Kosovë, zv/guvernatori i bankës shantazhohet me video pornografike

Emri:  76530.jpg

Shikime: 697

Madhësia:  30.4 KB
KOSOVE-Pak ditë pas ndalimit të gazetarit nga Kosova Milajim Zeka I cili me urdhër të gjykatës së Prishtinës u përball me bastistje të zyrave dhe shtëpisë së tij për shkak të publikimit të disa pamjeve ku shfaqeshin me fytyrë dëshmitarët e mundshëm në gjyqin ndaj grupit të Drenicës, në emisionin “Pa Rrota” në Radio Televizionin e Kosovës, një tjetër rast është shënuar në Kosovë, ku gazetari i gazetës Express Visar Duriqi, është marrë në polici të enjten në mbrëmje, dy orë pasi në gazetën elektronike “Express” është publikuar shkrimi se zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Lulzim Ismajli, po shantazhohet përmes një video pornografike.

Gazeta Express në Prishtinë ka sqaruar se në shkrimin e saj thjesht ka raportuar për një shantazh që po i bëhet zëvendësguvernatorit, përmes një video pornografike. Ky shantazh është konfirmuar për gazetën nga vetë Lulzim Ismajli.

(m.s/News24/BalkanWeb)