Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    Me ty jam shigjetke, ta pyesim Gaz Dibren pse i binte fyellit ne vend qe te bente detyren...

    Policia lajmëroi arratisjen, Shkresë ish-drejtorit Dibra: Tafili po planifikon ikjen

    Sipas të dhënave të fundit policore, rezulton se Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ishte vënë në dijeni për arratisjen e mundshme. Në fund të shtatorit, policia i ka dërguar ish-Drejtorit të Përgjithshëm, Gazmend Dibra, një informacion, ku thuhej se ka të dhëna për arratisjen e Admir Tafilit dhe të një tjetër të burgosuri.

    Policia kishte zbuluar skemën se si futeshin armët në burg, me anë të një frigoriferi. Ajo që pritet të zbardhet është se çfarë ka ndodhur nga data e marrjes së informacionit nga policia, a është përcjellë ky informacion nga ish-Drejtori i Burgjeve te pasardhësit e tij, dhe a janë kryer kontrolle në qelitë e të arratisurve, për sa kohë që dy muaj më parë Drejtoria e Burgjeve ishte vënë në dijeni të rrezikut të arratisjes.

    Ndërsa policia pritet të fillojë ndjekjen penale për një pjesë të madhe të ish-zyrtarëve të administatës së Burgut të Drenovës, pasi futja e frigoriferëve me armë ishte kthyer në mënyrë armatosjeje për vetë të burgosurit.

    Një nga të arratisurit, tashmë të arrestuar, Gëzim Guri, në fotot në rrjetin social “Facebook”, publikon qelinë e tij në Drenovë, së bashku me të gjitha orenditë elektroshtëpiake, duke shtuar këtu edhe celularin, i cili është i ndaluar të ndodhej në qelinë e një të dënuari.

    Por, policia thotë se çdo shkeljeje, sado e vogël, në Burgun e Drenovës do t’i bëhet një hetim i hollësishëm, por për momentin kapja e tre të arratisurve është objektivi kryesor.

    /Top Channel
    ----------

    Ja dhe si u arratisen te pashqetesuar te burgosurit:

    Skenari i arratisjes nga burgu

    19 kamera sigurie te sekuestruara nga prokuroria mes 100 kamerave ne te gjithe burgun e sigurise se larte te Drenoves, tregojne fare qarte skenarin se si u arratisen nga sektori A, domethënë sektori me i larte, shtate te denuarit qe mbaheshin ne te njejtin regjim ku ndodhen edhe te denuar te tjere te perjetshem si Aldo Bare.

    19 kamerat dhe nje tjeter qe eshte dematuar qellimisht nga te denuarit, i tregon ata qe ne kundershtim me rregulloren e sigurise, edhe pse duhet te ishin te mbyllur brenda qelive qe prej ores 3 te pasdites, ata levizin lirshem ne korridor, nje i tille, i ngjashem me kete korridor qe shfaqet nga regjimi i sigurise A, te burgut te Peqinit.

    Ne kundershtim me rregulloren, gardiani ka bashkuar te denuarit e sektorit 3 dhe 4, te cilet me pas jane shoqeruar vetem nga nje gardian drejt dhomes se edukimit, e cila perdoret per aktivitete te lira. Nderkohe qe rregullorja thote qe ata, kur nxirren nga qelite, duhet te shoqerohen nga tre efektive mes tyre edhe nje pergjegjes informacioni. Sipas burimeve te hetimit, gardiani merr te shoqeroje nje tjeter te denuar qe mban ne dore nje qese me molle dhe ne kete moment, kur dyert e qelive ishin te hapura, nga qelia del Admir Tafili i armatosur dhe njeri nga te denuarit qe ndodhet ne dhomen e edukimit del po me pistolete ne dore. Gjithsej ne kamera shfaqen tre te denuar te armatosur.
    Ne kete pike gardianin e shtrijne pertoke dhe i kerkohet qe te hape porten ndersa nje tjeter i denuar prish kameran numer 20. Nuk dihet se perse çelesin e regjimit e kishte gardiani me vete, pasi rregullorja nuk e lejon kete. Pikerisht me kete çeles eshte hapur dera e regjimit, duke vijuar me kete skenar dere pas dere, ne secilin rregjim, pergjate korridorit, skenar ky qe zgjat deri ne deren qe konsiderohet e sigurise absolute, dera prane tunelit. Ne kamera shfaqet nje gardian i pese, i cili hap deren pa e kercenuar askush sapo shikon qe arma ndodhet ne koken e kolegut te tij. Procedura tregon se ne raste te tilla gardiani duhet te shtypte butonin e alarmit. Gjithe ky skenar ka ndodhur pergjate 20- minutave dhe pavaresisht se ne burg ndodhet edhe zyra qe kontrollon korridoret me kamera, asnjera nga gardianet femra nuk e kane dhene alarmin. Reagimi prej tyre ka ardhur 20 minuta me vonese nga çasti qe kane konstatuar njeren prej kamerave te sigurise te prishura, duke therne se per kete informuar pergjegjesin e infomacionit.

    Per te finalizuar aksionion, grupi i te denuarve i ka mbyllur gardianet ne nje dhome dhe te denuarit kane dale ne regjimin e jastem. Edhe ketu nuk dihet se pse nuk kane reaguar dy kullat e rojes. Shfaqja e fundit e te denuarve ne kamera i tregon ata kur jane duke prere telin rrethues te murit te jashtem. Prokuroria thote se te denuarit dyshohet se priteshin nga ndihmesit e tyre, me dy automjete, ku njera nga makinat kishte madje edhe te vendosura targa zyrtare false ne menyre qe mos te dyshohej. Ajo qe e ka dekonsipuruar gjithe kete skenar arratisje ka qene udhetimi me automjet i njerit prej grupeve ne afersi te Pogradecit, i cili eshte tentuar te ndalohej nga nje postobllok i zakonshem policie.

    /Top Channel
    Edhe qani per Aktin Normativ juve pastaj... Pse na i hiqni copat e mishit nga puna...

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    Mori fund edhe historia e arratisjes.

    Te shtate te burgosurit te arratisur nga burgu i sigurise se larte ne Drenove jane ne duart e policise Shqiptare dhe Greke.

    Me pak se 5 dite ju deshen "shtetit te rene" per ti dhene fund kesaj historie, nderkohe qe per arratisjet e meparshme si brenda dhe jashte vendit jo vetem qe ri-arrestimi nuk eshte bere kaq shpejt por edhe nuk jane kapur fare ne shume raste.

    Ky eshte "shteti i rene"...

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Mori fund edhe historia e arratisjes.

    Te shtate te burgosurit te arratisur nga burgu i sigurise se larte ne Drenove jane ne duart e policise Shqiptare dhe Greke.


    Ky eshte "shteti i rene"...
    kur do na i kthej greqia keta tre trimat? apo do u japin mesime marksiste leniniste deri ne zgjedhjet e reja

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2013
    Postime
    6

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    Tani u arrestuan te gjithe.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    Ja prisni se do dalin "patriotet shqiptare" dhe do thone policia greke eshte raciste dhe i kapi vetem per shkak se ishin Shqiptare. Vetem heronj nuk i kan shpallur akoma.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    VIDEO / POLICIA GREKE ARRESTON TRE TE ARRATISURIT E KORCES


  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    Citim Postuar më parë nga Franci 96 Lexo Postimin
    Tani u arrestuan te gjithe.
    keta tre te fundit ia arriten qellimit. e shijuan lirine per 1 jave te tere.
    tani e ka radhen aldo bare dhe zani caushi.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    keta tre te fundit ia arriten qellimit. e shijuan lirine per 1 jave te tere.
    tani e ka radhen aldo bare dhe zani caushi.
    Normalisht ti si invalid me probleme mendore e mendon se nje jave e tere eshte me pak se 5 dite...

    Ta ka hap Berisha kartelen?

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •