Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 77
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Nga lajmet ne tv tani, po jepej qe te dy djemte 15 dhe 16 vjec, ne fb e tyre kishin te dy foto me arme deri ne shotgun. Si dhe shprehesh me killers.

    Pra te dy I kishin hyre nji rruge, qe njeri ne coj aty ku eshte tani, ne qiell.

    Ky eshte mentaliteti I kalamajve ne kete kohe. Para dhe arme,

    He se harrova, dhe c.u.r.v.a me shumice.
    Me shpesh se jo, veprimet/bashkeveprimet/menyra e jeteses se cdo femije(adoleshent ne kete rast) jane reflektim i familjes prej nga e ka prejardhjen...prinder te deshtuar, me plot goje! Shteti, cilin?! Pse, kur ka patur shtet ne shqiperi qe pas 90-es?? Ngjarje shume e rende!! Ngushellimet s'vlejne nje grosh! Ec, kalojme radhen...

    Familjet e varfera do te vuajne, gjithmone, me teper barren e nje shteti/ekonomie jo funksionale. Te na rrojne Padrinot !!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    ngushellime familjes dhe ketij qe ne i themi "shtet" ti vije turp nga ata qe e perfaqesojne....vdekjet po behen si ne Playstation....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Ngushellime familjes se viktimes.

    Lajmi ilustron qe jo vetem jeta e qytetareve shqiptare nuk eshte e sigurt ( sa vrasje behen qe nga ato me te rendomtat ne familje, e deri ne vrasjet mafioze rrugeve te vendit ) por as jeta e femijeve ne shkolla nuk eshte me e sigurt. Dhe pergjegjesia kryesore per kete shkon per shtetin dhe me ekzaktesisht, Policine e Shtetit. Detyra numer nje e shtetit, detyra me e rendesishme e shtetit, eshte sigurimi i jetes se qytetareve te tij. Dhe qeveria aktuale i ka hipur kalit se pushtetit se prapi. Policia e Shtetit po perdoret jo per te mbrojtur jeten e qytetareve, jo per te parandaluar krime, jo per te siguruar ambientet shkollore, jo per te ndjekur e arrestuar kriminele, por po perdoret per "lojrat e fatit", po perdoret per "ndertimet pa leje", po perdoret per "kontrolle tatimesh". Asnje nga keto detyra nuk i takojne Policise se Shtetit, jane detyra te organeve te tjera perkatese.

    Por nuk eshte vetem shteti ne faj. Krimet ne nje shoqeri asnjehere nuk mund te parandalohen totalisht dhe nje pergjegjesi e madhe bie mbi gjithe shoqerine civile. Duke filluar me prinderit e kesaj femije qe arrin te siguroje nje arme e te kryeje nje krim te tille. Femija nuk e gjeti ate arme ne rruge, e gjeti ne shteti e ne familje, dhe shanset jane qe ajo arme eshte pa leje. A do te ishte shmangur ky krim nese ajo arme nuk do te ishte futur ne shtepi e do te lihej e pasiguruar? Te gjithe ata prinder e familje shqiptare qe jane ne pozitat e femijes qe kreu krimin dhe kane nje arme ne shtepi, nese nuk vene mend nga kjo ngjarje, nese nuk e heqin ate arme nga shtepia dhe larg femijeve te tyre, nese nuk flasin me femijet e tyre per kete ngjarje, neser do te jete femija juaj qe do te beje nje krim te ngjashem.

    Dhe pergjegjesia nuk mbaron vetem ne familje. Dhjetra bashkemoshatare te tyre kane pare ne FB fotot e ketyre femijeve me arme neper duar. Askush nga shoket e shoqet e klases, askush nga mesuesit, nuk e mori mundimin te flasi me prinderit, te marri ne telefon Policine e te raportoje kete sjellje. Po ta kishin bere kete gje, jeta e adoleshentit do te ishte kursyer.

    Perpara se shteti, mediat e shoqeria te preokupohen me problemet e "shtetit ligjor" e "ndertimet pa leje", bejne mire ta kthejne vemendjen dhe punen e tyre tek detyra numer nje e shtetit: sigurimi dhe mbrojtja e jetes se qytetareve! Asnje problem tjeter nuk eshte me i rendesishem se ky.

    Albo

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2013
    Vendndodhja
    ALBANI
    Postime
    30

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    "Ra semundja ne fshat...zot larg lagjes sime!, ra ne lagje...zot larg shtepise sime dhe me ne fund ra ne familje ...zot larg b....sime", per temen e hapur shume nga antaret e forumit shkruajne me zemer pasi vete rasti dhe fenomeni eshte per t'u shqetesuar. Une dhe nje pjese e ketij forumi jemi baballare ashtu si dhe do te jene dhe te rinjte me kalimin e kohes. Thellesisht jam i trishtuar per sa ndodhi dhe mbreme ne darke nisur nga historia para ngjarjes dhe sjelljes se dy te rinjeve mundohesha te gjeje pikat e dobta te sjelljes se djalit tim (ne klase te 8-te). E pare ne kete kendveshtrim kjo ngjarje rendon shume, aq shume sa shoqeria duhet te ngrihet pertej "sme takon mua" per te parandaluar keto fenomene te shemtuara te ketij soj qe po rritet perdite e me shume. Ky "soj" jane tanet , jane femijet tane, motrat dhe vellezerit me te vegjel per te cilet kemi pergjegjesi.
    Ju garantoj se me syte e mi kam pare grumbuj te tere femijesh 8-14 vjec ne qytetin ku banoj (me rreth 20.000 banore) qe tymosin papushim narkotike, qe sillen jashte cdo etike ne lagje e jashte saj, qe vjedhin e shkaterrojne makina per nje bateri... . Una kam qene mesues ne nje shkolle fshati per pak kohe para 8 vitesh dhe ne menyre te vazhdueshme kontrolloja cantat dhe rrobat e djemve te klases (ne klase te peste). Per cdo rast ne fillim te shkolles materialin e gjetur (me duket ne tre raste thika, dhe ne 4-5 raste te tjera doreza e zinxhir), ia dergoja personalisht prindit te tyre. Mesazhi ishte i qarte per keta femije shkolla eshte institucioni per tu mesuar dhe jo arene perplasjesh. A mundet qe kjo te arrihet? Patjeter qe po, institucionet pergjegjese harxhojne me miliona Euro neper programe te ndryshe per hartimin e dokumentave strategjik apo strategji te permiresimit te mesimdhenies. Harrojme se ky "soj" qe pergadisim ne, neser do te jete nje "sorollop" dhe qe veprimet me negative te tij i quan per krenari(!), do te drejtoje qelizat e shoqerise familjet apo ne rastin me te keq shoqerine. Rasti i Durresit eshte vetem maja e ajsbergut, pasi eshte tashme nje fenomen qe po ben "muuuu".

  5. 2 antarët më poshtë falenderuan pajtimp për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Marya (05-12-2013),Xhuxhumaku (05-12-2013)

  6. #45
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Do te dhenat e mia personale qe ta kuptoni!?
    1.Nuk jam,dhe nuk isha asnjehere votues i PS apo ndonje subjekti tjeter.
    2.Nuk jam shtetas i Shqiperise.
    3.A kupton tani se nuk jam votues?
    Po shprehem edhe une si Pink-u

    Shut the hell up dhe mos i hy atyre debateve pa lidhje !!!

  7. #46
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Te vjen keq per familjen por keta me mire qe vrasin njeri tjetrin!

    Ngushellime familjes !

    Me duket e vertete kjo cfare ka shkruar Ziti:
    vrasin sepse jane te stresuar nga hallet, mungesa e drejtesise dhe nga imoraliteti i deputeteve, gazetareve, hoxhallareve, profesoreve, doktoreve, policeve….
    Cdo gje eshte relative...

  8. #47
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Fotot me shotgan të viktimës dhe autorit, kushëriri: Po flisnim në Facebook para vrasjes

    Argument, Flash e Enjte, 5 Dhjetor, 2013 | 09:42 am
    Postimet e fundit në “Facebook” të dy nxënësve të shkollës së Shkozetit.

    Viktima e autori, poza me armë dhe para në Facebook.

    Adriatik Tota, foto me shotgun. Autori: Unë jam killer.
    PlayPrev|Next1 of 6
    Viktima-Adriatik-Tota-duke-pozuar-me-një-armë-shotgan,-Foto-e-postuar-në-Facebook-nga-autori-i-krimit
    Viktima-Adriatik-Tota-duke-pozuar-me-një-armë-shotgan,-Foto-e-postuar-në-Facebook-nga-autori-i-krimitViktima Adriatik Tota duke pozuar me një armë shotganViktima Adriatik Tota duke pozuar me një armë shotganPostimi në FB i autorit: “Unë jam një vrasës. Unë vras njerëz për para, por ti je miku im dhe unë ty do të të vras falas”Foto e postuar në Facebook nga autori i krimitdurres,-debati-me-halimin

    “Unë jam vrasës. Vras njerëz për para”. Ky është vetëm një ndër postimet e bëra në profilin personal në rrjetin social “Facebook” nga ana e 15-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e një nxënësi të shkollës ku mësonte.
    Postimi në faqen e E.V.-së ndoshta do të kalonte pa u vënë re për përmbajtjen e tij nëse nuk do ndodhte ngjarja e djeshme, ku 15-vjeçari u bë realisht një “killer”.
    Pamje sekuencash filmi me viktima e vrasës janë publikuar prej disa muajsh nga ana e adoleshentit, i cili tashmë do të përballet në jetën e vërtetë me akuzën e vrasjes me paramendim të Adriatik Totës. Për të njohurit e tij, “E.V. është një djalë i mirë, i urtë dhe pa asnjë problem të mëparshëm me shoqërinë e familjen. I ati punon gjithë kohën me makinë brenda dhe jashtë vendit për t’i siguruar familjes çdo të mirë”. Në fakt, i ati i 15-vjeçarit nuk kishte pak orë që ishte kthyer nga një udhëtim i gjatë kur ka mësuar se i biri ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e një nxënësi në shkollën e Shkozetit. Por, nuk është i vetmi që afishon pa asnjë të keq fotot me armë e shprehje ekstreme. Të njëjtat pamje me foto me armë e para kanë qarkulluar deri dje edhe në profilin e Adriatik Totës, 16-vjeçarit të vrarë në kohën kur ndodhej në ambientet e klasës së mësimit. Djalit që i duhej të udhëtonte çdo ditë disa kilometra në këmbë për të dalë në rrugën e fshatit e më pas me autobus për në shkollë postonte fotografi të ndryshme, duke treguar për stilin e jetës dhe shoqërisë që ai preferon. Në fotografi të tjera, djali pozon me pije e celularë e në bare të ndryshme të qytetit të Durrësit. Në faqen me emrin e Totës dalin, njëra pas tjetrës, disa fotografi ku adoleshenti pozon me një armë shotgun në dorë e më pas vendos një foto profili me një armë dhe para në sfond. Pamjet në fotografi duket që stonojnë me fytyrën dhe trupin e imët të 16-vjeçarit, ndërsa është vetë ai që sajon poezi për hashashin dhe daljet me shoqërinë. “Kur ishim të vegjël, loznim me kapsolle, e pinim hashashin, me shishe coca-cola, babi e mori vesh, na çoi në polici, atje na thanë, hashashin mos e pi”, shkruante më 22 nëntor Adriatiku. Miqtë e kushërinjtë e tij tregojnë se ai ishte djalë pa asnjë problem dhe me shoqëri të mirë, që kërkonte të mbaronte shkollën dhe të ecte përpara. Ata thonë se Adriatiku nuk kishte ndonjë të dashur, por vetëm shoqe, edhe pse në “Facebook” 16-vjeçari fliste për dashurinë e tradhtinë. Një nga statuset e fundit të adoleshentit që humbi jetën fatalisht, ishte se “jeta është si një dërrasë e zezë, ku fantazia shkruan dhe realiteti fshin”. Pikërisht ky realitet fshiu të gjitha ëndrrat e tij, duke e ndarë nga jeta pa arritur të festojë në muajin shkurt ditëlindjen e tij të 17-të. Mbrëmjen e djeshme, faqja në “Facebook” e Adriatik Totës u mbyll përfundimisht nga të njohurit e tij, duke fshirë dhe një kapitull që sapo kishte nisur nga jeta e një 16-vjeçari.

    Rama: Alarmi për të gjithë
    “Edi Rama shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e djalit që humbi jetën dhe i ka kërkuar ministrit të Brendshëm dhe ministres së Arsimit të shkojnë në vendngjarje për t’u siguruar që të afërmit e viktimës, studentët dhe mësuesit, të kenë të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e nevojshëm. Kjo ngjarje tragjike është një kambanë e fortë alarmi për të gjithë: qeverinë, trupat mësimore, prindërit, shoqërinë në tërësi”, u njoftua përmes një deklarate të bërë publike nga Kryeministria.

    Basha: Policia nuk po siguron rend
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vrasjen e të riut e cilësoi dështim të qeverisë. “Sot është një e keqe mes shumë ditëve të këqija që po përjetojnë qytetarët e Shqipërisë në dështimin total të kësaj qeverie për të luftuar krimin me sinjalet tepër negative që militantizmi në krye të Policisë së Shtetit dhe keqpërdorimi i Policisë së Shtetit jashtë mandatit të saj ligjor, po i jep jo vetëm krimit ordiner, por edhe krimit të organizuar”, tha Basha.

    PD largohet nga Komisioni i Ligjeve
    Menjëherë pasi ka ndo-dhur vrasja në Shkozet të Durrësit, deputetët e PD kanë braktisur Komisionin e Ligjeve. “Një djalosh është vrarë në mes të shkollës. Ne nuk mund të qëndrojmë më në këtë Komision. Policia e Shtetit nuk mbron më jetët e njerëzve. Pak minuta më parë është vrarë një fëmijë. Sot jeta e fëmijëve tanë është në rrezik, qeveria e ka të pamundur të mbrojë jetën e fëmijëve, nuk mund të diskutojmë paketa qesharake”, ka deklaruar ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi.

    Familjarët, incident me Halimin
    Një incident është shënuar dje mes familjarëve të viktimës Adriatik Tota që po prisnin për trupin në morgun e Durrësit dhe deputetit të zonës, Eduart Halimi. Familjarët e viktimës, të revoltuar nga ngjarja, janë shprehur se tashmë është vonë. “Duhet të ishin marrë masa që të mos na ikte djali”, janë shprehur ata, duke iu drejtuar ish-ministrit të Drejtësisë. Bashkë me Halimin ndodheshin dhe deputetët e tjerë të PD-së, si Albana Vokshi, Kastriot Islami, Oerd Bylykbashi e Igli Cara. “Hajde të hyjmë brenda në morg të shohim si na është bërë fëmija”, kanë thënë në mes të tronditjes të afërmit e 16-vjeçarit. Nga ana e tij, Halimi ka fajësuar policinë për këto ngjarje, duke thënë se reforma e ndërmarrë nga Rama po sjell këto ngjarje. “Policia duhet të shkundet nga militantët që ka punësuar”, deklaroi Halimi.

    http://www.panorama.com.al/2013/12/0...-para-vrasjes/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #48
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga AlbaneZ Lexo Postimin
    Po shprehem edhe une si Pink-u

    Shut the hell up dhe mos i hy atyre debateve pa lidhje !!!
    And you,shut the **** up dhe mos mendo se kush nuk eshte me banden e juaj patjeter eshte me banden e PS-se!
    Kupton!?

  10. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Postime
    1

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Armen e kishte babai, babait ja dha Saliu te sulmoje Vloren ne 1997, tani po korrin frutat e atij "qejfi" per te qene "trim i armatosur". Para partizane!

  11. #50

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Te vjen keq per familjen por keta me mire qe vrasin njeri tjetrin!

    Ngushellime familjes !

    Me duket e vertete kjo cfare ka shkruar Ziti:
    vrasin sepse jane te stresuar nga hallet, mungesa e drejtesise dhe nga imoraliteti i deputeteve, gazetareve, hoxhallareve, profesoreve, doktoreve, policeve….
    ky qe vrau mbaseeee mund te ket pare imoralitetin e profesoreve, por nga ato te tjerat s'ja ka haberin fare

  12. #51

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Kur fajesohet shteti per nje vrasje, eshte thjesht politike dhe eshte turp akoma me i madh kur behet fjale per vrasjen e nje femije.

    Shteti fajesohet kur ka ndryshime te dukshme ne numrin e vrasjeve apo krimeve ne pergjithesi. Nese zakonisht cdo vit ka nga 2000 vrasje p.sh dhe papritur kercen numri ne 4000, atehere duhet drejtuar gishti nga shteti dhe te kerkohen shpjegime. Atehere ka dicka qe nuk shkon.

  13. #52
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    He se edhe ata qe ishin ne opozite dje, kshu benin,

    po heqja nga puna e drejtorive te tera ne polici, pa folur per drejtuesit me nji dore sjell edhe ketu.

    Gjerat gjithnji behen graduale, jo me aksion me goditje te eprqendruar se e peson populli, qe ktyre sja ndien fare.

    Shih invalidet qe u bene idisa muaj pa marre para.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  14. #53

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    He se edhe ata qe ishin ne opozite dje, kshu benin,

    po heqja nga puna e drejtorive te tera ne polici, pa folur per drejtuesit me nji dore sjell edhe ketu.

    Gjerat gjithnji behen graduale, jo me aksion me goditje te eprqendruar se e peson populli, qe ktyre sja ndien fare.

    Shih invalidet qe u bene idisa muaj pa marre para.
    Sigurisht qe njesoj benin.

    Pastaj heqja e gjithe administrates nuk besoj se eshte habi per asnjerin sot. eshte bere akt normal i nderrimit te pushtetit qe te nderrosh cdo person deri te pastrusit. Prandaj dhe forcohen gjithnje e me shume inatat mes simpatizanteve te PS e PD se fitorja e njeres parti apo tjetres vendos kush do haj buke per 4 vjet e kush do rri me barkun bosh per trecerekun e shqiptareve.

  15. #54
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Sigurisht qe njesoj benin.

    Pastaj heqja e gjithe administrates nuk besoj se eshte habi per asnjerin sot. eshte bere akt normal i nderrimit te pushtetit qe te nderrosh cdo person deri te pastrusit. Prandaj dhe forcohen gjithnje e me shume inatat mes simpatizanteve te PS e PD se fitorja e njeres parti apo tjetres vendos kush do haj buke per 4 vjet e kush do rri me barkun bosh per trecerekun e shqiptareve.
    ne fakt PD i ka mbajt 90 % te atyre qe kane qene nga PS-ja. 10% e mbushi me malok kuksi dhe tropoje.

    kurse per ata qe hoqen socialistat pas 97-98 as qe ja ndjeu fare PD, se kishin marre kontigjente nga ish-socialistet e vjeter

    kshu qe ikin nji pale socialista dhe vine nji pale tjeter ne pushtet.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xhuxhumaku për postimin:

    loneeagle (05-12-2013)

  17. #55

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    vetem ata qe luajne rolin bukur me te dyja palet mund ta mbajne vendin e punes zakonisht

    p.s. ndrrum temen. s'ka lezet

  18. #56
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga tunis Lexo Postimin
    Armen e kishte babai, babait ja dha Saliu te sulmoje Vloren ne 1997, tani po korrin frutat e atij "qejfi" per te qene "trim i armatosur". Para partizane!
    Ne fakt verioret ne Vlore u vrane, u terhoqen zvarre, nuk vrane ndonje. Gjithmone komente pa lidhje. Mjere ai qe vdiq! Aktualisht arme pa leje gjenden ne duar te shume shqiptarve pavarsisht krahines ku jetojne. Keto arme duhet te dorezohen edhe shteti te nxjerri nje ligj te forte per kete problem.
    I LOVE GOD

    j&g

  19. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    jam dakort me loneeagle...gjynah, por shyqyr qe nuk vravi dhe nxenes te tjeter si kan zakon ketu ne amerike...too young to die, as e imagjinoj dote si ndihet familia e tij
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  20. #58
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    shume te rinj shikon ne facebuke ne foto me arme, kaq veshtire eshte ti kapesh??? i ke me emer e mbiemer.......
    ky qe paska dale ne foto me arme qe me pare , besoj se ate e kane pare miqte , familjaret , pse nuk reaguan qe me perpara, ta ndalonin , na more djale cbene , nuk jane lodra ...
    tek ne shoqeria eshte e semure
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  21. #59
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    ne fakt PD i ka mbajt 90 % te atyre qe kane qene nga PS-ja. 10% e mbushi me malok kuksi dhe tropoje.

    kurse per ata qe hoqen socialistat pas 97-98 as qe ja ndjeu fare PD, se kishin marre kontigjente nga ish-socialistet e vjeter

    kshu qe ikin nji pale socialista dhe vine nji pale tjeter ne pushtet.
    Xhuje mund te jete e kunderta. 10% nuk e humben vendin e punes. Kur nderroheshin deri te pastruesit ne qytete ku shumica ishin me bindje te majta mos vazhdo me tutje. Po te ishin vetem 10% nga veriu nuk do ankoheshit kaq shume ju tironcit. Deri dje na thoshit ne cdo zyre qe vemi vetem malok gjen, tani del qe s'paska pat aq shume.
    Feelings change - memories don't.

  22. #60
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së më

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    ne fakt PD i ka mbajt 90 % te atyre qe kane qene nga PS-ja. 10% e mbushi me malok kuksi dhe tropoje.

    kurse per ata qe hoqen socialistat pas 97-98 as qe ja ndjeu fare PD, se kishin marre kontigjente nga ish-socialistet e vjeter

    kshu qe ikin nji pale socialista dhe vine nji pale tjeter ne pushtet.
    Ku i gje kto rrena mer gjugj prej uzbekistani jemi na tjeret qe don me na rret sy per sy
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •