Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    Idlir Peçi emërohet zv/ministër i Drejtësisë, sapo mori nënshtetësinë

    Idlir Peçi emërohet zv/ministër i Drejtësisë, sapo mori nënshtetësinë

    gazetaidea.com 15:44

    Tiranë- Idlir Peçi, është emëruar dje z/ministër i drejtësisë. Ai ka rimarrë shtetësinë shqiptare 10 ditë më parë, me dekretin Nr.8389, datë 13 Nëntor 2013, të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Në shkurt të këtij viti, zv/ministri i ri i Drejtësisë, me kërkesë të tij, vendosi të heqë dorë nga shtetësia shqiptare.

    Sipas të përditëshmes “Gazeta Shqiptare”, kjo faktohet nga një tjetër dekret i firmosur nga Nishani. Konkretisht, Idlir Spiro Peçi figuron i 19-ti në listën prej 27 personash ...

  2. #2

    Për: Idlir Peçi emërohet zv/ministër i Drejtësisë, sapo mori nënshtetësinë

    Djali i ish –ministrit të Drejtësisë - zëvendësministër i Drejtësisë

    Publikuar: 23.11.2013 - 09:16

    Tiranë, 23 nëntor - Idlir Peçi, djali i ish-ministrit të Drejtësisë, Spiro Peçi është emëruar dje numri dy i këtij dikasteri. Ai ka rimarrë shtetësinë shqiptare 10 ditë më parë, me dekretin Nr.8389, datë 13 Nëntor 2013, të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, transmeton BW.

    Në shkurt të këtij viti, zv/ministri i ri i Drejtësisë, me kërkesë të tij, vendosi të heqë dorë nga shtetësia shqiptare. Kjo faktohet nga një tjetër dekret i firmosur nga Nishani. Konkretisht, Idlir Spiro Peçi figuron i 19-ti në listën prej 27 personash për të cilët Presidenti i Republikës ka firmosur me dekretin Nr.7941, datë 5 shkurt 2013, lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare. Rifitimi i saj, vetëm pak ditë më parë duket se ka lidhje pikërisht me emërimin e djeshëm të tij në postin e zv/ministrit të Drejtësisë.

    www.koha.net

  3. #3

    Për: Idlir Peçi emërohet zv/ministër i Drejtësisë, sapo mori nënshtetësinë

    D E K R E T

    PËR LEJIMIN E LËNIES SË SHTETËSISË SHQIPTARE

    Në mbështetje të nenit 92, pika “c” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 15 dhe 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Brendshëm,

    D E K R E T O J

    Neni 1

    U lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:

    1. Astrit Skënder Xhelili
    2. Albano Samir Bujar Bonaj
    3. Doris Nikalin Prifti
    4. Doriana Vasil Nupen (Doja)
    5. Violeta Avdyl Rexha (Rexhaj)
    6. Klaus Kujtim Shabani
    7. Jorgji Ilia Koja
    8. Xhulio Dashamir Bejkollari
    9. Aida Islam Bali (Cani)
    10. Alina Agustin Cani
    11. Sulejman Agustin Cani
    12. Sebastian Agustin Cani
    13. Kajan Petrit Kajo
    14. Esra Kajan Kajo
    15. Edon Oltion Mehmetaj
    16. Manjola Xhevair Gödeoglan (Krasniqi)
    17. Laureta Enver Fatsis (Kurmaku)
    18. Thanas Alfred Jørgensen (Çavo)
    19. Idlir Spiro Peçi
    20. Ornela Thanas Dhima-Konçi (Dhima)
    21. Besnik Selim Biba
    22. Ilda Bardhosh Grüttner (Micaj)
    23. Lumturi Sali Daka (Gjoni)
    24. Nasije Fadil Gega (Gjepali)
    25. Alsid Esat Gega
    26. Kejda Besnik Krauß (Nelaj)
    27. Julia Franko Bechtloff (Kroqi)

    Neni 2

    Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

    Tiranë, më 05.02.2013
    Nr. dekretit: 7941

    PRESIDENTI I REPUBLIKËS

    BUJAR NISHANI

  4. #4

    Për: Idlir Peçi emërohet zv/ministër i Drejtësisë, sapo mori nënshtetësinë

    Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 8389

    D E K R E T

    PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

    Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Arsimit e Sportit dhe Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,

    D E K R E T O J

    Neni 1

    U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:

    1. Christian Staoros Canacaris
    2. Valbona Xhevdet Petrovci
    3. Astrit Enver Petrovci
    4. Vanesa Enver Petrovci
    5. Hana Enver Petrovci Fetahu
    6. Valon Qerim Fetahu
    7. Nol Valon Fetahu
    8. Hydajet Ramiz Hyseni Kaloshi
    9. Berat Selman Luzha
    10. Gani Selman Krasniqi
    11. Selahudin Ismail Novosella
    12. Basri Faik Musmurati
    13. Teuta Izet Hadri
    14. Idlir Spiro Peçi
    15. Kosovare Bajram Kelmendi Dautaj
    16. Fadil Ragip Dautaj
    17. Anita Fadil Dautaj
    18. Anyla Fadil Dautaj
    19. Vjollca Bedrudin Kelmendi (Bekteshi)
    20. Sokol Kastriot Kelmendi
    21. Elena Kastriot Kelmendi
    22. Alvin Fran Karaqi
    23. Orges Fadil Arifi
    24. Sabit Shefqet Dallku
    25. Nerxhivane Bejtulla Dallku

    Neni 2

    Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

    Tiranë, më 13.11.2013
    Nr. dekretit: 8389

    PRESIDENTI I REPUBLIKËS


    BUJAR NISHANI

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Idlir Peçi emërohet zv/ministër i Drejtësisë, sapo mori nënshtetësinë

    ca a kjo pune keshtu
    ne shkurt hek nenshtetesine e ne nentor e rifiton?
    kaq e lehte qenka kjo pune APO vetem per vip-at?
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6

    Për: Idlir Peçi emërohet zv/ministër i Drejtësisë, sapo mori nënshtetësinë

    Lind pyetja çfare nenshtetesie tjeter ka ose ka patur i sapoemeruari zevendesminister?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 23-11-2013 më 16:18

  7. #7

    Për: Idlir Peçi emërohet zv/ministër i Drejtësisë, sapo mori nënshtetësinë

    Pjese nga ligji per shtetesine ne Republiken e Shqiperise:

    Neni 17

    Kërkesa për fitimin, rifitimin ose heqjen dorë nga shtetësia shqiptare paraqitet në
    organet e Ministrisë së Rendit Publik të vendbanimit të personit ose, në rast se
    personi banon jashtë shtetit, në për faqësitë diplomatike ose konsullore të Republikës
    së Shqipërisë jashtë shtetit. e shoqëruar me dokumentet e kërkuara nga ky ligj.

    Neni 18

    Në rast se dokumentet e nevojshme nuk janë të plota, organet kompetente, brenda një
    muaji, ia kthejnë kërkuesit për plotësime të mëtejshme.

    Neni 19

    Ministria e Rendit Publik brenda 6 muajve nga dita e paraqitjes së kërkesës së
    individit, në bazë tie kushteve të përcaktuara në ketë ligj për fitimin, rifitimin ose
    humbjen e shtetësisë shqiptare, vendos për paraqitjen ose jo të kërkesës për fitimin,
    rifitimin ose humbjen e shtetësist pranë Presidentit të Republikës.
    Kërkesa e Ministrisë së Rendit Publik shoqërohet me dosjen e plotë individuale te
    kërkuesit. Vendimi për bërjen ose jo të kërkesës nga ana e Ministrisë së Rendit Publik
    i bëhet e njohur subjekteve të interesuara, të cilat, në rast se nuk jane dakord me
    përmbajtjen e tij, mund të ngrenë padi në gjykaten e rrethit Tiranë.

    Neni 20

    Presidenti i Republikts, brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës së Ministrisë së
    Rendit Publik, nxjerr dekretin përkatës. Në rast se kërkesa nuk është e plotë, materiali
    i kthehet për t'u plotësuar Ministrisë së Rendit Publik brenda 1 muaji nga dita e
    paraqitjes. Kur janë kushtet e pikës 7 të nenit 9 të këtij ligji, dekreti për fitimin e
    shtetësisë shqiptare nxirret edhe pa ndjekur proceduren e mësipërme.

    Neni 21

    Kopje e dekretit për fitimin ose humbjen e shtetësisë shqiptare u dërgohet Ministrisë
    së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë për të bërë veprimet e duhura. Dekreti
    botohet në Fletoren Zyrtare

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511

    Për: Idlir Peçi emërohet zv/ministër i Drejtësisë, sapo mori nënshtetësinë

    Nga te fryj era e ndryshimeve, ministri i drejtesise! , Hajde patriotizem hajde,
    keto gjera ndodhin vetem ne albanistan
    failure is not an option!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •