Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Kryeministri Rama, vizitë "sekrete" në Shkup

    Rama, në Shkup. Takime me krerët e shtetit. Mediat: Vizita ‘sekret’, frikë nga ndonjë incident

    SHKUP – Kryeministri shqiptar Edi Rama sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup me ftesë të kryeministrit Nikolla Gruevski.
    Sipas axhendës së planifikuar, kryeministri Rama do të takohet edhe me presidentin e vendit, Gjorgje Ivanov, kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, por edhe takimet me liderët e partive shqiptare Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH-së.
    Vizita pak më parë u bë e ditur nga zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.
    “Takimi i dy kryeministrave është vazhdimësi e praktikës pozitive midis dyja vendeve për takime të nivelit të lartë. Do të bisedohet për më shumë tema të interesit të përbashkët, përparimin plotësues të marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar, për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore si dhe për perspektivën evroatlantike si dhe integrimet rajonale, që janë përcaktime strategjike të të dyja vendeve”, theksoi zëdhënësi Gjorgjiev.
    Kjo është vizita e parë e Ramës si kryeministër i vendit në Maqedoni, ndërsa e dyta pas asaj në Kosovë.
    Vizita ‘top secret’
    Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama është mbajtur e fshehtë nga autoritetet e Shkupit, për t’iu shmangur ndonjë incidenti të mundshëm.
    Siç mëson agjencia e lajmeve INA kjo ka ndodhur pasi Rama mund të ishte objekt i ndonjë incidenti të nxitur nga huliganë dhe nacionalistë maqedonas, në shenjë hakmarrje, pasi kryeministri Gruevski u sulmua me vezë nga aktivistë shqiptarë gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë.
    “Nuk mund të konfirmojmë diçka të tillë, por megjithatë mund të jenë shkaqet edhe të kësaj natyre, që janë pjesë e protokolleve dhe agjendave të vizitave”, theksoi për INA një zyrtar i Qeverisë në Shkup.
    Ftesa nga Gruevski ka mbërritur disa javë më parë, menjëherë pasi që Rama kishte vizituar Kosovën. Por, ajo nuk u bë publike për mediat dhe pse u paralajmërua vetëm një ditë para se Rama të mbërrijë në Shkup.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryeministri Rama, vizitë "sekrete" në Shkup

    Vizita e Ramës, PDSH e revoltuar për mos zbukurimin e qytetit me flamuj kombëtarë

    Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni është revoltuar për neglizhencën e treguar nga autoritetet maqedonases për mos zbukurimin e qytetit me flamuj kombëtarë dhe shtetëror me rastin e vizitës së Ramës atj. Bekim Fazliu, nëpërmjet një deklarate për shtyp, solli rastin e zbukurimit të Shkupit me flamuj shtetëror gjatë qëndrimit të kryeministrit serb, Ivica Daçiç.

    “Gjatë vizitave të burrështetasve në Maqedoni dhe jo vetëm, protokolli shtetëror parasheh që Shkupi si kryeqytet të zbukurohet me flamujt shtetëror prej nga vijnë ata delegacione. Para disa muajve për vizitë në Maqedoni ishin presidenti e më pas edhe kryeministri serb. Dhe shqiptarët e mbajnë mend zbukurimin e kryeqytetit me flamujt e Serbisë në këtë rast. Jemi dëshmitarë se sot, në ditën e vizitës së kryeministrit shqiptar zoti Edi Rama në Maqedoni, në Shkup nuk ka asnjë flamur shqiptar. Sa për informim, BDI është partner koalicioni edhe në Qeveri, edhe në Qytetin e Shkupit, dhe si e tillë duhet të del të jep llogari para shqiptarëve se pse sot në Shkup nuk vallon asnjë flamur shqiptar”, tha Bekim Fazliu.
    Por nga qeveria janë shprehur se PDSH nuk është e informuar mirë mbi vizitën e Ramës, pritja e të cilit do të bëhet sipas gjithë procedurave që parashikon protokolli diplomatik.

    “Habit fakti se si opozita shqiptare, gjegjësisht PDSH-ja nuk është e informuar lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në Maqedoni. Kryeministri shqiptar z. Rama nesër do të realizojë vizitën zyrtare në vendin tonë, ku edhe pritet të realizojë takimet zyrtare me kreun shtetëror dhe liderët e partive shqiptare. Gjatë kësaj vizite të parë zyrtare, z. Rama do të pritet sipas procedurës që e parasheh protokolli diplomatik, sikurse edhe çdo vizitë që e realizojnë kryeministrat e tjerë në vendin tonë”, u shpreh Muhamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë.
    Nga sot kreu i qeverisë, Edi Rama ka nisur një vizitë dy ditore në Maqedoni ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit fqinjë, dhe me përfaqësuesit e partive shqiptare atje.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •