Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 110
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    VLORË - Bllokohet "Pallati i Bashës" në plazhin e Ujit të Ftohtë në Vlorë dhe po bëhen gati procedurat për shembjen e tij. Lajmi vjen nga INUK pas matjeve që i kanë bërë sot këtij objekti inspektorët ndërtimorë dhe jo vetëm atij, por dhe shumë objekteve të tjera që kanë përfituar territor nga deti.

    Rreth ndërtesës së shumëpërfolur këto ditë si e paligjshme e për t’u prishur të ‘Bashës”, sensibilizim që është përcjellë edhe nga "A1 Report" dhe "Shqiptarja.com", janë vendosur sot pasdite rretheqark shiritat e bllokimit dhe gjenden të pranishme forca policie, për të shmangur incidentet.

    Edhe pse gazetarët kanë ngulmuar të pyesin më tepër, fillimisht kreu i INUK të Vlorës, Zydi Dajti nuk u shpreh specifikisht, por nënkuptoi se "të gjitha ndërtimet pa leje, si njëkatëshe apo ato shumëkatëshe që zënë territorin e plazhit publik apo lungomares do të prishen pa përjashtim deri në Llogora”. Dhe janë plot 190 objekte të tilla, që janë për t’u verifikuar. Ndërkohë

    Më vonë u mësua lajmi i shembjes së ndërtesës së vjehrrit të kryetarit të PD dhe kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha, e projektuar për hotel, dhe sot është bllokuar parkimi i godinës.

    Aksioni, që ka filluar prej dy ditësh, ka vijuar gjatë gjithë ditës së sotme prej inspektorëve ndërtimorë të INUK dhe kreut të këtij institucioni në Vlorë, Zydi Dajti.

    Emri:  98352.jpg

Shikime: 1434

Madhësia:  39.1 KB

    Shqiptarja.com

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Vlorë,bllokohet "pallati i Bashës", shembet javës tjetër

    nuk ja vlen te investosh ne shqiperi. nuk ka stabilitet. jugun e kontrollon greqia, veriu nuk ka infrastructure, tirana eshte rrumpalle, gjithe grupe mafiozesh.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Vlorë,bllokohet "pallati i Bashës", shembet javës tjetër

    Po kush tha qe eshte i Bashes?
    "Më e mira është armike e së mirës"

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Vlorë,bllokohet "pallati i Bashës", shembet javës tjetër

    Drejtesia nuk nxirret me dinamit partiak, por me gjyqe e rruge ligjore.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Për: Vlorë,bllokohet "pallati i Bashës", shembet javës tjetër

    nuk ka nevoj per gjyqe kur ndertimet jan pa leje
    per ndertimin me lart te gjith e din qe u prish nje shkolle .....e jan hedhur qindra kamion me gure per te marr metra nga deti

    per mendimin tim pas shembjes duhet ber gjyqi qe te perfundojn ne burg keta bastard , qe shtyjn edhe detin

  6. #6
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Vlorë,bllokohet "pallati i Bashës", shembet javës tjetër

    Nuk eshte çeshtja tek ky pallat dhe as nuk e di i kujt eshte, prona eshte thelbi i sistemit qe duam te kemi. Nese nje prone e ligjshme preket pa thene gje gjykata per paligjshmerine e saj, ketu ka marre fund sistemi.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ingenuous për postimin:

    DYDRINAS (03-11-2013)

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Për: Vlorë,bllokohet "pallati i Bashës", shembet javës tjetër

    tema eshte per ket pallatin qe eshte ndertu mbi det .....mgjs jam dakort me ty , per pronen ...me duekt se je jashte teme

  9. #8
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Vlorë,bllokohet "pallati i Bashës", shembet javës tjetër

    Harram u qofte qumshti i nanes parti qe e kan pi per 45 vjet rresht, nese nuk e shembin ket pallat e cdo ndertese tjeter, me leje e pa leje t'ish qeveritarve!!

    Deshiroj qe tu shemben vetem hajduteve te djathte, te majteve dua qe mos tu preket asnje tulle....


    Brari me kupton...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #9

    Për: Vlorë,bllokohet "pallati i Bashës", shembet javës tjetër

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Nuk eshte çeshtja tek ky pallat dhe as nuk e di i kujt eshte, prona eshte thelbi i sistemit qe duam te kemi. Nese nje prone e ligjshme preket pa thene gje gjykata per paligjshmerine e saj, ketu ka marre fund sistemi.
    Nuk mund te kete shtet ligjor, qe njeh, respekton dhe mbron pronen e shenjte private, me nje klase politike te ardhur nga shkolla komuniste antiprone (ne te dy krahet). Ndoshta ne duhet qe te na imponohet nje shtet i tille nga Europa ose ne do te vazhdojme qe te mbetemi per nje kohe te pacaktuar nje oborr tragjikomik.

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Vlorë,bllokohet "pallati i Bashës", shembet javës tjetër

    Akoma, sja Kane vene minat ktij?

    Gjysmen se vlores, durrsit dhe plazheve durres golem, duhen vene minat.

    Se Jane Bo me keq se bunkeret e enverit.

    Me popull palle qe jemi.

    Vetem beton e kemi mendjen.

    Edhe pasurite tja shtetzojne ktyre komunisteve hajdute demokrate.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vlorë,bllokohet "pallati i Bashës", shembet javës tjetër

    VLORE/ Pa asnjë dokumentacion, lënë pronarët e shtëpive jashtë kompleksit.

    Policia rrethon pallatin me leje.
    Inspektorët e INUK bllokojnë me shirita ndërtesën.


    Bllokohet pallati me leje i ngritur në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Pasditen e vonë të ditës së djeshme, forcat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kanë rrethuar me shirit kompleksin “Jon”, ndërsa Policia e Rendit e ka marrë në ruajtje, duke mos lejuar të hyjë brenda godinës asnjë banor i saj.
    Kjo masë e papritur ka gjendur pa zgjidhje pronarët e apartamenteve në godinën 6-katëshe, të cilët janë tronditur nga ky veprim i paparalajmëruar. Gjatë paradites së djeshme, forcat e INUK dhe vetë drejtuesi i saj, Zyhdi Dajti, kanë qenë në Vlorë, duke ndjekur aksionin për prishjen përfundimtare të objekteve për të cilat nisi shembja që të shtunën. Por, ndërsa po vazhdonte ky aksion nga fadromat dhe pritej që të niste shembja e ish-Vefës dhe disa lokaleve të tjera, në orët e pasdites INUK i është afruar godinës së banimit. Përfaqësues të këtij Inspektorati kanë kryer matje rreth e përqark pallatit, në pjesën e parkimit dhe në pjesën nga ana e detit. Pas rreth 50 minutash policia ka vendosur shiritin në hyrje të pallatit, ndërsa forca të tjera kanë penguar lëvizjen e banorëve dhe personave të interesuar. Sipas kreut të INUK, nëse konstatohen shkelje mbas shqyrtimit të dokumentacionit në ndërtimin e pallatit apo në sipërfaqen mbi të cilën është bërë ndërtimi, do të merren masa për shkatërrimin tyre. Por, nga ana e tij, nuk janë dhënë shpjegime se çfarë do të bëhet me një objekt banimi dhe çfarë do të ndodhë me familjet që kanë investuar në blerjen dhe në kompletimin e apartamenteve të tyre. Pak kohë pas rrethimit me shirita të verdhë që lexonin “Skenë krimi”, në vend kanë mbërritur disa banorë të pallatit. Ata kanë kërkuar të hyjnë në shtëpitë e tyre, por nuk janë lejuar nga policia. Me gjithë reagimin e ashpër dhe më tej ndërhyrjen e përfaqësuesve ligjorë të pronarëve, ka qenë kategorik vendimi për të mos lënë askënd të hyjë brenda godinës. Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme, fati i ndërtesës dhe i familjeve që kanë shtëpitë në të ka mbetur enigmë, pasi nuk ka pasur një paralajmërim për një veprim të tillë. As nga INUK e as nga policia nuk bëhet e ditur se çfarë do të ndodhë në këtë zonë. Paraprakisht, nga burime jozyrtare pohohet se gjithçka është në kuadrin e verifikimeve të dokumentacioneve të ndërtimit të pallatit shumëkatësh. Aktualisht, në pallatin shumëkatësh banon pjesa më e madhe e blerësve, ndërsa të tjerë janë nga rrethe të ndryshme të vendit. Pallati ka qenë nën ruajtjen e rojeve private, por mbas vendosjes së shiritit të policisë, roja private është nxjerrë jashtë territorit të vendosjes së shiritit. Ndërtesës i është prerë dhe furnizimi me energji elektrike pas bllokimit të pallatit nga policia dhe INUK. Kreu i Inspektoratit Ndërtimor, Zyhdi Dajti tha se aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje, por pa specifikuar se pse u rrethua dhe çfarë do të bëhet me ndërtimin 6-katësh, i vetmi që shërben për banim dhe me leje, në krahasim me ato që janë prishur deri tani.

    Përplasja
    Banorët: Kemi shtëpitë me hipotekë

    Dy banorë të pallatit 6-katësh, i bllokuar nga INUK dhe Policia, kanë kërkuar të futen në shtëpitë e tyre, por nuk janë lejuar nga policia. Shtetasi me inicialet Sh.R. 43 vjeç është shprehur se ka blerë hyrjen në këtë pallat 8 muaj më parë, me pronësi dhe hipotekë të rregullt. “Mua nuk më duhet se çfarë bën pronari i pallatit me shtetin, unë tashmë jam pronar i hyrjes sime, ashtu siç janë dhe 19 persona të tjerë në këtë pallat. Ne kemi dokumente të rregullta si dhe hipotekë, pra jemi pronarë të ligjshëm”, tha 43-vjeçari. Por sipas tij askush nuk jep përgjigje, si dhe nuk lejohen nga policia të futen në pallat, në hyrjet e tyre. Pronarët nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me pallatin dhe hyrjet e tyre. Aktualisht, asnjë prej banorëve të këtij pallati nuk banon në hyrjet e tyre të blera prej disa muajsh. Ata e shfrytëzojnë kryesisht gjatë fundjavës apo pushimeve verore. Policia nuk lejon askënd që të hyjë brenda rrethimit të pallatit 6-katësh, i përfunduar para një viti, i kompletuar me pishinë, kënd lojërash, si dhe lulishte.

    Zyhdi Dajti: Në listë janë 190 objekte për t’u shembur
    Sipas kreut të INUK, Zyhdi Dajti, aksioni do të ketë një shtrirje të gjerë, nga Vlora deri në Llogora, ku paraprakisht janë regjistruar 190 objekte të ndryshme pa leje ndërtimi apo parregullsi në dokumentacione të ndërtimit dhe të pronësisë. “Deri më sot, në vijën bregdetare të Vlorës janë prishur 13 objekte pa leje dhe ky aksion do të vazhdojë pa asnjë ditë pushimi, ku të verifikuara nga ana e INUK-ut janë rreth 190 objekte të tjera që do të shemben”, është shprehur Dajti. Sipas Dajtit, “ka disa objekte, mes tyre dhe pallate me leje, dhe ato do të jenë në fazë verifikimi nëse kanë zaptuar territor në det, në mënyrë të paligjshme apo jo, dhe këto do të jenë pjesë e shkatërrimit nga INUK-u”. Po ashtu, ai u shpreh se çdo objekt i cili ka leje dhe nuk e ka respektuar atë dhe verifikohen shkelje, do të jenë pjesë e shembjes, por nuk do të mungojnë edhe rastet ku do të jepen për ndjekje penale në prokurori për shkaktarët. Dajti hodhi poshtë deklarimet e pronarëve të objekteve të prishura se nuk janë lajmëruar më parë, të cilët thonë se kanë leje ndërtimi e pronësi dhe kërkojnë dëmshpërblim. “Deri tani askush nuk ka pasur dokumentacion të rregullt ndërtimi, si dhe pronësi”, është shprehur Dajti.

    VLORE/ QEMAL BIRAKU

    Panorama

  13. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Ne mentalitetin komunist, respekti ndaj ligjit eshte dicka e parendesishme. E rendesishme eshte se cfare thote "i Madhi". Shteti eshte "i Madhi" qe ne kemi ne krye. Dje e kish emrin Enver. Sot e ka Edvin. Dhe Edvini qe nuk ka punuar nje dite te vetme ne jeten e tij, dhe me profesionin "piktor", thote: "Te prishen te gjitha ndertimet ne bregdet!" Kaq mjafton, qe zagaret e shtetit policor, Tahiri dhe policet e tij, te vrapojne te "rrethojne" pallate qe tregon me gisht "i Madhi" i tyre. Dhe kemi kaluar tashme nga nje shtet demokratik ne nje shtet policor. Ne Shqiperi polici eshte bere edhe gjykates, edhe prokuror, edhe taksambledhes, edhe xhenier prishes pallatesh pa leje.

    Del biznesi qe ka ndertuar pallatin e thote ja tek e kam lejen e dhene per ndertimin e pallatit. Dalin banoret qe thone i kemi blere keto apartamente me hipoteke, ja tek i kemi dokumentat ligjore qe e vertetojne kete gje. Po i hyn ne pune "ligji" e "shqetesimet e qytetareve", te "Madhit" tone? Ai eshte Rilindasi yne i Madh qe do te na rilindi ne te gjitheve si popull e si komb! Por me pare duhet te na rrafshoje komplet pronat e shtepite e banimit, te na shkaterroje gjithe jeten e ndertuar ne keto 20 vjet, e pastaj kur te vdesim ne, pastaj do te rilindim.

    Le te themi per nje moment se pallati eshte ndertuar pa leje. Ne faj nuk eshte ndertuesi, ne faj eshte ai qe ka dhene ate leje ndertuesi. Dhe cdo prishje e atij objekti, duhet te shoqerohet me demshperblim te ndertuesit dhe te gjitha qytetareve qe i kane blere keto pallate. Vetem pasi ti besh keto si shtet, vetem atehere ti mund te prishesh pallatin.

    Kur pushtetaret shkelin me te dyja kembet ligjet e atij vendi, kur ata dhunojne ne nje menyre kaq te hapur e spektakolare pronat e qytetareve, nuk ngelet gje tjeter vecse qytetaret e atij vendi te mbrojne me forcen e tyre jeten e pronen e tyre.

    Te na rroje sa mali i Dajtit rilindasi yne piktor Edi Rama!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-11-2013 më 15:45

  14. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vlorë,bllokohet "pallati i Bashës", shembet javës tjetër

    Avokati Haxhia: Veprime arbitrare në pronën me hipotekë

    Flet Maksim Haxhia: Dokumentet e lejes së pallatit.

    Avokati i banorëve dhe pronarëve të truallit: Sot në Gjykatë për të ndalur antiligjin.


    Maksim Haxhia, avokati i banorëve dhe pronarëve të truallit të kompleksit “Jon”, tha dje se veprimi i kryer nga persona që pretendojnë se janë përfaqësues të INUK-ut është arbitrar dhe cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtën e pronës. Ai paralajmëroi se mëngjesin e sotëm do t’i drejtohet Gjykatës së Vlorës për të penguar arbitraritetin dhe antiligjin.

    “Sot (dje) në drekë, disa qytetarë të shqetësuar, banorë, bashkëpronarë të objektit ‘Kompleksi Jon’ në Vlorë, si dhe pronarët e truallit më kontaktuan dhe më kërkuan ndihmë juridike, pasi papritur u gjendën të rrethuar në banesat e tyre nga forca të Policisë dhe të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Ato kanë bërë fillimisht matje të objektit, pastaj e kanë rrethuar atë dhe banorët janë mbajtur forcërisht jashtë shtëpisë së tyre, pa asnjë shpjegim, pa asnjë arsye ligjore, pa asnjë akt”, tha dje avokati Haxhia. Sipas tij, banorët kanë kërkuar informacion, kanë kërkuar të dinë se çfarë po ndodh, por forca dhe heshtja kanë qenë e vetmja përgjigje e dhjetëra forcave policore dhe punonjësve të Inspektoratit Ndërtimor. “Pasi shqyrtova dokumentacionin e banorëve dhe pronarit të truallit, rezulton se në mënyrë arbitrare, me metoda antiligjore, antihumane, forcat e policisë dhe INUK po shkelin Kushtetutën, Aktet Ndërkombëtare, Kodin tonë Civil, dhe çdo normë, duke mos lejuar qytetarët e vendit të gëzojnë të drejtën e tyre themelore, të drejtën e gëzimit të pronës, edhe pse disponojnë çdo dokument të rregullt”, u shpreh avokati i njohur. Ai deklaroi se personat që rrethuan pallatin e banimit nuk kanë treguar asnjë dokument se çfarë përfaqësojnë. “Nuk kanë pasur asnjë dokument shtetëror që të tregojnë qëllimin e veprimeve dhe nuk kanë vënë në dijeni banorët, të cilët kanë blerë dhe banojnë në apartamente të hipotekuara. Nga ana juridike, rrethimi i godinës do të thotë cenim i të drejtës së pronësisë të atyre personave që me Kushtetutë kanë të drejtën e gëzimit të pronës. Kemi të bëjmë me arbitrazh, pasi po shkelet e drejta e blerësve për pronën e hipotekuar”, deklaroi për “Panoramën” avokati Haxhia. “Në vend ka shkuar përfaqësuesi i zyrës sonë, i cili u ka kërkuar dokumentin që të vërtetojë qëllimin e ndërhyrjes, por ata nuk kanë paraqitur asgjë. Nga ana jonë kemi gati dosjen me të gjithë dokumentacionin e duhur, që nga leja e ndërtimit, aktet e pronësisë në truallin mbi të cilin u ndërtua pallati, leje shfrytëzimi, si dhe dokumentet e hipotekimit, por nuk janë marrë parasysh. Ky ndërtim nuk është pa leje që të bëhet objekt i këtij sulmi arbitrar, por është me leje, konform të gjitha rregullave”. Haxhia thekson faktin se një pjesë e familjeve kanë marrë kredi, duke vënë si kolateral apartamentet në këtë pallat. I pyetur se cili do të jetë reagimi nëse godina do të prishet, avokati Haxhia deklaron se kjo nuk mund të ndodhë në një shtet ligjor. “Nëse ndodh, atëherë do të thotë që siguria juridike e individit është në risk. Mund të them se është një akt kriminal i pastër. Edhe veprimi i rrethimit të godinës pa asnjë paralajmërim, pa asnjë dokument që të tregojë qëllimin dhe pa lajmëruar në kohë pronarët, është në kundërshtim të plotë dhe shkelje e pastër e të drejtës së pronës”.

    Dokumentet e objektit

    1-Vërtetimin e pronësisë së truallit

    2-Lejen e sheshit të ndërtimit nr5/6 datë 17.08.2010

    3-Formulari numër 2, lejen e ndërtimit nr5/7, datë 17.08.2010

    4-Formulari numër 4, planimetria e sheshti të ndërtimit të objektit

    5-Procesverbalin e kolaudimit të objektit;

    6-Planimetria e saktësuar e sheshit të objektit

    7-Procesverbalet për aktkontrollet për fazat e zbatimit të punimeve

    8-Lejen e shfrytëzimit për objektin godinë banimi dhe shërbime 1-4-5 kate, plus një kat papafingo, një kat nëntokë dyqane në lagjen Uji i Ftohtë, me numër protokolli 3469 të datës 26.12.2012

    9-Vërtetimet hipotekore të secilit blerës

    Avokati: Investimet publike, sipas ligjit
    Avokati Maksim Haxhia thotë se nuk është paraqitur asnjë dokument që të sqarojë qëllimin e këtij sulmi në pallatin e banimit. Pak muaj më parë u deklarua se objektet që pengonin projektin e “Lungomares” do të prisheshin dhe do të dëmshpërbleheshin pronarët. Por, sipas Haxhisë, nuk ka një të dhënë të tillë. “Nëse qeveria vendos dhe miraton një investim madhor, publik, atëherë duhet të merren masa paraprake: të kryhet shpronësimi, dëmshpërblimi që u takon pronarëve të truallit dhe blerësve, njoftimi në kohë i tyre për t’u përgatitur familjet që të largohen nga këto ambiente etj. Nuk mund të ndërhyhet pa asnjë shpjegim, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e ligjin”.

    TIRANE/ ELIDA DOMI

    Panorama

  15. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vlorë,bllokohet "pallati i Bashës", shembet javës tjetër

    Faksimile e vendimit të KRRT-së për miratimin e sheshit të ndërtimit

    Skedarët e Bashkëngjitur 162727

    Faksimile e vendimit të KRRT-së për miratimin e sheshit të ndërtimit, destinacionin e funksionimit të tij, kondicioneve urbane etj. Vendimi është marrë më 17 gusht të vitit 2010, firmosur nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika më 29 shtator 2010.[


    Skedarët e Bashkëngjitur 162728

    Faksimile e lejes së ndërtimit së miratuar për objektin: godinë shërbimi 1-4-5 kate, +1 papafingo dhe 1 kat nëntokë, dyqane në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë me subjekt ndërtues “G.B-A Konstruksion”.

  16. #15

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Skandal në Vlorë, sekuestro pallatit me leje e hipotekë

    » Dërguar më: 04/11/2013 - 15:27

    Enrik Mehmeti

    Një pallat pesëkatësh në zonën e "Ujit të Ftohtë" në Vlorë, është sekuestruar dhe rrezikon të shembet, edhe pse është ndërtuar mbi bazën e një lejeje të rregullt ndërtimi, si dhe duke iu përmbajtur të gjitha parashikimeve ligjore. Dje, policia e Vlorës në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, rrethuan pallatin dhe kërkuan nga banorët t'u vënë në dispozicion të gjitha dokumentet që disponojnë, me qëllim për t'i shqyrtuar dhe vendosur për hapat e mëtejshëm që do të ndiqen. Pallati është rrethuar me shiritin "Mos kalo" dhe përgjatë gjithë ditës, forcat e policisë nuk kanë lejuar asnjë banor të hyjë apo dalë prej tij. Duke iu referuar dokumenteve që disponon "GSH", leja e ndërtimit për pallatin tashmë të vënë nën sekuestro, është miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Vlorë, me vendimin nr.5/6, datë 17.08.2010. Subjektit ndërtues Shoqëria "G.B-A Konstruksion" i është dhënë e drejta e ndërtimit të një godine shërbimi dhe banimi, ku i janë përcaktuar dhe detyrat që do të kryente përgjatë zbatimit të projektit. Subjekti ndërtues, është paralajmëruar se do t'i pezulloheshin punimet nëse do të shkelte ndonjë nga kushtet e lejes. Më 28.09.2010, leja e ndërtimit është firmosur nga kreu i KRRT-së, Shpëtim Gjika. Në leje, është përcaktuar gjithashtu dhe afati kohor i saj, konkretisht data 30.03.2013, afat të cilin subjekti ndërtues "G.B-A Konstruksion" e ka zbatuar, duke mos kryer asnjë shkelje ligjore.
    Avokati i banorëve
    Avokati Maksim Haxhia, i cili mbron interesat e banorëve, e konsideroi rrethimin e pallatit, si një veprim arbitrar me metoda anti-ligjore, anti-humane duke cilësuar se forcat e policisë dhe INUK po shkelin Kushtetutën, Aktet Ndërkombëtare, Kodin tonë Civil, dhe çdo normë, duke mos lejuar qytetarët e vendit të gëzojnë të drejtën e tyre themelore, të drejtën e gëzimit të pronës. Mbrojtësi ligjor, tha se personat që kanë rrethuar pallatin nuk kanë paraqitur asnjë dokument përmes të cilit të përligjin veprimin e tyre, ndaj paralajmëroi kallëzim penal ndaj tyre. "Sot (dje) në drekë, disa qytetarë të shqetësuar, banorë bashkëpronarë të objektit "Kompleksi Jon" në Vlorë, dhe pronarët e truallit, më kontaktuan dhe më kërkuan ndihmë juridike, pasi papritur u gjenden të rrethuar në banesat e tyre nga forca të policisë dhe të INUK. Forcat e Policisë dhe të INUK kanë bërë fillimisht matje të objektit, pastaj e kanë rrethuar atë, dhe banorët janë mbajtur forcërisht jashtë shtëpisë së tyre, pa asnjë shpjegim, pa asnjë arsye ligjore, pa asnjë akt", thotë avokati i njohur Maksim Haxhia duke theksuar se më parë u njoh me të gjithë dokumentacionin ligjor që disponojnë banorët. Sipas tij, pallati është ndërtuar me leje dhe hipotekuar, e në bazë të dokumenteve janë bërë edhe shitjet e apartamenteve. "Veprimi në fjalë është arbitrar, pasi nuk është shoqëruar me asnjë lloj dokumenti që të përligjë rrethimin e pallatit. "Pallati është ndërtuar mbi bazën e një lejeje, me bazën e të gjitha kërkesave të plota ligjore për dhënien e një lejeje, dhe është hipotekuar. Në përfundim janë realizuar dhe shitjet e 20 apartamenteve", - theksoi ai. Avokati Haxhia, paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore, deri në kallëzimin penal ndaj atyre që kanë bërë këtë rrethim arbitrar. "Ngjarja e djeshme e Vlorës është një lajm i keq për cdo qytetar të vendit, cënon sigurinë juridike dhe sigurinë e pronës për secilin shqiptar, krijon një precedent të rrezikshëm për shtetin ligjor dhe për të drejtat e njeriut. Për këtë arsye, ky aksion duhet ndalur menjëherë, ndaj kam vendosur të përfaqësoj në gjykatë bashkëpronarët dhe banorët e këtij objekti. Nesër në mëngjes, do t'i drejtohem gjykatës së Vlorës, i sigurtë se në këtë vend ka ende garanci që do të pengojnë arbitratitetin dhe anti-ligjin", vijon avokati. Sipas avokatit, ngjarja e djeshme e Vlorës është një lajm i keq për cdo qytetar të vendit, që cënon sigurinë juridike dhe sigurinë e pronës për secilin shqiptar, krijon një precedent të rrezikshëm për shtetin ligjor dhe për të drejtat e njeriut.

    gazeta shqiptare

  17. #16
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    VLORË - Bllokohet "Pallati i Bashës" në plazhin e Ujit të Ftohtë në Vlorë dhe po bëhen gati procedurat për shembjen e tij. Lajmi vjen nga INUK pas matjeve që i kanë bërë sot këtij objekti inspektorët ndërtimorë dhe jo vetëm atij, por dhe shumë objekteve të tjera që kanë përfituar territor nga deti.

    Rreth ndërtesës së shumëpërfolur këto ditë si e paligjshme e për t’u prishur të ‘Bashës”, sensibilizim që është përcjellë edhe nga "A1 Report" dhe "Shqiptarja.com", janë vendosur sot pasdite rretheqark shiritat e bllokimit dhe gjenden të pranishme forca policie, për të shmangur incidentet.

    Edhe pse gazetarët kanë ngulmuar të pyesin më tepër, fillimisht kreu i INUK të Vlorës, Zydi Dajti nuk u shpreh specifikisht, por nënkuptoi se "të gjitha ndërtimet pa leje, si njëkatëshe apo ato shumëkatëshe që zënë territorin e plazhit publik apo lungomares do të prishen pa përjashtim deri në Llogora”. Dhe janë plot 190 objekte të tilla, që janë për t’u verifikuar. Ndërkohë

    Më vonë u mësua lajmi i shembjes së ndërtesës së vjehrrit të kryetarit të PD dhe kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha, e projektuar për hotel, dhe sot është bllokuar parkimi i godinës.

    Aksioni, që ka filluar prej dy ditësh, ka vijuar gjatë gjithë ditës së sotme prej inspektorëve ndërtimorë të INUK dhe kreut të këtij institucioni në Vlorë, Zydi Dajti.

    Emri:  98352.jpg

Shikime: 1434

Madhësia:  39.1 KB

    Shqiptarja.com
    c'esht ky monster mu ne buz te detit?

    te shemet me ni her dhe kushdo qe ka dhan leje per ket te shkoj direkt ne burg
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  18. #17

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Skandal në Vlorë, sekuestro pallatit me leje e hipotekë

    » Dërguar më: 04/11/2013 - 15:27

    Enrik Mehmeti

    Një pallat pesëkatësh në zonën e "Ujit të Ftohtë" në Vlorë, është sekuestruar dhe rrezikon të shembet, edhe pse është ndërtuar mbi bazën e një lejeje të rregullt ndërtimi, si dhe duke iu përmbajtur të gjitha parashikimeve ligjore. Dje, policia e Vlorës në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, rrethuan pallatin dhe kërkuan nga banorët t'u vënë në dispozicion të gjitha dokumentet që disponojnë, me qëllim për t'i shqyrtuar dhe vendosur për hapat e mëtejshëm që do të ndiqen. Pallati është rrethuar me shiritin "Mos kalo" dhe përgjatë gjithë ditës, forcat e policisë nuk kanë lejuar asnjë banor të hyjë apo dalë prej tij. Duke iu referuar dokumenteve që disponon "GSH", leja e ndërtimit për pallatin tashmë të vënë nën sekuestro, është miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Vlorë, me vendimin nr.5/6, datë 17.08.2010. Subjektit ndërtues Shoqëria "G.B-A Konstruksion" i është dhënë e drejta e ndërtimit të një godine shërbimi dhe banimi, ku i janë përcaktuar dhe detyrat që do të kryente përgjatë zbatimit të projektit. Subjekti ndërtues, është paralajmëruar se do t'i pezulloheshin punimet nëse do të shkelte ndonjë nga kushtet e lejes. Më 28.09.2010, leja e ndërtimit është firmosur nga kreu i KRRT-së, Shpëtim Gjika. Në leje, është përcaktuar gjithashtu dhe afati kohor i saj, konkretisht data 30.03.2013, afat të cilin subjekti ndërtues "G.B-A Konstruksion" e ka zbatuar, duke mos kryer asnjë shkelje ligjore.
    Avokati i banorëve
    Avokati Maksim Haxhia, i cili mbron interesat e banorëve, e konsideroi rrethimin e pallatit, si një veprim arbitrar me metoda anti-ligjore, anti-humane duke cilësuar se forcat e policisë dhe INUK po shkelin Kushtetutën, Aktet Ndërkombëtare, Kodin tonë Civil, dhe çdo normë, duke mos lejuar qytetarët e vendit të gëzojnë të drejtën e tyre themelore, të drejtën e gëzimit të pronës. Mbrojtësi ligjor, tha se personat që kanë rrethuar pallatin nuk kanë paraqitur asnjë dokument përmes të cilit të përligjin veprimin e tyre, ndaj paralajmëroi kallëzim penal ndaj tyre. "Sot (dje) në drekë, disa qytetarë të shqetësuar, banorë bashkëpronarë të objektit "Kompleksi Jon" në Vlorë, dhe pronarët e truallit, më kontaktuan dhe më kërkuan ndihmë juridike, pasi papritur u gjenden të rrethuar në banesat e tyre nga forca të policisë dhe të INUK. Forcat e Policisë dhe të INUK kanë bërë fillimisht matje të objektit, pastaj e kanë rrethuar atë, dhe banorët janë mbajtur forcërisht jashtë shtëpisë së tyre, pa asnjë shpjegim, pa asnjë arsye ligjore, pa asnjë akt", thotë avokati i njohur Maksim Haxhia duke theksuar se më parë u njoh me të gjithë dokumentacionin ligjor që disponojnë banorët. Sipas tij, pallati është ndërtuar me leje dhe hipotekuar, e në bazë të dokumenteve janë bërë edhe shitjet e apartamenteve. "Veprimi në fjalë është arbitrar, pasi nuk është shoqëruar me asnjë lloj dokumenti që të përligjë rrethimin e pallatit. "Pallati është ndërtuar mbi bazën e një lejeje, me bazën e të gjitha kërkesave të plota ligjore për dhënien e një lejeje, dhe është hipotekuar. Në përfundim janë realizuar dhe shitjet e 20 apartamenteve", - theksoi ai. Avokati Haxhia, paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore, deri në kallëzimin penal ndaj atyre që kanë bërë këtë rrethim arbitrar. "Ngjarja e djeshme e Vlorës është një lajm i keq për cdo qytetar të vendit, cënon sigurinë juridike dhe sigurinë e pronës për secilin shqiptar, krijon një precedent të rrezikshëm për shtetin ligjor dhe për të drejtat e njeriut. Për këtë arsye, ky aksion duhet ndalur menjëherë, ndaj kam vendosur të përfaqësoj në gjykatë bashkëpronarët dhe banorët e këtij objekti. Nesër në mëngjes, do t'i drejtohem gjykatës së Vlorës, i sigurtë se në këtë vend ka ende garanci që do të pengojnë arbitratitetin dhe anti-ligjin", vijon avokati. Sipas avokatit, ngjarja e djeshme e Vlorës është një lajm i keq për cdo qytetar të vendit, që cënon sigurinë juridike dhe sigurinë e pronës për secilin shqiptar, krijon një precedent të rrezikshëm për shtetin ligjor dhe për të drejtat e njeriut.

    gazeta shqiptare
    Eshte pallat tjeter ky, apo ai ne foto me lart?

  19. #18

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Saranda - ndertime "moderne" dhe me plan ne breg te detit.


  20. #19

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Blini ndertime "moderne" ne Sarande


  21. #20

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Rezidenca "Gorilla" Sarande


Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •