INTERVISTA/ Flet ish- ushtaraku Bradhok Gjergji


Si e takova Gjin Markun nė Shkollėn e Bashkuar, takimi i parė dhe i fundit

Kur erdhi Enveri nė shkollė brohoritjet s’kishin tė sosur

Hysni Kapo mė tha, partia i ka sytė hapur, kėlyshėt e Beqirit do i kapim

Duro Shehu ishte pedagogu mė zemėrmirė nė shkollė

Zija Beqiri mė tregoi debatin e njė agronomi me Mehmetin nė Lushnje

Kur vdiq Mehmeti isha me shėrbim, familja ishte nė terror


Albert ZHOLI

Shkollėn e Bashkuar e kam filluar nė shtator tė vitit 1958. Nė kėtė shkollė mė caktoi Dega Ushtarake e Burrelit. Unė nė fakt kisha pėr tė shkuar ushtar dhe nė kėtė kohė duke pasur parasysh qė unė isha i mirė me mėsime si dhe duke pasur parasysh se vija nga njė familje patriotike dhe kishte nevojė pėr oficerė, mė thanė nuk do tė shkosh ushtar, por do tė shkosh pėr oficer. Unė jam nga njė fshat i vogėl nė krahun e djathtė tė rrugės nacionale, kur shkon pėr nė Burrel, njė fshat i vogėl malor Madhesh nė zonėn e Shkopetit.

Kur ju thanė do shkosh pėr oficer si u ndjetė?

S’e di u ndodha ngushtė. S’e kisha menduar kurrė. As e kisha idenė se ē’do tė thoshte oficer nė atė kohė. Ishte Komiteti i Partisė sė rrethit ai qė kishte vendosur, pasi nė atė kohė do tė shkonin nė shkollė tė lartė shumė veta qė ishin kandidatė partie.

Komandant ka qenė Gjeneral Qazim Kapysizi ndėrsa Komisar Shafqet Hekali njė burrė i shkėlqyer. Tė gjithė oficerėt nė Shkollėn e Bashkuar ishin njerėz tė mrekullueshėm, atdhetarė, tė pėrgatitur, tė mėsuar jashtė me dije dhe me plot dinjitet.

Ku jeni njohur me Duro Shehun?

Jam njohur kur shkova nė shkollė. Ai ishte pedagog i Marksizmit. Njė njeri me vlera tė jashtėzakonshme, plot dinjitet dhe mirėsi. Unė vija nga njė vend malor, pa asnjė njohje nė Tiranė dhe Duro Shehu mė ka mbajtur shumė afėr. Ai ishte njė njeri shumė praktik, shumė korrekt, qė kurrė nuk ka thėnė njė fjalė fyese. Ai mė mbajti shumė afėr, mė jepte kurajo. Ishte pikėrisht puna e Duros, afrimi qė mė bėri ai qė unė tė shkoja mirė me mėsime dhe tė mos mė mėrzitej shkolla.

Kur ishit nė shkollė kush nga udhėheqėsit ka ardhur nė shkollė?

Kur mbarova vitin e parė nė pėrvjetorin e parė tė shkollės nė vitin 1959, kur unė kisha marrė vlerėsimin shkėlqyer, nė shkollė pėr tė na pėrshėndetur me rastin e festave tė Nėntorit erdhi gjithė udhėheqja e partisė, midis tė cilėve edhe Gjin Marku. Dua tė them se kur erdhi Enver Hoxha tė gjithė ne brohoritėm, ahere emri i tij ishte i shenjtė, ishte hyjnor, pasi s’kishin dalė ende kėto qė dimė sot. Por mua mė pėrshtypje mė bėri vetė Gjin Marku, pasi e kisha patriot. Nė kėtė ceremoni pati parakalime, fjalime, ku Enveri tha pėr rolin e madh qė ka kjo shkollė pėr mbrojtjen e vendit. Nė atė kohė ēdo gjė lidhej me ushtrinė, pasi dihej qė bota ishte ndarė nė dy kampe. Pas ceremonisė na lanė tė lirė. Edhe gjeneralėt qė nuk ikėn me Enverin u shpėrndanė nėpėr auditorėt e shkollės. Unė pyeta pėr Gjin Markun dhe shokėt ma treguan pasi ai kishte thėnė qė jemi tė lirė pėr biseda me studentėt. Gjini kishte qenė dy herė Komandant i Shkollės sė Bashkuar dhe u ndal pėr tė takuar pedagogėt, por edhe pėr tė parė auditorėt e rinj. Ishte hera e parė qė e shihja nga afėr. Sa u afruam ai na tha: Vetė ecni mos ngurroni. Na pyeti nga jeni. U pėrgjigjėm me radhė. Midis tė tjerėve u pėrgjigja dhe unė. Jam nga Madheshi i Mirditės. Ou, qenkemi patriotė mė tha. Si urdhėron shoku Gjeneral, jemi patriotė,- i thashė. Mė pyeti i kujt jam dhe mė tha qė me njė kushėri tuajin kam qenė nė njė klasė. Si je me mėsime mė,- tha. Unė heshta s’doja tė flisja pėr vete. U pėrgjigj njė shok i klasės, ėshtė mė i miri nė klasė. Tė lumtė,- mė tha- do mė japėsh fjalėn qė tė tri vitet do dalėsh shkėlqyeshėm. Si urdhėron shoku Gjeneral, -i thashė. Do vish tė mė takosh,- mė tha dhe tė mė raportosh. Si urdhėron,- i thashė. Por mė 3 gusht 1961 ai ishte liruar nga ushtria, mė vonė u burgos, u internua dhe unė nuk munda ta takoj mė. Mė ka ngelur peng.

Pas mbarimit tė shkollės ku ju caktuan dhe kam dėgjuar se keni takuar dhe Hysni Kapon

Unė mbas mbarimit tė shkollės u caktova nė Shkollėn e Bashkuar. Ndėrsa pėr Hysni Kapon ėshtė e vėrtetė qė e kam takuar. Pikėrisht kur doli grupi i Beqir Ballukut. Unė ahere isha nė Korpusin e Katėrt Tiranė. Hysniu ishte i deleguar nė Korpus pėr tė diskutuar pėr tradhtinė e Beqir Ballukut. Unė ahere isha Sekretar Partie nė njė repart nė Ndroq. Shoku Hysni, lexoi letrėn e KQ dhe ne tė gjithė u solidarizuam me kėtė letėr dhe masat qė ishin marrė ndaj tyre. Unė nė diskutim theksova se ėshtė merita e partisė qė ka zbuluar Beqir Ballukun, por puna jonė si komunistė ėshtė tė zbulojmė kėlyshėt dhe mbėshtetėsit e fshehtė tė tij dhe bėra me dorė nė hapėsirė. Shoku Hysni tha se, ne kėtu nuk kemi tė tillė mė. Partia i ka hapur sytė. Kur dolėm nė pushim mė thonė se me do shoku Hysni. Ai mė priti buzagaz, mė pyeti si je, si kalon, nga je, pastaj vazhdoi se tashmė ne i kemi zbuluar ata, por sytė t’i mbajmė hapur. Po,- i thashė -ne si komunistė gjithmonė do jemi me sytė hapur. Tė lumtė ashtu duhet. Ai vetėm qeshte, shpėrndante mirėsi, shpėrndante, fjalė tė ėmbla. Ky ishte takimi i parė dhe i fundit me tė.

Nė njė bisedė me Duro Shehun ju keni thėnė se keni pasur mik Shefin e Kabinetit tė Mehmet Shehut. Ēfarė ju ka treguar ai pėr jetėn e Mehmetit, diēka tė veēantė?

Quhej Zija Beqiri, me origjinė nga Dibra, njė burrė zotni, qė kishe qejf tė rrije. Ai ishte shumė i pėrgatitur, shumė korrekt. Mehmeti e respektonte shumė. Mė tregonte se Mehmeti ishte shumė punėtor dhe e njihte gjendjen e ekonomisė shqiptare nė pėllėmbė tė dorės. Mė thėrriste tė paktėn 4 herė nė ditė. Me mua sillej shumė korrekt. Njėherė ishte i deleguar nė Konferencėn e Partisė sė Komitetit tė Partisė sė Lushnjės. Me vete mė mori dhe mua,- mė thotė Zijai. Kur shkuam aty i pari qė e mori fjalėn ishte njė agronom i ri, i cili kishte bėrė njė shpikje nė bujqėsi qė se mbaj mend se ēfarė. Agronomi filloi tė fliste plot pathos. Mehmeti i kishte shumė qejf, njerėzit e zgjuar dhe kurajoz. Kur fliste agronomi Mehmeti i ndėrhynte dhe i bėnte pyetje tė vazhdueshme. Mehmeti pyet, ndėrsa agronomi pėrgjigjej flakė pėr flakė. Heshtje, asnjeri s’merrte frymė. Tė gjithė habiteshin me kurajon e agronomit. Replika tė shumta. Mehmeti provoko, ai pėrgjigju nė vend. Gjithė seanca e parė u mor me kėtė debat. Nė pushim i afrohet Sekretari i parė Zijait, Shefit tė Kabinetit tė Mehmetit dhe i thotė, bobo na mori nė qafė ai agronomi, na hodhi gjithė punėn poshtė. U tremb. Jo, jo,- i tha Zijai, Mehmeti i do kėta njerėz. Nė seancėn e dytė tė gjithė kuadrot filluan tė kritikonin agronomin. S’lanė fjalė pa i thėnė. Mehmeti nuk foli fare nė seancėn e dytė. Kur do bėheshin konkluzionet, u ēua Mehmeti. Ēohu ti agronom nė kėmbė,- i tha. Me atė shpikje ti ke bėrė diēka me vlerė pėr popullin dhe partinė. Ne na duhen njerėzit qė shpikin, qė bėjnė racionalizime, qė studiojnė. Pastaj ju drejtua Sekretarit tė parė, kėshtu ti kishe tė gjithė drejtorėt, shefat, kėshtu duhet tė jenė dhe ministrat tek ne. Kėtu ke mbledhur shumė servilė, qė s’lanė gjė pa i thėnė njė njeriu tė punės. Salla shtangu. Askush s’merrte as frymė. Ky ishte Mehmet Shehu, qė tė jepte ēfarė tė takonte. Kur vdiq Mehmet Shehu atė e ulėn nė detyrė.

Po kur u vra Mhemet Shehu, ku ishe?

Isha me shėrbim nė atė kohė nė Korpusin e Katėrt, nė Komitetin e Partisė. Komanda e Korpusit ishte nė tė dalė tė Kombinatit. U dha alarmi se Mehmet Shehun vrau veten. Askush nuk e besonte sepse ai dallohej pėr trimėri, por edhe pėr punė. U tronditėm. Mora shtėpinė nė telefon gruan dhe dy fėmijėt. Si jeni i thashė, -kujdes rrini tė qetė. Fėmijėt po qajnė shumė,- mė tha. Jo tė mos qajnė,- i thashė tė rrinė tė qetė. Thuaju se do vij babai dhe do t’i sqarojė.

Po Duro Shehun a e ke takuar pas vrasjes sė Mehmet Sheut?

Jo, as Duron, as Gjin Markun s’i kam takuar mė. Ata kanė hequr tė zitė e ullirit, s’kisha ku t’i takoja. S’dua tė jem dhe trim, nė atė kohė takimet me ta tė nxinin jetėn. E tillė ishte situata. Me Duron u takova pas 1990-s dhe pashė qė ishte ashtu, i mirė, i dashur, plot vrull.