Nishani dekreton Gjovalin Përnocën dhe Petrit Çenon në Gjykatën e Lartë: Ja pse i zgjodha

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar sot emërimin e zotit Gjovalin Përnoca dhe Petrit Çeno, anëtarë të Gjykatës së Lartë. Përnoca dhe Çeno ishin kandidatë që vinin nga Gjyqësori.
Dekretimi i tyre vjen rreth më pak se një muaj nga shpallja e listës me 21 kandidatë, që vinin nga rradhët e gjyqësorit dhe juristëve.
Menjëherë pas shpalljes së listës, Presidenti i Republikës pati zhvilluar edhe takime konsultative me kryetarët e partive parlamentare për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Dekretet e Nishanit për në Gjykatën Administrative do të shqyrtohen më pas në Komisionin e Ligjeve, përpara se t’i votojë Parlamenti.

Vlerësimi i Nishanit për Gjovalin Përnoca
Në përfundim të këtij procesi, ndërmjet konkurruesve vlerësova përvojën dhe vjetërsinë në profesion të kandidatit Gjovalin Përnoca, i cili vjen nga rradhët e gjyqësorit me një eksperienë mbi 21 vjeçare, nga të cilat për rreth 5 vjet ka shërbyer si gjyqtar në gjykatat e rretheve Mirditë dhe Shkodër, për rreth 4 vjet si inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe për rreth 10 vjet gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Gjithashtu, mora në konsideratë treguesit mbi përformancën e tij si gjyqtar dhe qenien si drejtues gjykate, përkatësisht për rreth 5 vjet në gjykata të shkallës së parë dhe për mbi 8 vjet në gjykata apeli. Për më tepër, zoti Përnoca gëzon dhe një eksperiencë 5 vjeçare si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Vlerësimi i Nishanit për Petrit Çeno
Në përfundim të këtij procesi, ndërmjet konkurruesve vlerësova përvojën dhe vjetërsinë në profesion të kandidatit Petrit Çeno, i cili vjen nga rradhët e gjyqësorit me një eksperienë mbi 21 vjeçare, nga të cilat për 6 vjet ka shërbyer si gjyqtar i shkallës së parë dhe 15 vjet si gjyqtar në apel. Gjithashtu, mora në konsideratë treguesit mbi performancëne tij si gjyqtar dhe qenien si drejtues gjykate, përkatësisht për 3 vjet në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës dhe për 5 vjet në gjykatën e Apelit Durrës.

****

Lista e plotë e kandidatëve
Kandidatët për në Gjykatën e Lartë
Nga Gjyqësori
1. Artur Kalaja
2. Astrit Kalaja
3. Dhurata Haveri
4. Entela Prifti
5. Flutura Skënderi
6. Gjovalin Përnoca
7. Petrit Çeno
8. Sokol Ngresi

Nga radhët e juristëve
1. Adnor Shameti
2. Artan Hoxha
3. Avni Shehu
4. Çlirim Gjata
5. Ermir Dobjani
6. Ervin Pupe
7. Gjet Kola
8. Ilir Panda
9. Maksim Qoku
10. Mariana Semini
11. Sokol Sadushi
12. Skënder Demiraj
13. Skënder Kaçupi

Panorama