Shkruan: Shaban ABAZI
Injorimi i qeverisë së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës dëshmohet edhe me heqjen e taksave të sigurimeve. Edhe pse u hjek 20 euroshi, me sjllejet e Qeverisë së Kosovë me Luginën e Preshevës nuk po justifikohet thënja se “paraja e bardhë, për ditët të bardha..” ku Medvegja, Bujanoca dhe Presheva po vazhdojnë t’i kalojnë ditët më të zeza nën Serbi !..thuhet në fillim të komentit të ish-komandantit të UÇPMB-se (Zona operative e Medvegjës) publikura sot në agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”


Është për t’u çuditur se deri kur ju do të mendoni që ne mund ta durojmë këtë dhunë nga regjimi serbosllav, e të mos e përjetojmë një përkrahje të fortë nga Qeveria e Kosovës. Sigurisht duhet të presim deri në zgjedhjet parlamentare, ndoshta atëherë e keni në skenarin tuaj një ide përkrahje më të mirë për ne të Luginës. Kësaj radhe e bëre një hap të judëve (jahudive). Besoj që radhën tjetër do ta bësh një hap tjetër kombërta,
Kosova Lindore është tokë e Kosovës!
Në prag të zgjedhjeve komunale në Kosovë, u shpalos edhe një intrigë që e përjetoi Kosova Lindore. Plot një vit, shqiptarëve të Luginës iu vu një haraç në kufirin Kosovë-Kosovë Lindore. A thua, kaq po kushtuaka një votë tani në Kosovë. Qeveria e Kosovës, në krye me Kryeministrin, e bëri një të padrejte kur e mori një vendim të tillë. Plot një vit nuk ishte në gjendje ta ndërmarrë një hap mëshire për ne shqiptarët e Luginës. Në të kundërtën, e mbylli edhe një derë shumë të vogël, që e kishim me vëllezërit shqiptarë në Kosovë. Ky haraç nuk erdhi nga Serbia, po mu nga Qeveria e Kosovës.
E vëllezërve tanë, të mbetur nën okupimin serb, të befasuar me urdhëresën e këtij haraçi, s’u mbeti tjetër, vetëm se të paguajnë haraçin e kurdisur nga Qeveria e Kosovës. Kjo kurdisje, si edhe shumë tjera, tani doli në dritë. Ishte vendim Qeverie, atëherë le të mbetet deri në fund. Por, tani, kur më së shumti kërkohet vota në zgjedhjet në Kosovë, Kryeministri me Qeverinë e tij e hoqi këtë haraç të kurdisur më herët.
Lugina nuk mundi t’i thotë jo këtij haraçi. Ajo u detyrua të paguaj për çdo hyrje, edhe për t’i vizituar familjarët në Kosovë. Plot një vit e paguan një shumë të hollash, të cilat tani sigurisht i janë më se të nevojshme për shpenzimet e agjitimit në vota. Z. Thaçi do të kishte bërë më mirë që të mos i hiqte ato fare, bile deri në përfundim të zgjedhjeve. Na cenoi pak si shumë! Vlera e një shqiptari të Luginës së Preshevës po del të jetë 20 euro. Është ky një zhvlerësim i popullit të mbetur atje. Kemi menduar, e kemi luftuar për diçka më shumë, e jo që tani të shitemi për 20 euro. Populli është vetëdijesuar që kjo është kështu, mirëpo s’kemi kah t’ia mbajmë.
Të qëndrojmë nën okupimin serb, apo t’u paguajmë haraç vëllezërve qeveritar kosovarë?! E dyta është më e mirë, po sikur ky buxhet të ishte destinuar sado pak për jetën e popullit të mjerë, që prej luftës e këndej mbeti nën mëshirën e Qeverisë kosovare. Zoti Thaçi, nuk di nëse ju e keni kërcënuar dikë nga delegacioni i Serbisë. Ata që hyjnë e dalin kur të donë në Kosove, si të ishte ajo “lamë derrash”, e jo shteti i Kosovës, madje pa haraç, pa vizë e pa kurrfarë dokumenti.
Neve na ndodhi kjo! Para pak ditësh, një delegacion i komunave të Kosovës Lindore ishte ne Beograd. Vëllait tuaj, z. Jonuz Musliut, bashkëbiseduesi i juaj i pandarë, Ivica Daçiq, e kërcënoi me të mënyra që dikur na i bënte diktatori Milosheviq. Kjo ndodhi mu në prag të zgjedhjeve dhe gjatë bisedimeve që Ju i mbanit në Bruksel. A thua, për ju do të ishte më mirë që këtij pasardhësi të Milosheviqit t’i thoshit: Kosova Lindore është tokë e Kosovës! Apo edhe kësaj radhe nuk ia prishët atij rehatin. Apo prapë biseda ishte “pazar” rreth Mitrovicës. T’i mbroni tokat shqiptare është patriotizëm, kurse të shiten ato pa pëlqimin e popullit është tradhti.
Kështu mendojmë ne shqiptaret e mbetur në ato troje. Andaj, mos mendo që na bleve me 20 euro, e tani mendon se do t’ua japim votën. Kjo nuk do të ndodhë. Keni bërë vlerësim të keq e pa vend. I keni humbur edhe ata votues të Kosovës Lindore që jetojnë tani në Kosovë. E keni të kotë të premtoni diçka, çka nuk e realizuat plot 12 vjet. Tani ne e kemi humbur durimin, premtimet e juaja janë besë-premë. Kush janë serbët? Ata që na vranë e na grinë, e që tani i gëzojnë të gjitha të drejtat këtu në Kosovë, kurse ne mbetëm aty ku ishim. Të gjitha këto populli i di. Sa herë që ju nënshkruani diçka për serbët e Kosovës, ne presim diçka, që ndoshta edhe ne do ta gëzojmë, një “liri” sadopak për Luginën.
Por, ndodh e kundërta: Ne shqiptarët e Luginës robëri, kurse serbët liri e sallamadi nëpër Kosovë. A thua paguan Daçiqi ndonjë cent kur hynë në Kosovë, apo edhe shpenzimet e tij i paguan Qeveria e Kosovës. Sigurisht se po! Dhe, ndoshta mu me ato lekët që u volën nga shqiptarët e Luginës plot një vit.
Është për t’u çuditur se deri kur ju do të mendoni që ne mund ta durojmë këtë dhunë nga regjimi serbosllav, e të mos e përjetojmë një përkrahje të fortë nga Qeveria e Kosovës. Sigurisht duhet të presim deri në zgjedhjet parlamentare, ndoshta atëherë e keni në skenarin tuaj një ide përkrahje më të mirë për ne të Luginës. Kësaj radhe e bëre një hap të judëve (jahudive). Besoj që radhën tjetër do ta bësh një hap tjetër KOMBËTAR.
*Autori është ish komandant i UÇPMB-se (Zona operative e Medvegjës)