Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Shkatërrrohet banda kriminale shqiptare në Queens, NYC

    Si në Shqipëri, shqiptarët krim dhe korrupsion në mes të New Jorkut

    Emri:  rackatuuuuurrrrrr.jpg

Shikime: 270

Madhësia:  47.6 KB
    Gjobvënie bizneseve nga një grup shqiptaresh, qe mbuloheshin në këtë aktivitet kriminal nga një polic, që ishte i vëllai i njerit prej krimineleve. Një ngjarje në mes të New Jorkut në SHBA, ku protagonistët janë të gjithë shqiptarë na shfaq një skenë që ndoshta në Shqipëri është e zakonshme, që krimi të bashkëpunojë me policinë në aktivitetin e tij. Lajmin e freskët e kemi me arrestimin e drejtorit të Policisë Kufitare në Korçë që ishte “mbulimi” i kontrabandës.

    Mediat amerikane shkruajnë se një oficer policie në Nju Jork është nën akuzë pasi së bashku me vëllain e një prej kriminelëve më të kërkuar shqiptarë u vinte gjoba bizneseve në zonën e Queens. Bizneset duhej të paguanin ‘mbrojtje mujore’.

    Bëhet fjalë për disa biznese, por prokuroria ka cituar një rast të veçantë, atë të një pronari restoranti nga Shqipëria. Ai sapo kishte hapur një restorant në Astoria kur u vizitua nga Redinel Dervishaj, një kriminel shqiptar. Pasi i tha se “duhet të paguash që të veprosh në lagjen tonë”, pronari i restorantit thirri oficerin e policisë, Besnik Llakatura.

    Oficeri Llakatura, që punonte bashkë me Dervishajn, i tha pronarit të restorantit që të paguante “pasi këta njerëz e kanë në pronësi Astoria-n”. Sipas prokurorëve, Llakatura i tha pronarit të restorantit që të mos i telefononte policisë. Në një rast të mëvonshëm, një nga pjesëtarët e grupit, sërish shqiptar, Denis Nikolla, e kërcënoi pronarin e restorantit me armë.

    E kështu ai nisi të bënte pagesat, në total 24 mijë dollarë, nga të cilat Llakatura mori rreth 6 mijë dollarë.

    Por Llakatura nuk e kuptoi se pronari i restorantit kishte shkuar tek FBI, që i kishte dhënë atij paratë për pagesat.

    Te gjithe shqiptaret e arrestuar, perfshire dhe policin, hetohen dhe per krime te tjera te meparshme, bejne te ditur mediat njujorkeze.

    MAPO

  2. #2

    Për: Shkatërrrohet banda kriminale shqiptare në Queens, NYC

    Bravo ai pronari qe ka shkuar te FBI direkt. Ishalla se gjen gje te shkretin

  3. #3
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Shkatërrrohet banda kriminale shqiptare në Queens, NYC

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bravo ai pronari qe ka shkuar te FBI direkt. Ishalla se gjen gje te shkretin
    Kane per ti rruajtur bithen ... Keta tipat me shume se sa te forte e gangstere,jane mashtruesa e intrigante,qe ne bashkepunim dhe ne mbrojtje te nje polici kane vendosur te zhvasin nje shqiptar qe punon ndershmerisht ... Te ishin trima e gangstere keta tipat perplasnin briret per pune droge apo i vinin gjobe ndonje bande negrosh a amerikano jugoresh ... nuk mundoheshin te nxirrnin lekun duke zhvatur bashkekombas te urte e te ndershem !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga KNFC : 05-12-2013 më 14:03
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shkatërrrohet banda kriminale shqiptare në Queens, NYC

    Rob te trashe gomere.
    A lexojne lajme keto rob?Dikush ka lajmeruar ne telefon policine,eshte ankuar dhe
    policia i ka vezhguar se cfare benin dhe i ka kap.
    Vazhdojne akoma me budalliqe te tilla dhe perfundojne ne burg
    per 500 dollare te marra me force!!!!!Stupid
    Krime te tilla jane shume te perhapura dhe behen shume nga
    italianet ne Nju jork dhe Nju Xhersi dhe te gjithe qe kane bere
    akte extortion(presion per te paguar para per mbrojtje)Eshte edhe konspiracion
    pasi eshte menduar si plan qe te behet dhe kujt do ti behet.
    Shumica e italianeve qe jane ne burgje sot ne Amerike,shkaku i burgosjes eshte ekzakt
    krime te tilla identike si kjo qe jep per kete shqiptarin.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5

    Për: Shkatërrrohet banda kriminale shqiptare në Queens, NYC


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •