Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 124
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Keta pd-et jane vertet te cuditshem. Korrupsionin e shikojne gjithmone vetem majtas. LOL
    Feelings change - memories don't.

  2. #42
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Nje parti si PS-ja, qe suksesin elektoral, nuk e ka te bazuar ne programin, por ne klientelizmin dhe shfrytezimin e lidhjeve me te shkuaren, nuk mund ti mbulohet imoraliteti.

    Zgjedhjet e Korces, nuk e kishin rendesine ne ate se cila parti do te fitonte, aspak, por ato ishin shume domethenese, per vete kohen kur ato mbaheshin si test i qeverise e re. PS-se i duhej nje rezultat spektakolar ne Korce, per te krijuar nje imazh fals ne opinion, qe fillimi i punes se saj po vleresohet maksimalisht dhe elektorati jo vetem qe nuk gaboi ne zgjedhjet e qershorit, por ai po e shton mbeshtetjen per qeverine e re. Per kete arsye u "kujdes", qe te "frynte" votat dhe me metodat per te cilat ata jane specialiste.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ingenuous për postimin:

    skender76 (06-11-2013)

  4. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Eshte nje nga lajmet me te turpshme dhe me te hidhura qe kam lexuar ne kete forum ne vite:

    1. Turp per gjithe qytetaret e Korces, turp per gjithe qytetaret e Shqiperise, qe e shesin voten e lirine e tyre per 20000 leke te qelbura. Vota e lire eshte liria juaj, eshte ajo qe ju ben qytetare te lire te atij vendi. A vlen liria juaj vetem 20000 leke? Liria nuk ka vlere, eshte e pacmueshme. Vota e lire eshte edhe pasuria juaj ne ate vend. Si qytetare sovrane te atij vendi. me ate vote, ju vendosni se kush do t'iu perfaqesoje, kush do te qeverisi vendin apo qytetin, ju vendosni per fatet e vendit e gjithe shqiptareve. Shqiperia nuk ka goje, vota juaj eshte goja e saj. A shitet nderi i te qenit shqiptar per 20000 leke?

    2. Turp per gjithe mediat e vendit, qe nga gazetat e deri tek televizionet e kontrolluara nga politika dhe krimi i organizuar. Duhet te dilte nje emision satirik si "Fiks Fare" qe te hetonte dhe nxirrte ne drite kete fenomen kaq negativ per demokracine shqiptare dhe vendin. Turp t'iu vije te gjithe atyre qe e quajne veten gazetare ne Shqiperi kur "Fiks Fare" ben punen e tyre me mire se sa vete ata. Eshte detyra juaj qe te raportoni mbi keto fenomene e te beni transparencen me publikun. Eshte detyra juaj qe te mbani pergjegjes njerezit ne pushtet apo te politikes. Ju jo vetem qe nuk e beni nje gje te tille, por jeni kthyer ne vegla te tyre. Dhe arrijme ne kete pike, ku vota e shqiptareve shitet per 20000 leke te vjetra, pasi keta njerez qe bejne akte te tilla, e dine qe ju do te beni nje sy qorr e nje vesh shurdh.

    3. Ata politikane qe blejne voten e shqiptareve, nuk e njohin turpin. Keta duhet te perballen me drejtesine e vendit. Prokuroria duhet te hetoje ate qe ka ndodhur, te gjeje personat e implikuar, qe nga ata qe shperndanin parate e deri tek ata qe i dhane ato para per te blere vota. Paraja e krimit te organizuar, paraja e droges, po blen voten e shqiptareve e po e kthen Shqiperine nga nje shtet demokratik ne nje narko-shtet. Nga nje Shqiperi evropiane ne nje Shqiperi Kolumbiane.

    Albo
    Je shume i cuditeshem ti albo. Behesh aq naiv e miop sa per 8 vite bemat e Sali Ram Berishes dhe PD qe kane vra vjedh prere nuk te paskan bere pershtypje. Nuk e di une si e kane llogaritur kta ne ps qe i kan vene ne dispozicion kto para. Duke e ditur qe Korca eshte e majte sbesoj qe ka qene nevoja as me pagu bileta as me ble vota nese ka ndodhur. PS duhet te ishte kujdesur qe kto zgjedhje te ishte nga me te mirat. Por bravo ene per Fix Fare nese e ka be kte me qellim te demaskoj PS se Klan sdo e kishte be kurr kunder Berishes nje gje te till.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar vagabondo_nyc për postimin:

    mia@ (06-11-2013)

  6. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Duke e ditur qe Korca eshte e majte sbesoj qe ka qene nevoja as me pagu bileta as me ble vota nese ka ndodhur. PS duhet te ishte kujdesur qe kto zgjedhje te ishte nga me te mirat. Por bravo ene per Fix Fare nese e ka be kte me qellim te demaskoj PS se Klan sdo e kishte be kurr kunder Berishes nje gje te till.
    hajde mere vesh se c`fare po thoj ti.
    ndoshta ps-ja do te thoshe ti, s`ka qene e nevojshme te vjedhe por me qe ata vjedhjen e kane ne gjak atehere ata prape vodhen.

  7. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë



    Filloi PeDe-ja dhe megafonet e saj ne forum te justifikoje disavantazhin prej 5000 e ca votash me 400 e ca anetare te FRESSH qe ju eshte paguar udhetimi. Blerje e votes brenda partise lol

    Vazhdoni keshtu sepse per sa kohe do ti justifikoni dhe fajesoni te tjeret per deshtimet spektakolare poshte e me poshte do te bini. Jo se keni qene ndonjehere lart, se vetem keni perfituar nga percarja dhe manipulimi...


  8. #46
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    votat nuk duhet te blihen qofte majtas apo djathas, sepse ne momentin qe dikush paguan per nje post pune , nga ai post do te korruptoj qe te shumefishoj parane e paguar per votat e blera, deri ne momentin qe te mos ndajme te keqen me te miren nuk behet ky vend.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  9. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    C`fare ligji ka PS-ja per pagesen qe u ben antareve te freshit. si behet kjo pagese, ne ndonje arke, ne zyre, ne rruge? kur paguhen ata ne daten 1 te c`do muaji, apo paguhen vetem kur ka zgjedhje ose protesta.
    Rilindasit duhet te pergjigjen per te gjitha keto perpara drejtesise.
    Blerja e votes nuk eshte vjedhje si ato vjedhjet e ilir metes, por eshte me e keqe sepse rrezikon demokracine.

  10. #48

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Si te habitur duken gjithe anetaret e forumit qe ne Shqiperi u bleka e u shitka vota sipas qefit.

  11. #49
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin


    Filloi PeDe-ja dhe megafonet e saj ne forum te justifikoje disavantazhin prej 5000 e ca votash me 400 e ca anetare te FRESSH qe ju eshte paguar udhetimi. Blerje e votes brenda partise lol

    Vazhdoni keshtu sepse per sa kohe do ti justifikoni dhe fajesoni te tjeret per deshtimet spektakolare poshte e me poshte do te bini. Jo se keni qene ndonjehere lart, se vetem keni perfituar nga percarja dhe manipulimi...

    Lexova ne nje teme nje fjali te nje ish mafiozi italian qe i pershtatet kesaj teme;

    Shiavone u bë anëtar i Partisë Kristian Demokrate, e cila dominoi Parlamentin e Italisë për shumë dekada para se të shpërbëhej në mes të viteve ‘90.

    “Ne filluam të dërgojmë përfaqësuesit tanë si të zgjedhur në Romë. Ne kishim nevojë për pushtet politik. E dini se sa shumë vota mund të sigurojnë klanet? Ato vota mund të bëjnë diferencën”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 07-11-2013 më 11:43
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  12. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Je shume i cuditeshem ti albo. Behesh aq naiv e miop sa per 8 vite bemat e Sali Ram Berishes dhe PD qe kane vra vjedh prere nuk te paskan bere pershtypje. Nuk e di une si e kane llogaritur kta ne ps qe i kan vene ne dispozicion kto para. Duke e ditur qe Korca eshte e majte sbesoj qe ka qene nevoja as me pagu bileta as me ble vota nese ka ndodhur. PS duhet te ishte kujdesur qe kto zgjedhje te ishte nga me te mirat. Por bravo ene per Fix Fare nese e ka be kte me qellim te demaskoj PS se Klan sdo e kishte be kurr kunder Berishes nje gje te till.
    Te vjedhesh fondet publike apo te besh korrupsion, eshte hic asgje perballe ketij krimi me lart. Shqiptareve po u vidhet liria, po kthehen nga qytetare te lire ne skllever. Shqiperia po kthehet nga nje demokraci e republike parlamentare ne nje shtet narkotik, ku pushtetin nuk e ka me as qeveria ne Tirane e as Kuvendi i Shqiperise, e kane baronet e droges, me parate e te cileve blihen votat. Shqetesimi im qendron mbi politiken e nuk me behet vone fare se kush fiton apo kush humbet ne Korce. Mua me behet vone qe shqiptaret te numerohen si qytetare te lire kur shkojne te votojne, duke votuar me vullnet te lire ate qe ata mendojne se meriton besimin e votes se tyre, e jo te shkojne te numerohen si bageti.

    Nese PD apo Sali Berisha do te kish bere nje akt te tille, te blinte vota me para ne dore, une do te reagoja ne te njejten menyre, ashtu edhe sic kam reaguar. Problemi eshte se une jam nje ze i vetem ne shkretetire, ty dhe shokeve te tu, kjo gje nuk u ben pershtypje. Per ju cdo gje qe ndodh ne Shqiperi eshte ai filmi i vjeter, Rama-Berisha, PD-PS. Dhe kjo eshte arsyeja qe keto fenomene ndodhin ne shoqerine shqiptare. Socialistet e Korces apo Tiranes do te bejne keto gjera, pasi ti si zgjedhes i tyre nuk zgjedh te ngrehesh zerin tend per kete shqetesim.

    Nuk ndertohet demokraci e shtet ligjor me bageti, vetem me qytetare te lire.

    Albo

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    skender76 (07-11-2013)

  14. #51
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Saliu pervec 92 asnjehere s'ka fituar me me ndershmeri. Boll na bete si te indinjuar aman. 8 vjet rresht nuk arritet te vinit re asnje lloj krimi , shkelje, korrupsioni ju pd-et, normal. Nuk po mohon njeri qe dhe ps-ja s'ka vjedh por jini aq burra te pranoni qe te dy krahet kane vjedh se po beheni vertet qesharak.
    Feelings change - memories don't.

  15. #52
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Saliu pervec 92 asnjehere s'ka fituar me me ndershmeri. Boll na bete si te indinjuar aman. 8 vjet rresht nuk arritet te vinit re asnje lloj krimi , shkelje, korrupsioni ju pd-et, normal. Nuk po mohon njeri qe dhe ps-ja s'ka vjedh por jini aq burra te pranoni qe te dy krahet kane vjedh se po beheni vertet qesharak.
    Po t'ishe beqire do te benin drejtoresh...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  16. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Te vjedhesh fondet publike apo te besh korrupsion, eshte hic asgje perballe ketij krimi me lart. Shqiptareve po u vidhet liria, po kthehen nga qytetare te lire ne skllever. Shqiperia po kthehet nga nje demokraci e republike parlamentare ne nje shtet narkotik, ku pushtetin nuk e ka me as qeveria ne Tirane e as Kuvendi i Shqiperise, e kane baronet e droges, me parate e te cileve blihen votat. Shqetesimi im qendron mbi politiken e nuk me behet vone fare se kush fiton apo kush humbet ne Korce. Mua me behet vone qe shqiptaret te numerohen si qytetare te lire kur shkojne te votojne, duke votuar me vullnet te lire ate qe ata mendojne se meriton besimin e votes se tyre, e jo te shkojne te numerohen si bageti.

    Nese PD apo Sali Berisha do te kish bere nje akt te tille, te blinte vota me para ne dore, une do te reagoja ne te njejten menyre, ashtu edhe sic kam reaguar. Problemi eshte se une jam nje ze i vetem ne shkretetire, ty dhe shokeve te tu, kjo gje nuk u ben pershtypje. Per ju cdo gje qe ndodh ne Shqiperi eshte ai filmi i vjeter, Rama-Berisha, PD-PS. Dhe kjo eshte arsyeja qe keto fenomene ndodhin ne shoqerine shqiptare. Socialistet e Korces apo Tiranes do te bejne keto gjera, pasi ti si zgjedhes i tyre nuk zgjedh te ngrehesh zerin tend per kete shqetesim.

    Nuk ndertohet demokraci e shtet ligjor me bageti, vetem me qytetare te lire.

    Albo
    Sa qesharak je ti. Kater shoke te mite ne Rome kane shkuar ne nje mbledhje bashke me studente te tjere qe ka mbajtur Neritan Ceka (ambasador Shqiptar atje) dhe ju ka premtuar te gjitheve udhetim falas vatje ardhje me Belle Air per te shkuar dhe votuar per PD ne Shqiperi.

    Tre nga ata kater paten mundesi te shkonin dhe gjate kthimit ju kerkua boja tek gishti. Asnjeri nuk votoi PD gjithesesi lol

    Ata studente u mblodhen nga rruga nga ambasadori ne funksion zyrtar per tu kerkuar te votonin per PD kundrejt shperblimit. Ata anetare te FRESSH jane ANETARE TE PARTISE SOCIALISTE. Si blihet kjo vote brenda partise o injorante

  17. #54
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    U kapen me presh ne dore. Me ze dhe figure. Me vule dhe me firme.

    Ky eshte nje atentat i paster i demokracise dhe pluralizmit, nje atentat i kulluar i vlerave te civilizimit perendimor.
    Ky eshte regres dhe nje dite shume e vuajtur per kedo qe ka ndertuar nje enderr per nje jete me te mire ne Shqiperi.

    Hetimet le te perfundojne kur te duan, ne te gjithe e kemi pare me ze e figure qe jane dhene para ne kembim te votes. PARA NE KEMBIM TE VOTES. Kjo denohet penalisht dhe shpresojme qe prokuroria te beje detyren, por denohet edhe politikisht e moralisht nga qytetaret. Te vetmit qe nuk e denojne jane delet e rilindjes. Keta jane dele, keta prekin votat e vjedhin zgjedhjet se keshtu do partia.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  18. #55
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Po po ashtu si u kap Iliri me presh ne dore dhe e nxori gjykata e Sales te pafajshem. Sala ishte arush, pffff!
    Feelings change - memories don't.

  19. #56
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    U kapen me presh ne dore. Me ze dhe figure. Me vule dhe me firme.

    Ky eshte nje atentat i paster i demokracise dhe pluralizmit, nje atentat i kulluar i vlerave te civilizimit perendimor.
    Ky eshte regres dhe nje dite shume e vuajtur per kedo qe ka ndertuar nje enderr per nje jete me te mire ne Shqiperi.


    Hetimet le te perfundojne kur te duan, ne te gjithe e kemi pare me ze e figure qe jane dhene para ne kembim te votes. PARA NE KEMBIM TE VOTES. Kjo denohet penalisht dhe shpresojme qe prokuroria te beje detyren, por denohet edhe politikisht e moralisht nga qytetaret. Te vetmit qe nuk e denojne jane delet e rilindjes. Keta jane dele, keta prekin votat e vjedhin zgjedhjet se keshtu do partia.
    Kujt ti thush mor vlla!!!

    Sidoqoft esht produkt "Made in Albania"....

    M'ka ba gjithmon pershtypje se t'gjithe familjet shqiptare bejn shum kujdes per pastertine brenda shtepise, por kjo pasterti nuk e kalon pragun e shtepise... sapo vjen puna tek lulishtja/oborri e perbashket, qe t'gjithe i hudhin meturinat nga ballkoni...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  20. #57
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Pse i duhej Korça kryeministrit Rama

    Armand Shkullaku

    Kryeministri Rama ka zgjedhur të heshtë deri tani për skandalin e rëndë të blerjes së votave në Korçë, të zbuluar dhe armand shkullakudenoncuar nga emisioni investigativ “Fiks Fare”. Në kulmin e betejës së tij populiste kundër paligjshmërisë, Rama ka legalizuar bixhozin me votat e qytetarëve duke iu shmangur përgjegjësisë dhe duke mbyllur gojën e sytë përpara një akti që do të bënte me turp çdo lider politik, aq më tepër dikë që ka premtuar të ndryshojë sistemin e të rilindë vendin. Me heshtjen ndaj rastit të Korçës, janë forcuar dyshimet për çka ka ndodhur më 23 qershor dhe është dhënë një shembull i keq se deformimi i vullnetit të zgjedhësve nuk do të ketë të ndalur as pas ndërrimit të pushtetit. Përbetimet se vota e lirë nuk do të preket, paskan qenë thjesht pjesë e koshit të premtimeve për të ardhur në pushtet.

    Edi Rama mund të kishte reaguar fort për atë që ndodhi. Të distancohej nga ajo skemë e shëmtuar, ku të rinj nevojtarë dëshmonin devocionin ndaj partisë në këmbim të 2 mijë lekëve. Të shkarkonte krerët lokalë përgjegjës dhe pse jo, të kërkonte ai vetë përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë. Kjo do të ishte “forca e shembullit” që nuk do të kishte vlerë vetëm për Korçën, por për të gjithë Shqipërinë. Që do të rriste besimin e qytetarëve tek vota e tyre dhe do ta bënte Ramën një lider që bën diferencën.

    Mirëpo ky mbetet iluzion. Të gjithë e kanë të qartë, edhe ata që e kanë votuar e mbështetur, se Edi Rama që flet nuk është Edi Rama që vepron. Se filozofia e tij është ajo e mbijetesës nëpërmjet intrigave të vogla, kompromiseve pa princip apo aleancave të paturpshme dhe jo ajo e akteve të forta morale politike. Prandaj në vend të distancimit ndaj skandalit të Korçës, sajoi justifikime qesharake si pagesat e furgonëve për studentë aktivistë të FRESSH-it. A i shkon një kryeministri, një lideri të një force të madhe politike të fshihet pas teksteve infantile që një kryetar dege dhe disa studentë i recitojnë përmendësh? Këto manovra vërtetojnë edhe njëherë se Edi Rama që flet nuk është ai që vepron. Në zgjedhjet lokale të 2011-ës dhe në ato të 23 qershorit, vetë Rama bërtiste me të madhe për biletat e avionit që PD u paguante të rinjve të FRPD për të ardhur e votuar. Në spote elektorale të PS shiheshin duar në pranga si kërcënim për ata që do të ofronin shpërblim në këmbim të votës. Rilindja denonconte me të madhe përdorimin e shkollës nga politika dhe premtonte se tjetër shembull do të jepte kur të vinte në pushtet. Dhe shembull më të mirë se ky i Korçës nuk mund të jepte për t’u treguar qytetarëve se rilindasit që flasin nuk janë ata që veprojnë. Projekti i ri për arsimin, modernizimi i shkollës, motivimi i të rinjve nga dija, profesioni dhe merita, u shfaq si degradim i personalitetit të tyre duke u vënë në radhë për një mëditje elektorale. Mësimi i parë që ata morën nga rilindja është se vota ka çmim dhe se për të ecur në jetë duhet ta shesësh atë atje ku duhet. A mund të mendojë një student sot se nesër do të punojë për shtetin shqiptar pa qenë i kushtëzuar me votën e tij? Heshtja e kryeministrit është një bekim për devijimin dhe një ndëshkim për mendjet e lira.

    Rasti i Korçës do të cilësohej sporadik nëse kryeministri do të ishte distancuar prej tij. Për më tepër kur nuk kishte arsye të njollosej në një palë zgjedhje ku fitorja dukej e sigurt. Çfarë nevoje kishte, pyesin shumë njerëz, të prekte zgjedhjet për një kryetar bashkie, kur sot ka një pushtet të fortë e të parrezikuar. Përgjigja nuk lidhet vetëm me zgjedhjet në Korçë. Ajo ka të bëjë me filozofinë që Edi Rama ka ndaj pushtetit, që e konsideron produkt të vullnetit të tij dhe jo të ligjit. Që kërkon t’i ketë të gjitha dhe gjithçka pa dhënë llogari dhe pa bërë transparencë, vetëm me argumentin se ai ka gjithnjë të drejtë. Se për të, Shqipëria është një bashki e madhe, ku ai është kryetari-pronar që vendos që nga emërimet e deri tek votimet. Ka të bëjë me atë Edi Ramë që nuk duron dot ta kritikojnë, që e bezdisin ata që mendojnë ndryshe, që nuk pranon gafat e tij edhe kur ato janë skandaloze si votimi në Korçë. Ai kërkon të mbetet lideri i pagabueshëm edhe kur blerja e votës del sheshit, edhe kur aksionet e policisë kthehen në flluska sapuni, edhe kur kazinotë rihapen, edhe kur prishja e ndërtimeve shkon përtej ligjit. Ai nuk do të pranojë publikisht thelbin e tij, që është krejt ndryshe nga ajo që predikon përpara kamerave.

    Edi Rama nuk kishte nevojë të prekte zgjedhjet në Korçë, ashtu siç nuk ka nevojë të lërë hapur derën e mazhorancës për dezertorë nga kampet e tjera politike. Ai e ka fitoren, i ka numrat, e ka mbështetjen e duhur që të punojë i qetë për premtimet që ka marrë përpara shqiptarëve. Por përsëri nuk ndihet komod, kërkon më shumë. Ndoshta sepse thellë, brenda vetes, është koshient se në atë karrige nuk mundi asnjëherë të vinte falë betejave të veta politike, por si rezultat i një përkuljeje pa dinjitet ndaj Ilir Metës. Prandaj ai nuk beson tek forca e moralit, tek aktet e dinjitetshme politike, por tek mekanizma si ai Korçës apo i blerjes së deputetëve si shembuj të fuqisë së tij politike. Është filozofia e tij politike si kryetar bashkie, si kryetar opozite dhe tani si kryeministër. Nuk mund të presim që Edi Rama që qeveris Shqipërinë të jetë ndryshe nga ai që kemi njohur. Këtë duhet ta mësojnë edhe studentët kur të vijë koha e 2 mijë lekëshit të ardhshëm.

    Mapo

  21. #58

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Mbase ka bere ndonje montim Fiksi, s'i dihet. Te leme gjykatat te thone fjalen e fundit.

  22. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    U kapen me presh ne dore. Me ze dhe figure. Me vule dhe me firme.

    Ky eshte nje atentat i paster i demokracise dhe pluralizmit, nje atentat i kulluar i vlerave te civilizimit perendimor.
    Ky eshte regres dhe nje dite shume e vuajtur per kedo qe ka ndertuar nje enderr per nje jete me te mire ne Shqiperi.

    Hetimet le te perfundojne kur te duan, ne te gjithe e kemi pare me ze e figure qe jane dhene para ne kembim te votes. PARA NE KEMBIM TE VOTES. Kjo denohet penalisht dhe shpresojme qe prokuroria te beje detyren, por denohet edhe politikisht e moralisht nga qytetaret. Te vetmit qe nuk e denojne jane delet e rilindjes. Keta jane dele, keta prekin votat e vjedhin zgjedhjet se keshtu do partia.
    O ti i preshit (me duket se te ka vjedh Albo passin se nuk ngjan si postim i yti ky), me thuaj pak a degjove ti ke zeri dhe a pe ke figura te pyetej njeri A VOTOVE TI PER PS????

    A pe te jete pyetur qofte edhe njeri PER KE VOTOVE???

    Atehere cfare vote u ble? Vota qe hodhi studenti ne kuti apo vota per PS?

  23. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Mbase ka bere ndonje montim Fiksi, s'i dihet. Te leme gjykatat te thone fjalen e fundit.
    nuk ka rendesi c`fare thote gjykata. rendesi ka qe socialistet nuk po rilindin por po zhyten akoma ne m.ut.
    te dalim te gjithe te henen ne proteste, ti tregojme botes qe ish-komunistat e shqiperise nuk ka moral, po prishin gjithe shqiperine.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •