Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 77
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2013
    Vendndodhja
    ALBANI
    Postime
    30

    Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së mësimit

    Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së mësimit nxënësi 15 vjeçar
    04-12-2013 / Gazeta 55
    Reagon opozita, braktis Komisionin e Ligjeve: Qeveria e paaftë të mbrojë qytetarët

    UPDATE- Vritet me automatik gjate ores se mesimit, brenda ne klase, nje nxenes i shkolles “Beqir Cela” ne Durres. Vetem 15 vjec, nxenesi i vrare brenda ne klase quhet Adriatik Toto. Deshmitare te ngjarjes thane se mesuesi po shpjegonte mesimin, kur nje person i maskuar, me automatik ne dore, hyri brenda ne klase dhe ka qelluar per vdekje 15 vjecarin. Me pas vrasesi eshte larguar nga shkolla pa u penguar nga askush, duke lene pas kaosin mes nxenesve dhe mesuesve te shkolles, qe ishin duke zhvilluar mesimin. “Beqir Cela” eshte nje shkolle profesionale ne Durres dhe nxenesit kane qene brenda ne nje nga klasat ku behet praktika. Pasi eshte larguar vrasesi ka lene brenda ne klase armen, nje automatik i montuar. 15 vjecari ishte lindur ne Kukes, por banor I Sukthit. Policia po merr ne pyetje mesues, nxenes dhe banore te zones, por deri tani nuk ka asnje emer te dyshuar per ngjarjen. 12 persona jane shoqeruar ne komisariat si deshmitare te krimit.
    Drejt vendngjarjes janë nisur Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

    Reagon Basha: Qeveria e paaftë të luftojë krimin
    Kreu i opozitës, njëherësh kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha reagoi për vrasjen e një 15-vjeçari në ambientet shkollore në Durrës. Basha akuzoi Qeverinë për paaftësi në luftën ndaj krimit. Kreu i demokratëve tha se kjo është një ditë e tmerrshme jo vetëm për familjen e adoleshentit të vrarë, por për të gjithë qytetarët, pasi tregon dështimin total të qeverisë për të luftuar krimin.

    Reagon Rama: Ngjarje si kjo të mos përsëriten
    Një reagim ka ardhur edhe nga Kryeministri Edi Rama i cili, duke shprehur ngushellimin per familjen e viktimes kerkoi qe te merren masa qe ngjarje si kjo te mos perseriten. “Kjo ngjarje tragjike është një kambanë e fortë alarmi për të gjithë: qeverinë, trupat mësimore, prindërit, shoqërinë në tërësi”, pohon Kryeministri, i cili kur është informuar mbi ngjarjen ka nisur në Shkozet të Durrësit ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe atë të Arsimit, Lindita Nikolla.

    Vrasja, opozita braktis Komisionin e Ligjeve: Qeveria e paaftë të mbrojë qytetarët
    Ngjarja e rëndë në Durrës ku një adoleshent u vra në ambientet e shkollës, ka bërë që deputetët e opozitës të braktisnin mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po diskutohej paketa anti-korrupsion e Qeverisë. Demokrati Eduard Halimi ka deklaruar se është e kotë të diskutohej për tema të tilla në kushtet kur nxënësit vriten nëpër shkolla dhe Qeveria nuk është e aftë të mbrojë jetën e qytetarëve

  2. #2
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Basha; shut the hell up!!!!( nje cope kukull je) sa keq, ne shkolle e ne ate Moshe
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Ngjarje e rende dhe nje tmerr i vertete edhe per ata nxenes e mesues qe kane qene aty. Ne moshe aq te re....nuk kam fjale te shpreh keqardhjen time...Ngushellime familjes dhe i qofte i lehte dheu.

    Pink, qetesohu ul "kallashin" dhe ti

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    nga kukesi djali,15 vjecar
    ligji i kanunit...vonon por nuk harron, ste falin ata
    ngushellime
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    nga kukesi djali,15 vjecar
    ligji i kanunit...vonon por nuk harron, ste falin ata
    ngushellime
    kush tha kanuni mi marya?

    e ka vra nji shok shkolle...

    ngushellime.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    nga kukesi djali,15 vjecar
    ligji i kanunit...vonon por nuk harron, ste falin ata
    ngushellime
    Ku i merni keto informacione pash zotin,apo te doli ne filxhan ???

  7. #7
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Tmerr!
    Vritet nxenesi 15 vjecar mbrenda ne klase,Lulije Basha flet per deshtimin e qeverise!
    Nuk kursehen as femijet e vrare kur jane ne pyetje dy-tri vota.
    Turp.

  8. #8
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Tmerr!
    Vritet nxenesi 15 vjecar mbrenda ne klase,Lulije Basha flet per deshtimin e qeverise!
    Nuk kursehen as femijet e vrare kur jane ne pyetje dy-tri vota.
    Turp.
    Po kur eshte PD ne pushtet e ka fajin qeveria per krimet kur eshte PS nuk e ka fajin??? Per mendimin tim gjithmone kur ndodh krimi fajin e ka shteti! Te gjejne menyren e duhur si te c'armatosin popullin nga keto arme pa leje. Ku e gjeti 17 vjecari armen??? Dihet qe me ligj nuk e ka, shteti te merret me kete ceshtje te mos e anashkaloj. RIP per viktimen!
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    oooo i mjeri djal.Pa u rritur mire.
    Prindi e nis ne shkolle....tjetri i ben gropen.Iu thafte ajo dore.

    Çu thote mendja ti japin kete drejtim jetes se tyre dhe te tjetrit.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Prudence për postimin:

    skender76 (04-12-2013)

  11. #10

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Ngushellime familjes. Ngjarje shume e rende.

    Komentet e Bashes eshte turp ti lexosh e jo ti analizosh.

  12. #11
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Po kur eshte PD ne pushtet e ka fajin qeveria per krimet kur eshte PS nuk e ka fajin??? Per mendimin tim gjithmone kur ndodh krimi fajin e ka shteti! Te gjejne menyren e duhur si te c'armatosin popullin nga keto arme pa leje. Ku e gjeti 17 vjecari armen??? Dihet qe me ligj nuk e ka, shteti te merret me kete ceshtje te mos e anashkaloj. RIP per viktimen!
    Mua me drejtohesh!?
    hahahha une nuk jam votues i PS-se.
    Basha eshte idiot.
    Ky pis krimineli vrau qytetaret me "doren e vete" ketu pellet dhe fajeson qeverine.Edhe te vraret nga Basha ishin femije te dikujt.Ishin prind te dikujt.Ishin vellezer te dikujt.

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    ngushllime familjes

    vetem kthimi i denimit me vdekje mund te spraps krimin e hakmarrjes, nuk e duam europen kur ligje te tilla po i bejne shqiperise gropen.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  14. #13
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Mua me drejtohesh!?
    hahahha une nuk jam votues i PS-se.
    Basha eshte idiot.
    Ky pis krimineli vrau qytetaret me "doren e vete" ketu pellet dhe fajeson qeverine.Edhe te vraret nga Basha ishin femije te dikujt.Ishin prind te dikujt.Ishin vellezer te dikujt.
    Duket duket.....

  15. #14
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Mua me drejtohesh!?
    hahahha une nuk jam votues i PS-se.
    Basha eshte idiot.
    Ky pis krimineli vrau qytetaret me "doren e vete" ketu pellet dhe fajeson qeverine.Edhe te vraret nga Basha ishin femije te dikujt.Ishin prind te dikujt.Ishin vellezer te dikujt.
    Jo se ty drejtova ty, por doja te thoja qe shteti gjithmone eshte pergjegjes cilado parti qofte ne pushtet. S'ka te thote per ke voton ajo eshte e drejta jote, por qeveria ne pushtet eshte e te gjitheve ata qe e votuan edhe ata qe nuk e votuan!

    Mire pra ky i vrau tani pse nuk hap hetimet PS edhe ta gjej te verteten??? Mua kjo me shqeteson sepse ne Shqiperi nuk ka drejtesi edhe gjithmone gjerat i vuan populli. Nje familje humbi femijen e vet edhe nje tragjedi e tille mund te ndodhi perseri (god forbid) sepse me cfare lexojme degjojme ne Shqiperi ka arme mbajtje pa leje gjitheandej. Me shqeteson fakti ku dreqin e gjeti 17 vjecari armen. Mos te kishte armen do ishin zene rrafur etc. por te pakten nuk do kishte vdekur i shkreti. Jam kunder armeve edhe shteti duhet te marri masa te forta per kete problem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 04-12-2013 më 11:18
    I LOVE GOD

    j&g

  16. #15
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga AlbaneZ Lexo Postimin
    Duket duket.....
    Do te dhenat e mia personale qe ta kuptoni!?
    1.Nuk jam,dhe nuk isha asnjehere votues i PS apo ndonje subjekti tjeter.
    2.Nuk jam shtetas i Shqiperise.
    3.A kupton tani se nuk jam votues?

  17. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Shkozet, 16 vjeçari ekzekutohet me pushkë në orën e praktikës. Policia: Autori, nxënës 15 vjeç
    942 tweet
    Flash, Lajmi i Fundit e Mërkurë, 4 Dhjetor, 2013 | 16:24 pm

    Vendi i ngjarjes
    UPADTE- Policia zbardh detaje nga ngjarja e rende ndodhur paraditen e sotme gjate praktikes mesimore ne nje nga klasat e shkolles profesionale, “Beqir Cela”, kur nxenesi 16 vjecar, Adritik Tota eshte ekzekutuar nga nje tjeter nxenes 15 vjecar.

    “Nga hetimet e deritanishme rezulton se autor i kësaj ngjarje është shtetasi E.V., 15 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, nxënës i vitit të parë të kësaj shkolle të mesme”- thote zyrtarisht policia, duke shtuar se viktime mbeti 16 vjecari banues ne Vadardhë Durrës, nxënës i vitit të dytë.

    Sipas policise, rezulton se ngjarja ka ndodhur në ambientet e ofiçinës së shkollës, nderkohe qe dy klasat respektive të nxënësve të përfshirë në ngjarje, po zhvillonin praktikën mësimore në atë moment.

    “Në vendin e ngjarjes u bllokua arma e zjarrit, e cila kishte reduktim në disa pjesë të saj (që shërbenin për zvogëlimin e përmasave fizike të armës). Aktualisht po punohet me intensitet në dy drejtime: për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes si dhe saktësimin e motiveve dhe mekanizmit të plotë të kësaj ngjarje”- njofton policia.

    Hetimet, ne pyetje nxenes, mesues dhe shoke te paleve

    Për dokumentimin e plotë të rastit janë shoqëruar e po merren në pyetje një numër i madh personash të cilët kanë dijeni mbi rrethanat e kësaj ngjarje si nxënës të dy klasave, shokë të palëve (viktimës dhe autorit), stafi pedagogjik, familjarë e të afërm si dhe po punohet në vijim për të identifikuar persona të tjerë të cilët mund të kenë pasur dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

    Policia njofton se për marrjen e dëshmive të të miturve po aplikohen standartet e marrjes në pyetje në prani të psikologes si dhe ndjekja nga Prokurorja për Sektorin e të Miturve.

    “Në kuadër të këtij hetimi do të kryhen gjithë verifikimet e nevojshme që lidhen me identifikimin e personave që mund të kenë pasur dijeni paraprakisht mbi veprimet e planifikuara nga autori, me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të tyre”- njofton policia.
    Viktima, vdekje e menjehershme

    “Viktima eshte qelluar me arme tip pushke, e modifikuar dhe ka marre nje plumb ne koke, nga i cili ka gjetur vdekjen e menjehershme”- raporton korrespondenti i “Panorames” ne Durres, duke iu referuar ekspertizes.

    Mesohet se autori eshte larguar nga klasa pak minuta pas krimit, dhe disa metra me tej vendit te ngjarjes ka hedhur perplasen qe kishin veshur per oren e praktikes.

    Policia ka ngritur 15 grupe ne terren ka marre kontakte me familjaret qe i bejne thirrje te birit te dorezohet.

    Policia duke hetuar ne disa pista ka bere me dije se dyshohet se autori e ka parapergatitur krimin dhe ka marre masat per futjen e armes ne klase.

    Reagimet

    Pas ngjarjes ka pasur reagime te shumta. Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri dhe ministrja e Arsimit, Nikolla shkuan menjehere ne vendin e ngjarjes.

    Kryeministri Rama e ka quajtur ngjarjen kambane alarmi per te gjithe dhe ka kerkuar hetim te plote e masa urgjente per mosperseritjen e ngjarjeve te tilla.

    Nderkohe qe opozita ka akuzuar qeverine per deshtim total ne luften kunder krimit, duke thene se keqperdorimi i policise se shtetit eshte sinjali me negativ qe jepet ne nxitje te krimit.

    http://www.panorama.com.al/2013/12/0...rejt-durresit/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  18. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Autori i vrasjes së nxënësit 17 vjeçar, një shok klase. Familjarët: Si hyri me pushkë në shkollë

    Vrasja e nxënësit 17 vjeçar sot në Shkozet të Durrësit ka ngritur shumë pikpyetje për sigurinë në shkollat publike, ndërsa 483437_452763281460806_1941327237_nmësohet se autori i vrasjes është një moshatar dhe shok klase i viktimës. Policia thotë se ka gjetur dhe armën e krimit që është një pushkë. Ndërkohë me të drejtë familjarët e fëmijës që humbi jetës ngrenë pyetjen për autoritetet shtetëtore: si mundet të shkohet me pushkë në shkollë?

    Sipas policisë autori i vrasjes së sotme është Endrin Baraku edhe ai nxënës i vitit të parë. Dyshohet se dy të rinjtë janë grindur një ditë më parë për motive që ende nuk dihen dhe konflikti mund të jetë bërë shkak për krimin e sotëm. Sipas policisë autori e ka planifikuar më parë vrasjen dhe largimin. Nga kontrolli në shkollë është sekuestruar në cilësinë e proves materjale edhe një pushkë që mendohet të jetë arma e krimit.

    http://mapo.al/2013/12/04/autori-vra...ke-ne-shkolle/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  19. #18
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    15, 16 apo 17 vjec eshte se spo merret vesht? I bet jane zene, vrare per FB.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  20. #19
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Ngushellime familjes

  21. #20
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga Prudence Lexo Postimin
    oooo i mjeri djal.Pa u rritur mire.
    Prindi e nis ne shkolle....tjetri i ben gropen.Iu thafte ajo dore.

    Çu thote mendja ti japin kete drejtim jetes se tyre dhe te tjetrit.
    Asht i gjith populli i armatosun gjer n'dhemb....

    Dje ne Shkoder i dha fund jetes nje djale i vetem, qe si kish mbush akoma 20 vjec. Po mos t'kishte pas kallashin ne shpi ndoshta do ishte akoma gjalle.

    Duhet t'behet dicka urgjentisht per carmatosjen e ketij populli paqedashes...

    Duhet te jete prioritet mbi prioritetet.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  22. 2 antarët më poshtë falenderuan skender76 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Gentian_gr (04-12-2013),loneeagle (04-12-2013)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •