Itali, kapen dy shqiptarë me disa kuintalë muarijuanë (VIDEO)
Dy shqiptarë nga Vlora, janë kapur mbrëmjen e kaluar, nga forcat e Guradia di Finanazia me disa kuintalë murijuanë.
Gomonia me shqiptarët është pikasur dhe është bllokuar disa milje larg bregut të Torre San’t Andrea, një lokalitet në komunën Melendugno.
Dy skafistët, një 20-vjeçar me inicialet D.C dhe një tjetër 42-vjeçar me inicialet S.B, të dy nga Vlora, janë arrestuar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Trafikantët e ardhur nga Shqipëria gjatë orëve të para të para të mbrëmjes së djeshme, kanë dashur të përfitonin nga errësira dhe të zbarkonin lëndën narkotike në brigjet e Leçes.
Droga së bashku me gomonen pesë metra të gjatë, është sekuestruar nga policia dhe po punohet për të zbuluar destinacionin e vërtetë të lëndës narkotike.
/Shekulli Online/ E.B./
Krijoni Kontakt