Ora e re e trupit tonė

12 Nėntor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

Ēfarė efektesh krijon gjumi nė sistemin imunitar kur shkelet ora biologjike e trupit? Specialistėt zbulojnė ndryshimet e cikleve tė brendshme kohore

Studimi



Udhėtimet me avion nė zona tė ndryshme orare, turnet dhe netėt e gjata pėrpara kompjuterit ose celularit mund tė jenė duke ju sėmurur. Kjo pėr shkak se ora e brendshme e trupit tuaj ėshtė e ndėrtuar me periudha 12-orėshe tė dritės dhe errėsirės. Kur ky ritėm prishet, sistemi imunitar fillon tė dėmtohet. Njė arsye mund tė jetė fakti se gjenet qė janė pėrgjegjės pėr orėn e trupit janė tė lidhura me disa qeliza tė veēanta imune, sipas njė studimi tė ri.

“Zbulimi ishte njė aksident i mirė”, shprehet Lora Huper (Hooper), njė specialiste e imunitetit nė Universitetin e Qendrės Mjekėsore tė Teksasit nė Dallas. Ajo dhe kolegėt e saj po studionin NFIL3, njė proteinė qė drejton zhvillimin e qelizave tė caktuara tė imunitetit dhe ndez aktivitetin te tė tjerat.

Gjeni pėr kėtė proteinė u injektua nė disa pacientė me sėmundje inflamatore tė zorrėve dhe te minjtė qė nuk kishin gjenin pėr NFIL3, por qė kishin nė zorrė mė tepėr qeliza tė ashtuquajtura TH17. Kėto qeliza janė njė nga llojet e qelizave imunitare tė njohura si qelizat T. Ato jetojnė nė zorrė dhe ndihmojnė trupin tė luftojė bakteret dhe infeksionet fungale. Por kur janė me shumicė, sistemi imunitar fillon tė shkaktojė sėmundje nė vend qė ta parandalojė atė.

Rritja e niveleve tė NFIL3 nė qelizat T tė ruajtura nė laborator rezultoi nė kthimin e mė pak prej tyre nė qeliza NH17. Sipas kėtij zbulimi ėshtė detyrė e proteinės tė parandalojė qė qelizat T tė mos shkojnė nė atė zonė tė specializimit. Mungesa e proteinės, arriti nė pėrfundim skuadra, ēon nė aktivitetin e arratisjes sė TH17.

Nė kėtė pikė, kėrkuesit nuk kishin asnjė arsye tė dyshonin nė lidhje me orėn e brendshme tė trupit, e cila u pėrgjigjet tė gjitha cikleve tė pėrditshme tė dritės dhe errėsirės.

Por teksa ata vazhduan tė eksploronin lidhjen midis NFIL3 dhe qelizave TH17, ata zbuluan se disa nga proteinat e prodhuara prej gjeneve tė orės sė trupit, lidheshin me gjenet NFIL3. Pėr mė tepėr, qelizat e laboratorit dhe minjtė, gjenet e orės sė tė cilėve ishin manipuluar eksperimentalisht prodhuan mė pak qeliza TH17.

Kėrkuesit hamendėsuan se njė proteinė kyēe nė rrjetin e orės lidhet me gjenin NFIL3 pėr tė mbajtur prodhimin e qelizave TH17 tė sinkronizuar me periudhat e dritės dhe errėsirės. Sipas zbulimit tė shkencėtarėve, minjtė normalė prodhonin mė pak NFIL3 dhe mė shumė qeliza TH17 gjatė ditės sesa gjatė natės.

Nė eksperimentin pėrfundimtar, kėrkuesit ngatėrruan sistemin e orės te minjtė, ashtu siē ndodh me ata qė fluturojnė nė njė shtet me orė tė ndryshme. Shkencėtarėt nuk i ēuan minjtė nė njė udhėtim tė largėt, por ata ndėrruan ciklet e dritės dhe errėsirės me nga 6 orė ēdo 4 ditė.

“Ėshtė proces i ngjashėm me fluturimin nga SHBA-ja nė Europė, Indi dhe Japoni dhe kalimi i katėr ditėve nė ēdo shtet”, shpjegon Huper. Minjtė me cikle drite tė alternuar kishin pothuajse dyfish mė shumė qeliza TH17 nė shpretkė dhe zorrė, krahasuar me minjtė qė kalonin njė ditė normale.

Po ashtu, minjtė qė pėrjetuan ndėrrimin artificial tė orėve, shprehėn njė pėrgjigje mė tė fuqishme inflamatore ndaj njė kimikati irritues qė u pėrdor pėr eksperimentin.

Studimi kėshillon se nė njė trup qė rritet shėndetshėm kanė shumė rėndėsi format e dritės dhe errėsirės, gjumit dhe ecjes, tė cilat janė kryesore pėr ta mbajtur sistemin imunitar nė ekuilibėr.

Inflamacioni ėshtė baza e shumė sėmundjeve kronike si sėmundjet e zemrės, astma dhe dhimbja kronike. Kushtet inflamatore janė mė tė pėrhapura nė vendet e zhvilluara, ku ritmet kohore tė brendshme ndėrpriten vazhdimisht.

Edhe njerėzit tė cilėt nuk punojnė me turne apo pėrjetojnė ndėrrimin e orės nė zona tė ndryshme flenė dhe zgjohen jashtė sinkronizimit me dritėn dhe errėsirėn.

Secili qė fle vonė dhe zgjohet vonė, konsiderohet se e ka prishur ciklin e zakonshėm tė orės sė trupit, duke ngatėrruar harkun kohor tė dritės dhe errėsirės. Kjo bėn qė njerėzit tė jenė duke kultivuar njė orė tė re, qė ndikon edhe nė sistemin imunitar. Ērregullimi i orareve ndikon nė hormonet e stresit, bakteret e zorrėve dhe veprime tė tjera tė qelizave T.

Kėshilla qė japin mjekėt ėshtė tė ruani sa mė shumė, gjendjen normale tė orės sė brendshme duke fjetur dhe u zgjuar nė momentin e duhur si pėr vete, ashtu edhe pėr trupin qė nuk ėshtė mėsuar me kėtė gjendje.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...e-trupit-tone/