Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Kryepiskopi Anastas u rizgjodh President Nderi i "Fetë për paqen”

    Zhvilloi punimet Asambleja e 9-të Botërorë e “Fetë për paqen”

    Kryepiskopi Anastas u rizgjodh President Nderi
    - “Fetë për Paqen” është organizata më e madhe ndërfetare e botës, ku marrin pjesë të gjitha komunitetet më të mëdha fetare dhe ka si synim promovimin dhe arritjen e paqes -

    Nga 20-22 nëntor, në Vjenë, Austri u mblodh Asambleja e 9-të botërore e organizatës Fetë për Paqen. Aty moren pjesë 600 liderë fetarë, në përfaqësim të traditave fetare tradicionale nga çdo rajon i botës, për të folur mbi armiqësinë në rritje për “tjetrin” në të gjithë globin. “Fetë për Paqen” është organizata më e madhe ndërfetare e botës, ku marrin pjesë të gjitha komunitetet më të mëdha fetare dhe ka si synim promovimin dhe arritjen e paqes. Asambleja përfshin udhëheqës fetarë të Krishterë, Myslimanë, Budistë, Induistë, Hebrej, Sikh, Shinto, Bahai, Jain, Zoroastrianë etj.
    Në ditën e fundit të Asamblesë, Kryepiskopi i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, u rizgjodh President Nderi i këtij organizmi botëror.
    Ky është një nderim i veçantë për veprën e Krypiskopit Anastas, si një veprimtar i shquar për paqen dhe mirëkuptimin ndërfetar në arenën ndërkombëtare dhe në vendin tonë. Eshte një zgjedhje që nderon edhe rolin e Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila deri para dy dekadave nisi rrugën e mrekullueshme të ringritjes nga gërmadhat dhe për gjithë vendin tonë.
    Në ditën e fundit të punimeve të gjithë pjesëmarrësit aprovuan edhe “Deklaratën e Vjenës” –një qëndrim dhe thirrje e përbashkët për paqen në botë dhe mirëkuptimin midis besimeve të ndryshme. Po në këtë ditë, Asamblenë e përshëndeti edhe Patriarku i Konstandinopojës, Tërëshenjtëria e Tij Bartholomeu.
    22.11.2013
    Zyra e Shtypit E Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise

    Emri:  KryepeshkopiAnastas.jpg

Shikime: 177

Madhësia:  39.4 KB

    Emri:  1462844_597308113651495_870362633_n.jpg

Shikime: 251

Madhësia:  90.0 KB

    Emri:  1469797_597307123651594_376415383_n.jpg

Shikime: 179

Madhësia:  80.3 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-11-2013 më 02:11

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Kryepiskopi Anastas u rizgjodh President Nderi i "Fetë për paqen”

    Emri:  KryepeshkopiAnastasPresidentPaqes.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  46.9 KB

    Emri:  1475885_10202726134141096_974879827_n.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  82.0 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-11-2013 më 02:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •