Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet në Bllog
    17

    “Moody’s” per Shqipërinë: Financat publike të përkeqësuara, borxhi në rrezik

    “Moody’s”: Financat publike të përkeqësuara, borxhi në rrezik


    Gjendja e financave publike të Shqipërisë është përkeqësuar duke vënë në rrezik vlerësimin e borxhit publik, nëse qeveria nuk do të arrijë të ndalë përkeqësimin e mëtejshëm të treguesve fiskalë. Ky është konstatimi më i fundit i bërë mbi situatën aktuale makro-ekomomike të vendit tonë nga ekspertët e agjencisë së njohur të vlerësimit të kreditit, “Moody”’s.

    Duke paralajmëruar se vlerësimi i borxhit të qeverisë shqiptare tashmë është i kushtëzuar nga sfidat e mëdha fiskale të vendit, sepse nëse nuk do të arrijë t’i kryejë siç duhet këto të fundit, ngadalësimi i fortë i ekonomisë pritet të vazhdojë edhe gjatë viteve në vijim. Por gjithsesi, ekspertët e “Moody’s” shtojnë se paraqiten edhe disa zhvillime pozitive të cilat mund të mbështesin rritjen ekonomike në Shqipëri në vijim, siç është marrja e mundshme e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në muajin dhjetor, apo edhe ndërtimi i gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) në vitin 2015.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet në Bllog
    17

    Për: “Moody’s” per Shqipërinë: Financat publike të përkeqësuara, borxhi në rrezik

    Ekspertët: Financat të marrin në konsideratë vlerësimet e "Moody's" për hartimin e Buxhetit 2014

    Ekspertët e ekonomisë i sugjerojnë qeverisë të jetë e kujdesshme në hartimin e buxheti për vitin 2014-të, duke i rekomanduar të marrë në vëmendje edhe vlerësimet e agjencisë ndërkombëtare të kreditit, ''Moody's''. Kështu,Ardian Civici, ekspert i ekonomisë, u shpreh dje në një prononcim se aktualisht situata finaciare në vend konsiderohet e kërcënuar nga rritja e borxhit publik, fakt ky i interpretuar dhe në raportin e fundit të "Moody's" për ekonominë shqiptare, ndaj çdo vlerësim mbi treguesit e buxhetit të vitit të ardhshëm, nuk duhet të lejojë që rritja e ekonomisë së vendit të ketë për bazë huamarrjen.

    "Nëse qeveria, - sipas Civicit, - do të hartojë buxhetin 2014 në nivele më të ulët se ai i vitit 2013, paralelisht duke rritur edhe borxhin, atëherë sugjerimet e Moody-s do të bëhen reale". Në këndvështrimin e tij, financimi i sektorëve prioritarë në buxhetin e vitit 2014 janë një hap thelbësor që mbështet rritjen e ekonomisë, ndërsa tërheq vëmendjen për më shumë kujdes në rritjen e nivelit të borxhit publik. Sipas tij, rritja e borxhit mbi nivelin 60% përbën problem për një vend me ekonomi të brishtë siç është Shqipëria. "Bëhet fjalë për një nivel që e vunë standard vendet e zhvilluara, por nuk mund të jetë një vijë e kuqe apo limit niveli 60%. Niveli i borxhit krahasohet me fuqinë ekonomike që ka një vend", shpjegoi ai. Ndërkaq, një qëndrim të tillë rreth kësaj çështje e ka paraqitur gjatë një prononcimi të tij për mediat edhe eksperti tjetër i ekonomisë, Selami Xhepa, sipas të cilit, qeveria duhet të bjë kujdes me hartimin e buxheti të shtetit për vitin 2014, duke marrë në konsideratë vlerësimet e agjencisë ''Moody's'', sipas të cilëve, situata financiare në Shqipëri konsiderohet e kërcënuar dhe borxhi publik është drejt një rritje shqetësuese.

    "Çdo vlerësim që ata bëjnë ka një kosto të drejtpërdrejtë serioze për buxhetin e shtetit që do të thotë se në rast se në renditjen e ardhshme Shqipëria ka një renditje më të ulët nga niveli që kemi patur, aktualisht do të thotë që borxhi dhe kreditë e Shqipërisë do të jenë në të detyruar të paguajnë një nivel më të lartë interesi duke rritur koston e shërbimit të borxhit dhe për rrjedhojë, kjo është një zhvillim jo i mirë", tha Xhepa, lidhur me këtë.
    Duke apeluar që nëse qeveria do të hartojë një buxhet më të ulët në vitin 2014 se ai i 2013-ës, e njëherësh duke rritur borxhin, ka gjasa që paralajmërimet e “Moody-s” të bëhen reale. "Në qoftë se buxheti i vitit 2014 dhe politikat fiskale që do të vazhdojnë rritjen e huamarrjes, qoftë në tregun e brendshëm apo të jashtëm, dhe për rrjedhojë do vazhdojnë të ruajnë dinamika e rritjes së fiskale të borxhit publik, sigurisht që kjo do të ishte në linjë me argumentin që jep edhe ''Moody''. Ndoshta paralajmërimi që bën “Moody’s” mund të jetë një sinjal pozitiv nga Ministria e Financave duke qenë në procesin e hartimit të programit buxhetor të viti të ardhshëm t’i rikonsiderojë edhe njëherë këto dinamika, në mënyrë që të mos lejohet pra që rritja e ekonomisë së vendit nëpërmjet huamarrjes”, përfundoi Xhepa.

    Koha Jone

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: “Moody’s” per Shqipërinë: Financat publike të përkeqësuara, borxhi në rrezik

    oo oobobooo ca paskan qene keta socialistet metre muaj dhe ja vune kazmen financave
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #4
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: “Moody’s” per Shqipërinë: Financat publike të përkeqësuara, borxhi në rrezik

    Si ju duket!
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •