Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Qeveria kerkon pushtet pa kufi

    PD ēon nė Kushtetuese aktin pėr rritjen e borxhit dhe kompetencat e INUK

    PD dėrgon nė Gjykatėn Kushtetuese dy nisma tė tjera tė qeverisė aktin normativ pėr ndryshimet nė buxhetin e vitit 2013 dhe vendimin pėr unifikimin e kompetencave tė Inspektoriatit Ndėrtimor Urbanistik Kombėtar. Nė kėrkesė paditė drejtuar gjykatės nga 1/5 e deputetėve thuhet se vendimmarrjet e qeverisė janė nė kundėrshtim me Kushtetutėn.

    Pėr rastin e ndryshimit tė ligjit tė buxhetit demokratėt argumentojnė se qeveria duke rritur borxhin publik nė shifrėn 68.6% rrezikon interesin publik dhe stabiliteti makroekonomik tė vendit, ndaj pėr kėtė arsye kėrkojnė qė ai tė shpallet si i papajtueshėm me Kushtetutėn. Opozita nėnvizon se ky akt bie nė kundėrshtim me nenin 4, 11 dhe 101 tė Kushtetutės, ky i fundit pėrcakton se aktet normative nxirren nga Kėshilli i Ministrave nė raste nevoje dhe urgjence.

    “Duke vlerėsuar kėtė aspekt qeveria ka marre pa tė drejtė funksionin ligjvėnėse tė Kuvendit. Kushtetuta nėpėrmjet nenit 101 tė saj ka lejuar qė pushteti ekzekutiv tė mund tė miratojė akte qė kanė tė njėjtėn fuqi si ligjet vetėm kur rasti shfaqet si i jashtėzakonshėm dhe nevoja dhe urgjenca bėjnė tė pamundur ushtrimin e kompetencės ligjvėnėse nga Kuvendi. Nga analiza e aktit normative rezulton se qeveria tė mos ketė evidentuar kushtet e nevojės dhe urgjencės pėr miratimi ne kėtij akti”, - thuhet nė dokumentin e PD

    Pėr sa i pėrket kėrkesė/padisė pėr kompetencat e INUK, demokratėt kėrkojnė jo vetėm shpalljen e tij si tė papajtueshėm me Kushtetutėn, por dhe pezullimin e vendimit, pėr faktin se ai sjell pasoja qė prekin interesat e qytetarėve duke cėnuar tė drejtėn e tyre tė pronėsisė.

    “E drejta qė vendimi i Kėshillit tė Ministrave i njeh INUK, veēanėrisht pėr tė prishur ndėrtimet me leje ndėrtimi apo me leje legalizimi pėrbėn cėnim real tė tė drejtės sė pronėsisė, pa respektuar standardet pėr njė proces tė rregullt ligjor si kusht i domosdoshėm i parashikuar nga neni 42 i Kushtetutės”, - vijon argumentin PD.

    Mė tej, demokratėt argumentojnė se ky vendim ėshtė nė papajtueshmėri me disa nene tė Kushtetutės, pėrkatėsisht me 6 nene tė saj duke cėnuar: sigurinė juridike, parimin e ndarjes dhe balancimit tė pushteteve, ndėrhyrjen nė kompetencat e pushtetit vendor, cėnimin e tė drejtės pėr ankim gjithashtu ėshtė nė kundėrshtim me kartėn europiane tė autonomisė vendore.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2

    Pėr: Qeveria kerkon pushtet pa kufi

    DREJTUAR: GJYKATĖS KUSHTETUESE TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

    KĖRKUES: 1/5 E DEPUTETĖVE TĖ KUVENDIT TĖ SHQIPĖRISĖ – ANĖTARĖ TĖ GRUPIT PARLAMENTAR TĖ PARTISĖ DEMOKRATIKE,
    Adresa: Kuvendi i Shqipėrisė, Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit”, Tiranė
    SUBJEKT I INTERESUAR: 1) KĖSHILLI I MINISTRAVE I RĖPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
    Adresa: Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit”, Tiranė
    2) KUVENDI I SHQIPĖRISĖ
    Adresa: Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit”, Tiranė
    OBJEKTI: 1) Shpalljen si tė papajtueshėm me Kushtetutėn tė Aktit Normativ nr. 6, datė 04.10.2013 tė Kėshillit tė Ministrave “Pėr disa ndryshime dhe shtesa nė ligjin nr. 119/2013 “Pėr Buxhetin e vitit 2013”.
    BAZA LIGJORE: Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, nenet 4, 7, 11, 101, 124, 131/c dhe 134/c.
    Ligji nr. 8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”.
    I nderuar z. Kryetar i Gjykatės Kushtetese,
    Tė nderuar zonja dhe zotėrinj gjyqėtarė kushtetues,
    Kėshilli i Ministrave nėpėrmjet Aktit Normativ nr. 6/2013, nė nenin 15 tė tij ka vendosur ndryshimin e nenit 18 tė ligjit nr. 119/2013 “Pėr Buxhetin e vitit 2013”. Nė kėtė dispozitė parashikohet se:
    “Kufiri pėr rritjen vjetore tė totalit ekzistues tė borxhit tė shtetit dhe atij tė garantuar tė shtetit, nė dobi tė palėve tė treta pėrfituese, pėr vitin 2013, ėshtė 101 018 milionė lekė, i dhėnė me hollėsi, si mė poshtė vijon:
    1. Pėr huamarrjen vjetore neto pėr mbėshtetjen buxhetore, deri nė 52 820 milionė lekė.
    2. Pėr huamarrjen neto pėr financimin e projekteve tė huaja, deri nė 39 497 milionė lekė.
    3. Pėr rritjen vjetore tė garancive tė shtetit, nė dobi tė palėve tė treta pėrfituese, deri nė 8 441 milionė lekė.
    4. Kufiri pėr rritjen vjetore tė stokut tė borxhit, si rezultat i riskedulimit tė borxheve tė vjetra, tė huaja tė papaguara, deri nė 260 milionė lekė.
    Stoku i borxhit shtetėror, pėrfshirė kursin e kėmbimit, vlerėsohet tė arrijė deri nė 867 105 milionė lekė. Stoku i borxhit tė garantuar, pėrfshirė kursin e kėmbimit, vlerėsohet tė arrijė nė 61 894 milionė lekė.
    Pėrjashtohen nga kufijtė e sipėrpėrmendur garancitė qė mund tė jepen pėr sigurimin e furnizimit me energji elektrike. Autorizohet Kėshilli i Ministrave qė nė kėto raste tė japė garanci pėrtej limiteve tė parashikuara mė sipėr.”.
    Sic shikohet nga ky parashikim niveli i borxhit ėshtė rritur, duke kapur shifrėn rekord 68.6 %. Rritja e borxhit publik me 68.6 % bėhet me arsyen pėr tė mos mbledhur tė ardhura dhe pėr tė lėnė njė situatė kaosi nė administrimin e taksave. Kjo situatė shkakton ngadalėsim tė rritjes ekonomike dhe mund tė passjellė recesion tė ekonomisė shqiptare. Ulja e nivelit tė borxhit dhe jo rritja e tij ka qenė kėrkesė e vazhdueshme e institucioneve financiare ndėrkombėtare, me qėllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik tė vendit, pėr shkak se niveli i lartė i borxhit pėrbėn njė rrezik tė madh pėr rritjen ekonomike.
    I. Mbi legjitimimin e kėrkuesit
    Njė grup deputetėsh, qė pėrbėjnė mė shumė se 1/5 e tė gjithė deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė, paraqesin kėrkesėn pėrpara Gjykatės Kushtetuese pėr shpalljen si tė papajtueshėm me Kushtetutėn tė Aktit Normativ nr. 5/2013. Kjo kėrkesė bazohet nė shkronjėn “c”, tė paragrafit 1 tė nenit 134 tė Kushtetutės, ku parashikohet se: “Gjykata Kushtetuese vihet nė lėvizje vetėm me kėrkesė tė: ….c) jo mė pak se njė tė pestės sė deputetėve.”.
    Nė lidhje me ēėshtjen e legjitimimit tė njė tė pestės sė deputetėve, nė vendimin e saj nr. 18, datė 29.07.2008, Gjykata Kushtetuese ėshtė shprehur se:
    “Pėr sa i pėrket legjitimimit (locus standi) tė kėrkuesit, Gjykata vlerėson se Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė ka ndjekur njė praktikė tė njohur dhe tė gjithė pranuar, ku e drejta pėr tė iniciuar njė procedurė tė kontrollit abstrakt tė normės i njihet edhe njė numri tė kufizuar tė deputetėve, qė nuk mund tė jetė mė pak se njė e pesta e deputetėve tė Kuvendit. Interesi i kėtyre bartėsve tė funksionit publik pėr tė mbrojtur sistemin normativ dhe parimet shtet-formuese si konstitucionalizmi, shteti i sė drejtės, demokracia, dinjiteti njerėzor, barazia sociale etj. tė shpalosura nė Kushtetutė, nuk ėshtė i kushtėzuar”.
    Gjykata Kushtetuese ka pohuar gjithashtu nė vendimin nr. 1, datė 07.01.2005 se:
    “Kontrolli abstrakt i kushtetutshmėrisė sė normės mund tė zbatohet ndaj akteve tė mėsipėrme, pavarėsisht nga efekti qė ato mund kenė nė njė konflikt aktual apo tė pritshėm. “Pėr Gjykatėn Kushtetuese ėshtė i njohur rregulli i pranuar nė doktrinė dhe nė jurisprudencėn kushtetuese, se gjatė kontrollit abstrakt tė kushtetutshmėrisė sė njė norme juridike nuk kėrkohet ardhja e pasojės pėr tė legjitimuar kėrkuesin. Tipari dallues i njė kėrkese tė tillė ėshtė se ajo vė nė lėvizje njė kontroll abstrakt e objektiv tė ligjit, pasi interesi qė kėrkohet tė mbrohet nuk ėshtė thjesht individual, por ėshtė njė interes qė lidhet me respektimin e parimeve kushtetuese dhe me funksionimin e rregullt tė shtetit tė sė drejtės. Qėllimi i kontrollit tė kushtetutshmėrisė sė ligjeve ėshtė njėkohėsisht edhe parandalimi i pasojave negative qė mund tė vijnė nga zbatimi i tyre.”
    Gjykata Kushtetuese nė vendimin nr. 25, datė 08.05.2012 ka vlerėsuar se 1/5 e deputetėve bėn pjesė te subjektet e posaēme tė parashikuara nga neni 134/1, shkronja “c” tė Kushtetutės, por ky subjekt duhet tė ketė njė qėllim dhe nxitje konkrete pėr tė kėrkuar kontroll konkret tė normės juridike, pasi e kundėrta do t’i jepte kėsaj Gjykate funksion kėshillimor. Nė rastin konkret qėllimi dhe nxitja konkrete e kėrkesit lidhet drejtpėrdrejt me mbrojtjen e interesit publik, i cili ėshtė i rrezikuar si pasojė e papėrgjegjshmėrisė sė Qeverisė pėr rritjen nė mėnyrė absurde tė borxhit publik, duke rrezikuar nė kėtė mėnyrė stabilitetin makroekonomik tė vendit dhe duke cuar Shqipėrinė nė recesion ekonomik. Mbrojtja e interesit publik nė pėrgjithėsi dhe kushtetutshmėrisė nė vecanti, si qėllimi final i kontrollit kushtetues, ėshtė njė e drejtė/detyrė e subjekteve tė pėrcaktuara qartė nė dispozitat kushtetuese, nė tė cilat pėrcaktohen edhe rastet konkrete kur ata mund tė venė nė lėvizje Gjykatėn pėr mbrojtje tė kushtetutshmėrisė. Nė kėtė rast, 1/5 e deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė, legjitimohen tė kėrkojnė pėrpara Gjykatės Kushtetuese, mbrojtjen e interesit publik. Nėė kėtė kuadėr, kėrkuesi kėrkon nga Gjykata Kushtetuese tė shpall Aktit Normativ me fuqinė e ligjit nr. 6/2013 tė papajtueshėm me Kushtetutėn.
    II. Ligji i zbatueshėm
    Preambula e Kushtetutės
    “Ne, Populli Shqiptar, krenarė dhe tė vetėdijshėm pėr historinė tonė, me pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen, me …….”.
    Neni 4 i Kushtetutės
    “E drejta pėrbėn bazėn dhe kufijtė e veprimtarisė sė shtetit.”.
    Neni 7 i Kushtetutės
    “Sistemi i qeverisjes nė Republikėn e Shqipėrisė bazohet nė ndarjen dhe balancimin ndėrmjet pushteteve ligjvėnės, ekzekutiv dhe gjyqėsor.”.
    III. Mbi themelin e cėshtjes
    Gjykata Kushtetuese nė njė vendim tė saj ėshtė shprehur se: “interesi publik ėshtė nocion kushtetues jo shterues nė kuptimin qė lista e ēėshtjeve me interes publik nuk mund tė jetė kurrsesi shteruese, pasi interesi publik duhet kuptuar nė sensin relativ, nė varėsi tė situatave tė ndryshme qė krijohen”. Nė kėtė kėndvėshtrim, situata kur njė veprim i caktuar i pushtetit ekzekutiv (sic ėshtė rritja tej kufijve normal e borxhit publik) vendos nė rrezik stabilitetin makroekonomik tė vendit, pėrfshihet nėn konceptin kushtetues “interes publik”, duke qenė se ėshtė i lidhur drejtpėrdrejt me mirėqenien ekonimike dhe sociale tė brezave tė sotėm dhe tė ardhshėm.
    Rritja nė kushte papėrgjegjshmėrie e nivelit tė borxhit, tej kufijve normal dhe tė aplikuar kurrė mė parė , duke rrezikuar drejtpėrdrejt stabilitetin makroekonomik tė vendit, si dhe duke rrezikuar rritjen ekonomike, bie ndesh me parimin e shtetit tė sė drejtės (neni 4 i Kushtetutės), vecanėrisht parimin e sigurisė sociale dhe ekonomike tė individit, si dhe garantimin e interesit publik nėpėrmjet sigurimit tė mirėqenies ekonimike dhe sociale tė brezave tė sotėm dhe tė ardhshėm.
    E drejta nuk pėrbėhet vetėm nga normat juridike, por gjithashtu pėrfshin edhe parimet dhe vlerat qė pėrcaktojnė njė strukturė nė tė cilėn rendi juridik mund tė pėrmbushė tre funksione bazė: tė garantojė sigurinė juridike, tė garantojė respektin pėr tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut; dhe sė treti, tė bashkėpunojė pėr progresin, drejtėsinė dhe paqen sociale. Ndėrsa i pari nga tre parimet bazė tė sė drejtės sipas kėtij pėrkufizimi mbi tė drejtėn, honeste viever (tė jetosh ndershmėrisht) e veēon personin si subjekt kryesor tė sė drejtės, i dyti, alterum no laedere (tė mos i bėsh dėm tjetrit) pėrbėn thelbin e parimit tė pėrgjegjshėmrisė dhe tė detyrės pėr tė dėmshpėrblyer, i treti suum cuique tribuere (t’i japėsh secilit tė vetėn), duket si parimi qė legjitimon ekzistencėn e shtetit. Kėto tria iuris praecepta konfigurojnė strukturėn bazė tė sė drejtės dhe pėrbėjnė vetė substraktin e saj. Parimet juridike janė ato qė pėr tė mbėshtetur tė drejtėn nė tėrėsi, bėjnė qė prej tyre tė varet ekzistenca e ēdo “figure” juridike tė veēantė.
    Efektet negative nė garantimin e interesit publik, si pasojė e rritjes se nivelit te stokut te borxhit publik janė tė shumta. Konkretisht, cenon kredibiliteti i ekonomise shqiptare ne syte e partnereve nderkombetare dhe institucioneve nderkombetare financiare, rritet akoma edhe me shume vulnerabiliteti i ekonomise ndaj goditjeve te mundshme ne tė ardhmen, rritet pasiguria e agjenteve ekonomike, vecanerisht e investitoreve, ulet potenciali afatgjate i ekonomise dhe njekohesisht shoqerohet me nje rritje te barres buxhetore te nevojshme pėr ta sherbyer ate (rritje e interesave te borxhit). Gjithashtu, nje ekonomi me borxh me te larte sesa niveli maksimal i mundshem per tu perballuar, cenon stabilitetin makroekonomik tė vendit. Vetėm nėse niveli i borxhit (gjithmonė jo nė nivele tė larta) perdoret per investime publike me eficence te larte ne ekonomi, ai perben nje mjet efektiv per te pershpejtuar zhvillimin ekonomik te nje vendi, sidomos kur borxhi nuk merret nga tregu vendas por ai i huaj. Por, me Aktin Normativ nuk kemi rritje te investimeve publike, por rritje te borxhit kryesisht per efekt te parashikimit tejet te ulet te te ardhurave gjate 4 muajve te fundit te vitit 2013 (parashikim sipas aktit normativ).
    Pėr kėtė arsye, pavarėsisht se pranohet qė veprimi mund tė jetė ndėrmarrė i detyruar nga “rrethana” tė caktuar, akti normativ konsiderohet si i patolerueshėm, arbitrar, shtypės ndaj nivelit minimal tė sigurisė qė njerėzit, komuniteti dhe e drejta/legjislacioni duhet tė respektojė, si dimensione thelbėsore tė shtetit tė sė drejtės. Kjo pasi Akti Normativ sjell njė barrė tė tepruar pėr qytetarėt, nė masėn rreth 2800 Euro/banor, duke prekur pritshmėritė e tyre pėr siguri ekonomike. Kjo rritje e konsiderueshme e borxhit publik nuk ėshtė diktuar nga nevoja pėr tė mbrojtur tė drejta apo interesa tė tjera legjitime tė mbrojtura nga Kushtetuta, dhe pėr pasojė nuk respekton as parimin e proporcionaliteti. Pėr paosjė, jemi pėrpara njė akti qė shkakton pasiguri pėr tė ardhmen ekonomike tė qytetarėve.
    Pėrgjegjėsia pėr tė ardhmen dhe vecanėrisht garantimi i mirėqenies ekonomike dhe sociale tė qytetarėve shqiptarė ėshtė detyrė parėsore e cdo Qeverie tė pėrgjegjshme. Parimet e shtetit tė sė drejtės kėrkojnė qė shteti tė gjejė masa adekuate pėr tė rregulluar njė situatė tė ndjeshme nga pikėpamja sociale. Rritja e borxhit publik dhe impakti qė kjo cėshtje ka drejtpėrdrejt tek ulja e rritjes ekonomike, shkakton papunėsi dhe mungesė likuiditeti pėr sistemin bankar, duke vėnė nė rrezik tė gjithė sistemin financiar dhe ekonomik tė vendit.
    Sistemi bankar zė vend tė rėndėsishėm nė strukturat ekonomike tė njė vendi. Ai ėshtė njė ndėr aktorėt kryesorė tė ekonomisė sė tregut, stabiliteti i tė cilit ėshtė i lidhur drejtpėrdrejt me stabilitetin makroekonomik tė vendit. Nė njė sistem tė tillė, bankat funksionojnė si ndėrmjetės financiar duke mbledhur dhe grumbulluar mjetet e lira financiare tė publikut, nė formėn e depozitave, pėr t’i pėrdorur kėto fonde pėr tė ushqyer sistemin e kreditimit. Nisur nga ky rol dhe nga atributet qė i janė veshur kėtij sistemi, garantimi i qėndrueshmėrisė sė sistemit bankar dhe pėr pasojė garantimi i kursimeve tė depozituesve, ėshtė cėshtje qė padyshim pėrfshihet brenda koncpetit tė “interesit publik”. Ndėrmarrja e veprimeve qė drejtpėrdrejt cenojnė stabilitetin makroekonomik tė vendit dhe pėr pasojė edhe stabilitetin financair tė sistemit bankar, bie ndesh me ndesh me parimin e shtetit tė sė drejtės dhe detyrimin qė ka shteti pėr tė marrė masa tė pėrshtatshme pėr kėtė cėshtje me ndjeshmėri tė lartė publike. Shpėrfillja e interesit publik dhe rritja e borxhit nė dėm tė mirėqenies sė tyre sociale dhe ekonomike, e shėndėrron aktin normativ nė antikushetues.
    Nga ana tjetėr, cenimi i stabilitetit makroekonomik dhe pėr pasojė rrezikimi i rritjes ekonomike, passjell rritje tė nivelit tė papunėsisė dhe padyshim cenim tė lirisė sė veprimtarisė ekonomike. Neni 11 i Kushtetutės parashikon se “Sistemi ekonomik i Republikės sė Shqipėrisė bazohet nė pronėn private e publike si dhe nė ekonominė e tregut dhe nė lirinė e veprimtarisė ekonomike.”. Liria e veprimtarisė ekonomike lidhet drejtpėrdrejt edhe me hapėsirėn qė i lihet individit pėr tė vepruar me qėllim zhvillimin e lirė tė personalitetit tė tij aty, ku ai e sheh veten mė produktiv. Kjo liri pėrfshin tė gjitha tė drejtat qė lidhen me prodhimin, shpėrndarjen ose konsumin e mallrave dhe tė shėrbimeve. Forma mė e lartė e lirisė ekonomike nėnkupton lirinė e qarkullimit tė punės, tė kapitalit dhe tė mallrave pa asnjė kufizim. Nė kėtė kuptim, individi ka tė drejtė tė punojė, tė prodhojė, tė konsumojė dhe tė investojė nė ēdo mėnyrė qė i pėlqen dhe kjo liri duhet tė mbrohet nga shteti.
    Liria e veprimtarisė ekonomike pėrmban nė vetvete edhe lirinė e biznesit ose aftėsia pėr tė krijuar dhe mbyllur njė sipėrmarrje, lirinė e tregtisė, lirinė monetare si masė pėr tė garantuar qėndrueshmėri tė ēmimit, si dhe lirinė e investimit dhe qarkullimit tė lirė tė kapitaleve, veēanėrisht kapitalit tė huaj.
    E parė nė kėtė kėndvėshtrim, ndonėse lira e veprimtarisė ekonomike ėshtė njė liri negative pėr aq kohė sa lidhet me vullnetin e individit pėr tė zgjedhur fushėn e ushtrimit tė kėsaj veprimtarie duke hyrė lirisht nė marrėdhėnie ekonomike me subjekte tė tjeraajo pėrmban edhe detyrimin e shtetit qė, nėpėrmjet ligjvėnėsit, tė ndėrhyjė nė rregullimin e kėsaj lirie, me qėllim qė krahas lirisė sė veprimtarisė ekonomike tė garantohet edhe parimi i shtetit social dhe i tė mirės sė pėrbashkėt. Nė kėtė rast, shteti duhet tė luajė rolin e katalizatorit pėr realizimin efektiv tė lirisė ekonomike nga njėra anė dhe mbrojtjes sė kėsaj lirie, nga ana tjetėr. Vetėm shteti mund tė arrijė tė krijojė mjedisin e vėrtetė dhe optimal pėr ushtrimin e kėsaj lirie vetjake, prandaj ai duhet parė si rregullator me qėllim mbrojtjen e tregut.
    Nėse shteti ndėrhynė nėpėrmjet marrjes sė vendimeve qė cenojnė stabilitetin makroekonomik dhe rrezikojnė rritjen ekonomike, niveli i investimeve bie dhe si pasojė cenohet liria e veprimtarisė ekonomike, duke qenė se individėt si pasojė e uljes sė konsumit, do tė jenė tė detyruar dhe pa zgjidhje tjetėr, pėrvecse mbylljes sė sipėrmarrjes sė tyre. Gjithashtu, nė njė vend ku rreziku i recesionit ėshtė i lartė si pasojė e rritjes shumė tė lartė tė nivelit tė borxhit, ėshtė pothuaj e pamundur qė tė mendohet tė kryehen investime tė reja, duke shkaktuar nė kėtė mėnyrė rritje tė numrit tė papunėsisė.
    Pėr tė gjitha sa mė lart, Akti Normativ nr. 6/2013 duke rritur nivelin e borxhit nė mėnyrė tė konsiderueshme dhe tė papėrgjegjshme, cenon interesin publik dhe vjen nė kundėrshtim me parimin e shtetit tė sė drejtės, vecanėrisht detyrimin qė ka shteti pėr tė ndėrmarrė masa qė konsiderohen tė pėrshtatshme pėr mbrojtjen e mirėqenies ekonomike dhe sociale tė individit. Paaftėsia e strukturave administrative pėr tė mbledhur detyrimet fiskale, nuk mund tė shėndėrrohet nė barrė pėr qytetarėt dhe aq mė pak nuk mund tė venė nė rrezik stabilitetin ekonomik tė brezit tė sotėm dhe tė ardhshėm.
    IV. Mbi papajtueshmėrinė e Aktit Normativ nr. 6/2013 me nenin 101 tė Kushtetutės
    Kushtetuta pasi sanksionon nė nenin 3 qėllimet dhe detyrat kryesore tė shtetit shqiptar, duke vėnė tė drejtėn si bazėn dhe kufijtė e veprimtarisė tė shtetit (neni 4), mė tej nė nenin 7 sanksionon parimin themelor tė shtetit tė sė drejtės mbi tė cilin mbėshtetet sistemi i qeverisjes nė Republikėn e Shqipėrisė, ndarjen dhe balancimin ndėrmjet pushteteve ligjvėnės, ekzekutiv dhe gjyqėsor. Funksionimi normal i institucioneve kushtetuese mbi bazėn e kėtyre parimeve ėshtė kusht i domosdoshėm pėr zhvillimin dhe pėrparimin pėr njė shoqėri tė lirė dhe demokratike. Nė kėtė kuptim roli i Kuvendit nė njė republikė parlamentare ėshtė i pazėvendėsueshėm.
    Zbatimi i parimit tė ndarjes dhe balancimit tė pushteteve ndihmon qė pushteti tė shpėrndahet nė disa mbajtės me funksione e detyra tė ndryshme, tė mirėpėrcaktuara nga Kushtetuta, si dhe mundėson bashkėveprimin midis tyre me qėllim unitetin nė veprimin shtetėror. Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, duke e njohur dhe sanksionuar pėrqendrimin e pushtetit ligjvėnės nė duart e Kuvendit tė Shqipėrisė ka lejuar, si raste pėrjashtimore, nxjerrjen e akteve me fuqinė e ligjit edhe nga organe tė tjera kushtetuese. Njė nga pėrjashtimet ėshtė ai i parashikuar nga neni 101 i Kushtetutės, qė i njeh tė drejtėn Kėshillit tė Ministrave tė nxjerrė akte normative me fuqinė e ligjit. Pėrdorimi i kėtij instrumenti ligjvėnės mbetet nė vlerėsimin e Kėshillit tė Ministrave, por ēmohet se pėrdorimi i tij gjerėsisht dhe jo nė kushtet e parashikuara nga Kushtetuta do tė cenonte pavarėsinė e pushtetit legjislativ dhe karakterin demokratik tė shtetit. Kjo e drejtė ka natyrė lejuese dhe pėrjashtimore, prandaj Kushtetuta e ka kushtėzuar ushtrimin e saj me ekzistencėn e nevojės dhe urgjencės, si dhe me kontrollin pėrfundimtar nga Kuvendi tė akteve tė nxjerra. Pėrjashtime tė tilla janė tė njohura edhe nga kushtetutat e shteteve tė tjera demokratike ku konstatohet se ėshtė lejuar transferimi i ndonjė kompetence qė i pėrket pushtetit legjislativ, drejt ekzekutivit.
    Gjykata Kushtetuese nė jurisprudencėn e saj ka theksuar se nevoja dhe urgjenca janė elementė me rėndėsi tė veēantė nė pėrmbajtjen e nenit 101 tė Kushtetutės dhe, si tė tillė, janė elementė pėrcaktues pėr tė drejtėn qė sanksionon kjo dispozitė. Kuptimi i tyre ėshtė autonom, i lidhur me tėrėsinė e pėrmbajtjes sė dispozitės dhe me parimet bazė qė pėrshkojnė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė. Nevoja dhe urgjenca janė rrethana dhe situata fakti qė vlerėsohen rast pas rasti. Ato mund tė shkaktohen nga faktorė tė ndryshėm jetėsorė, natyrorė e shoqėrorė. Si raste tė tilla pėrmendim fatkeqėsitė natyrore, boshllėku legjislativ i shkaktuar nga shfuqizimi i akteve, nevoja pėr efekte tė menjėhershme nė fusha me ndjeshmėri tė madhe publike, parandalimi i menjėhershėm i spekulimeve. Ajo qė i bashkon tė gjitha kėto situata ėshtė fakti se pėrfaqėsojnė njė gjendje jo tė zakonshme nė jetėn e vendit ku evidentohet dukshėm rreziku i ardhjes sė pasojave tė dėmshme pėr interesat publikė ose pėr tė drejtat themelore tė shtetasve. Ky rrezik dikton nevojėn e masave tė menjėhershme, por qė legjislacioni ekzistues nuk i mundėson dot.
    Mungesa e nevojės dhe urgjencės, dhe mungesa e shkaqeve reale qė pėrligjin ekzsitencėn e njė gjendje jo noramle nė jetėn e vendit, qė do tė justifikonte nxjerjen e aktit normative, pėrbėn shkak pėr deklarimin e tij tė papajtueshėm me Kushtetutėn. Kjo pėr faktin se nevoja dhe urgjenca duhen kuptuar si parakushte tė domosdoshme, mosqenia e tė cilave sjell nė kėtė rast pavlefshmėrinė e aktit normativ me fuqinė e ligjit. Mungesa e tyre shndėrrohet nė ves tė legjitimitetit kushtetues tė qeverisė pėr nxjerrjen e aktit normativ. Duke qenė kushte paraprake, nevoja dhe urgjenca duhet tė jenė vėrtetuar se ekzistojnė pėrpara momentit tė marrjes tė iniciativės nga qeveria pėr nxjerrjen e aktit normativ me fuqinė e ligjit. Kėto dy kushte duhet tė jenė gjithashtu tė pranishme, tė lidhur e tė ndėrvarur dhe nė momentin kur nxirret akti normativ me fuqinė e ligjit. Nėse ekziston nevoja pėr nxjerrjen e njė ligji, por pa ndonjė urgjencė tė dukshme, qeveria nuk mund tė ndėrmarrė nismėn pėr nxjerrjen e aktit normativ me fuqinė e ligjit, pasi kjo do tė pėrbėnte njė detyrė tė pushtetit ligjvėnės. Vetėm kur situata e krijuar vlerėsohet e pamundur tė presė aq kohė sa nevojitet pėr nxjerrjen e ligjit tė nevojshėm nga organi ligjvėnės, qoftė edhe nėpėrmjet procedurave tė pėrshpejtuara, iniciativa ligjvėnėse mund t’i kalojė qeverisė. Duke mos vlerėsuar kėtė aspekt, qeveria ka marrė, pa tė drejtė, funksionet ligjvėnėse tė Kuvendit. Kushtetuta, nėpėrmjet nenit 101 tė saj, ka lejuar qė pushteti ekzekutiv tė mund tė miratojė akte qė kanė tė njėjtėn fuqi si ligjet vetėm kur rasti shfaqet si i jashtėzakonshėm dhe nevoja e urgjenca bėjnė tė pamundur ushtrimin e kompetencės ligjvėnėse nga Kuvendi.
    Gjykata Kushtetuese ka vlerėsuar se Qeveria ėshtė e detyruar tė shpjegojė dhe argumentojė nevojėn dhe urgjencėn konkrete qė e kanė detyruar tė nxjerrė aktin normativ me fuqinė e ligjit. Ky detyrim ka karakter formal dhe substancial. Shpjegimin, qeveria ėshtė e detyruar ta pasqyrojė nė pėrmbajtjen e ēdo akti normativ me fuqinė e ligjit qė nxjerr, minimalisht nė preambulėn e tij. Nga analiza e Aktit Normativ nr. 6/2013 rezulton qė Qeveria tė mos ketė evidentuar pėrmbushjen e kushteve tė “nevojės” dhe “urgjencės” pėr miratimin e kėtij akti. Nė Preambulėn e Aktit Normativ nuk evidentohet asnjė rrethanė qė tė pėrligj ushtrimin e kėtij funksioni ligjvėnės nga ana e pushtetit ekzekutiv. Pėr kėtė arsye, nė kushtet e mungesės sė “nevojės” dhe “urgjencės” Akti Normativ nr. 6/2013 bie ndesh me nenin 101 tė Kushtetutės.
    V. Kėrkesa pėrfundimtare
    Pėr tė gjitha arsyet e parashtruara mė sipėr, konkludojmė se Akti Normativ nr. 6/2013 cenon parimin e interesit publik dhe pėr kėtė arsye bie ndesh me nenin 4, 11 dhe 101 tė Kushtetutės. Pėr pasojė, kėrkojmė nga Gjykata Kushtetuese: “Shpalljen tė papajtueshme me Kushtetutėn tė Aktit Normativ nr. 6/2013 tė Kėshillit tė Ministrave, si dhe ligjit miratues tė tij.”

    Ora News
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3

    Pėr: Qeveria kerkon pushtet pa kufi

    Prishja e ndėrtimit tek Ekonomiku, prokuroria fillon hetimet ndaj INUK

    Denoncimi ėshtė bėrė nga pronari Kol Gjonmarkaj. Akuza: Dokumentet, dy kate janė me leje

    Prokuroria e Tiranės fillon hetimet ndaj INUK-ut, e cila vendosi prishjen e njė objekti pranė Fakultetit Ekonomik nė Tiranė, disa javė mė parė. Njėsia Task-Forcė ka mbledhur dokumente, sipas sė cilave rezultojnė se dy katet e para tė objektit pesėkatėsh, qė u shkatėrrua me lėndė eksplozivi, kanė qenė me leje. Pronari i godinės, Kol Gjonmarkaj, ka paditur penalisht nė prokurori kreun e INUK-ut, Zuhdi Dajti, pėr veprime arbitrare dhe shpėrdorim detyre, duke qenė se ky objekt ka pasur leje ndėrtimi, ndėrsa para hetuesve kallėzuesi ka paraqitur edhe dokumentacionet pėrkatėse. Gjithashtu, prokuroria ka marrė dokumente edhe nga Bashkia e Tiranės apo nga institucionet e tjera, qė vėrtetojnė se objekti qė ėshtė prishur ka pasur leje, por vetėm pėr dy katet e para. Mėsohet se veprimet arbitrare konsistojnė nė faktin se INUK-u duhet tė prishte vetėm katet pa leje, tė ngritura gjatė fushatės elektorale pėr zgjedhjet parlamentare tė qershorit, dhe jo katet ekzistuese, duke u shkaktuar njė dėm tė konsiderueshėm monetar pronarėve tė godinės. Megjithatė, akuza pohon se, krahas verifikimeve tė dokumenteve, ka marrė edhe disa dėshmi qė konfirmojnė dy kate me leje, ndėrkohė qė nė vijim do tė pyeten edhe zyrtarėt e INUK-ut, drejtori i sė cilės ėshtė kallėzuar penalisht pėr shpėrdorim detyre. Edhe mė parė, policia bashkiake dhe INUK-u patėn pėrplasje pėr kėtė ndėrtim pa leje, ku njėra palė pretendonte se kishte dokumentacion dhe tjetra ka pohuar se nuk ka dokumente. Ėshtė pretenduar se ndėrtimi ka zėnė njė pjesė tė territorit tė Fakultetit Ekonomik, ndėrsa pati edhe njė grevė nga ana e pedagogėve dhe studentėve. Por, mėsohet se greva ka qenė pėr dy ndėrtime tė tjera dhe jo pėr godinėn e prishur, duke sjellė sėrish dyshime pėr prishje selektive nga ana e pronarėve tė godinės, aq mė tepėr qė objekti ka qenė shumė larg fakultetit.

    Edhe para dhe gjatė aksionit pėr prishjen e godinės, pronari i saj, Kol Gjonmarkaj, i ka kundėrshtuar kėto veprime, sipas tė cilit ndėrtesa ėshtė me leje ndėrtimi nga Bashkia e Tiranės. “Unė jam banor i Tiranės qė nė vitin ‘91 dhe kėtė ndėrtesė e kemi bėrė me shumė sakrifica. E ndėrtova si tė gjithė shqiptarėt, me borxhe, me kredi. Ėshtė me dokumente, me leje ndėrtimi edhe nga Bashkia e Tiranės. Kam ruajtur parametrat inxhinierike. Vetėm dy kate janė pa leje. Unė kėrkoj nga shteti qė tė mė ndihmojė. Kėrkoj drejtėsi. Mundi dhe djersa ime tė mos shkojnė dėm. Jemi tre vėllezėr qė banojmė kėtu, 18 veta. Ėshtė me leje prej 23 vjetėsh”, deklaroi nė atė kohė pronari i godinės. Ai tha se po tė kishte njė ligj qė t’i tregonte se kjo ndėrtesė duhej shembur, ka qenė dakord tė largohej vetė nga shtėpia.

    s.ēobo - Shqip
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Pėr: Qeveria kerkon pushtet pa kufi

    vetem kur ta shpallin feste e tyre zyrtare; naten e bardhe te flakuriqeve

    e shikoni qe nuk jane te rastesishme tera keto makinacionet e ketij kopilit socialist, njehere duke premtuar amerikaneve diēka te pamundshme dhe pastaj duke i sjellur ne situaten te ndjehen te poshteruar, e nga kush ? nga nje bastard me surrat te Edvin flakuriqit, qe edhe nga levizjet dhe te folurit te tij shihen qartazi, pamje te nje njeriu te ē`ekuilibruar mentalisht...pastaj paralajmerimi i vizites se tij ne Serbi dhe se fundit, i vendos kapakun me bashkepunimin kinez... dhe kjo tregon per degradimin diplomatik e politik te shtetit shqiptare, (nuk ishte me i mire aspak, as ai babai Argetes, qe u propozonte shqipetareve te mesonin gjuhen kineze) per te ardhmen e tyre. Ne vend se per keto 23 vite te kishin integruar vendin ne strukturat evropiane e te kishin bere aleat evropian, keta kthehen e kapen me Kine, Turqi e Afrike e lindje te mesme... po te te tillet ne shqelma surratit duhet rrahur, sapo dalin para mediave dhe kudo qe paraqiten.

    Ndoshta nuk eshte aq budalla kur te shkojne te vizite ne Serbi, e tu jap edhe ēelesin e shtepise se tij, serbeve siē beri me ēelesin e Tirones, se i shkojne pastaj atje serbet dhe i pompasin rilindjen rroze ne shtepine e tij.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  5. #5

    Pėr: Qeveria kerkon pushtet pa kufi

    Ambasada e SHBA, letėr Komisionit tė Ligjeve: Kodi i procedurės Penale dhe Antimafia, pa konsultim publik

    SHBA shprehen tė shqetėsuara pėr ndryshimet nė Kodin e Procedurės Penale dhe nė ligjin pėr parandalimin e krimit tė organizuar.

    OPDAT-i, misioni amerikan qė asiston palėn shqiptare nė fushėn e drejtėsisė penale, ka vėnė nė dijeni komisionin parlamentar tė Ligjeve se pėr ndryshimet nė ligjin 'antimafia', qeveria nuk ėshtė konsultuar me misionin.
    Nė letrėn qė mban datėn 19 nėntor 2013, drejtuar kryetarit tė komisionit, Fatmir Xhafaj, ekspertėt e OPDAT parashtrojnė komente dhe sugjerime tė pėrgjithshme pėr disa ēėshtje qė trajtojnė ndryshimet e propozuara nga qeveria.

    “Vėmė re se kėto ndryshime janė propozuar pa asnjė konsultim publik dhe pa u dhėnė agjencive tė interesuara pėr tė paraqitur kundėrshtimet apo propozimet e tyre. Diskutimi i kėtyre propozimeve me Prokurorin e Pėrgjithshėm dhe KLD duhet tė kishte qenė njė hap i domosdoshėm dhe miratimi i tyre pėr ndryshime duhet tė kishte qenė faktor vendimtar nė procesin legjislativ pėrndryshe efektiviteti i ndryshimeve duhet tė vihet seriozisht nė dyshim", thuhet nė letėr.

    Mė tej OPDAT jep konsideratat e tij pėr ndryshimet qė propozohen. Misioni shpreh rezervat pėr shqyrtimin e veprave tė korrupsionit nga Gjykata e Krimeve tė Rėnda tė cilat sipas tij u ngritėn vetėm pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe me kėto ndryshime anashkalohen Njėsitė e Pėrbashkėt Hetimore.

    "Shqetėsimi i SHBA rritet kur Ministria e Drejtėsisė beson se numri i Prokurorėve dhe Gjyqtarėve tė Krimeve tė Rėnda nuk duhet tė rritet dhe se personali aktual ėshtė nė gjendje tė mbulojė tė gjitha ēėshtjet e korrupsionit, dhėnia e kėsaj detyre njė personeli tė patrajnuar dhe pėrsėritja e trajnimit qė tashmė ėshtė dhėnė Njėsive tė Pėrbashkėta Hetimore do ishte njė humbje jo e menēur e burimeve", vijon mė tej letra.

    Sipas OPDAT, centralizmi i hetimeve pėr rastet e korrupsionit, mund tė sjellė gjithashtu rritjen e mundėsive pėr kontroll politik ndaj vendimarrjes sė Prokurorisė. Duke u ndalur tek heqja e imunitetit tė zyrtarėve tė lartė vihet nė dukje se dispozitat e propozuara nuk parashikojnė procedurat qė u nevojiten Prokurorėve pėr tė kėrkuar nė mėnyrė tė efektshme autorizimin pėr arrestimin dhe kontrollin e zyrtarėve tė lartė.



    Nė konsideratėn e OPDAT pėr zgjerimin e fushės sė veprimit tė ligjit anti mafia dhe mbi veprat e korrupsionit theksohet se "zyrtarėt e korruptuar mund tė besojnė se rreziku i burgosjes pėr njė kohė tė shkurtėr ėshtė i vogėl kur krahasohet me gėzimin e njė pasurie tė madhe pas daljes nga burgu…..nėse zyrtarėt e korruptuar arrijnė tė mbajnė tė ardhurat nga krimet e tyre publiku mund tė mendoje se korrupsioni nuk po luftohet me sukses".

    OPDAT rekomandon se zgjerimi i fushės sė veprimit tė ligjit antimafia duhet tė sigurojė qė tė mbrohen tė drejtat e pronarėve tė pafajshėm nga akuza tė pambėshtetura dhe qė barra e tė provuarit tė natryrės kriminale tė pronės ti mbetet Prokurorit.

    Mė herėt, kryetari i Komisionit tė Ligjeve, Fatmir Xhafaj, u shpreh nė mbledhjen e komisionit, se OPDAT-i i ishte drejtuar me njė letėr atij, e cila i ėshtė dėrguar nė vėmendje dhe ministrit tė Drejtėsisė, zv/kryetarit dhe sekretarit tė komisionit tė Ligjeve. "Unė kam kontaktuar me ta, me ministrin, pėrfshi dhe kryetarin e Kuvendit, ashtu si janė procedurat normale tė punės sė njė komisioni. Natyrisht, do tė jetė pjesė e dosjes qė do tė ketė secili pėr mbledhjen e nesėrme. Nesėr ėshtė diskutimi nė parim i kėtyre ndryshimeve, ku do tė dėgjojmė ministrin, ndėrsa do kemi disa seanca pėr kėtė temė", sqaroi Xhafaj.

    Nėnkryetari i LSI, Petrit Vasili komentoi sot letrėn e SHBA-ve, e cila ėshtė bėrė publike sot nė Komisioni i Ligjeve lidhur me dy nismat e fundit tė Ministrisė sė Drejtėsisė.

    (er.nu/d.b/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •