,po kush te garanton qe arma do perdoret vetem per arsyet me lart?.
    Edhe sikur te perdoret per qellimet me lart,dikush me arme mund te qelloje dhe vrase nje kriminel.
    Por problemi eshte qe ne hetusi dhe gjyq mund te vertetohet qe eshte bere gabim dhe te qelluarit me arme ka qene i pajustifikuar,
    Krimineli ka qene shume larg dhe nuk ka qene e nevojshme te perdorej arma.Keshtu qe personi qe ka perdorur armen mund te denohet per krim.
    Perdorimi i armes kur nuk mbeshtetet sipas ligjeve dhe nje llogjike te ftohte dhe te forte mund te te krijojejne probleme me ligjin dhe gjykatat dhe mund te te nxjerri fajtor.
    Shkurt,perdorimi armeve, eshte me shume rrezik pamvarsisht se sa te drejte mendon qe ke mund te te nxjerre telashe te medha me ligjet.
    Nje prokuror ne gjykate mund te mbaje fjalim ne gjykate dhe te vertetoje ne cdo kend, qe je fajtor,qe ke bere krim me ate vrasje qe ke bere.
    E drejta eshte si ta gjykosh.Ti mund ta gjykosh nje akt si te drejte,por nje avokat/prokuror kur te degjoje ngjarjen do filloje te argumentoje
    perse veprimi jot eshte faj ,,eshte krim dhe ti duhet te denohesh pasi ke thyer kete apo ate ligj.dhe avokatet/prokuroret jane shume llogjike dhe bindes ne ate qe diskutojne.
    Kjo do binde jurine ne salle qe ti je fajtor dhe juria e influencuar nga prokurori do jape verdiktin qe ti je fajtor.
    Problem tjeter eshte sa te pergjegjshem jane personat qe mbajne arme, sikur ligji te lejoje mbajtje armesh.
    Jane shume njerez me llogjike te siperfaqshme,te ceket qe mund te bejne gabime,te qellojne me arme atehere kur nuk duhet qelluar.
    Ka njerez qe jane me temperament gjaknxehte,qe ne nje sherr, argument te parendesishem,banal,nxjerrin armen dhe qellojne me arme nga inati i momentit,
    pasioni negativ dhe vrasin njerez qe nuk e meritojne.Jane ca njerez qe nuk duhet te prekin arme kurre,ketu perfshihen adoleshentet,femijet,te dehurit dhe persona te semure nga trute.
    Shteti ka deri diku kontroll te armet,por nqs mbajtja e armeve lejohet me ligj,nuk mund te dish se kush do e marre ate arme me leje.
    Babai ne familje e ka blere ate arme dhe femija e tij e gjen ne nje sirtar aty dhe e merr ne shkolle dhe vret pa dashje, ose duke luajtur.Dikush tjeter mund ta perdore armen per te kercenuar dike,per te vjedhur,per te kerkuar favore me arme ne dore,dmth te abuzoje me armen ne kulm.Ligji vertet te jep te drejten te mbash dhe perdoresh armen,por jo te abuzosh me ate,as te kryesh vepra kriminale.
    Si shteti mund ti besoje njerezve te mbajne arme?Thjesht nuk mundet ti besoje.
    Ne shume shtete me shume te drejte eshte e ndauar mbajtja e armeve,shteti ja ka mohuar te drejten njerezve te mbajne arme
    per arsyet me poshte.
    1.Gjykim,llogjike e dobet ne perdorimin e armes.
    2.Shume njerez jane pijanece kronike dhe te dehur.Ky grup kurre/never nuk duhet te preke arme me dore.
    3.Njerez perdorin ilace/droge /alkol qe ndikon shume negativisht ne gjykim te drejte.
    4.Shume njerez kane temper,nevrikosen menjehere,nuk mund te gjykojne ftohte dhe qete por
    jane nen ndikimin e pasioneve negative,egos,hakmarrjes,urrejtjes,inatit.
    5.Dhenia e te drejtes per mbajtje armesh do krijonte akses per femije dhe adoleshente ti gjejne dhe marrin keto arme ne shtepi nga prinderit dhe kryejne fatkeqsi
    6.Shume njerez jane stupid,budallenj dhe per budallane nuk ka ilac dhe ligji nuk funksionon,llogjika nuk funksionon ,te menduarit nuk funksionon.
    Keto idiote mund te perdorin armen edhe per nje sherr banal,argumentime per gjera te parendesishme.
    7.Dhenia me ligj e te drejtes per te mbajtur arme do te rrise shume shancet per abuzime ne perdorimin e armes
    duke filluar me gjuetine e ndaluar ne zona ku nuk lejohet dhe kunder specieve qe jane me ligj nen mbrojtje ne shtetit.
    Do rriten shume krimet me origjine nga abuzimi me armet duke filluar ne familje ku nje pjestar i familjes vret nje pjestar tjeter ne nje sherr.
    Dikush ne facebook vret dike tjeter ne facebook,do shtohen krimet me arme te rruges,do rriten shume rastet e vjedhjeve me arme,kercenimeve me arme etj.
    Imagjinoje nje shoqeri/nje shtet ku cdo person ka arme ne xhep,Kjo do rrise ne shkalle katastrofike stresin/friken pasigurine publike.
    Nuk mund te thuash/dish parashikosh se nga do vije plumbi.Ka njerez qe jane psikopate dhe te papergjegjshem qe mund te nxjerrin armen dhe qellojne dike aty rrotull per
    arsye qesharake,sepse ai ajo eshte shume i gjate/ shume i/e shkurter,lol prandaj e qellova,ose nuk me pelqen ai/ajo aty dhe nxjerr armen dhe bum,ne rruge.
    Cdo person eshte nje potencial me rrezik per te kryer vrasje.
    Jam kunder lejimit te mbajtjes se armeve me ligj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 07-12-2013 më 19:14
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •