Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1

    0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

    Në pritje të “tymit të bardhë” të Brukselit

    Publikuar më 17.11.2013 | 15:18

    Pirro Naçi

    0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë. Kjo është shifra që përfaqëson “politikat e zgjerimit” dhe të ndihmës evropiane në kontekstin e buxhetit “gjigant” të saj, krahasuar me të për vitin 2013. Nga pothuajse 150 miliardë (150 000 000 000 ) euro, Shqipëria ka mundur të marrë një ndihmë prej 95 milion (95 000 000) euro. Këto ditë Këshilli Evropian miratoi për vitin e ardhshëm 82 milion euro për 19 programe për nevoja të veçanta të vendit, për mbështetjen e reformave në fushat e qeverisjes, drejtësisë, mjedisit, zhvillimit rural etj.. Shifra e mësipërme na kthen 5 vite mbrapa. Kaq ishte ndihma e vitit 2009. Një shifër mjaft e vogël, jo vetëm për buxhetin evropian, por edhe për ekonominë e vendit tonë, e vendit më të varfër të kontinentit. Një shifër që flet qartë se me sa “seriozitet” dhe “përkushtim” punohet në Bruksel. Dhe kjo politikë, vite me radhë, e pandryshuar, strikte, paçka se eurot derdhen lumë për të “gjetur” mënyra dhe metoda për zgjerimin dhe mirëqenin e çdo evropiani. Miratimi i 13 nëntorit 2013 nga Komisioni Evropian është shumë larg kërkesave për vendin tonë. Akoma ka kohë për korrigjim, akoma ka kohë për të ndërhyrë. Në Bruksel deri në fund të dhjetorit do të “brumosin” shifrat dhe politikat ekonomike. 94 % e buxhetit evropian vihet në dispozicion për degët kryesore të ekonomisë dhe vetëm 6 % e tij shkon në administratën e këtij institucioni në një shifër prej 8.5 miliardë eurosh. Për ta përfituar vendi ynë këtë shifër me politikat e ndjekura deri më tani do të na duhen të paktën 100 vjet. Pra në 2113! Në mënyrë simbolike, por pse jo edhe reale, kaq “larg” janë politikat ekonomike ndaj vendit tonë. Venë e vinë deputetë të BE-së, komisionerë, specialistë, ambasadorë, për të na thënë çfarë? Një herë një libër të tërë me detyra, një herë tjetër disa ligje në kuvend, herë tjetër 12, sot edhe pesë të tjera, nesër nuk e dimë se çfarë. E treta herë në Tiranë e komisionerit Fyle. Përse ? Për të na thënë apo për t’i thënë ne se për pak ditë, qoftë edhe për pak muaj do të futemi me “zor”, duan apo nuk duan. Këtu ka arritur halli. Ne na duhet një politikë tjetër; jo vetëm të na mbikëqyrin, jo vetëm të na tërheqin veshin, apo të na fryjnë me fjalë dhe vetëm fjalë. Ne duam një politikë konkrete ekonomike, përvojën shumëvjeçare të saj të mund ta zbatojmë një kohë sa më të shkurtër. 60 vjet më parë politikani Joseph Bech nga Luksemburgu vuri gurin e parë për krijimin e komisionit evropian të qymyrit dhe të çelikut. Përpjekjet e tij bënë të mundur thirrjen e konferencës së Messinias në qershor të 1955, e cila hapi rrugën për themelimin e Komisionit Ekonomik Evropian. Rrugëtimi dhe ideja, duke parë se ku kemi arritur janë mjaft domethënës. Por politikani Bech nuk do të ndjehej krenar për Evropën, në qoftë se ai do të ishte gjallë, për atë çka ndodhur pak ditë më parë në galeritë e Pogradecit dhe të Librazhdit. Për bukën e gojës, nga fukarallëku, nga halli kanë sfiduar rrezikun shtatë vetë dhe pothuajse të gjithë të rinj kanë humbur jetën. Ngjarje këto që kthejnë Evropën e 100 a 200 vjetëve mbrapa, e që nuk na përkasin dhe s’kanë pse të ndodhin. Pak ditë më parë në Tiranë ndodhej komisionerja për Politikat e Detit dhe të Peshkimit. Midhja e Butrintit është një problem shumë i madh dhe me pasoja ekonomike për zonën. Ka vite që sipërmarrësit vendas kërkojnë diçka jo vetëm nga organet tona qendrore, por aq më shumë edhe nga BE. A do të ketë një veprim dhe ndihmë konkrete në këtë drejtim? Midhja dhe peshkimi në Sarandë, Vlorë e Durrës kanë probleme të mëdha. Peshkatarët sarandiotë për të furnizuar me naftë anijet e peshkimit udhëtojnë drejt Korfuzit apo Igumenicës! Peshkatari sarandiot apo vlonjat blen mjetet dhe varkat e peshkimit nga peshkatarët evropianë, të cilët i lënë ato pasi i kanë shfrytëzuar prej shumë vitesh dhe futet në programe dhe grante të BE-së për të marrë teknologjinë e re. A janë këto praktika të drejta? Përse të mos të stimulohet edhe peshkatari shqiptar në këto programe? Përse bëjnë sikur nuk i shikojnë apo nuk i dëgjojnë këto allishverishe? Çfarë korrupsioni na thonë të luftojmë, kur vetë, me metodat dhe mënyrat që ndjekin, i stimulojnë ato. Fakte të kësaj natyre mund të sjellim edhe nga sektori i bujqësisë, i turizmit e mjaft të tjera. Madje do të ishte e udhës që këtej e tutje miqtë e Parlamentit Evropian, “dollibashët” tanë t’i presim dhe të bisedojmë atje lart në Malësi, në Theth, në Valbonë, në Dardhë, në Peshkopi, në Skrapar,e kudo tjetër, për të parë se ai hoteli, ai lokali, ajo veprimtaria familjare, janë ndërtuar pa as edhe një cent nga fondet e BE-së. Ndoshta duke parë nga afër përpjekjet e shqiptarëve për të mbijetuar apo për t’u zhvilluar, nuk do t’i “bien” fyellit vetëm në një vrimë: krimi dhe korrupsioni, shteti dhe ligji...Fenomene këto që nuk janë vetëm shqiptare, nuk i kemi shpikur ne dhe nuk veprojnë vetëm tek ne. Problemet ekonomike dhe zgjidhja e tyre janë mbi to, janë të prekshme dhe të dobishme për çdo evropian, por edhe çdo shqiptar. Trajtimi i tyre me realizëm ndaj Shqipërisë do të ndihmonte për të përshpejtuar “ngërçin” që ekziston. Dhe këtu nuk flasim për ndonjë çudi të madhe. Një presje të ndryshojnë, një zero të zhvendosin, nga 0,063...% në 0,63...%. Ne nuk kemi gjë tjetër se çfarë të bëjmë, vetëm të presim çdo fund viti se çfarë buxheti do të miratojë parlamenti evropian dhe se çfarë do të akordojnë për ne. Deri atëherë në pritje të “tymit të bardhë” të Brukselit.

    shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 17-11-2013 më 12:16

  2. #2

    Për: 0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

    Eshte me te vertete nje mbeshtetje qesharake ne rrugen tone te integrimit te plote ne BE.

    Megjithate eshte faji i politikes shqiptare. Faji i PD dje dhe i PS sot!

    Siç duket, perfaqesuesit tane ne BE nuk kane arritur ende te bejne lobingun e duhur per Shqiperine. Qeveria shqiptare duhet te rishikoje rrenjesisht perfaqesine tone ne BE. Duhen gjetur rruge dhe mjete efektive per te arritur qe te marrim fondet e nevojshme.

    Deri me sot nje deshtim!

    Kur do te mendohet qe ne diplomacine shqiptare te zere vend koncepti i diplomacise ekonomike. Ekonomistet me te mire shqiptare duhet te dergohen ne qendrat e vendimmarrjes.

    Dhe Bashkia e Tiranes i ka te gjitha mundesite qe nen kuadrin e autonomise lokale te hape nje zyre perfaqesimi ne Bruksel, siç kane shume kryeqytete te tjera europiane. Me siguri se per shume nga projektet e trumbetuara do te ishte arritur qe te gjendeshin fonde dhe investitore.

    Me pelqeu Ben Blushi kur foli per diplomacine ekonomike, mirepo ende sot e kesaj dite askush nuk e ve ujin ne zjarr. Ekonomia eshte armiku yne me i rrezikshem!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 17-11-2013 më 12:44

  3. #3

    Për: 0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

    Qekan keput ne ...ate vend me pak fjale!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: 0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

    pse prisni lemoshe nga te tjeret. pse nuk e di brukseli qe keto para shkojne ne dore te mafies?
    shtrohuni punes se nuk te jep per te ngrene as kinezi, as amerikani as francezi as turku.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ziti për postimin:

    mesia4ever (17-11-2013)

  6. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Sa qejf i keni keto ndihmat.
    Te kerkosh ndihme s'te kushton asgje right?
    lol
    Edhe ndihma eshte free so why not.lol

    Prandaj do te futet Shqiperia ne BE qe te marre para falas?
    Pamvarsisht se perqindja duket qesharake,shifra e ndihmes eshte 95 miljon Euro.
    Shtet i vogel=ndihme e vogel.Shqiperia te mos pretendoje te marre ndihme njelloj si Franca, apo Gjermania.
    Qe te marresh ndihma te medha duhet edhe te japesh kontribute te medha ne komunitet.
    Nqs jep pak kontribut, do marresh pak ndihma.Sasia e ndihmes duket e drejte..
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: 0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Sa qejf i keni keto ndihmat.
    Te kerkosh ndihme s'te kushton asgje right?
    lol
    Edhe ndihma eshte free so why not.lol

    Prandaj do te futet Shqiperia ne BE qe te marre para falas?
    Pamvarsisht se perqindja duket qesharake,shifra e ndihmes eshte 95 miljon Euro.
    Shtet i vogel=ndihme e vogel.Shqiperia te mos pretendoje te marre ndihme njelloj si Franca, apo Gjermania.
    Qe te marresh ndihma te medha duhet edhe te japesh kontribute te medha ne komunitet.
    Nqs jep pak kontribut, do marresh pak ndihma.Sasia e ndihmes duket e drejte..
    ne USA, atje ku banojne te bardhet c`do gje shkelqen, rruget je te shtruara, me bike lane ndersa ne lagje latino-zezakesh eshte kaos, rruget jane me gropa si ne shqiperi.
    edhe evropa keshtu do ndahet, ai qe eshte i zoti e ben vendin e vet se me ndihma nuk shtyhet jeta. 95 million euro jane sa te ndertosh 1 ure, edhe ajo do para te tjera ta mirembash.

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

    Shiko shiko.

    Nuk na hyjne me ne sy 95 milion euro, duam miliarda euro? Apo na kane zene edhe ne ethet e "mjelesve te BE", sic i zune fqinjet tane ne jug e ne Perendim, qe tani kane ngelur me gisht ne goje?

    Ky eshte problemi im me anetaresimin e Shqiperise ne BE se shumica e shqiptareve e shohin anetaresimin ne BE si nje "cek te bardhe" dhe "fundin e historise" pasi te gjitha hallet tona marrin fund me hyrjen ne BE. As nuk kemi me nevoje per qeverisje te mire ne vend e per reforma. Mendon e na qeveris BE ne, apo jo?

    Zgjohuni nga gjumi me enderra te bukura dhe ulni koken e kurrizin e shtrojuni punes, se Roma nuk u ndertua ne nje dite dhe as vetevetiu. Ndihma e BE eshte e konsiderueshme dhe eshte nje ndihme fillestare qe shkon per hedhjen e bazave te shtetit ligjor shqiptar. Pengesat me te medha qe une shoh jane dy:

    1. Injoranca e klases politike, e kallepit te Edi Rames e kompani qe nuk respektojne as Kushtetuten Shqiptare e jo me normat evropiane.

    2. Mentalitetin socialist te shoqerise shqiptare, qe ashtu si ne komunizem i prisnin gjerat te gatshme nga "Partia" e "Pushteti Popullor", sot i presin gjerat te gatshme nga BE.

    Kapitalizmi eshte rruga e vetme e zhvillimit te Shqiperise dhe jo modelet e deshtuara te shteteve sociale ne BE. Dhe kapitalizmi qe te zhvillohet nuk ka nevoje per lemoshat e BE, ka nevoje vetem per krijimin e nje klime te tille ne vend, ku inisiativa private dhe investimet private te vendit apo te huaja stimulohen e nuk taksohen deri ne stratosfere.

    Albo

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Le dévoué (18-11-2013)

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: 0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

    120 miljone dollar nuk jan pak , edhe ne fakt jan qyll .

    Ne vend te thoni flmnderit , qaheni .

    Nuk ja u ka njeri per borxh t ju mbaj me lek .... Duhet te jeni te afte te prodhoni leke . Kaq e thjesht .

  11. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: 0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

    Me "e keqja" eshte se shumica e ketyre "ndihmave" shpesh kthehen dy deri dhjetefish ne xhepat e atyre qe kinse po na ndihmojne...
    Pothuaj cdo milion i BE-se eshte direkt ose indirekt investim ne favor te shteteve te forta dhe te pasura resp. firmave dhe qytetareve te tyre. Perfitimi "i vetem" i shteteve qe pranojne keso ndihma eshte permiresimi i infrastruktures, pune sezonale per disa njerez dhe pak vende te punes.
    Natyrisht se perfitojne edhe shteti dhe disa firma te vendit qe merr ndihma, por kjo varet shume nga aftesia konkuruese e firmave dhe vendit.
    Ne rastin e Shqiperise dhe vendeve si Shqiperia pjesa dermuese e fitimeve afatshkurta dhe afatgjata shkojne jashte vendit.
    Por, ne anen tjeter ai qe nuk ka asgje apo shume pak, duhet te pajtohet edhe me ate qe jane te gatshem t'ia falin tjeret, per humanizem apo per cfaredo interesi tjeter.

  12. #10
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: 0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

    Un po habitem, se si dikush po mendon se dikush tjeter te jep para falas !? ..dhe ate me miliona !
    Waow cfar gjum i rand ka kap kete popull te shkret !!
    … ///

  13. #11
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: 0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Kapitalizmi eshte rruga e vetme e zhvillimit te Shqiperise dhe jo modelet e deshtuara te shteteve sociale ne BE. Dhe kapitalizmi qe te zhvillohet nuk ka nevoje per lemoshat e BE, ka nevoje vetem per krijimin e nje klime te tille ne vend, ku inisiativa private dhe investimet private te vendit apo te huaja stimulohen e nuk taksohen deri ne stratosfere.

    Albo
    Ti albo vete nga nje ekstrem te tjetri ... !

    A e ke degjuar ate fjalin e Sokratit ' Pan metron ariston ' , pra cdo gje me kufi eshte e deshirueshme .

    Pra thua po nuk eshte social duhet te jete kapitalist .... ! Dmthne ne boten tende ekzistojne vetem 2 ngjyra e bardha edhe e zeza .

    Jo ... ne asnje menyre kapitalizmi nuk eshte celsi i prosperitetit . POR , kapitalismi i kontrolluar , ku ka shtet , ka rregulla , ka taksa , ka te drejta per punonjesit , per njerezit .

    Se kapitalizmi ekstrem ka vetem nje gje , kthehet ne pasurimin marramendese te vetem 2-3 individeve , edhe jo te popullit .

    E dyta , as mos guxho ta quhash modelin skandinav ( modelin europian te deshtuar te shteteve sociale sic e quajte ) si te keqe . Sepse eshte kulmi i mos-dijes per c fare flet .

    Ne suedi p.sh paga minimale eshte 2000 euro , ose thene ndryshe 2900 $ per cdo pune . Guess what ? Te gjithe jan te punesuar , ka te pasur sa te duash , shteti ka leke .

    GDP per capita i Suedise eshte me i larte se i Amerikes .

    GDP per capita i norvegjise eshte 2 here me i larte se i Amerikes !!!!!!!!!

    Une te flase thjesht per Suedin me qe e di shume mire gjendje , me qe e fejuara ime eshte suedeze , edhe madje tani po te shkruaj nga Suedia ... !
    Ndryshuar për herë të fundit nga IllyrianPatriot : 18-11-2013 më 13:21

  14. #12
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: 0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

    Plus qe rritja ekonomike , ne keto vende kete vit eshte rreth 3-4 % .

    Amerika e ka 0,6 % .

    Modeli i deshtuar ne fakt eshte ai Amerikan .... nqs sic pretendon jeton ne Amerike , duhet te jesh ne djeni te problemit me borxhin e Amerikes , qe po shkon drejt 15 trilion dollareve !!!

    Apo jo ?

    Edhe nje gje tjeter , mos e lidh cdo gje me politike

  15. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: 0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    Plus qe rritja ekonomike , ne keto vende kete vit eshte rreth 3-4 % .

    Amerika e ka 0,6 % .

    Modeli i deshtuar ne fakt eshte ai Amerikan .... nqs sic pretendon jeton ne Amerike , duhet te jesh ne djeni te problemit me borxhin e Amerikes , qe po shkon drejt 15 trilion dollareve !!!
    suedia eshte vend i pasur ndaj eshte shnderruar ne vend social. po ne qofte se te gjithe punojne atehere kujt ia jep shteti ndihmat?
    kuba eshte shtet social dhe ata jane vend i botes se trete.
    ndersa amerika eshte shtet me shume social se suedia. mos degjo c`fare thote e fejuara jote se evropianet e duan shume vendin e tyre. ne amerike spitali per te varferit eshte falas, biblioteka me internet falas ne c`do lagje, telefoni shume i lire, jeta po ashtu shume e lire, rrogat jane te larta.
    ne shqiperi eshte ndryshe s`duhet te kete aspak social sepse jemi ne hapat e para te kapitalizmit plus qe ka shume korrupsion dhe leket per te varferit do shkonin per qeveritaret.

  16. #14

    Për: 0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shiko shiko.

    Nuk na hyjne me ne sy 95 milion euro, duam miliarda euro? Apo na kane zene edhe ne ethet e "mjelesve te BE", sic i zune fqinjet tane ne jug e ne Perendim, qe tani kane ngelur me gisht ne goje?

    Ky eshte problemi im me anetaresimin e Shqiperise ne BE se shumica e shqiptareve e shohin anetaresimin ne BE si nje "cek te bardhe" dhe "fundin e historise" pasi te gjitha hallet tona marrin fund me hyrjen ne BE. As nuk kemi me nevoje per qeverisje te mire ne vend e per reforma. Mendon e na qeveris BE ne, apo jo?

    Zgjohuni nga gjumi me enderra te bukura dhe ulni koken e kurrizin e shtrojuni punes, se Roma nuk u ndertua ne nje dite dhe as vetevetiu. Ndihma e BE eshte e konsiderueshme dhe eshte nje ndihme fillestare qe shkon per hedhjen e bazave te shtetit ligjor shqiptar. Pengesat me te medha qe une shoh jane dy:

    1. Injoranca e klases politike, e kallepit te Edi Rames e kompani qe nuk respektojne as Kushtetuten Shqiptare e jo me normat evropiane.

    2. Mentalitetin socialist te shoqerise shqiptare, qe ashtu si ne komunizem i prisnin gjerat te gatshme nga "Partia" e "Pushteti Popullor", sot i presin gjerat te gatshme nga BE.

    Kapitalizmi eshte rruga e vetme e zhvillimit te Shqiperise dhe jo modelet e deshtuara te shteteve sociale ne BE. Dhe kapitalizmi qe te zhvillohet nuk ka nevoje per lemoshat e BE, ka nevoje vetem per krijimin e nje klime te tille ne vend, ku inisiativa private dhe investimet private te vendit apo te huaja stimulohen e nuk taksohen deri ne stratosfere.

    Albo
    Mendoj se nuk e ke kuptuar thelbin e shkrimit. Behet fjale vetem per fondin e BE per zgjerim.

  17. #15

    Për: 0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

    E bukura eshte se asnjeri ose pak e dijne se per cfare behet fjale dhe te gjithe hidhen ne sulm si gjela.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shiko shiko.

    Kapitalizmi eshte rruga e vetme e zhvillimit te Shqiperise dhe jo modelet e deshtuara te shteteve sociale ne BE. Dhe kapitalizmi qe te zhvillohet nuk ka nevoje per lemoshat e BE, ka nevoje vetem per krijimin e nje klime te tille ne vend, ku inisiativa private dhe investimet private te vendit apo te huaja stimulohen e nuk taksohen deri ne stratosfere.

    Albo
    Zgjohu nga gjumi o shoku shpati...kapitalizmi ka kohe qe ka deshtuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bamba : 18-11-2013 më 19:04

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Bamba për postimin:

    Alti Elezi (18-11-2013)

  19. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: 0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    E bukura eshte se asnjeri ose pak e dijne se per cfare behet fjale dhe te gjithe hidhen ne sulm si gjela.



    Zgjohu nga gjumi o shoku shpati...kapitalizmi ka kohe qe ka deshtuar.
    kur paska deshtuar kapitalizmi se shqiptaret tani kane filluar te vene kapital(makina, shtepira, kompani private, ferma bujqesore….)

  20. #17
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: 0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    E bukura eshte se asnjeri ose pak e dijne se per cfare behet fjale dhe te gjithe hidhen ne sulm si gjela.



    Zgjohu nga gjumi o shoku shpati...kapitalizmi ka kohe qe ka deshtuar.
    hahahahahahahahahh e forte.....kjo.
    Kur se ai komentuesi poshte teje si gjithmone jashte loje)))

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •