Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Largohen nga detyra shefat e Forcave Speciale dhe 16 efektivë të trajnuar nga FBI

    Ikin shefat e Forcave Speciale dhe 16 efektivë të trajnuar nga FBI

    Dashamir Biçaku

    Tiranë/ Pas ndryshimeve në seri të të gjithë drejtuesve të policisë ikin edhe shefat e Forcave Speciale. Drejtori i SAS 4Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi firmosi dje shkarkimin e komandantëve të Forcave Speciale dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë, duke emëruar drejtuesit e rinj të tyre. Ndërkaq, 16 efektivë njësisë operacionale të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pjesë e rolit bazë, u larguan nga detyrat që mbanin deri dje dhe pritet të emërohen në detyra të tjera, si në komisariate apo në funksione të ndryshme. Lajmi u bë i ditur për “Mapon” nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, që thanë se ndryshimet janë firmosur dy ditë më parë dhe një pjesë e tyre janë komunikuar dje. Kështu mësohet se është shkarkuar komandanti i repartit të forcave speciale RENEA, Luigj Vathi, që drejtonte repartin prej 7 vitesh. Në vend të tij është emëruar Artan Kuka, që më parë ka qenë efektiv i repartit si dhe ka një histori në polici, duke punuar si shef krimesh në komisariate të ndryshme të vendit dhe së fundmi ka qenë shef sektori në Akademinë e Policisë. Ndërkaq, në repartin 712 është shkarkuar Osman Levanjaku dhe në vend të tij është emëruar Arben Baro, ish-efektiv i këtij reparti. Në FNSH-në e Fierit 751, është shkarkuar Agim Buçpapaj dhe në vend të tij është emëruar Shefqet Kollçaku, ish-shef stërvitjeje në repartin 712. Në krye të FNSH së Shkodrës është emëruar Petrika Dunga, duke zëvendësuar Ivzi Bushatin. Përtej largimit të shefave, shkarkimi i 16 efektivëve të operacioneve speciale pa motivacion ka shkaktuar mjaft irritim mes këtyre punonjësve. Nuk ka mjaftuar mospagesa për 12 muaj të orëve shtesë dhe dietave, por gjatë mesditës 16 oficerëve të seksionit të operacioneve speciale në Drejtorinë e Policisë e Tiranës iu është komunikuar lirimi nga detyra me urdhër të drejtorit të Policisë së Tiranës, me propozim të zv/drejtorit, Koço Dafo. Efektivëve me një eksperiencë 12-vjeçare iu është komunikuar urdhri gojarisht, duke mos iu vënë në dispozicion asnjë shkresë për lirimin nga detyra. 16 efektivët janë trajnuar dhe certifikuar nga ekspertë të FBI-së, departamenti i inteligjencës për luftën kundër korrupsionit në Turqi.

    Ky seksion në fokus të punës ka arrestimin e personave më rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe personave të dënuar nga drejtësia për vepra të rënda penale. Gjatë viteve 2008 -2013 ky seksion ka bërë të mundur shkatërrimin e disa grupeve kriminale, si bandat e kasafortave, bandat e grabitësve të kazinove e bizneseve dhe personave të dënuar me burgim të përjetshëm.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Largohen nga detyra shefat e Forcave Speciale dhe 16 efektivë të trajnuar nga FB

    Dorëhiqen 4 oficerë të Gardës, u hiqet grada 12 të tjerëve

    TIRANE – Dorëhiqen shefi i Shtabit dhe 4 oficerë të Gardës së Republikës. Ditën e djeshme, 12 gardistëve të tjerë u janë hequr gradat, pas verifikimit të dosjeve personale të tyre. Burime të Ministrisë së Brendshme thanë se ky vendim është në zbatim të ndryshimeve strukturore organike që janë parashikuar që prej datës 27 shtator, me shkrirjen e Gardës së Republikës. Duke qenë se institucioni do të ketë emërtim tjetër, duke u quajtur Drejtoria e Ruajtjes së Personaliteteve dhe Objekteve të Rëndësisë së Veçantë, edhe numri i personelit do të jetë i ndryshëm nga më parë. Pas Policisë Rrugore, Garda ishte struktura e dytë që u prek nga reforma në Policinë e Shtetit dhe u përfshi nga ndryshime që nga komandanti, emërtimi dhe disa shkarkime nga detyra. Pas takimit që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zhvilloi më 27 shtator në ambientet e Gardës së Republikës, ku komandoi Gramoz Sakon në krye të kësaj strukture, i la si detyrë kryesore atij drejtimin e reformës në këtë institucion. Rreth një muaj pas këtij takimi, u shkarkuan 14 efektivë të Gardës së Republikës. Pjesë e listës ishin edhe katër pjesëtarët e “grupit të zjarrit”, pseudonim i vendosur pas protestës së 21 janarit, ku humbën jetën katër persona. Emrat janë sugjeruar nga komandanti i Gardës, Gramoz Sako, dhe më pas aprovuar nga ministri Tahiri. Pas këtyre shkarkimeve, burimet thanë se kishte nisur puna për verifikimin e procedurave sesi disa oficerë të këtij institucioni kanë arritur të përfitojnë grada. Dje është bërë edhe emërimi i shefit të ri të Emergjencave Civile, të cilat do të drejtohen nga Shemsi Prençi, ish-zyrtar i Policisë. e.d

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Largohen nga detyra shefat e Forcave Speciale dhe 16 efektivë të trajnuar nga FB

    Lirimi i 16 oficerëve, PD: Dinë për lidhje të elementëve kriminalë që shkojnë deri te Rama e Tahiri

    TIRANE- Partia Demokratike ne nje reagim te sotem per lirimin nga detyra te 16 oficerëve të sektorit të operacioneve speciale, ka theksuar se faji i vetem i tyre eshte se dine shume.

    Ne nje deklarate per media, deputeti i PD-se, Arben Ristani ka akuzuar kryeministrin dhe ministrin e Brendshem per kthim te policisë se Shtetit në një strukturë ushtarake të Partisë Socialiste për ta përdorur kundër kundërshtarëve politikë dhe për interesat e tyre mafioze dhe jo për të ruajtur rendin dhe qetësinë për gjithë popullin shqiptar.

    “Oficerët e policisë të këtyre sektorëve jetik të luftës kundër krimit kanë fajin e vetëm se dinë shumë. Ata janë në dijeni të lidhjeve të elementëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe miqësive të tyre politike që shkojnë deri tek Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri”- tha Ristani.

    Sipas tij, efektet e kësaj paligjshmërie dhe veprimtarie anarkiste janë ndjerë menjëherë me pasoja të rënda për shtetasit e këtij vendi sepse policia e shtetit ka humbur aftësinë për të mbajtur nën kontroll teritorin e vendit.

    Panorama

  4. #4

    Për: Largohen nga detyra shefat e Forcave Speciale dhe 16 efektivë të trajnuar nga FB

    Dinë për lidhje të elementëve kriminalë që shkojnë deri te Rama e Tahiri dhe s'kane thene e bere asgje deri tani? Cudi qe jane shkarkuar perderisa mbrokan qeveritaret.

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Largohen nga detyra shefat e Forcave Speciale dhe 16 efektivë të trajnuar nga FB

    Liriimi mund te kete arsye te tjera.Ato 16 jane me shume kualifikim dhe njohuri,dijne fakte,mund te kene edhe dokumenta,keshtu
    qe eshte e veshtire te besosh qe qeveria e sotme nuk ka nevoje per keto persona.Keto16 mund te kalojne
    nga qeveria ne detyra te tjera qe s'kane lidhje me policine e Tiranes.
    Inteligjenca cmohet nga shteti,shteti ka nevoje per inteligjencen .Inteligjenca nuk mund te injorohet.
    Nqs injoron inteligjencen atehere ose je budalla me te meta mendore shume serioze,ose je i cmendur,ose je i dehur.
    Nuk mund te fshehesh krimin apo neutralizosh ekspozimin e nje apo disa krimeve ne pubik,vetem duke pushuar 16 persona pasi s'ka llogjike.
    Edhe nqs ato dalin papune mund te denoncojne akte kriminale me dokumenta qe mund te kene ose me evidenca te tjera.
    Arsyet pse ato jane liruar mund te jene
    1.Keto 16 mund te caktohen ne detyra te tjera me delikate ne Ministrine e Brendshme,ne Ministrine e jashtme,ne diplomaci,ne kufi,dogana,porte,ne luftenkunder trafikut te droges,kunder prostituciont,kunder tregetise se armeve dhe trafikut te emigranteve etj?
    2.Arsyeja e dyte mund te jete qe titullare te ministrise se brendshme dhe drejtorise se pergjithshme te Policise,nuk injeh mire keto persona dhe nuk ka besim.
    Keshtu qe titullaret dhe drejusit e Ministrive te Brendshme dhe policise ne qeverine e tanishme. kane ndermend dhe piketuar per kete pune 16 persona te tjere qe i njohin mire dhe jane me eksperience,qe i pershtaten profilit te punes.
    3.Lirimi 16 personave eshte bere per motive politike.16personat jane demokrate dhe hajt ti heqim dhe vendosim 16 socialiste fanatike.
    4.Kualifikimi dhe ekspertiza e1 6personave i ka shqetesuar drejtuesit e partise socialiste dhe ministrat ne pushtet.
    Nqs keto 16 do mbaheshin ne pune atehere keto mund te krijonin probleme per pushtetaret pasi do germonin hetonin dhe zbulonin material inkriminues akte dhe pazarlleqe korrupsioni etj.So pushtetaret e sotem perfshire edhe edi ramen i shohin keto 16 persona si rrezik shume i madh,Highrisk qe mund te ekspozonte thyerje te ligjit dhe korrupsionin te pushtetaret dhe politikanet.
    Heqja nga puna e ketyre 16 personave u heq ketyre personave autoritetin, privilegjin dhe autorizimin per tu futur ne zyra ne shtet dhe kryer hetime bere germime kerkuar dokumenta arshiva etj.Kjo eshte ne fakt nje taktike neutralizimi per te mbajtur keto persona jashte puneve dhe zyrave te shtetit per te mos u futur dhe patur akses ne kompjutera shteterore,bere hetime etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-11-2013 më 21:01
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •