LUFTA E DIKTATURËS KOMUNISTE KUNDËR FESË
Autor:Ibrahim Stafa
Parathenie
Ne vitin 1967 diktatori Enver Hoxha edhe pse mbante mbiemrin Hoxha me mesimet e komunizmit i shkatarroi xhamiat ne Shqiperi dhe ndertoi bunkere, piramida faraonesh dhe ngriti kultin e individit .Me ndihmen e Zotit ne vitin 1990 shqiptaret u hakmorren duke ia rrezuar bustin e idhujtarise dhe ndertuan serisht shtepiat ku adhurohet vetem Zoti Madheshtor.
Hyrje
Në historinë e lavdishme të popullit shqiptar, lufta e diktaturës komuniste kundër fesë, përbënte një faqe të zezë, një krim ç’njerzor të paparë, që do të ruhet në kujtesën historike të shoqërisë njerzore për sa kohë do të ekzistojë ajo. Lufta e diktaturës së prolektariatit kundër fesë ishte një luftë doktrinore, ideologjike, politike, sociale, ekonomike, morale dhe psikologjike.
Në histori ç’do luftë ka shkaqet,pretekstin dhe pasojat e saj.
Në analizën historike të luftës së diktaturës komuniste kundër fesë është e domosdoshme të trajtojmë shkurtimisht se:
*Cfare ishte diktatura komuniste,çfarë shpreh dhe mbron ajo?
*Cila ishte filozofia dhe metodologjia sunduese e saj?
*Karakteri i luftës së saj kundër fesë,shkaqet e pasojat.
*Strategjia dhe taktikat,format dhe mjetet.
*Forcat drejtuese dhe lëvizëse.
*Qëndresa e popullit shqiptar besimtar dhe reagimi ndërkombëtar,etj.
Diktatura e prolektariatit apo komuniste është dhuna e partisë-shtet(PPSH),që ushtroi në të gjitha fushat e jetës shoqërore.Ajo shprehu dhe mbrojti interesat e bllokmenëve dhe të aparatçikëve të saj.Pretendimin se ajo përfaqësonte pushtetin e shumicës ndaj pakicës, ishte një blof, një demagogji trashanike e mbuluar me vellon e demokracisë!
Sllogani enverist: “ç’thotë partia bën populli,ç’don populli bën partia” kishte të vërtetë vetëm gjysmën e parë të parrullës, ndërsa pjesën e dytë ishte një hipokrizi në katror.
Vetë nocioni marksist diktaturë do të thotë: (Dhunë.Nuk ka paqe në diktaturë!)
Nga dhuna nuk buron paqja dhe nga paqja nuk buron dhuna!Ato përjashtojnë njëra-tjetrën.
Filozofia e diktaturës komuniste është filozofia e materializmit dailektik dhe historik.Kjo filozofi e gatuar nga Marksi dhe Engelsi dhe më vonë e “pasuruar” nga Lenini,Stalini,Mao,Enveri,etj. U mbështet shkencerisht dhe me teorinë e ç.Darvinit, në tre shtylla kryesore:ateizmi, revolucioni dhe evolucioni.
Ligjet kryeore të materializmit historik, që ushqenin diktaturën e prolektariatit ishin
*Ligji i unitetit dhe i luftës së të kundërtave,
*Ligji i mohimit të mohimit
*Ligji i kalimit të ndryshimeve sasiore në ndryshime cilësore (HOPI)
*Ligji i luftës së klasave dhe revolucionit,etj.
Në esencë,në genin e filozofisë marksiste-leniniste (m-l) ekzistonte dhe lëvizte si një qënie e gjallë:DHUNA. Marksi thoshte: “Revolucionet janë lokomotivat e historisë”
Lenini: “Revolucionet janë festat e të shtypurve, të prolektariatit”. “Të mendojmë,të punojmë dhe të jetojmë si revolucionar”!
Fjala revolucion ishte bërë refreni metalik i kohës.Ligji i luftës së klasave, forca kryesore lëvizëse edhe në socializëm, përshkonte e pushtonte çdo qelizë të PPSH. Revolucioni, forma më re e luftës së klasave, sipas teorisë marksiste-leniniste-enveriste zhvillohej në dy mënyra:
a) Me gjakderdhje(marrja e pushtetit politik,që frymëzohej nga teza leniniste: “PO nuk e shtymë,nuk rrëzohet nga kolltuku” ose “Pushteti buron nga gryka e pushkës”.
b) Pa gjakderdhje,në mënyrë paqësore,si:(revolucioni ideologjik, kulturor e shkencor).
Koha tregoi se të gjithë ata që mendonin ndryshe dhe i shprehën ndryshe pikpamjet e tyre, përfunduan nëpër burgje ose u eleminuan fizikisht nga gryka e pushkës, si armiq të partisë dhe të socializmit.Ashtu si mulliri që bluan gurët e vet kur s’ka më bereqet,ashtu si ulkonja e uritur ha këlyshët e vet,po ashtu edhe diktatori i ha kokën njeriut të vet, shokut besnik të armëve dhe idealit!
Historia botërore ka dëshmuar së diktatorët antikë apo modern kanë pasë: një turi prej kanibali.Kujtojmë Jul Cezarin, Kornel Jula (në Romë), N.Bonapartin(Francë),V.I.Lenin, J.V.Stalin (Rusi), A.Hitler (Gjermani), B.Musolini(Itali), Mao Ce Duni (Kinë), Pinoçeti (Kili), Pol Poti (Kamboxhia), Franko(Spanjë)etj.
Në toplistën ditaktoriale veçojmë për babëzinë e tij, “kokëngrënësi”,diktatori,E.Hoxha.Përmendim disa nga viktimat kryesore :Q.Stafa, I.Maleshova,Y.Dishnica, M.Gjinishi, B.Omari(kunatë), B.Spahiu, L.Berishova, L.Gega(pushkatuar shtatëzënë), L.Lubonja, F.Paçrami, A.Kellezi, K.Theodhori, B.Balluku, P.Dume, K.Hazbiu, Ll.Peçini, M.Shehu,etj.
"Komandanti,strategu i luftës",diktatori i ardhshëm E.Hoxha. nuk ja drejtoi asnjëherë revolen e tij pushruesit të huaj!?Fishekët i zbrazi vetëm kundër armiqve të brëndshëm.(rivalëve).Gështenjat nga zjarri i nxirrte me duart e të tjerëve.Në oborrin e kuq vepronte ligji i xhunglës: “O me atë,o mbi të”!Latini thotë : “Homo hominis-lupus est”!
Klasikët Marksisto-Leniniste,bazuar në teorinë darviniste varrosën “socializmin utopik” të H.Sen Simonit,Sh.Furies dhë të R.Ovenit dhe mbi kufomën e filozofisë së vjetër klonuan teorinë e socializmit shkencor.
Sipas pikpamjes M-L: “Idealizmi është fe e rafinuar dhe feja është idealizëm trashanik”!Në të vërtetë ky krahasim i shkonte përshtat Marksisto-Leninisteve & Diktatures Komuniste.
Ajo në dukje ishte e kuqe dhe e ëmbël,por e zezë,e kalbur e helm përbrënda.Sa njezore në pamje,aq mizore në thelb.
Diktatura komuniste ishte karikaturë e historisë.Tautologjia me slloganet enveriste shënonte kulmin e lulëzimit të artit të hipokrizisë së trafikantëve demagogë ideologjikë të sistemit raketik socialist.
Sa qesharake të tingullojnë sot,slloganet idiote të asaj kohe,të cilën historia e denoi me harrese dhe Zoti i dënoi me –vdekje!Ja disa prej tyre:
“Ne ndërtojmë socializmin me njërën dorë kazmën e me tjetrën pushkën”
“Ne hedhim valle në gojën e ujkut”!
“Ndërtojmë socializmin me forcat tona”
“Armiqtë na kanë në grykën e pushkës,ne i kemi në grykën e topit”!
“Ta bëjmë fshatin si qytet”!
“Lufta për bukë,lufta për socializëm”
(Kujtojmë aksionet që na shoqëruan nga pas si një hije fantazmë nga luga e florirtë tek tollonat!)Ndërtime urash, rrugësh, hekurudhash, hidrocentralesh, tharje kënetash, hapje e tokave të reja duke iu qepur kodra e maleve për t’i bërë edhe ato pjellorë si fushat, taracime, mbjellje misri me kubik, vjelje pambuku, ullinjsh, patate e manaferra!?
E të gjitha aksionet shkollat e edukimit revolucionar të rinisë kryheshin në mënyrë vullnetare!Mos e keqkuptoni në socializëm nuk ekziston mbivlera.Stimuli moral mbi atë material.
Në kohën e diktaturës parakalimi duke mbajtur portretin e diktatorit apo veprën e tij ishte një privilegj.
Rroftë 1 Maji!Brohorisnin gratë shtatzëna zboriste.Shitja e detyruar me border e veprave të Enverit të kujtojnë shitjen e indulgjencave në mesjetë nga kisha apo “blerja e faljes” nga Papa.
Kujdesi i nënës parti për mbrojtjene inteligjencës,”fondi i artë” i shoqërisë,nga rreziku i infetekimit të saj,nga agresioni ideologjiko-kulturor borgjezo-revizionist, ishte padyshim kryedetyra, nga e cila varej fati i fitores së socializmit në vendin tonë.
Për këtë mjafton të përmendim disa aksione si p.sh: ajo e antenave të stacioneve të huaja televizive,format e edukimit markisto-leninist,informacionet mëngjezore politike,fiskultura e mëngjesit,format e edukimit në ditën e funidt te javes,konkurset ideologjike,etj.
Për të gjithë elementet me shfaqje të huaja,për përdorim të modës së huaj etj. kishte një mjet shërimi; Fletrrufeja!Kinezëria kishte depërtuar thellë në Shqipëri!
Vazhdimi është i tepërt!
Tragjedia shqiptare “Dik-Kom” me autor e regjizor makbethian ishte “kryevepra” më barbare e PPSH në të gjithë rruzullin toksor.Dik-Kom përshkohej nga filli i kuq Marksisto-Leninzmit.
(Gjaku ka ngjurë të kuqe, e kuqja ngjyra e preferuar e Marksit, Marksi “dhuruesi” i gjakut të proletariatit!
Ky silogjizëm është i vlefshëm për të gjithë diktatorët e vjetër dhe të rinj.
Lufta e D.K kundër fesë u zhvillua në dy faza kryesore.Faza e parë (1945-1967) karakterizohej nga zbatimi i një politike të rafinuar,me metoda e taktika të kombinuara mjeshtërisht,me bindje dhe me propagandë demaskuese,të buta e populiste,gjërësisht e thellësisht,nga lart-poshtë e sistematikisht.
Në fazën e parë, lufta ose përplasja e parë ndërmjet shtetit dhe fesë nisi me kushtetutën e RPSH,viti 1946,ku sanksionohej me ligj: ndarja e shtetit nga feja dhe ndalimi i fesë në shkollë.
Shteti laik i tipit të ri i “Diktaturës së Prolektariatit” brohoriste : “Rroftë ateizmi”!
Ideologjia sunduese ishte marksizëm-leninizëm.D.Komuniste nën udhëheqjen e PPSH me në krye E. Hoxhen shkeli paturpësisht amanetin e dëshmorëve të kombit.
Ajo,me gjakun e tyre,shkroi historinë e popullit tonë sipas oreksit dhe metodologjisë M-L. Dik.Komuniste dhe “nëna” parti i ushqeu “fëmijët” e saj me lugë floriri që të rriteshin të “lumtur” barkboshët.
Praktika-kriteri i së vërtetës.
Emocionet janë të pashmangshme.Ato nuk e cënojnë dhe e deformojnë aspak realitetin.Me vendosjen e diktaturës së proletariatit në Shqipëri, mbas Luftës së II Botërore, ateizmi u përhap me shpejtësi en bloc si një kolerë nga makina propagandiste e pilotuar nga PKSH.Lufta kundër fesë u zhvillua në disa fronte:
Në fushën ekonomike-ajo startoi me zbatimin e reformës Agrare,e tipit bolshevik,viti 1946.Madje,qysh më vitin 1945, “pushteti popullor” konfiskoi dhe sekuestroi pasuritë e klerit katolik, ortodoks e musliman që i kishin vënë sipas komunisteve duke i “thithur gjakun” popullit! Dhe jo se ishin vete komunistet gjakpiresit.
Reforma agrare e shpronësoi institucionet fetare islame dhe krishtere duke i dhënë një goditje të fortë fesë, në bazën ekonomike të saj.Kështu Komuniteti Musliman Shqiptar iu shpronësua 3163 hektar tokë dhe 61000 rrënjë ullinj.
Po kështu mjaft prona e pasuri publike u shoqërizuan duke i shndërruar në pronë socialiste si :varrezat,namazgjaja,medreseja,etj.
Dok.Kom boshatisi arkën financiare të institucioneve fetare.Subvencionimi i tyre nga ana e shtetit ishte simbolik e qesharak.
Në këtë mënyrë shteti laiko-ateist likuidoi një nga elementët e rrezikshëm restaurimit ekonomik të kapitalizmit në Shqipëri!
Në fushën politike-administrative:
Në aspektin politik diktatura komuniste demagogjinë e saj ndaj fesë e shprehte hapur në nenin 18 të Kushtetutës ku thuhej: “të gjithë shtetasve nuk garantohej liria e ndërgjegjes dhe e besimit”.Sipas saj ndalohej me ligj veprimtaria politike e organizatave fetare.
Cënimi rëndë i ndjenjave fetare i një populli besimtar paraqiste një rrezik serioz për bazën socialiste,prandaj ai ruajti në fuqi ligjin e vitit 1929, që sipas të cilit veprimtaria fetare zhvillohej e pavarur nga shteti laik.Shteti dhe feja nuk do të ndërhynin tek njëra-tjetra. Por,në të vërtetë kontrata u respektua vetëm nga njëra palë, ajo e mos ndërhyrjes nga ana e fesë ndaj shtetit.Shteti totalitar e shkeli kontratën.Ai nëpërmjet ateizmit maja e mprehtë e ideologjisë M-L,sundoi dhe sulmoi hapur fenë dhe institucionet e saj.Detyra e shtetit konsistonte në miratimin e statuteve të komuniteteve fetare dhe në subvencionimin simbolik material e financiar të tyre.
Në atë kohë institucionet fetare vareshin nga ministria e Drejtësisë dhe kontrolloheshin nga ministria e Brëndshme.Sllogani marksist : “Feja është opium për popullin” u bë ushqim, serum ideologjik dhe lajtmotiv i partisë-shtet në luftën kundër fesë.
Faza e dytë: (1967-deri me shëmbjen e komunizmit)
Lufta e D.K kundër fesë ishte një nga prioritetet kryesore të luftës së klasave,me formën më të lartë-revolucioni ideologjik-pjesë përbërëse e revolucionit socialist.
“Ajo-siç ka thënë Enveri zhvillohet dallgë-dallgë, me zigzage, herë ngrihet e herë ulet, por kurrë nuk shuhet”.
Lufta zhvillohej vetëm nga një krah.Asnjëherë feja dhe institucionet e saj nuk kanë sulmuar shtetin.
Partia-Shtet gjatë sundimit gjysëm shekullor, përgatiti dhe mobilizoi arsenalin materialo-teknik e njerzorë kundër fesë si p.sh: ligjin, institucionet shtetërore, median, militantët revolucionarë, sigurimsat, aparatcikët, “inteligjencën” ateiste,, “ajkën” e rinisë shkollore.
Objektivi kryesor dhe qëllimi final i diktaturës ateiste me në krye PPSH ishte krijimi i brezit të ri,i njeriut të ri me botëkuptim marksist-leninist.
Në këtë drejtim një rol të rëndësishëm luajti shkolla,industria e rëndë,që së bashku me këmbësorinë laike të kryqëzatës komuniste do të luftonin frontalisht fenë dhe institucionet e saj.
Ndryshimet sasiore kishin krijuar cilësi të re në marrëdhëniet me prodhimin, kushte të favorshme për taktikat e reja në përshtatje me zhvillimet historike.
Histerizmi në luftën kundër fesë arriti kulmin në Kongresin e V të PPSH,ku nga tribuna, diktatori E.H deklaroi me pompozitet se: “Në Shqipëri përfundoi me sukses ndërtimi i bazës ekonomike të socializmit, se ishin vendosur marrdhënie socialiste në prodhim si në qytet edhe në fshat.
Prona socialiste në mjetet e prodhimit kishte zëvëndësuar pronën private.Në këtë mënyrë ishte “garantuar fitorja” e socializmit ndaj kapitalizmit në fushën ekonomike.
Megjithatë sipas E.H ekzistonte rreziku në fushën ideologjike e kulturore.
Një vit më vonë ,më 6 shkurt 1967 sekretari i parë në fjalimin “programatik”: “Revolucionarizimi i më tejshëm i partisë dhe i pushtetit” lëshoi kushtrimin kundër fesë.Nga beteja kundër ferexheve në betejën për prishjen e xhamijave.
Mjeti justifikon qëllimin.
Lufta është vazhdimi i politikës me mjete dhune.
Domosdoshmëria e luftës së Dik-Kom kundër fesë argumentohej nëpërmjet tezave të materializmit historik.
Kështu:si të jetë baza ashtu është edhe superstruktura, superstruktura lind nga baza dhe i shërben asaj.
Me vendosjen e bazës së re socialiste, në superstrukturën socialiste ruheshin elementë të superstrukturës së vjetër, ku bënte pjesë edhe feja me institucionet e saj, kishat, xhamijat,etj.
Me direktivë nga lart, filloi nga poshtë lëvizja revolucionare kundër fesë, e “zakonet prapanike” dhe bestytnive të kota.
Forca drejtuese e kësaj lëvizjeje PPSH, mobilizoi rininë parauniversitare, që përbënte forcën kryesore lëvizëse.
Mbasi e kishte droguar ajkën e rinisë shkollore me opiumin e M-L, PPSH e ndërseu atë që të hidhej e para në sulm.
Diktatura e rafinuar komuniste abuzonte me: “në emër te popullit”.Ajo nuk e mbulonte dot diellin me shoshë.
Opinioni progresist botëror nuk mund të mashtrohej nga demagogjia e aventurierëve kriptomoniste.
Ky mision historik iu ngarkua rinisë së shkollës “N.Frashëri” të Durresit,që u “përkrah” edhe nga rinia e qyteteve dhe fshatrave të vëndit.
Fillimisht u përdor metoda e bindjes për dorëzimin e çelsave të institucioneve fetare në mënyrë vullnetare.
Atëherë kur kjo manovër nuk pati sukses u kalua në përdorimin e dhunës,demostrimi i muskujve,për bastisjen dhe prishjen e veprave të kultit fetar, të grisjes e djegjes së librave qiellorë (Kurani,Bibla),të demaskimit publik të klerikëve dhe të shkatërrimit alla vandalçe të tyre në mënyrë spektakolare, gjë që kjo dukuri ç’njerëzore nuk kisht ndodhur as në “atdheun” e socializmin në ish Bashkimin Sovjetik, çiraku ia kisht kaluar ustait!
Disa element ateistë të droguar nga M-L, materializuan në praktikë epshet shtazarake të udhëheqësit shpirtëror, diktatori E.Hoxha, për ta bërë Shqipërinë të vetmin vend në botë, pa kisha, pa xhamija, me një shoqëri ateiste pa shpirt!
Ideali komunist për krijimin e “njeriut të ri” ishte një absurditet i pa parë ne historinë e njerzimit.
Inkuizatorët revolucionarë duke mbajtur në njërën dorë kazmën dhe në tjetër veprën e I të E.H shkelën barbarisht në çdo metër katror, në çdo ndërgjegje qytetare-fetare.
Diktatura komuniste vrau lirinë e besimit.Ajo mburrej për masakrat e saj.Shpejt kishat e xhamijat i shndërroi në depo misri,vatra kulture, salla sportive,etj.
Në Shqipërinë socialiste, nën shëmbullin e Kinës Komuniste, diktatori E.Hoxha ashtu si kryetari Mao po hyjnizohej në perëndi.
Për kuriozitet në Kinën e vjetër ndalohej rreptësisht mbajtja në trup qoftë edhe një fije të verdhë.(Personi dënohej me vdekje) Ngjyra e verdhë ishte monopol perandorak.Kurse në Shqipëri nuk lejohej nga administrata, zyra e gjëndjes civile përdorimi i emrit Enver të të porsalindurve!
Mediokriteti s’kishte fund!
Librat e shenjtë u konvertuan në Vepra 1,2,3…te diktatorit.
Fenë e shenderri në opiumin Maksisto-Leninist, besimtarin në ateist pa shpirt, edukatën islame në edukatë komuniste, simbolet e festat fetare në ndërgjegje revolucionare, betimin “Për Zotin” në betimin “Për ideal të Partisë”!,thirrjet “Lavdi Zotit” në “Lavdi Partisë”, “Lavdi M-L”,etj.intelektualët, f ondin i artë në proletarë mendor,njeriun e vjetër hitorik në njeriun e ri darvinist,etj.
Shkurt: lufta kundër fesë sintetizohej në thënien e mefistofelit: “Do të vras për të mirën tënde”!
Me mbylljen e faltoreve, lufta e DK nuk kishte të sosur.Ajo u përqëndrua kundër zakonet prapanike,bestytnive fetare,etj.Dollia e parë ngrihej për diktatorin.Njeriu i ri zakon i ri!
Nuk kishte ceremoni martesore e mortore ku të mos ishte prezent diktatori, për dollira e ngushëllime.
Romani është pak!
Sigurimsat, survejonin, provokonin e denonconin besimtarët që praktikonin në ilegalitet: Ramazanin, Bajramin, Pashkët e ritet e tjera fetare,të cilat ishin të ndaluara ligjërisht.
Diktatura komuniste dhe i pari i saj e konsideronte dhe e trajtonte popullin siç ka thënë Hobsi: “puer robusstus sed malutiosus”!(Fëmijë i shëndoshë me qëllime të këqija.)
Bashkëkohësit okularë kujtojnë me indinjatë të thellë kohën e gjygjeve publike ndaj klerikëve dhe ulemave si p.sh.:atë në kinema “Skampa” kundër vëllezërve Luniku, ç’mjekërrimin e poshtërimin e shumë të tjerëve, për të cilët s’më bën dora t’i shkruaj. E shkatarruan dhe Xhamine. Ah! Xhamija e bukur e Ballijes!
Më falni, o njerëz të mirë besimtar, që ju preka ndjenjat tuaja!
Skandali politik ishte një shantazh psiko-moral i pashoq në historinë i komunitetit të Elbasanit.
Revolta e hapur mbarëpopullore kundër asaj diktature të egër ishte e pamundur.
Diktatura komuniste ndonëse e fitoj betejën përkohësisht kundër fesë ajo me siguri do ta humbte luften dhe e humbi,sepse feja nuk mund të zhduket ashtu siç nuk mund të zhdukësh një popull liri-dashës dhe besimtar
Diktatura komuniste dhe ç’do lloj pushteti politik qoftë, nuk mund të qëndroj mbi Zotin.Ky është ligj absolut.
Fenë e mbron Zoti Vetë.
Të shkruash për fenë islame është absurde të lëshë në harresë, pa trajtuar sado pak problemin e femrës, vëndin që zë ajo në shoqëri, mbi rolin dhe rëndësinë e saj sipas filozofisë islame shprehur në Kuran.
Rëndësia e trajtimit të kësaj teme nuk qëndron vetëm për arsye aritmetike, por si faktor përcaktues i jetës së shoqërisë njerzore.
Natyrisht kjo çështje madhore është trajtuar gjatë historisë së njerzimit në mënyra të ndryshme si nga ana teorike ashtu edhe nga aplikimi praktik në formacione e në sisteme të ndryshme politiko-shoqërore.
Qëllimi i vetëm i këtij shkrimi është thjeshtë evidentimi e ballafaqimi teorik e praktik midis fesë islame dhe diktaturës komuniste,(M-L) për femrën, gruan shqiptare.
Do të ishte me shumë interes dheme më shumë vlerë, që kjo çështje kapitale e historike të trajtohej në letër nga dora e një femre intelektuale që të kishte përjetuar personalisht ngjarjen, dramën shqiptare të monizmit: “Emancipim”!
Feja islame,Kurani e trajton femrën si qënie njerzore,si nënë,si vajzë,si bashkëshorte,si fëmijë,si motër,si besimtare e sinqertë e si bukuroshja e xhenetit.
Ajo është ë barabartë me mashkullin në shpërblim.
Femra si faktor i dorës së parë, njësoj si mashkulli, është aktive në punë,arsim, në jetë e veprimtarinë shoqërore, në zgjedhjen e bashkëshortit, në disponimin e menaxhimin e pasurisë familjare e vetjake.
Në familje roli i gruas, i nënës është primare.Në moralin e familjes islame mbizotëron dashuria,vëllazëria e barazia.Citoj fjalen e urte:
“Kush mbron virtytin dhe vdes duke ruajtur sekretin e dashurisë,vdes dëshmor”.
Nje thenie profetike tjetër thote: “Kjo botë është pasuri dhe pasuria e saj më e madhe është gruaja e mirë”.
Në antitezë me filozofinë islame, filozofia materialiste e ateiste M-L, ideologjia sunduese në diktaturën komuniste, prej nga inspirohej politika puniste, e konsideronte femrën shqiptare thjeshtë si një qënie biologjike dhe si një instrument prodhimi.
Qysh në embrion Dik-Kom,gjatë Luftës së II Botërore, u mundua të materializonte qëllimin afatgjatë strategjik.Ikuadrimi i elementit femër në formacionet luftarake ishte shprehje e patriotizmit dhe e atdhedashurisë.
Nga ana tjetër PKSH, abuzoi dhe spekulloi me figurën e vajzave partizane,të cilat i trajtoi si mish për top për qëllimet e saj në perspektivë,duke i premtuar atyre lirinë dhe lumturinë!
Respektoj maksimalisht veprën dhe heroizmin e tyre.Femrat dëshmore dhe heroina, në luftën antifashiste, nuk sakrifikuan deri në vetmohim rininë e tyre e jo për partinë e komunizmin, por për liri dhe atdheun e tyre.
Populli thotë : “Amanetin s’e tret as dheu”
Por,PKSH amanetin e 28 000 dëshmorëve e treti si gjalpin në tavën e nxehtë për stomakun e saj të pangopur.
Ajo gjakun e dëshmorëve e konvertoi në dekorata!
Në rindërtimin e vendit, partia i ngarkoi si detyrë emergjente gruas shqiptare konpesimin e burimeve të reja njerzore për shkak të pasojave të krijuara nga hemoragjia mashkullore e luftës.
Stimulimi i lindjeve të sa më shumë bebeve nga femra shqiptare për të krijuar armatën e ndërtuesve të socializmit në Shqipëri.
Mamija parti e vlerësonte me zemërgjërësi femrën e nënën me shumë fëmijë me dekoratën e lartë: “Heroinë e punës socialiste”(Lindja është e vështirë por te lindje shumë ishte një punë heroike)
Nënat heroina fshatare kooperativiste për prodhimin e tyre të madh u shpërblyen me një :Lopë.
Kjo është e vërtetë.Është për të qarë e për të qeshur.Përveç detyrave të shtëpisë femra shqipëtare ishte e ngarkuar edhe në detyrat shoqërore.Ajo kishte të drejtë si dhe detyrë të merrte pjesë në mënyrë aktive në aksione vullnetare. (E diela komuniste në Shqipëri si e shtuna komuniste Ruse).Femra kjo forcë e madhe transformuese,me duart e saj tërë kallo punoi me orar e pa orar për ndërtimin e urave,shtëpiave,rrugëve,kanaleve etj.
Partia materializonte thënien e strategut rus Suvorov: “Sa më shumë djersë në kohë paqe, aq më pak gjak në kohë lufte”!Ajo i tejkaloi parashikimet : Shoqëria Shiptare ishte shoqëria socialiste më e avancuar në botë për konsum gjaku si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqe, për ndërtimin e veprave madhështore si: rrugë nacionale,hekurudha,hidrocetrale,taraca,etj. të cilat u ndërtuan me punë vullnetare (pa shpërblim) nga rinia. “Akisionet e rinisë janë shkolla e edukimit komunist”-citonte partia.
Nuk mund të mos përmendim edhe shfrytëzimin e fuqisë puntore të të burgosurve politikë,të cilët shkrinë eshtrat e tyre duke punuar këneta,miniera,ndërtim pallatesh,etj.
PPSH emancipimin e gruas e kishte një pikë të dobët në politikën e saj.Rëndësia qëndronte se gratë përbënin gjysmën e popullatës.
Çlirimi i femrës shqiptare nuk mund të bëhej pa pjesmarrjen e saj aktive në Revolucionin Popullor (1941-1944).Revolucioni socialist do të ishte gjysmak pa pjesmarrjen e femrës!
Ngritja e femrës në përgjegjësi partiake e shtetërore ishte një tregues tjetër për emancipimin e femrës.
Kështu: fshatarja kooperativiste u bë ministre bujqësie,arsimtare -ministre arsimi, militantja-antare e byrosë politike, sikurse shoferi-minister transporti,etj.
Diktatori kishte frikë nga intelektuali rival, sidomos ata me formim perëndimor.
Kush guxonte të ngrinte dorën kundër Unit përfundonte Atje…(burg,litar)
Ai (E.H) ishte vetë uni.Ai ishte Luigji XIV shqiptar: “Shteti jam unë”.Ai ishte Stalini shqiptar: “Partia jam unë”.Ai ishte firaoni shqiptar: “Zoti jam unë”.
“Uni”(shkurtimi i fjalës:Huni) ishte vetë Diktatura.
Uni dhe Diktatura ishin dy binjakë të shumtuar të historisë.
Emancipimi i grave quhej eman-pickimi-kështu e ironizonin në ilegalitet disa gra intelektuale , solli shumë pasoja negative të pariparueshme për lumturinë e femrës shqiptare.Për kujtesë do veçojmë:Turni i tretë.
Turni i tretë,turni i natës-turni gravrasës.
Në turnin e natës gratë shkonin në punë me gëzim (Kombinati Metalurgjik “çeliku i partisë”) me melodinë e këngës : “Me gëzim po shkoj në punë” e cila e shoqeronte atë drejt udhës së pa fund të “lumturisë përrallore” duke i lënë zogjtë e socializmit në gjumë nën kujdesin e nënës parti, në mëshirën e fatit.
“Nënmadhja parti” dhe bllokmenët frymëzoheshin dhe u bëhej zemra mal tek shikonin frutin e ëmbël të pemës socialiste, kur nënat shqiptare, herët që pa gdhirë, në palcën e dimrit të acartë,çonin me vrap foshnjet në çerdhe,të mbledhur me një copë plasmasi për te qënë shembull për burrat në drejtim të zbatimit të disiplinës proletare në punë.
Medaljet dhe dekoratat “zbukuronin” gjokset grave ashtu siç zbukuronin qafat e holla të vocërrakëve që mbanin varur çelsat e shtëpisë, si medalione, shprehje e kujdesit të partisë për brezin e ri!
Kulmin e vet emancipimi i femrës e arriti atëherë kur ajo e veshur me uniformë ushtarake “kalitej” nëpër zbore si ushtarake besnike e Partisë dhe e Atdheut!
Emancipimi socialist i femrës shqiptare ishte një revolucion nga lart-poshtë, që e burrëroi femrën nga poshtë-lart, e tjetërsoi atë nga forma duke i a revolucionarizuar përmbajtjen e jetës së saj.
Emancipimi i femrës shqiptare ka qënë i ndryshëm në formacione e sisteme politiko-shoqërore të ndryshme.Ndryshimi i emancipimit komunist nga ai demokratik në aspektin politiko-social e moral,është sa i madh aq dhe i rrezikshëm në perspektivë.
Emancipimi europianizues,civilizues,modern e liberal nuk do të thotë:minifunde,barkzbuluar, drogë, prostitucion, perversitet etj.Këto shfaqje nuk janë shqiptare.Ato e dëmtojnë traditën,zakonin e karakterine fortë shqiptar dhe kancerizojnë jetën e familjes dhë të shoqërisë shqiptare.
Në këtë situatë ndryshimi por jo zhvillimi, Islami është diametralisht kundër me teorinë dhe praktikat pseudokomuniste dhe pseudoliberale.
Emancipimi islam ndryshon cilësisht nga ai i krishterë, protestant dhe ateist, sepse ai kryhet në përputhje të plotë me filozofinë e moralit të pastër dhe të shëndoshë sipas mësimeve dhe dashurisë së Allahut ndaj njeriut e veçanërisht femrës, e cila përbën gjysmën e njerzimit.
Prandaj,falenderimet tona i takojnë vetëm Atij.
Feja islame është pasqyra e kristaltë, ku njeriu,femra dhe shoqëria shohin qartë vet-veten dhe dinë të dallojnë të mirën nga e keqja,të bukurën nga e shumtuara, të zgjedhin rrugën e drejtë, rrugën e Zotit.
Në përfundim të këtij kapitulli,dy fjalë për ideatorin dhe strategun e luftës së diktaturës komuniste kundër fesë.
Diktatori, Enver (perkthim shqip “ i ndriçuari”) nuk e justifikoi emrin e tij,me veprën e tij për lumturinë e popullit, përkundrazi ai u bë yll-simboli ateizmit komunist duke ia kaluar edhe “baballarëve” klasikëve të mëdhenj.
Ai ishte personifikimi i së keqes absolute,i krimit,i varfërisë dhe i errësirës që e bëri Shqipërinë fener erresire e socializmit në botë.
Mjerë ata që janë enveristë!
Krijoni Kontakt