Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 51 prej 51
  1. #41
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Fotoja e Enverit në festimet e 29 nëntorit, komunistët: Ishim pjesë e protokolli

    Cfare bete ju per Shqiperine?Flas per ju te "persekutuarit" qe luftoni portretin e Enverit e ne te njejten kohe ngrisni ne qiell bijt e zellshem te komunizmit?
    Flisni per komunizmin dhe diktaturen,e kendej mbani te gjalle veglat e diktatures.
    Si nuk turperoheni?Enveri vdiq ne v.1985 ju vazhdoni te votoni Berishe dhe Nano dhe tipa tjere komunist edhe sot e kesaj dite,e ketu ankoheni per portrete!?
    Lluzers lol

  2. #42
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Fotoja e Enverit në festimet e 29 nëntorit, komunistët: Ishim pjesë e protokolli

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    maqo,

    si ju thua edvini ca i bie me qene tani?

    disident qe i bertet fuksave ne lushnje, apo fuks vete?
    Edvini eshte ai qe u zgjodh per te kryesuar partin socialiste. Une nuk kam ndo nji iluzion se edvini eshte me shume se nje zedhenes i partise se tij dhe nuk kam then kurre se ka qen disident. Une thjesht prura nje artikull qe pershkruante nje gjarje e cila ishte vleresuar nga personi qe e perjetoj kete gjarje. Pyetja jote eshte pak si jashte konteksti ne kete tem. Por megjithate mund te them nje gje me siguri matematike. Edvini u rrit ne zemer te ish diktatures dhe eshte i rrethuar me mbeturinat e dikatures ndersa saliu e ka dikaturen dhe te ligen brenda ne zmren e tij. Ky eshte ndryshimi thelbesor midis tyre.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Fotoja e Enverit në festimet e 29 nëntorit, komunistët: Ishim pjesë e protokolli

    Citim Postuar më parë nga Maqellarjot Lexo Postimin

    MAQO,

    Lavdero zotin qe kishe njerez te fisit dhe je ne amerike, se shume nga bashkevujtesit e tui jane akoma ne balterat e myzeqese, dhe si saliu ashtu edhe edvini kane te njejtin mendim per ta.

    te ishe ketu do e mesoje me mire ca malli eshte edvini

    se te ishin trajtu ndryshe klani i dibraneve qe erdhi pas 92 dhe ju vajti nga pas Azemi ti do flisje ndryshe per saliun

    po patet konflikte me saliun dhe lavderon edvinin...

    11 vjet ne krye te bashkise te tiranes cberi edvini per te persekutuarit, ke mori ne pune?

    vec hoqi ata qe kishte fut ne pune bert brojka.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #44
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Fotoja e Enverit në festimet e 29 nëntorit, komunistët: Ishim pjesë e protokolli

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    MAQO,

    Lavdero zotin qe kishe njerez te fisit dhe je ne amerike, se shume nga bashkevujtesit e tui jane akoma ne balterat e myzeqese, dhe si saliu ashtu edhe edvini kane te njejtin mendim per ta.

    te ishe ketu do e mesoje me mire ca malli eshte edvini

    se te ishin trajtu ndryshe klani i dibraneve qe erdhi pas 92 dhe ju vajti nga pas Azemi ti do flisje ndryshe per saliun

    po patet konflikte me saliun dhe lavderon edvinin...

    11 vjet ne krye te bashkise te tiranes cberi edvini per te persekutuarit, ke mori ne pune?

    vec hoqi ata qe kishte fut ne pune bert brojka.
    Me duket se ti ke pershtypjen se me njeh, ose mendon se di dicka rrethe familjes sime, rrethit time dhe bashkjetuesve te mije. Po ta them qe nese ti mendon se di dicka, me ate qe shkruajtur me lart me le te kuptoj se nuk di azgje. Baltrat e myzeqes jane per myzeqaret, ne ishim jabanxhi aty. T'ja dime per nder 'xhaxhit' qe na mori gjth pasurine qe e fituam me djerse per qindra vite me rradh dhe na katandisi ne baltrat e myzeqese. Jo vetem kaq por edhe token qe 'kam' ne mes te bllokut akoma nuk e kam marre dot. Keshtu qe mos me trego mua Ameriken apo baltat e myzeqes dhe se bashkjetueseit e mije akoma jetokan ne baltat e myzeqese, dicka qe nuk eshte e vertet. Ne me te vertet u detyruam te jetonim ne baltat e myzeqes por ama nuk u 'baltosem' kurre. Dolem faqebardh nga ajo diktature mizore, cnjerezore. Dhe nese do te kishte 'fis' qe do te perkrahte demokratet e vertet do te ishim ne te paret qe do ti jepnim stampen e aprovimit. Ta them ketu hapur se ata qe na jan hequr si demokrat keto 23 vite jane e kunderta. Per socialistet dihet se kush jane. Sado i keq te jet edvini nuk eshte kriminel si saliu. Te pelqen ty apo jo. Kjo eshte nje e vertet absolute.

    Nuk kemi pas konflikte as me saliun dhe me asnjeri. Ne nuk perzihemi me plehra. Nuk e bem kete kur mos bashkpunimi te kushtonte jeten e jo me ta bejm sote. Ju lutem mos trajtoni gjerat sipas kapacitetit dhe preceptimit 'tuaj' personal sikur te ishin te verteta absolute. Ka disa gjera qe nuk mund te kuptohen nga 'ju' dhe nese nuk kuptohen llogjika dikton se po ashtu edhe nuk mund te trajtohen drejte. Eshte njisoj sikur te mundohesh te komunikosh me dike qe nuk flet gjuhen tende.

    p.s Si do qe te jete mbaheni ate vend dhe ta gezoni sepse paska qen shkruajtur per 'ju'. Por te pakten mos vazhdoni te vrisni njeritjetrin se lat nam.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 04-12-2013 më 12:22
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Fotoja e Enverit në festimet e 29 nëntorit, komunistët: Ishim pjesë e protokolli

    une ste njof fare ty.

    kam lexuar ato qe ke shkrujt ti per veten, si ai doni per belulin.

    perpiqu te kuptosh ate qe te them. ne balterat e myzeqese kane mbetur plot njerez te fisem nga shqiperia qe regjimi komunist i denopj aty. por ndryshe nga ti qe kishte rob ne amerike ata se paten ate fat, se ose i kishin vdekur jashte shtetit, ose i kishin vdekur ketu neper burgje dhe internime. dhe si rrjedhim askush su kujtua per ti nxjerre nga ato baltera.

    perpiqu te kuptosh, dhe jo te jesh tifoz.

    dhe lavdero zotin qe jeton aty ku jeton tani.

    pastaj lloqe kavaje per te mbrojt njerin dhe tjetrin ska asnji vlere.

    p.s

    se harrova edhe kercenimet qe iu ke bere disave qe te shanin. e ka marre fisi kete gje ne dore i ke thene.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 04-12-2013 më 12:29
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #46
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Fotoja e Enverit në festimet e 29 nëntorit, komunistët: Ishim pjesë e protokolli

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    une ste njof fare ty.

    kam lexuar ato qe ke shkrujt ti per veten, si ai doni per belulin.

    perpiqu te kuptosh ate qe te them. ne balterat e myzeqese kane mbetur plot njerez te fisem nga shqiperia qe regjimi komunist i denopj aty. por ndryshe nga ti qe kishte rob ne amerike ata se paten ate fat, se ose i kishin vdekur jashte shtetit, ose i kishin vdekur ketu neper burgje dhe internime. dhe si rrjedhim askush su kujtua per ti nxjerre nga ato baltera.

    perpiqu te kuptosh, dhe jo te jesh tifoz.

    dhe lavdero zotin qe jeton aty ku jeton tani.

    pastaj lloqe kavaje per te mbrojt njerin dhe tjetrin ska asnji vlere.
    Une per vete nuk kam shkruajtur kurre se kemi patur konflikete me saliun, dhe nese ti bazoheshke ne ate qe shkruakam une, atehere nga e nxorre kete konflikt? E dyta une jam shume mirenjohes atyre qe me ndihmojn, jame mirenjohes qe Zoti u 'mundua' t'ja shperblente vuajtjet shqipetarit me ndryshimn e sistemeve ne 90-ten. Por me sa duket as Zoti vet nuk paska fuqin e duhur per te shkulur pjellen e ndyr te komunizmit nga ai vend. Jam mirenjohes per te gjitha qe une kam sote, edhe pse i kam/kemi fituar me djerese ashtu sic kemi ber gjith jeten. Gjate diktatures punuam 3 here me shume se te tjeret per te marre gjysmen e pageses dhe nuk kerkukam asnji vafor dhe nuk ju ankuam askujt. P or ama nuk mund te jem kurre mirenjohes per faktin se jetoj larg vendlindjes. Pamvaresisht se eshte nje zgjedhje e vullnetshme.

    p.s Une per vete nuk njoh asnji fis me emere qe edhe sote jeton ne myzeqe. Shumica e tyre jane kthyer ne vendet nga erdhen. Ata qe nuk paten mundesite te ktheheshin tek shtepite ose pronat e tyre jetojn ne Tirane.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Fotoja e Enverit në festimet e 29 nëntorit, komunistët: Ishim pjesë e protokolli

    lexo pak, dhe reflekto,

    p.s

    une, une, une...s'eshe belul gjeraqina ktu

    askush ste flet per ty dhe fisin ketu, po te flasim per ato qe shkruan, ktu eshte debati

    Nga sot i papunë, historia që përsëritet

    Namir Lapardhaja

    Im atë ishte vetëm 24 vjeç 44 vite më parë, kur i erdhi shkarkimi nga puna si mësues në një fshat të largët të Kuçovës dheNamir-Lapardhaja kjo vetëm për arsye biografike. Edhe pse nxënës i shkëlqyer, talent i padiskutueshëm në matematikë, për arsye “të kuptueshme” iu mohua e drejta e vazhdimit të studimeve të larta, duke ia ndërprerë edhe studimet në mes po me të njëjtin motivacion.

    Duhet të vinte ’90-ta që të rifutej në arsim dhe të dilte në pension në atë profesion.

    Si për ironi të fatit ose të koincidencës, ditën e sotme jam thirrur nga Prefekti i Qarkut të Beratit dhe më është komunikuar për po të njëjtat arsye “të kuptueshme” shkarkimi nga funksioni i Shefit të Administratës në Institucionin e Prefektit të Qarkut të Beratit, detyrë të cilën e kryeja që prej dhjetorit të vitit 2010, pa asnjë motivacion dhe pa asnjë procedurë ligjore që parashikon Kodi i Punës.

    I vetmi justifikimi që më është dhënë është se “ti e kupton si e kanë këto punë… më është kërkuar nga forca ime politike (LSI)…. e kam në rrëzë të veshit…. në vendin tënd do të vijë kryetarja e gruas së LSI-së…. kështu që duhet të ikësh (mundësisht) që nesër…”

    Nuk e kam zgjatur shumë, e kam “mirëkuptuar”, mirëpo kam shtuar se dorëheqjen nuk e jap, ka pranuar, kështu që urdhri i shkarkimit është bërë pa asnjë motivacion të mbështetur në ligj.

    Kam bërë të gjitha dorëzimet e detyrës sipas ligjit dhe Kodit të Punës dhe i kam uruar punë të mbarë e suksese.

    Prej nesër do ndjek të gjitha rrugët ligjore. Kaq për sa i përket aspektit ligjor.

    Unë nuk jam njeri që ushqej ndonjë iluzion të madh nga jeta dhe njerëzit, aq më shumë që nuk kam asnjë lloj iluzioni nga kjo klasë politike që drejton sot vendin, mirëpo edhe për shkak të votave, edhe për shkak të numrave, edhe për një lloj “garancie” nga Kryeministri Rama se profesionistët, njerëzit e shkolluar dhe të aftë nuk do t’i lëvizim nga puna ose premtimet e tij për mosraprezalje të administratës së shtetit… sot duken të gjitha si flluska sapuni.

    Kjo jo vetëm për shkak të asaj që më ka ndodhur mua, por për fenomenin, diskutuar në parim.

    Fenomeni që ka ndodhur është ky: një doktorant shkencash është zëvendësuar nga një person që nga 23 vite punë, 20 prej tyre i ka si tezgjahiste në kombinatin e tekstileve të Beratit (profesioni bazë: tezgjahiste).

    Në vitet 2003-2004 ka mbaruar shkollën e mesme në Elbasan dhe në vazhdimësi ka mbaruar shkollën për edukatore kopshti.

    Nga një jetë e tërë në tezgjah, nuk mund të vijnë mendtë për të bërë shkollën e mesme dhe të lartë në moshën 40 e ca vjeç, të merresh me politikë, gjen edhe ndonjë parti të llojit të LSI-së, bëhesh edhe kryetare e forumit të gruas dhe heq të tjerët nga puna duke u zënë vendin.

    Për arsye etike dhe profesionale nuk po përmend emrin dhe të dhënat e mësipërme, të cilat, për shkak të funksionit që kam pasur, i disponoj.

    Shkurtimisht mund të them se CV-ja ime nuk nis nga puna në administratë, por kam filluar si mësues në shkollën e mesme në fshatin Sinjë të Beratit sapo kam përfunduar studimet e larta, periudhë në të cilën jam thërritur nga drejtori i DAR-it të asaj periudhe, të cilit në renditjen e studentëve që kishin mbaruar me rezultate të larta, emri im i dilte në krye të listës; kam vijuar më tej në qytetin e Beratit dhe në vitin 2010 jam shkëputur nga shkolla e mesme ku jepja mësim dhe kam filluar punë në Institucionin e Prefektit të Qarkut të Beratit. Gjatë kësaj periudhe nuk jam shkëputur nga mësimdhënia duke dhënë mësim si lektor i jashtëm i shkrimit akademik në “Albanian University” në Berat dhe në universitetin shtetëror “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

    Në vitet 2004-2008 kam përfunduar arsimin e lartë në UT për gjuhë shqipe dhe letërsi, në 2009-2011 kam përfunduar me rezultate të shkëlqyera masterin e nivelit të dytë për “Studime letrare” në Universitetin e Tiranës, fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, departamenti i letërsisë, dhe prej vitit 2012 vazhdoj shkollën doktorale në pritje të marrjes së gradës doktor i shkencave.

    Kjo është RILINDJA… Këto janë STANDARDET e BE-së dhe ky është shteti ligjor që shpresohet të ndërtohet në këto vite në Shqipëri.

    Mund të ikësh nga puna…. Ironia e fatit është kush të zëvendëson: një tezgjahiste…

    ***

    Këto ditë jam ndeshur me fenomene të çuditshme. Njerëz të traumatizuar që nxitojnë për të ndryshuar në të dhënat e tyre përkatësinë partiake dhe politike, angazhimet në këto fusha etj. Nejse, gjithsekush i bën vetë llogarit e vetes.

    Ndokush ose shpeshherë shohim që përmendet se edhe PD-ja ka bërë të njëjtën gjë. Ajo që mund të flas me përgjegjshmëri maksimale është institucioni në të cilin kam punuar. Ashtu si e përmendte edhe pak kohë më parë, Roland Bejko, prefekti i Beratit në vitin 2005, jo vetëm që nuk u hoq asnjë prej këtij institucioni, por edhe ndryshimet që u bënë u bënë me mirëkuptimin e të dyja palëve, duke i gjetur të gjithëve punë në arsim ose në fushat përkatëse.

    Por jo vetëm në këtë institucion. Në të gjitha drejtoritë e Beratit ka pasur me shumicë njerëz jo vetëm të përkatësive të ndryshme dhe të kundërta partiake, por, madje, njerëz aktiv dhe në strukturat drejtuese të PS-së, LSI-së etj.

    Ndërsa ajo që vihet re tani është se jo vetëm që nuk zbatohet asnjë procedurë ligjore, por flaken njerëzit rrugëve, duke u kërkuar të ikin që në momentin e parë të marrjes së detyrës.

    Më kujtohet gjithmonë im atë, i cili shpeshherë më thotë: “Duhet të vish era qenë, biro!”. – “Dakord, – i them, – do shkojë tek kolibja e qenit (të shtëpisë) e do marrë era. Kështu jam në rregull!”…. – “Jo, jo, – ma kthen, – duhet të vish era qenë që në gjenezë, jo ta marrësh rrugës!”

    Nga sot i papunë, historia që përsëritet.
    Mos humbisni

    http://mapo.al/2013/12/04/nga-sot-pa...qe-perseritet/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #48
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Fotoja e Enverit në festimet e 29 nëntorit, komunistët: Ishim pjesë e protokolli

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    lexo pak, dhe reflekto,

    p.s

    une, une, une...s'eshe belul gjeraqina ktu

    askush ste flet per ty dhe fisin ketu, po te flasim per ato qe shkruan, ktu eshte debati
    Shiko...ndoshta te jam pergjigjur me pak 'ton'. Ndoshta te kam keq kuptuar dhe nese te kam keqkuptuar te kerkoj ndjes. Shikoj qe pergjigjet e tuaja jane te sinqerta, por nga nje here edhe une bie ne gracken e supozimit* sepse has ne shume njerez cinik neper keto dy forume te cilen nga nje here me me kujtojn te kaluaren. Dhe flasin sikur me njohin nga afer.

    p.s kurse ne lidhje me artikullin me lart. E njejti avaz vazhdon. Hiken nje parti me njerezit dhe bagazhin e vet dhe vjen tjeter me njerezit dhe bagazhin e vet. Asngje nuk ka per te ndryshuar nese njerezit vet nuk ndryshojn se pari. Duhet ti hiqni qafe keta maskarenj njehere e mire, dhe mos bini pre e mashtrimit. E di qe eshte me kollaj te flitet ketu ku jam une por eshte e vetmja menyre per te ber nje ndryshim te vertet dhe afat gjate.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 04-12-2013 më 12:47
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Fotoja e Enverit në festimet e 29 nëntorit, komunistët: Ishim pjesë e protokolli

    mire,

    i kam pare ato qe te turren, dhe te ofendojne.

    por ti ske pse behesh partizan i edvinit, kete po te them

    partizanet e edvinit jane ata qe ja kane pa hajrin edvinit...

    te dy palet njesoj jane si saliu si edvini.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #50
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Fotoja e Enverit në festimet e 29 nëntorit, komunistët: Ishim pjesë e protokolli

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    mire,

    i kam pare ato qe te turren, dhe te ofendojne.

    por ti ske pse behesh partizan i edvinit, kete po te them

    partizanet e edvinit jane ata qe ja kane pa hajrin edvinit...

    te dy palet njesoj jane si saliu si edvini.
    Une nuk jam partizan i asnjerit. E kam shkruajtur pothuajse ne cdo shkrim se ata jane te gjithe njesoj, me kuptimin se te gjith kane 'aftesite' e duhura per te ber punen qe i caktohet. Aty nuk ka pozite dhe opozite. Jane te gjith te njeritjeterit. Konflikete jane per publikun. Por tani mbasi kaluan 23 vjet dhe 'ja' arriten qellimit do te bejn dicka me partine socialiste. Nuk eshte koncidenc situata actuale. Cdo gje eshte ber me plan qe te vije nje dite qe 'demokratet' do te bejn kaq shume demi saqe edhe djalli vet do te dukeshte me i mire ne krahasim. Prandaj partise socialiste do ti leshohet pak dora qe te bej disa ndryshime pozitive te cilat do te krijojn iluzionin e perparimit te vertet qe publiku te fitoj besim te socialistet*. Eshte nje lufte psikologjike e drejt per drejt. Partia socialiste do te jet ajo qe do ta 'fusi' shqiperine ne BE. Dhe sic shkruajta me lart tani ka ardhur koha ose gjendja eshte aq mjerane saqe shpresat i 'kemi' te gjitha tek Bashkimi Europian i cili me ligjet e veta do te detyroj politikanet e shqiperise te bejn dicka per ate popull. Sepse per ndryshe keto shushunjat me epitete pd dhe ps nuk kan per te sosour thithjen e gjakut te atij populli.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  11. #51
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Fotoja e Enverit në festimet e 29 nëntorit, komunistët: Ishim pjesë e protokolli

    ..............
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 04-12-2013 më 17:07
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •