Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 124
  1. #1
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë (FOTO)

    Emri:  RilindjaKorce.jpg

Shikime: 623

Madhësia:  21.1 KB
    Dymijë lekë një votë! Kaq ka kushtuar vota e një studenti të qytetit të Korçës për kandidatin e majtë për postin për kryetar bashkie të këtij qytetit, Sotiraq Filo.

    “Fiks Fare” zbuloi abuzimet e shtabit elektoral të kandidatit të Partisë Socialiste në zgjedhjet e së dielës në bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo.

    Edhe pse kjo forcë politike e kishte të sigurt fitoren në këtë qytet, për të thelluar më shumë fitoren, anëtarë të shtabit elektoral të Filos, nën siglën e Rilindjes, kanë paguar studentët që kanë ardhur nga Tirana për të votuar.

    Kamerat e “Fiks Fare” kanë filmuar të gjithë procesin e pagesës që u është bërë studentëve në këmbim të votës.

    Korça, pas zgjedhjeve të ditës së diel, njihet me emrin e ri të kreut të Bashkisë. Sotiraq Filo, kandidat i Partisë Socialiste, fitoi kundrejt Sotiraq Stratobërdhës, kandidat i Partisë Demokratike.

    Siç ishte parashikuar, fitorja e Filos- sipas KQZ-së- ishte me një numër të madh votash kundrejt kundërshtarit të tij.

    Taktikat e përdorura nga Partia Socialiste për të thelluar fitoren në këtë qytet, u zbuluan nga kamerat e fshehta të emisionit “Fiks Fare”.

    Shtabi i PS-së nuk mund të linte çdo gjë në mëshirë të fatit duke kontribuar edhe vetë, sipas mënyrës së tyre, në fitoren e thellë të kandidatit Sotiraq Filo.

    Një shtab pune i ngritur posaçërisht për fushatën u kujdes deri në detaje.

    Qëllimi kryesor për ta në këto zgjedhje ishte vota e studentëve korçarë, që vazhdojnë studimet e larta në Tiranë.

    Mënyra për t’i tërhequr drejt kutive të votimit, ishte mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit gjatë fundjavës, pra, 2000 lekë të reja për çdo votë pro PS-së.

    Gazetarët e “Fiks Fare” kanë zbuluar me detaje mënyrën se si shtabi i PS-së operonte me studentët, të cilët më përpara kontaktoheshin në telefon, ku u tregohej fillimisht që duhet të votonin e më pas të shpërbleheshin.

    Të gjithë studentët që do të votonin kandidatin e PS-së, ishin të regjistruar në një listë, të cilën e mbanin disa të rinj, anëtarë të shtabit të zotit Filo.

    Në këtë listë studentët ishin të regjistruar me numra telefoni celular.

    Pasi verifikonin që studentët kishin votuar nëpërmjet bojës në gishtin e madh të dorës, atëherë bëhej pagesa prej dymijë lekësh.

    Gazetarët e “Fiks Fare” arrijnë të komunikojnë vetë me disa studentë, të cilët pohojnë se janë kontaktuar në telefon nga shtabi i PS-së së Korçës në bazë të një liste të përpiluar nga vetë ata, ku dhe u është komunikuar shpërblimi prej 2000 lekësh të reja në shkëmbim të votës. Të gjithë këta studentë, të cilët ishin telefonuar nga shtabi i PS-së dy ditë përpara ditës së zgjedhjeve, drejtoheshin tek zyra e ngritur posaçërisht për të marrë shpërblimin prej 2000 mijë lekësh të reja.

    Si zyrë për të tërhequr lekët e votimit shërbente një shtëpi në një lagje të Korçës.

    Studentët, me kartën e tyre të identitetit, drejtoheshin tek kjo zyre ku u mbaheshin shënim të dhënat si dhe numrat e telefonit.

    Studentët që nuk kishin emrin në listë nuk përfitonin shpërblimin.


    Emri:  RilindjaKorce2.jpg

Shikime: 544

Madhësia:  20.7 KB
    Biseda me dy vajza korçare, studente në Tiranë

    Studentja – Mua më thanë, bile i takova atje tek qendra e votimit. Votove, po, po, i thashë unë, pa merak, edhe më tha bile ma jep çik emrin që të ashu, që të them që votove, nuk është se do vëmë vetë. Mjafton dhe atje te dera të rrish, i kupton të tëra, nuk është e nevojshme, ça është ky 2 mijë lekësh që hyn e del. Tek Dolce Vita, rrugica ktu ku ikën për te 3-shi, te Folia. Kemi ikur me studime të gjithë në Tiranë dhe nuk kthehemi më. Partia Socialiste jep shuma lekësh që unë të votoj për ta.

    Fiksi – Sa lek do ju japim ju ata?

    Studentja – 20 mijë (të vjetra).

    Fiksi – Po pak janë.

    Studentja – Po vetëm rrugën që të vesh e të vish, sepse s’vinë të votojnë njëherë, është p.sh si në Selanik, e marrin ata që janë emigrantë dhe paguajnë vetëm rrugën, nuk është se japin lek… Nuk ka shumë votues.



    Biseda me dy qytetarë korçarë, të cilët tregojnë ku ndodhej zyra e PS-së që ndante lekët.

    Fiksi – Ku është ajo selia, se s’po e gjej tamam se… selia e PS, se do marr ca lek?

    Banor i Korçës – Kjo këtu thua?

    Fiksi - Jo, që do merrja lekët.

    Banor i Korçës – Aaaaaa, është na rruga tjetër, do ikësh drejt.

    Fiksi – Këtej?

    Banor i Korçës – Po.

    Fiksi – Është e sigurt që është këtej se mua më thanë këtej?

    Banor i Korçës – Po, e sigurt është, jo, jo, ja si ta shpjegoj, drejt e ke majtas.

    Fiksi – Unë jam studente dhe më thanë që hajde voto e të japim lekët.

    Banor i Korçës – Ku votove? Në cilën lagje?

    Fiksi – Ëë…

    Banor i Korçës – Në cilën lagje voton, ku e ke emrin se ti duhet ta dish?

    Fiksi – Ore, unë jam për një shoqe.

    Banor i Korçës – Aha.

    Fiksi – Po më tha ajo shko se s’kam ëë… Lagjja nr.4.

    Banor i Korçës – A, lagjja nr.4. Rruga drejt e ke majtas.


    Emri:  RilindjaKorce3.jpg

Shikime: 557

Madhësia:  25.6 KB
    Biseda me anëtarët e shtabit të Rilindjes

    Studentja : Mirëdita! Si jeni? …. quhem.

    Stafi i Rilindjes: Si? Ju kanë lajmëruar?

    Studentja: Po, më kanë marrë në telefon, ku më thanë që pasi të votoja, duhet të vija të paraqitesha këtu.

    Stafi i Rilindjes: Po (pohon me kokë numrin e telefonit).

    Studentja: 06……

    Stafi i Rilindjes: Po përderisa je njoftuar, duhet të jesh në rregull, se na duhen dhe për herë të tjera ëëëë….

    Studentja: Po, patjetër!

    Stafi i Rilindjes: Ju faleminderit që na mbështesni!



    ***

    Studentja: Si jeni, mirë? Erdha përsëri se solla këto gocat e tjera që s’e dinin.

    Stafi i Rilindjes: Si e keni emrin? Hidhni një firmë këtu dhe shikoni është numri yt këtu?

    Votuesja: Po, faleminderit e mirupafshim!

    Stafi i Rilindjes: … Të kanë njoftuar në telefon?

    Studentja: Po.

    Studentja 2: Mua ma sollën emrin?

    Stafi i Rilindjes: Jo, jo, s’ka ardhur, po ashtu siç folëm në telefon.

    Stafi i Rilindjes: Nuk ka ……

    Stafi i Rilindjes: Si, si e ka? Kush të ka sjellë ty?

    Studentja: ……

    Studentja: Mund të largohem unë nëse s’e gjeni emrin?

    Stafi i Rilindjes: Ja prit dhe pak të lutem!

    Studentja: Ja…

    Stafi i Rilindjes: Ky është numri, ju kanë marrë në telefon edhe ty, edhe vëllain?

    Studentja: Po.

    Stafi i Rilindjes: (pyesin njëra– tjetrën nëse e kanë emrin në listë të studentes).

    Fiksi: 06… kush e ka?

    Stafi i Rilindjes: Unë e kam (vajza me shall).

    Fiksi: Ky numër na ka marrë ne.

    (Një student thërret një nga vajzat e stafit të Rilindjes duke i treguar një emër)

    Stafi i Rilindjes: Po pra, po, nuk e kam fare as tek emigrantët, as tek studentët.

    Stafi i Rilindjes: Kur je lajmëruar?

    Studentja: Pardje.

    Stafi i Rilindjes: Të premten në darkë.

    Ku është ajo me të verdhë (lista), që e kishim në shtesa?

    Ajo mos është në kompjuter?

    Epo shihe aty në kompjuter.



    ***

    Stafi i Rilindjes: Në qershor keni ardhur, keni tërhequr??

    Studenti: ….

    Stafi i Rilindjes: Kush ju ka marrë në telefon?

    Studenti: Urdhëro!

    Stafi i Rilindjes: Ju kanë marrë në telefon?

    Studenti: Po, na kanë lajmëruar…

    Stafi i Rilindjes: Kush ju ka lajmëruar?

    Studenti: Po nuk e di, më lajmëruan.

    Stafi i Rilindjes: Vajzë, mashkull?

    Studenti: Vajzë ishte.

    Stafi i Rilindjes: I mbani mend emër apo mbiemër?

    Studenti: Jo!

    Stafi i Rilindjes: (kërkojnë nëpër lista) Nuk ka… Nuk kam as numrin tuaj të telefonit.

    Studenti: Mirupafshim!


    TEMA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-11-2013 më 17:13
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Blerja e votes ne Korce

    ahahah sa mire te vish per fushate ne Shqiperi behesh i/e pasur :P
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Pse mo besohet topi i tanit te qenit te topit lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar derjansi për postimin:

    goldian (04-11-2013)

  5. #4

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Kjo qe paraqitet ketu eshte vetem maja e ajsbergut me ate qe ndodh ne te vertete ne te gjithe politiken shqiptare.

    Megjithate me çudit qendrimi i Fiksit dhe Temes. Nuk eshte rastesi! Te presim se çfare fshihet pas ketij skenari. Me siguri se se ata jane urdheruar qe te bejne nje trajtim te tille.

    Kush fshihet pas ketij skenari?

  6. #5

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Si jane shprehur anetaret e ketij forumi para me shume se kater viteve per Edi Ramen?

    http://www.forumishqiptar.com/threads/107893-A-mund-ta-ndryshoje-shqiperine-Edi-Rama

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Pse mo besohet topi i tanit te qenit te topit lol
    Besohej deri para 23 Qershorit,tashti jo me apo jo derjans.
    MOS I NDY TEMAT no name

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    ikem nga shiu e ram ne bresher

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Pse mo besohet topi i tanit te qenit te topit lol
    ..
    ..patjeter tani qe ps-ja kaloi ne pozite, pd-et do e kene fiksin shown e tyre te preferuar.
    Feelings change - memories don't.

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Pse mo besohet topi i tanit te qenit te topit lol
    varet nese shan edverin po
    ama kur shante Doktorin aty dukej qarte qe ishin genjeshtra

    made in brari
    JO SEKS PARA MARTESE

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Citim Postuar më parë nga mardo Lexo Postimin
    ikem nga shiu e ram ne bresher
    ike nga shiu dhe re ne m.ut.

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Besohej deri para 23 Qershorit,tashti jo me apo jo derjans.
    ti freeopen si thu tja nisim ti besojm tani topit a jo
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  13. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    iku pe leshi, erdhi 20 mije lekshi

  14. #13
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Kjo duket si teater cheap studentesh,
    show fallco per te denigruar socialistet.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  15. #14

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Mund te jete "show" brenda socialisteve lol .... mbetet per t'u pare...


    Zgjedhjet në Korçë, PD: Votat u blenë me nga 20 mijë lekë, të ripërsëriten

    Një ditë pas zgjedhjeve, Partia Demokratike i ka konsideruar si të manipuluara zgjedhjet për Bashkinë e Korçës, duke e blerë çdo votë me 20 mijë lekë.

    Ka qenë deputeti Eduard Halimi, që duke iu referuar një emisioni investigativ, pohoi se: “Fakte tronditëse dolën sot në mbrëmje në sytë e gjithë shqiptarëve, për manipulimin e paturpshëm të votimit në Korçë, për blerjen e zgjedhjeve, për shkeljen e Ligjit dhe të Kodit Zgjedhor.
    E gjithë Shqipëria, pa me sy dhe dëgjoi me veshë se si zyrat e Partisë Socialiste në Korçë paguanin ditën me diell 20 mijë lekë për çdo votë njëlloj si në 23 qershor. Me zë e me figurë, u kapën pagatorët qeveritarë, duke shpërblyer me 20 mijë lekë të vjetra votën në favor të Partisë Socialiste. Duket qartë se qeveria e sheh votën e qytetarëve si një mall që duhet blerë".

    Sipas Halimit, blerja e votës është shkelja më e rëndë e ligjit, krimi më i rëndë elektoral, goditja më e egër ndaj elementit bazë të demokracisë që janë zgjedhjet e lira e të ndershme.

    Më tej, Deputeti Halimi nënvizoi se: “Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë që të nisë menjëherë një hetim të plotë e të gjithanshëm, të sekuestrojë menjëherë të gjithë dokumentacionin dhe regjistrat qe u panë nga të gjithë shqiptarët në zyrat e PS në Korçë dhe të kërkojë ndërshkimin më të ashpër ndaj të gjithë ekzekutorëve, organizatorëve, urdhëruesve, përfituesve dhe financuesve të këtij akti të rëndë".

    “Partia Demokratike kërkon anulimin e zgjedhjeve në Korçë dhe përsëritjen e tyre, me kusht që të ofrohen garanci nga vëzhguesit, që Rama dhe të tijtë të heqin dorë nga zakoni i blerjes së votës siç u pa sot qartë nga të gjithë shqiptarët – përfundoi deklaratën, deputeti Halimi.

    (m.s/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  16. #15
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    keshtu eshte kur shet dinjitetin me tundime vithesh, dhe kerkon llogarite e taksave me fuqine e kart onit.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  17. #16
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    pse ju duket kaq gje e madhe mo..hajt ma edhe ju..nje kryetar bashkie u zgjodh me vota te blera..ne kemi gjysmen e parlamentit me vota te blera dhe nuk u be qameti e shqetesohemi per nje kryetar bashkie..nga i mori ilir meta 16 deputete ??..prej 4 deputetesh qe kishte ju bene 4 fish..e ku..kur ishte i maruar me sali berishen dhe kur kishte bere 21 janarin..rrofte 50 mije lekeshi per te..ja sot ka bere 19 deputete me 50 mije lekeshin..dhe me e keqja se keta ta shtrengojne rripin ne gryke sa ta marrin frymen..te pakten kryetari i bashkise nuk ka gje ne dore..thjeshte administron njato 5 lek qe ja jep qeveria..

    eh sa lire e shet veten shqiptari..rrezik me i thene uli breket per 50 mije lek edhe meshkujt i ulin..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  18. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2013
    Vendndodhja
    ALBANI
    Postime
    30

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Skandal!!!!!!!! Pse kjo mund te quhet "SKANDAL" kur kjo politika jone e ka kthyer ne institucion "blerjen e votes"? Ne te gjithe jemi deshmitare per ate cfare ndodhi ne zgjedhjet parlamentare te qershorit, te gjithe jemi dhe ishim deshmitare dhe askush nuk foli, askush nuk ngriti zerin, askush nuk u ngrit ne nivelin e nje europiani te mirefillt per te denoncuar per te i thene dajos daje dhe derrit derr. Ne jemi keta qe derrin e kemi pranuar per dajo dhe do ta pranojme per sa kohe qe keta bicim politikanesh na udheheqin. Dhe une ashtu si shume te tjere i pame keto gjeste e kurre nuk ngritem zerin ndaj dhe sot jam i indinjuar me veten time, me politikanet e Shqiperise meme, me kete rrace te poshter qe ska din e imam, qe ska moralin me minimal te udheheq nje komb drejt europes. nejse me shpirt le te i drejtohemi zotit per ti mallkuar keta njerez, keta reptil pseudopolitike...... Koha duhet te jete e shqiptareve dhe jo e maskarenjeve..................

  19. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Plasi keq fare, u be nami. Po blihen votat me 20 mije leksha.

    Dy gjera vura re une, njerezit nuk u pyeten asnjehere se per ke votuan, thjesht a votuan. E dyta eshte se mbulimi i shpenzimeve te udhetimit per studentet nuk mund te konsiderohet si blerje vote, sepse vota e fshehte mund te jepet per kedo ne kuti.

    Edhe Basha vui avionet e Belle Air ne dispozicion, auztobuzat e panumert nga Selaniku, Athina etj. Blerje ishin dhe ato?

    Jo te gjithe njerezit i kane mundesite per te udhetuar ne vendlindje per te dhene voten e tyre pavaresisht deshires. Krijimi i ketyre mundesive te anetaresuareve ne nje subjekt politik nuk do te thote blerje vote.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 05-11-2013 më 09:05

  20. #19
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Epo te vidhet vota edhe atehere kur e di qe e ke te sigurte fitoren,vetem keta mund ta bejne,ju eshte bere semundje e pasherueshme

  21. #20
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ti freeopen si thu tja nisim ti besojm tani topit a jo
    Per mua bej si te duash, une per vete nuk shoh tv shqiptar,por per nje gje jam i sigurt,para 2-3 muajsh ishte i besueshem tashti qenka bere i pabesueshem.

    Thelbi i kesaj teme nuk eshte besueshmeria e ''topit te chanelit'' por shitblerja e votave per 2-kg mish,veprim ky mjaft i ulet pavaresisht se kush e kryen.
    MOS I NDY TEMAT no name

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •