Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    OSBE dhe SHBA qeverisë: “Jo hetim korrupsionit nga Gjykata e Krimeve të Rënda”

    OSBE kritikon reformën e qeverisë, duhet aksion antikorrupsion

    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri konsideron se ndryshimet e propozuara nga Ministria e Drejtësisë për të transferuar të gjitha veprat penale që lidhen me korrupsionin tek Gjykata e Krimeve të Rënda, nuk i shërben luftës ndaj korrupsionit. Përmes një letre drejtuar Komisionit Parlamentar të Ligjeve, OSBE thekson se “as Gjykata e Krimeve të Rënda dhe as Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk janë aktualisht të specializuara për t’u marrë me çështjet e korrupsionit. Përveç kësaj, Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk i kanë burimet financiare dhe njerëzore për t’u marrë me rastet e dyshuara të korrupsionit në vend. Rritja drastike e parashikuar e ngarkesës së punës do ta pengonte, veçanërisht, funksionimin e te dyja këtyre organeve.”- thuhet në letrën e OSBE-së.

    OSBE shpreh shqetësim në lidhje me faktin se njësive të specializuara për t’u marrë me rastet e korrupsionit, të ashtuquajturat “Njësi të Përbashkëta Hetimore”, do t’u hiqet kompetenca e tyre për t’u marrë me rastet e korrupsionit.

    Sipas OSBE-së, “fokusi nuk duhet të jetë mbi reformën legjislative, d.m.th. organet e specializuara duhet te pajisjen dhe trajnohen siç duhet dhe organet e hetimit të detyrohen të ndjekin një qasje proaktive përmes llogaridhënies”.

    “Në mendimin tonë, kuadri ligjor aktual nuk mund të shihet si arsyeja e deritanishme e dështimit të luftës ndaj korrupsionit. Siç theksohet ne Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, problemi qëndron te mungesa e një qasjeje proaktive, si dhe tek mungesa e burimeve dhe pajisjeve të përshtatshme. Një luftë serioze ndaj korrupsionit do të përqendrohej së pari tek aksioni dhe jo tek reforma thjesht ligjore. Transferimi i juridiksionit siç parashikohet nga projektligji do te mbetej thjesht një reformë ligjore, nëse nuk shoqërohet nga hapa konkrete shumë specifike. Hapa të tillë duhet të konsistojnë të paktën në pajisjen e çdo organi te specializuar qe presupozohet të luftojë korrupsionin me burimet e nevojshme njerëzore dhe materiale. Për më tepër, duhet të garantohet llogaridhënia e atyre që e kanë për detyrë të luftojnë korrupsionin.”- thuhet në letrën e OSBE-së.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: OSBE dhe SHBA, kundër ndryshimeve të qeverisë mbi ligjin Antimafie dhe Antikorru

    Ndryshimet në Kodin Penal për korrupsionin, SHBA kundër Qeverisë

    Misioni OPDAT, letër kreut të Komisionit të Ligjeve: Ndryshimet, të pakonsultuara.

    “Jo hetim korrupsionit nga Gjykata e Krimeve të Rënda”


    OPDAT rrëzon ndryshimet e miratuara në qeveri për Kodin Penal dhe ligjin “Antimafia”. Misioni amerikan që asiston Këshillin e Ministrave në fushën e drejtësisë penale, i ka dërguar një letër kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, dhe për dijeni Bylykbashit, Subashit dhe ministrit Naço, ku argumenton qëndrimin e tij kundër gjykimit të rasteve të korrupsionit në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në materialin prej nëntë faqesh, OPDAT shprehet se ndryshimet në Kodin Penal nuk janë konsultuar me grupet e interesit. “Vëmë re se këto ndryshime janë propozuar pa asnjë konsultim publik dhe pa u dhënë mundësinë agjencive të interesuara për të paraqitur kundërshtimet ose propozimet e tyre. Diskutimi i këtyre propozimeve me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KLD-në duhet të kishte qenë një hap i domosdoshëm dhe miratimi i tyre për ndryshimet duhet të kishte qenë faktor vendimtar në procesin legjislativ. Përndryshe, efektiviteti i ndryshimeve duhet të vihet seriozisht në dyshim”, thuhet në letër. Sipas misionit, zgjerimi i detyrave, duke shtuar dhe veprën e korrupsionit për Gjykatën e Krimeve të Rënda, nuk do t’i shërbejë suksesit të këtij institucioni në të ardhmen. Misioni argumenton gjithashtu se prokurorët dhe gjyqtarët e krimeve të rënda janë të specializuar në fushën e krimit të organizuar. “Centralizimi i hetimeve mund të sjellë të kundërtën e pasojave të dëshiruara, duke shkaktuar hetimin e korrupsionit vetëm në Tiranë. Për më tepër, centralizimi i të gjitha çështjeve të korrupsionit në një gjykatë të rëndësishme, që gjykon me trup gjykues, mund të rezultojë në vëmendje më të pakët ndaj çështjeve të korrupsionit në nivele të ulëta. Centralizimi mund të sjellë gjithashtu rritjen e mundësive për kontroll politik ndaj vendimmarrjes së Prokurorisë. Centralizimi shpesh ul pavarësinë e Prokurorisë, që është parim qendror i sistemeve demokratike të së drejtës, në të cilën vendimet bazohen vetëm te provat dhe ligji”, vijon më tej letra e OPDAT.

    Debati
    Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar që ndryshimet në dy ligjet e miratuara në qeveri të mos nisin sot diskutimin në Komisionin e Ligjeve, pas konstatimeve të fundit të OPDAT. Nënkryetari demokrat i këtij Komisioni, Oerd Bylykbashi, tha: “Një nga elementet thelbësore që ngrihet nga ekspertët e Ambasadës Amerikane, që është se këto dy projektligje nuk janë konsultuar me ta, nuk janë konsultuar as me organet të cilat janë të përfshira drejtpërdrejt dhe janë të interesuara jo vetëm në fazën e hartimit, por edhe të zbatimit. Por as me ekspertët e huaj. Unë gjykoj që këto dy projektligje as duhet të vinin pa u kryer më parë këto konsulta dhe, për rrjedhojë, nuk duhet të ishin as për shqyrtim”. Nga ana e tij, kryetari i Komisionit, Xhafaj, tha se diskutimi i dy nismave është miratuar në Parlament. “I takon ministrit të Drejtësisë, nëse e ka bërë këtë proces konsultimi. Sa na takon neve, kemi për detyrë që të fillojmë procesin konform rregullores, gjë që është parashikuar në kalendar. Javën e ardhshme do të jetë seancë dëgjimore në Komision, dhe natyrisht do të ftohen sipas kalendarit, konform rregullores, edhe grupe interesi, edhe organizmat ndërkombëtarë të interesuara, që kanë shprehur ose mund të shprehin interes”, deklaroi Xhafaj.

    Ligji
    “Ndryshimet që propozohen u japin Krimeve të Rënda kompetencë mbi korrupsionin, por e lënë shpërdorimin e detyrës në kompetencë të gjykatave të rretheve gjyqësore. Ne mundemi vetëm të imagjinojmë konfliktet e kompetencave që do të lindin mes gjyqtarëve dhe prokurorëve të rretheve gjyqësore e atyre të krimeve të rënda. Kjo mund të sjellë që çështje të mira korrupsioni të ndiqen si shpërdorim detyre dhe çështje jo dhe aq të mira shpërdorimi detyre ndiqen si korrupsion”, thuhet në letrën e OPDAT.

    Afatet
    Sipas këshilltarëve të OPDAT: “Parimi që përdoret në procedurën penale është që procedura e re do të zbatohet vetëm për procedime që kanë filluar pasi ndryshimet kanë hyrë në fuqi dhe për procedimet e filluara me procedurën e vjetër do të vazhdojnë me atë procedurë. Kjo mund të sjellë situata në të cilat dy procedime të ngjashme të fillojnë në të njëjtën kohë dhe të hetohen e gjykohen nga prokurori e gjykata të ndryshme”.

    Letra e OPDAT
    . Ndryshimet që iu bënë nenit 75/a të KPP-së në maj 2013 përfshinë në kompetencën e gjykatave të krimeve të rënda vepra si: vrasja e nëpunësve publikë, vrasja e oficerëve të policisë, vrasja në familje etj., të cilat dalin jashtë qëllimit fillestar të krijimit të këtyre gjykatave. Tani, me ndryshimet që propozohen, kompetencat e tyre shtrihen edhe në fushën krejtësisht të ndryshme të korrupsionit.
    . Megjithëse kemi plotësisht besim te aftësitë dhe profesionalizmi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të krimeve të rënda, ne besojmë se zgjerimi i detyrave të tyre në fusha kaq të ndryshme dhe pakësimi i vëmendjes ndaj krimit të organizuar nuk do t’i shërbejë suksesit të tyre në të ardhmen.
    . Centralizimi i hetimeve mund të sjellë të kundërtën e pasojave të dëshiruara, duke shkaktuar hetimin e korrupsionit vetëm në Tiranë. Për më tepër, centralizimi i të gjitha çështjeve të korrupsionit në një gjykatë të rëndësishme, që gjykon me trup gjykues, mund të rezultojë në vëmendje më të pakët ndaj çështjeve të korrupsionit në nivele të ulëta. Pyetja jonë është, për shembull, nëse do të ishte e arsyeshme të prisnim që një zyrë e rëndësishme në Tiranë të ndiqte në mënyrë aktive një çështje rutinore, siç mund të ishte ajo kundër një oficeri policie në Korçë, i cili merr 500 lekë ryshfet për të mbyllur sytë ndaj një shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor?
    . Centralizimi mund të sjellë gjithashtu rritjen e mundësive për kontroll politik ndaj vendimmarrjes së Prokurorisë. Centralizimi shpesh ul pavarësinë e Prokurorisë, që është parim qendror i sistemeve demokratike të së drejtës, në të cilën vendimet bazohen vetëm te provat dhe ligji.
    . Vëmë re se këto ndryshime janë propozuar pa asnjë konsultim publik dhe pa u dhënë mundësinë agjencive të interesuara për të paraqitur kundërshtimet ose propozimet e tyre. Diskutimi i këtyre propozimeve me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KLD-në duhet të kishte qenë një hap i domosdoshëm dhe miratimi i tyre për ndryshimet duhet të kishte qenë faktor vendimtar në procesin legjislativ. Përndryshe, efektiviteti i ndryshimeve duhet të vihet seriozisht në dyshim.

    ADI SHKEMBI

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: OSBE dhe SHBA qeverisë: “Jo hetim korrupsionit nga Gjykata e Krimeve të Rënda”

    Centralizimi mund të sjellë gjithashtu rritjen e mundësive për kontroll politik ndaj vendimmarrjes së Prokurorisë. Centralizimi shpesh ul pavarësinë e Prokurorisë, që është parim qendror i sistemeve demokratike të së drejtës, në të cilën vendimet bazohen vetëm te provat dhe ligji.
    . Vëmë re se këto ndryshime janë propozuar pa asnjë konsultim publik dhe pa u dhënë mundësinë agjencive të interesuara për të paraqitur kundërshtimet ose propozimet e tyre. Diskutimi i këtyre propozimeve me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KLD-në duhet të kishte qenë një hap i domosdoshëm dhe miratimi i tyre për ndryshimet duhet të kishte qenë faktor vendimtar në procesin legjislativ. Përndryshe, efektiviteti i ndryshimeve duhet të vihet seriozisht në dyshim.
    Si nuk u shpeton gje ketyre amerikaneve ore?

    Nuk e lene rehat kryeministrin tone qe ta ktheje Prokurorine ne OJQ dhe te marri vete kompetencat e organit te akuzes, ne menyre qe t'iu ofroje imunitet te gjithe miqve te tij te shumte te krimit e politikes me dosje ne Prokurori, dhe ne menyre qe ta perdori Gjykaten e Krimeve te Renda si nje qen per t'ia versulur te gjithe kundershtareve te tij politike apo ne biznes.

    Na kerkojne qe te konsultohemi edhe me prokurorine, KLD dhe presidentin e vendit pale?

    Ore e dine keta amerikanet qe me thone Edi Rama mua dhe une do ta rilind kete vend apo jo?!

    Per pak na e rrezuan qeverine me ato armet kimike, tani nuk na lene rehat as te rilindim vendin ashtu sic dime ne!

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: OSBE dhe SHBA qeverisë: “Jo hetim korrupsionit nga Gjykata e Krimeve të Rënda”

    nejse .... koincidenca desh qe me vrasjen e djalit ne shkozet ne mes te klases me bresheri kallashi demokratet u ngriten nga tavolina e komisionit keshtu qe dhe keta arriten ta frenojne komisionin e ligjeve ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: OSBE dhe SHBA qeverisë: “Jo hetim korrupsionit nga Gjykata e Krimeve të Rënda”

    Maxhoranca “obeze”, në përballje me BE, SHBA dhe OSBE

    KASTRIOT ISLAMI

    Dy projektligjet e propozuara për luftën ndaj korrupsionit janë paraqitur me arrogancë në Kuvend nga “maxhoranca obeze”, pa bërë asnjë analizë, pa asnjë konsultim me publikun, me shoqërinë civile, me organizmat asistues ndërkombëtarë dhe në mungesë të plotë vullneti për të realizuar një proces gjithëpërfshirës me opozitën. Ky është një projekt demagogjik dhe spekulativ që veç korrupsionin nuk e lufton, madje do të ulte efektshmërinë e luftës ndaj tij. Synimi i vetëm rezulton krijimi i një klime terrori dhe realizimi i gjuetisë së shtrigave ndaj biznesmenëve, mësuesve, mjekëve e tjerë, të cilët mjafton të etiketohen si kundërshtarë të “regjimit të një milion shuplakave”. Natyrisht edhe ndaj të gjithë kundërshtarëve politikë brenda maxhorancës aktuale, të cilët janë apo mendohet të jenë të pakënaqur dhe kundërshtues të mënyrës së qeverisjes. Këto dy projekte janë antikushtetuese. Janë të pakonsultuara me misionet ndërkombëtare. Nuk bazohen në analiza dhe studime. Të gjithë këto sa më sipër e të tjera, i thonë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë misionet ndërkombëtare që asistojnë Shqipërinë prej disa vitesh në reformimin e sistemit të Drejtësisë. Por kjo maxhorancë shfaqet arrogante dhe mospërfillëse jo vetëm ndaj gjykimeve e propozimeve të opozitës, por në realitet këtë radhë ajo rezulton edhe në një përballje arrogante e refraktare me vlerësimet, komentet dhe opinionet e BE, SHBA dhe OSBE. Kjo është një kambanë tjetër alarmi për demokracinë në Shqipëri, një kambanë alarmi për dhunimin e të drejtave të njeriut. Duket si marrëzia e radhës…

    1. OSBE/SHBA, “JO” projektit të pakonsultuar me misionet ndërkombëtare…
    Problemi këtë radhë është jo thjesht shpërfillja e opozitës nga maxhoranca, por se projektet e paraqitura nga qeveria po përballen me gjykimin, vlerësimet e kritikat profesionale dhe realiste të BE, OSBE dhe OPDAT-SHBA, një mision amerikan që merret me çështjet e Drejtësisë. Dhe kjo ndodh pikërisht për një ligj që duhet të miratohet me tre të pestat e votave të Kuvendit, të cilat kjo maxhorancë i disponon, duke paralajmëruar madje se do t’i përdorë ato në mënyrë arrogante, duke shpërfillur, por edhe duke akuzuar opozitën për mungesë vullneti për të luftuar korrupsionin!!! Ndërkohë arroganca arrin deri në atë pikë sa në debatin maxhorancë-opozitë nuk mund të gjendej asnjë hapësirë bashkëveprimi dhe jo më bashkëpunimi, aq sa për këtë projekt kaq të rëndësishëm të mos mund kishte as mirëkuptim për të emëruar dy bashkërelatorë, siç e parashikon rregullorja e Komisionit. Argumenti mediokër në këtë rast ishte revanshist, se “kështu na e keni bërë dhe kështu do t’jua bëjmë…”, një nga sindromat e demokracisë shqiptare. Fatmirësisht që këtë rradhë BE, OSBE dhe SHBA, në mënyrë direkte apo indirekte, i kanë thënë “JO” këtij projekti. Natyrisht, opozita nuk ka rrugë tjetër veçse të rezonojë me këtë gjykim të shëndoshë, profesional e realist… dhe të shpresojë në reflektimin e kësaj maxhorance. Por, me sa duket, pa shpresë…

    2. OSBE/SHBA: “JO” modelit që nuk bazohet në një analizë dhe studim…
    Modeli i propozuar është voluntarist, i pastudiuar dhe pa asnjë analizë paraprake të efektshmërisë së mekanizmit të “sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë” për rastin e krimeve të rënda, por edhe të mundësive që krijon legjislacioni në fuqi për të thelluar luftën ndaj korrupsionit. OSBE, në komentin e saj është shumë e qartë kur deklaron se ekziston “shqetësimi mbi efektshmërinë e modelit të zgjedhur”… dhe më tej shton se “raporti shpjegues nuk ofron informacion që tregon se sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive kanë rezultuar të suksesshëm në luftën kundër krimit të organizuar e trafikimit, dhe për këtë arsye i njëjti model mund të përdorej edhe në luftën kundër korrupsionit…”. Kjo tezë hedh poshtë të gjitha “argumentet alibike” që ka paraqitur qeveria për të justifikuar paraqitjen e këtyre dy projektligjeve.

    3. OSBE/SHBA: “JO” projektit që nuk përqendrohet tek aksioni…”
    OSBE në reagimin e saj shprehet po ashtu se “… kuadri ligjor nuk mund të shihet si arsyeja e deritanishme e dështimit të luftës kundër korrupsionit…”. E thënë më shkoqur, kjo do të thotë se “ligjet në fuqi për të luftuar korrupsionin mjaftojnë”, ato janë shumë të mira sepse janë të hartuara me ekspertizën më të mirë perëndimore dhe nuk është mungesa e tyre që pengon realizimin me sukses të luftës kundër korrupsionit. Edhe kjo analizë, sipas OSBE, mungon. Për rrjedhojë, bie kështu argumenti i qeverisë për të justifikuar shpikjen e “goditjes mu në zemër të korrupsionit” në kuadër të filozofisë rilindëse të “fillimit nga zero” dhe arritjes së këtij qëllimi përmes së ashtuquajturës “rrugë të vetme” të luftimit të korrupsionit. Ndryshe nga pretendimi, që i konsideron dy projektet si “rruga e vetme” për të luftuar me sukses korrupsionin shqiptar, më të tmerrshmin në Europë, nga leximi i komentit të OSBE rezulton se qasja e qeverisë mund të cilësohet si një nga rrugët e gabuara përmes së cilës lufta ndaj korrupsionit nuk do të ishte efikase… Konkretisht, në komentin e OSBE thuhet se “një luftë serioze ndaj korrupsionit do të përqendrohej së pari te aksioni, dhe jo te reforma thjesht ligjore…”.

    4. OSBE/SHBA: “JO” një projekti antikushtetues dhe të rrezikshëm ….
    Në komentin e saj OSBE hedh dyshimin, por me sa duket edhe dërgon mesazhin e qartë se “ligji është i diskutueshëm nga një këndvështrim kushtetues dhe nuk mund t’i qëndrojë një shqyrtimi kushtetues nëse çohet ndonjëherë para Gjykatës Kushtetuese”, pra aludimi është eksplicit se ky është një projekt që do të binte ndesh me parimet kushtetuese. Nëse kjo do të thuhej nga opozita, atëherë maxhoranca do të lëshonte rrufetë populiste se “opozita e frikësuar nga lufta e ashpër ndaj korrupsionit është kundër saj, prandaj është kundër përfshirjes së korrupsionit në të njëjtën listë me terrorizmin dhe krimin e organizuar”. Por pikërisht këtë nuk e thotë opozita, por e thotë fuqimisht ekspertiza e OSBE. Për më tepër, ky ligj përbën një rrezik shumë të madh alarmues për biznesmenët, individët e thjeshtë apo edhe punonjës të rëndomtë të administratës publike (mjekë, mësues etj.), mjafton të konsiderohen nga maxhoranca aktuale si kundërshtarë politikë, që edhe “pasi të deklarohen të pafajshëm në një proces penal, pasuritë e tyre do të mbeteshin të konfiskuara”!!!! Nuk po flas se nuk më intereson shumë goditja ndaj disa politikanëve të pakënaqur brenda maxhorancës, pavarësisht se cilës përbërëse i përkasin.

    5. OSBE/SHBA: … “JO” projektit për gjueti shtrigash me akuza politike…
    Lidhur me projektligjin “Mbi ndryshimet e ligjit nr. 10192, të datës 3 dhjetor 2009, ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’”… në komentet e OSBE thuhet se “…Nisma duket shumë e orientuar drejt ndikimit politik sesa drejt arritjes së rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit…”. Pra në mënyrë të qartë shprehet shqetësimi se këto ndryshime çojnë në përdorimin e “luftës kundër korrupsionit” si gjueti shtrigash kundër kundërshtarëve politikë, sidomos atyre brenda maxhorancës me mendim apo veprim ndryshe. E thënë në një mënyrë tjetër, ky është një ndryshim që do të çonte në akuza selektive politike kundër të gjithë kundërshtarëve politikë të Kryeministrit, si brenda ashtu edhe jashtë maxhorancës. Kurse OPDAT-SHBA në komentin e saj shton se “centralizimi i hetimeve mund të sjellë gjithashtu rritjen e mundësive për kontroll politik të vendimmarrjes së Prokurorisë”, pra edhe në këtë aspekt ky mekanizëm mund t’i shërbejë qëllimit për realizimin e gjuetisë së shtrigave.

    6. OSBE/SHBA: …”JO” përfshirjes së korrupsionit së bashku me terrorizimin…
    Një nga momentet më të diskutueshme është pa dyshim përfshirja e “korrupsionit” në një kategori me terrorizimin dhe krimin e organizuar e trafikimin, për të cilat “…ligji mbi sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive përbën një përjashtim nga rregullat e përgjithshme…”, përjashtim “në skajet e respektimit të Kushtetutës”, përsa i përket respektimit të të drejtave themelore të njeriut (të drejtës së pronës), por i justifikuar me rrezikun shumë të lartë të krimeve të rënda të kryera nga një kategori e rrezikshme kriminelësh. Në komentet e saj OSBE deklaron se në këtë rast “përfshirja dhe e korrupsionit ndër krimet që mbulon ky ligj do të kthente përjashtimin në rregull”, jo vetëm se në rastin e korrupsionit do të krijohej “disproporcionalitet i pajustifikuar në respektimin e të drejtave themelore të njeriut, deri në dalje jashtë kufijve të kushtetutshmërisë”, por, mbi të gjitha, duke pasur si qëllim kryesor gjuetinë e shtrigave ndaj kundërshtarëve politikë, do të dëmtonte rëndë si luftën kundër korrupsionit, ashtu edhe “kredibilitetin e efektshmërinë e mjeteve dhe procedurave të zakonshme në luftën kundër krimit të organizuar”.

    7. Në vend të përfundimit…
    Së pari, askush nuk është apo nuk do ta kishte të mundur të shprehej kundër aplikimit të një lufte të ashpër dhe efikase kundër korrupsionit, ndonëse kjo maxhorancë jo vetëm nga përbërja, por edhe nga mënyra se si është krijuar apo historiku i shkëmbimeve të akuzave për korrupsion midis drejtuesve të saj, e ka të pamundur ta realizojë me drejtësi dhe efikasitet këtë luftë, për të mos thënë se është e dështuar që në nisje. Së dyti, për të gjitha qeniet racionale nuk ka asnjë dyshim se legjislacioni në fuqi dhe mekanizmat institucionalë ekzistues e lejojnë realizimin e një lufte efikase ndaj korrupsionit nëse vullneti për ta zbatuar atë me rigorozitet do të ishte maksimal. Por edhe për më naivët është e qartë se ndryshimet e propozuara jo vetëm nuk do të ishin efikase, por duke qenë spekulative ato kanë për qëllim “gjuetinë e shtrigave” me fokus kundërshtarët politikë, më shumë ata në gjirin e maxhorancës se ata të opozitës. Fatmirësisht, këtë e thonë edhe ekspertët ligjorë të OSBE dhe ata amerikanë që kanë ardhur në Shqipëri me misionin për të reformuar sistemin e Drejtësisë. Së treti, askush nuk do të ishte apriori kundër përmirësimit të legjislacionit në fuqi nëse do të gjykohej se kjo do të ishte e nevojshme dhe efikase. Për rrjedhojë, të gjitha qeniet e arsyeshme, bazuar në një analizë profesionale të statistikave të luftës kundër korrupsionit dhe të legjislacionit në fuqi, do të kërkonin t’i jepnin prioritet fuqizimit të mekanizmave institucionalë ekzistues që do të garantonin suksesin e tyre në këtë betejë të vështirë. Edhe këtë, fatmirësisht e thonë ekspertët ligjorë të OSBE dhe OPDAT të SHBA. Së pesti, argumentet e artikuluara të maxhorancës për vullnet të lartë politik për të luftuar korrupsionin janë naive, mediokre dhe qesharake, pra në gojën e tyre tingëllojnë të pabesueshme, sepse minimalisht “obeziteti elektoral” i kësaj maxhorance mbështet në korrupsionin elektoral, në blerjen e votës. Së gjashti, synimi për të mos përfshirë opozitën në këtë projekt dhe vendosur atë në pozita diskriminuese dhe më tej për ta akuzuar si të korruptuar e kundërshtuese është veçse një qasje naive, spekulative dhe e dështuar. Dhe së fundmi, kjo maxhorancë jo vetëm gjithnjë e më arrogante me opozitën, ndodhet aktualisht e realisht përballë e kundërshtuese me arrogancë ndaj BE, OSBE e SHBA, mesa duket e vendosur për t’i shkuar deri në fund “marrëzisë” së saj… Dhe ky është problemi themelor në këtë debat të radhës….

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: OSBE dhe SHBA qeverisë: “Jo hetim korrupsionit nga Gjykata e Krimeve të Rënda”

    Miratohet me votat e shumicës paketa antikorrupsion. PD: Merrni parasysh propozimet

    TIRANË- Miratohet me votat e shumicës në Komisionin e Integrimit paketa antikorrupsion.

    Gjatë mbledhjes së sotme, në diskutimin e dy projektligjeve të kësaj paketa, deputetet e maxhorancës kanë theksuar nevojën e miratimit të kësaj paketa, ndërkohë që opozita ka deklaruar votën kundër, pasi pret që të merren parasysh propozimet e bëra nga partnerët ndërkombëtare.

    Në këtë diskutim, drejtues të Ministrisë së Drejtësisë kanë kërkuar nga deputetët miratimin e projektligjit, qe sjell edhe rritjen e luftës ndaj korrupsionit. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ndryshimet e bëra më parë në Kodin e Procedurës Penale nuk kanë dhënë rezulatet e pritura.

    “Gjatë hartimit të projektligjit ka pasur qëndrime të ndryshme. Ne jemi të hapur edhe tani për qasje të reja për projektligjin. Objektivi ynë është lufta kundër korrupsionit dhe ndryshimet e para të bëra në Kodin e Procedurës Penale apo ligjet e tjera nuk kanë dhënë rezultate”, thane ata.

    Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, është shprehur se kjo nismë forcon luftën kundër korrupsionit dhe se është në përputhje të plotë me me legjislacionin e BE-së.

    “Nisma forcon luftën kundër korrupsionit, është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian. Duhet të dakortësohet projektligji”, u shpreh Ruçi.

    Deputetja e Partisë Demokratike dhe ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, theksoi se ky projektligj duhet të tërhiqet pasi qeveria nuk i ka marrë parasysh rekomandimet.

    Projektligjet kaluan me 6 vota pro, dhe dy votat kundër të deputetes Majlinda Bregu dhe Jorida Tabaku. Sipas tyre duhet që të tërhiqen sa më shpejt projektligjet dhe të reflektohen në to sugjerimet dhe vërejtjet e bera me letrën e SHBA dhe të OSBE.

    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: OSBE dhe SHBA qeverisë: “Jo hetim korrupsionit nga Gjykata e Krimeve të Rënda”

    Presidentin nuk e degjojme.

    Kryeprokurorin nuk e degjojme.

    Gjykata nuk i degjojme.

    Opoziten nuk e degjojme.

    OSBE nuk e degjojme.

    BE nuk e degjojme.

    SHBA nuk e degjojme.

    Qente le te lehin, karvani shkon perpara, thote Edi Rama. Apo e thosh shoku Enver kete?

    Albo

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: OSBE dhe SHBA qeverisë: “Jo hetim korrupsionit nga Gjykata e Krimeve të Rënda”

    ketu ka te drejte edi rama. korrupsioni eshte i rrezikshem.
    shba dhe osbe nuk preken shume nga korrupsioni, ata ndoshta perfitojne.
    jane shqiptaret ata qe po paguajne shtrenjte.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: OSBE dhe SHBA qeverisë: “Jo hetim korrupsionit nga Gjykata e Krimeve të Rënda”

    Paketa antimafie, Llalla letër Kuvendit: Ndryshimet, jo efikase

    Fejzi Braushi

    Jo vetëm organizmat ndërkombëtarë apo misionet e huaja janë kundër paketës antikorrupsion të paraqitur nga Adriatik Llalla, duke pozuar per revisten Klan, ne zyren e tij.Ministria e Drejtësisë. Edhe organi i akuzës, si një aktorët kryesorë që do të duhet të zbatojë ndryshimet e paraqitura nga ekzekutivi, është pozicionuar në mënyrë të qartë kundër kësaj pakete, duke konsideruar atë si jo efektive dhe të vështirë për t’u zbatuar. Është vetë kryeprokurori Adriatik Llalla që i ka nisur një letër komisionit të Ligjeve, ku ndërsa shprehet se nuk ka mundësi që të jetë sot i pranishëm në seancë dëgjimore për këtë çështje, jep paraprakisht vlerësimet e tij për secilin ndryshim. Duke iu referuar pikërisht nenit 1 të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, nëpërmjet së cilës një sërë veprash korrupsioni i kalojnë për kompetencë Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Llalla thekson se kjo është një zgjidhje e sforcuar. “Zgjidhja e propozuar duket një zgjidhje e sforcuar. Kalimi i këtyre veprave nga një prokurori në një tjetër nuk sjell detyrimisht ndryshime në mënyrën e hetimit apo gjykimit dhe as në llojin dhe masën e dënimit të autorit/ëve të këtyre veprave penale”, – shkruan Llalla në letrën e tij. Më tej ai duke mbetur te ky nen dhe në mënyrë konkrete te çështja e përqendrimit të hetimeve dhe gjykimeve për korrupsion vetëm në Tiranë, shprehet se kjo nuk do të jetë efikase për shkak të pamundësisë së prokurorëve për ndjekur çështjet nga Tirana në gjithë Shqipërinë. “Përqendrimi i hetimit për të gjitha veprat penale në të gjithë territorin shqiptar, në një prokurori e gjykatë të vetme sërish do të sillte vonesë e zvarritje në kryerjen e një hetimi të shpejtë dhe efikas”, – vëren Llalla. Nga ana tjetër, ai thekson se veprat penale në kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda duhet të përmbushin kriterin e një dënimi relativisht të lartë për t’u quajtur krim serioz në kuptim të konventës së OKB-së kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Llalla gjithashtu thekson se, duke parë se një kategori e këtyre veprave ka të bëjë me nëpunës të thjeshtë (infermierë, punonjës policie, bashkie, komune etj.) mund të krijohen zvarritje të pajustifikuara në hetime, të cilat do të ndikojnë negativisht në efikasitetin e kësaj prokurorie, ashtu edhe në rënien e cilësisë së hetimit, jo vetëm për këto vepra, por edhe për ato vepra për të cilat me të vërtetë ka nevojë që të kryhet një hetim më i specializuar, që janë apo do të jenë në kompetencën e kësaj gjykate. Një anë tjetër negative e këtij projekti sipas tij është dhe fatura financiare, për të cilën nuk flitet fare në këtë paketë. “Shtrirja territoriale e veprave penale dhe kryerja e veprimeve hetimore shoqërohen dhe me kosto financiare shtesë për Prokurorinë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërkohë që projektligji nuk është shoqëruar me një analizë financiare dhe nuk analizon në aspektin praktik vështirësitë e hetimit se si do të mbulohet ndjekja penale në të gjithë vendin nga Tirana”, – thotë kryeprokurori në letrën e vet. Përsa më sipër, ai vlerëson se një reformë e tillë procedurale nuk përbën zgjidhje reale të situatës. “Sa më sipër, mendojmë se nuk duhet të jenë në kompetencën e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe rrjedhimisht edhe të Prokurorisë për Krime të Rënda, nenet 124/a,164/a, 164/b, 244, 244/a, 245, 245/1, 258, 259, 259/a, 312 të Kodit Penal. Përfshirja edhe e një kundërvajtjeje penale na duket e papërligjur”, – shprehet Prokurori i Përgjithshëm, i cili gjithashtu jep vërejtje dhe për detajimet që jepen në këto ndryshime sa i përket rastit të arrestimit të zyrtarëve të lartë.

    MAPO

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: OSBE dhe SHBA qeverisë: “Jo hetim korrupsionit nga Gjykata e Krimeve të Rënda”

    Korrupsioni te Krimet e Rënda, KLD kundër qeverisë

    Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Konferenca Gjyqësore Kombëtare pozicionohen kundër draftit të qeverisë për hetimin e rasteve të korrupsionit në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Dy institucionet e Drejtësisë i paraqitën mendimet e tyre në seancën dëgjimore të organizuar nga Komisioni i Ligjeve, përpara se maxhoranca dhe opozita të bëjnë debatin në parim për paketën “Antimafia”. Nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, deklaroi se transferimi i kompetencave nga Njësia Hetimore te Krimet e Rënda nuk do të sillte domosdoshmërisht rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit. “Shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk besojnë që përqendrimi i gjykimit të këtyre rasteve në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në mënyrën se si ajo sot është e organizuar, do të kishte eficiencë apo do të sillte domosdoshmërisht rritjen e rezultateve në luftën ndaj korrupsionit”, deklaroi Cefa. Një tjetër argument, sipas tij, është cenimi i eficiencës së Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke iu shtuar kompetencat e gjykimit të rasteve të korrupsionit. “Një pjesë e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ngrenë shqetësim për cenimin e eficiencës së Gjykatës së Krimeve të Rënda nëse shtohen kompetenca lëndore, asaj me të gjitha veprat penale në fushën e korrupsionit, pa u shoqëruar kjo me masat e tjera organizative dhe strukturore. Vështirëson marrjen e provave, sidomos të dëshmitarëve, sepse veprat penale ndodhin të shtrira në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, Prokuroria dhe Gjykata janë të pozicionuara vetëm në Tiranë”, deklaroi më tej Cefa. Kundër draftit të qeverisë u pozicionua edhe Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Përfaqësuesi i këtij institucioni, Shkëlzen Selimi, deklaroi se: “Përfshirja e veprave penale të korrupsionit në fushën e kompetencës së Gjykatës së Krimeve të Rënda paraqet disa vështirësi që kanë të bëjnë me administrimin e drejtësisë. Përqendrimi i të gjitha veprave penale të korrupsionit në fushën e kompetencave të Gjykatës për Krimet e Rënda dhe, për rrjedhojë, edhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, do të sjellë një fluks të ri të madh të çështjeve në këtë gjykatë”. Sipas tij: “Kjo gjykatë ka plotësisht kapacitetet e nevojshme për gjykimin e çështjeve të natyrës korruptive, por në opinionin tonë vështirësia nuk qëndron aq shumë në gjykimin e tyre, sesa në hetimin e këtyre veprave nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, selia e së cilës është në Tiranë”.

    Komentet për paketën “Antimafia”
    Këshilli i Lartë i Drejtësisë

    • Shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk besojnë që përqendrimi i gjykimit të këtyre rasteve në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në mënyrën se si ajo sot është e organizuar, do të kishte eficencë apo do të sillte domosdoshmërisht rritjen e rezultateve në luftën ndaj korrupsionit.
    • Një pjesë e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ngrenë shqetësim për cenimin e eficiencës së Gjykatës së Krimeve të Rënda nëse shtohen kompetenca lëndore, asaj me të gjitha veprat penale në fushën e korrupsionit, pa u shoqëruar kjo me masat e tjera organizative dhe strukturore.
    • Vështirëson marrjen e provave, sidomos të dëshmitarëve, sepse veprat penale ndodhin të shtrira në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, Prokuroria dhe Gjykata janë të pozicionuara vetëm në Tiranë.
    Konferenca Gjyqësore Kombëtare
    • Përfshirja e veprave penale të korrupsionit në fushën e kompetencës së Gjykatës së Krimeve të Rënda paraqet disa vështirësi që kanë të bëjnë me administrimin e drejtësisë. Përqendrimi i të gjitha veprave penale të korrupsionit në fushën e kompetencave të Gjykatës për Krimet e Rënda dhe, për rrjedhojë, edhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, do të sjellë një fluks të ri të madh të çështjeve në këtë gjykatë.
    • Kjo gjykatë ka plotësisht kapacitetet e nevojshme për gjykimin e çështjeve të natyrës korruptive, por në opinionin tonë vështirësia nuk qëndron aq shumë në gjykimin e tyre, sesa në hetimin e këtyre veprave nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, selia e së cilës është në Tiranë.

    Prokuroria: Duam shtesë punonjësish
    Përfaqësuesit e Prokurorisë, Jorida Ballauri dhe Adnan Xholi, deklaruan në Komision se nëse do të miratohen ndryshimet e qeverisë, ata kërkojnë rritje të numrit të prokurorëve. “Nëse do bëhen ndryshimet e propozuara, një kategori e caktuar zyrtarësh të hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kemi kërkuar si të domosdoshme shoqërimin me shtim të numrit të prokurorëve. Nëse kjo pranohet, do të ishte e mundur që prokurorët e specializuar pranë njësive task-force që funksionojnë në shtatë rrethe të vendit, mund të kontribuojnë te pjesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, deklaroi Ballauri.

    ADI SHKEMBI

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •