Skenari i arratisjes nga burgu
19 kamera sigurie te sekuestruara nga prokuroria mes 100 kamerave ne te gjithe burgun e sigurise se larte te Drenoves, tregojne fare qarte skenarin se si u arratisen nga sektori A, domethënë sektori me i larte, shtate te denuarit qe mbaheshin ne te njejtin regjim ku ndodhen edhe te denuar te tjere te perjetshem si Aldo Bare.
19 kamerat dhe nje tjeter qe eshte dematuar qellimisht nga te denuarit, i tregon ata qe ne kundershtim me rregulloren e sigurise, edhe pse duhet te ishin te mbyllur brenda qelive qe prej ores 3 te pasdites, ata levizin lirshem ne korridor, nje i tille, i ngjashem me kete korridor qe shfaqet nga regjimi i sigurise A, te burgut te Peqinit.
Ne kundershtim me rregulloren, gardiani ka bashkuar te denuarit e sektorit 3 dhe 4, te cilet me pas jane shoqeruar vetem nga nje gardian drejt dhomes se edukimit, e cila perdoret per aktivitete te lira. Nderkohe qe rregullorja thote qe ata, kur nxirren nga qelite, duhet te shoqerohen nga tre efektive mes tyre edhe nje pergjegjes informacioni. Sipas burimeve te hetimit, gardiani merr te shoqeroje nje tjeter te denuar qe mban ne dore nje qese me molle dhe ne kete moment, kur dyert e qelive ishin te hapura, nga qelia del Admir Tafili i armatosur dhe njeri nga te denuarit qe ndodhet ne dhomen e edukimit del po me pistolete ne dore. Gjithsej ne kamera shfaqen tre te denuar te armatosur.
Ne kete pike gardianin e shtrijne pertoke dhe i kerkohet qe te hape porten ndersa nje tjeter i denuar prish kameran numer 20. Nuk dihet se perse çelesin e regjimit e kishte gardiani me vete, pasi rregullorja nuk e lejon kete. Pikerisht me kete çeles eshte hapur dera e regjimit, duke vijuar me kete skenar dere pas dere, ne secilin rregjim, pergjate korridorit, skenar ky qe zgjat deri ne deren qe konsiderohet e sigurise absolute, dera prane tunelit. Ne kamera shfaqet nje gardian i pese, i cili hap deren pa e kercenuar askush sapo shikon qe arma ndodhet ne koken e kolegut te tij. Procedura tregon se ne raste te tilla gardiani duhet te shtypte butonin e alarmit. Gjithe ky skenar ka ndodhur pergjate 20- minutave dhe pavaresisht se ne burg ndodhet edhe zyra qe kontrollon korridoret me kamera, asnjera nga gardianet femra nuk e kane dhene alarmin. Reagimi prej tyre ka ardhur 20 minuta me vonese nga çasti qe kane konstatuar njeren prej kamerave te sigurise te prishura, duke therne se per kete informuar pergjegjesin e infomacionit.
Per te finalizuar aksionion, grupi i te denuarve i ka mbyllur gardianet ne nje dhome dhe te denuarit kane dale ne regjimin e jastem. Edhe ketu nuk dihet se pse nuk kane reaguar dy kullat e rojes. Shfaqja e fundit e te denuarve ne kamera i tregon ata kur jane duke prere telin rrethues te murit te jashtem. Prokuroria thote se te denuarit dyshohet se priteshin nga ndihmesit e tyre, me dy automjete, ku njera nga makinat kishte madje edhe te vendosura targa zyrtare false ne menyre qe mos te dyshohej. Ajo qe e ka dekonsipuruar gjithe kete skenar arratisje ka qene udhetimi me automjet i njerit prej grupeve ne afersi te Pogradecit, i cili eshte tentuar te ndalohej nga nje postobllok i zakonshem policie.
/Top Channel
Krijoni Kontakt