Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    E dua letërsinë Maska e eralni
    Anëtarësuar
    01-10-2004
    Vendndodhja
    Roma
    Postime
    151

    Fyle letër vendeve anëtare të BE: Jepini OK do të jetë sinjal i fortë për shqiptarët

    Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle bën përpjekjen e tij të radhës duke i nisur një letër të gjatë 27 vendeve anëtare të BE-së, ku i kërkon të votojnë pro rekomandimit të Komisionit Europian, që Shqipëria në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të marrë statusin e vendit kandidat.

    Në këtë letër, e cila disponohet nga Top Channel, Komisioneri për Zgjerimin i bën një skaner të hollësishëm zhvillimeve integruese, duke theksuar se në progres-raportin e fundit, Shqipëria ka arritur standardet e vendosura në vitin 2012 të domosdoshme për marrjen e statusit. Stefan Fyle u dërgon vendeve anëtare një sërë të dhënash të reja që lidhen me hapat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare e kryeministrit Rama, pas publikimit të progres-raportit në tetor.

    “Dëshiroj t’ju informoj për zhvillimet më të fundit në Shqipëri, posaçërisht në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, sikurse dëshiroj të ndaj me ju pikëpamjet e mia për këto zhvillime përpara mbledhjes së dhjetorit të Këshillit të Ministrave, ku do të merret vendimi për rekomandimin e Komisionit Europian. Në 12 Nëntor Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama lançoi dialogun e nivelit të lartë që lidhet me prioritet kyçe, me qëllim ndihmën e mëtejshme për ta shtuar fokusin dhe konsensusin në integrimin europian. Ky takim ishte një eveniment për t’i bërë një inventar e rezultateve të para të arritura nga Qeveria e re dhe autoritetet dhe planeve të mëtejshme, që lidhen me reformat e kërkuara nga BE-ja. Që kur Qeveria e udhëhequr prej Kryeministrit Edi Rama mori detyrën në shtator ka pasur një vendosmëri të qartë në rritjen e Qeverisjes, zbatimit të shtetit ligjor këto të lidhura me reformat. Mes masave të para të ndërmarra në luftën ndaj korrupsionit është emërimi një koordinatori në rang kombëtar për antikorrupsionin, i cili do të përmirësojë ndërveprimin institucional për këtë çështje. Një tjetër hap lidhet me mandatin e komisionerit që pritet të konfirmohet nga Qeveria në ditët në vijim. Sakaq Komisioneri është përfshirë në hartimin e projektligjit për strategjinë e antikorrupsionit
    që pritet të përfundojë në dhjetor”, shkruan Fyle.

    Komisioneri Fyle në letër rendit të gjitha veprimet antikorrupsion të ndërmarra nga Prokuroria për periudhën Shtator-Tetor, ku janë hapur një mori hetimesh në sektorë delikatë, siç thekson ai, si policia, arsimi, shëndetësia, autoritetet lokale, sektori taksave dhe doganave.

    Janë 13 hetime pro aktive për korrupsion, informon Fyle, ndërsa 9 raste i janë referuar Prokurorisë për hetim të aseteve në çështje korruptive të nivelit të lartë, përfshi këtu edhe atë të kryetarit të Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika, një zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, e cila qeveris vendin, thekson Fyle.

    Nuk mbetet jashtë letrës së Fyles roli i Policisë së Shtetit. Komisioneri thotë se gjatë po të njëjtës periudhë, agjencitë ligjzbatuese i kanë shtuar përpjekjet e tyre përballë krimit të organizuar. Veprimet e ndërmarra gjatë dy muajve të fundit, nënvizon Fyle, kanë krijuar një panoramë pozitive. Këtë Fyle e argumenton me një sërë operacionesh të suksesshme policore, si ai në bashkëpunim me EUROPOL-in për makinat e vjedhura apo lojrat e fatit, ku u zbuluan 500 vepra kriminale, përfshi shtimin e përpjekjeve në luftën ndaj narkotikëve, ku janë arrestuar 318 të dyshuar për këtë vepër penale.

    Përballë të tilla përpjekjeve të Qeverisë shqiptare, Komisioneri Fyle në letrën drejtuar vendeve anëtare të BE-së jep këtë konkluzion: “Duke pasur shansin të kem bisedime me Qeverinë dhe opozitën,unë jam i bindur se Shqipëria ka ndërmarrë hapa vendimtarë në forcimin dhe funksionimin e institucioneve demokratike gjithashtu duke u angazhuar në mënyrë të gjithanshme në kryerjen e reformave. Qartësisht në dy muajt e fundit, Shqipëria ka forcuar pozitat e saj në marrjen e statusit të vendit kandidat. Duke marrë në konsideratë rekomandimin e Komisionit, Këshilli do të dërgojë një sinjal të fortë tek populli shqiptar, njëkohësisht duke shërbyer si një konsolidim në përfshirjen europiane të vendit. Kjo do të ndihmojë Qeverinë dhe opozitën në shtimin e promovimit të kulturës demokratike mbi të gjitha gjithëpërfshirjes duke prodhuar më shumë reforma. Shpresoj se elementët e mësipërm do të ndihmojnë për një dialog të frytshëm në ditët në vijim”.

    Përgjigjja përfundimtare e vendeve anëtare të BE-së për statusin e Shqipërisë pritet të merret në ministerialin e 19 dhe 20 dhjetorit në Bruksel.
    29 nëntor 2013 gazeta-Shqip.com

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...er-shqiptaret/

  2. #2
    E dua letërsinë Maska e eralni
    Anëtarësuar
    01-10-2004
    Vendndodhja
    Roma
    Postime
    151

    Për: Fyle letër vendeve anëtare të BE: Jepini OK do të jetë sinjal i fortë për shqipt

    Pershendetje ,pas shume kerkimesh ne internet dhe forume nuk kuptoje se cfare do ndodhe ne kto data 19-20 dhjetor.Per te qene me i qarte ne pyetje nese votohet PO-ja cfare do ndryshoje konkretisht?Do kete ndima financiare apo teknike me personel te klasifikuar per tema te ndryshme ?Pra pervesh nje afrimi per integrim a do kete edhe dicka tjeter ne letsime praktikash ?

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Fyle letër vendeve anëtare të BE: Jepini OK do të jetë sinjal i fortë për shqipt

    Nqs votohet pro me shumice votash,ne 20dhjetor, Shqiperia do marre statusin e kandidatit per anetar i Bashkimit Europian
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Fyle letër vendeve anëtare të BE: Jepini OK do të jetë sinjal i fortë për shqipt

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Nqs votohet pro me shumice votash,ne 20dhjetor, Shqiperia do marre statusin e kandidatit per anetar i Bashkimit Europian
    shqiperia do behet antare e plote pasi evropa te jete prishur.

  5. #5
    E dua letërsinë Maska e eralni
    Anëtarësuar
    01-10-2004
    Vendndodhja
    Roma
    Postime
    151

    Për: Fyle letër vendeve anëtare të BE: Jepini OK do të jetë sinjal i fortë për shqipt

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Nqs votohet pro me shumice votash,ne 20dhjetor, Shqiperia do marre statusin e kandidatit per anetar i Bashkimit Europian
    Dakort por cfare ndryshimi ka statusi per kandidat nga ajo qe jemi tani ?Nuk po gjej asnje te dhene konkrete.Shpresoje to mos jete nje titull honorifik perpara se te futesh LOL .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •