Hormonet e shtatzënisë vrasin tumorin vdekjeprurës

3 Dhjetor 2013 | : Kuriozitete | Autor: Gazeta Shqip

bebi

Ai mund të quhet fare mire fëmija i mrekullisë, pasi i shpëtoi jetën nënës së tij prej një tumori kanceroz që rritej në mitrën e saj.

Doktorët druheshin për jetën e Nicola Weller, nga Britania e Madhe kur zbuluan një tumor në mitrën e saj. Ajo ju nënshtrua një skaneri 12 javë më vonë përpara se të bente një operacion, por zbulimi i mjekëve ishte i mahnitshëm. 29 vjeçarja, nënë e një fëmije doli që ishte 6 javëshe shtatzënë dhe hormonet e shtatzënisë kishin shkatërruar plotësisht qelizat kanceroze në mitrën e saj.

bebi 1

“Ishte e pabesueshme. Nuk e dija që isha shtatzënë, pasi kisha përdorur vazhdimisht kontraceptivë. Fakti që isha shtatzënë ishte një mrekulli, por që fëmija im i palindur kishte shkatërruar tumorin që rrezikonte jetën time ishte një gjë akoma më e mrekullueshme”, thotë 29 vjeçarja.

bebi 2

3 dhjetor 2013 (gazeta-Shqip.com)

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...-vdekjeprures/