Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Itali: Paratë e hashashit të Lazaratit, në blerje shtëpish në Itali, Spanjë e Turqi

    Paratë e hashashit të Lazaratit, në blerje shtëpish në Itali, Spanjë e Turqi


    Lazarati është hambari me marijuanë i Europës, por banorët irritohen kur i quan kriminelë. Plantacionet janë shtuar me Lazarat, policia shkaterron hashashin policia40 % nga 2012, ndërsa çdo kg shitet për 300 euro. Trendi i ri i pastrimit të parave: hotelet në bregdet, por edhe blerje shtëpish në vendet e BE-së

    Corriere della Sera

    Lazarat- Kanë shpëtuar vetëm varrezat. I vetmi cep i ligjshëm, i rrethuar nga mijëra bimë kanabis. Aty pranë ka pak shtëpi. Dhe disa lokale, me televizorët e stacionuar në kanale me 24 orë lajme. Aroma është e fortë dhe e dallueshme. Ndjehet që në hyrje të Lazaratit, fshatit 230 kilometra në jug të Tiranës. Ajri të gërric fytin. Dhe shumë intoksikohen. Gra dhe fëmijë që punojnë pa pushim. Aq sa në javët e fundit, 700 prej tyre kanë përfunduar në spital me të njëjtat simptoma: të vjella, diarre apo probleme kardiovaskulare. Të gjithë për të njëjtën kauzë. “Intoksikim nga kanabisi, pasi kanë punuar nëpër plantacione”,- thotë Hysni Lluka, përgjegjësi i ndihmës së shpejtë në spitalin e Gjirokastrës. Të hysh në Lazarat nuk është e thjeshtë. Këtë e di edhe policia, e cila s’ka vënë këmbë aty prej vitesh. E dinë edhe gazetarët lokalë. Lazaratin e kanë thirrur në mënyra të ndryshme: “fshati i marijuanës”, “kryeqyteti europian i hashashit” apo “republika e barit”. Me gjasë ndodhen rreth 350 mijë bimë kanabis të mbjella në 320 hektarë. “Çdo vit nga Lazarati dalin 900 tonelatë me vlerë tregu rreth 4.5 miliardë euro”,-llogarit Guardia di Financa italiane. “Nuk jemi kriminelë”,- na kthehet me inat Afërdita, ndërsa drejton me urdhra nja 10 gra. “Pa marijuanën jemi të vdekur, nuk kemi asnjë mundësi për punë. Të rinj e pleq ndërkohë përpunojnë marijuanën të ulur përtokë. Pemët e prera varen nëpër tela e lihen për t’u tharë në diell. “Pas pak, e gjitha kjo do të jetë e përpunuar dhe e ambalazhuar”,- vazhdon Afërdita. Në Lazarat, familje të tëra konkurrojnë në këtë treg. Çdonjëra prej tyre prodhon mesatarisht gjysmë toni në vit. Çdo kilogram shitet më pas për 300 a 320 euro. Banorët janë pak a shumë, 4 mijë. Të tjerët janë punëtorë sezonalë. Vijnë nga qendrat e Jugut në të gdhirë e largohen në mbrëmje. “Paguajnë mirë, 3 mijë lekë në ditë”,- tregon Marjola nga Vlora. Janë pak më shumë se 20 euro. “Kam 3 fëmijë për të ushqyer dhe im shoq ka vdekur”, -tregon ajo ndërsa vazhdon të pastrojë bimën, të ndajë bohçet veçmas e ta bëjë gati për paketim. “Mirë që kemi kanabisin”,- shton Agroni, një tjetër kultivues. “Nuk di se si do t’ia kishim dalë ndryshe. Jemi të harruar prej të gjithëve, autoriteteve lokale, shtetit e madje edhe nga të huajt”. Agroni shpjegon se për të rritur marijuanën, nevojitet shumë ujë. Ujë, i cili në Lazarat mbërrin me pika e detyrohen ta sjellin në fshat me autobote. Puna ndahet në këtë mënyrë: gratë dhe fëmijët merren me kultivimin, mbjelljen dhe përpunimin. Burrat me transportin. Marijuana transportohet në bagazhet e makinave, por edhe me kuaj të cilët gjejnë shtigjet që nuk kontrollohen nga policia. Italia është tashmë tregu kryesor. Trafikohet përmes gomoneve apo anijeve. Zbarkon në Salento, Bari ose Brindizi e më pas shpërndahet. Një sekuestrim i madh u në pak ditë më parë në Durrës, ku 600 kilogramë brenda një kamioni po imbarkoheshin për në Bari. “Nuk ia dalim do të ndërhyjmë në mënyrë efikase në Lazarat”,- pranon kreu i Policisë, Artan Didi. ”Ky vend është një njollë për ne, por kemi nevojë edhe për ndihmën e vendeve të tjera”. Kultivimi ndërkohë është rritur në fshat. “40 për qind më shumë krahasuar me 2012”, -llogarit Adriani. Konfirmimi vjen edhe nga raporti i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit në “Strategjinë e Kontrollit të Narkotikëve Ndërkombëtarë”. Ku përfundojnë fitimet? “Një pjesë riciklohet në hotelet e bregdetit shqiptar”,-shpjegon një zyrtar i shërbimit sekret në Tiranë. Por tendenca e fundit është blerja e shtëpive në Itali, Spanjë apo Turqi. “E vetmja mënyrë për t’i shpëtuar kontrolleve është nxjerrja e parave jashtë”,- shton ai. Këtu në Lazarat, botën jashtë e shohin vetëm në TV.

    300 Euro shitet një kilogram hashash i prodhuar në Lazarat. Më pas malli kalon nëpër duart e trafikantëve, ku vlera shumëfishohet.
    40 % Më shumë bimë të mbjella se një vit më parë rezultojnë në fshatin e Lazaratit. Banorët pohojnë se kjo është e vetmja mënyrë për mbijetesë

    MAPO

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Itali: Paratë e hashashit të Lazaratit, në blerje shtëpish në Itali, Spanjë e Tu

    ec aty lazarati

    se shpejti do jemi nr 1 "ecology" n'gjith boten

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Itali: Paratë e hashashit të Lazaratit, në blerje shtëpish në Itali, Spanjë e Tu

    Ku perfundojne fitimet e Hashashit??????
    Sigurisht qe nje pjese fare e vogel perfundon aty ku thote e Famshmja e mashtrimeve C.d.Sera,pjesa tjeter perfundon ne xhepat ose ne numrat e llogarise qe nga papa i romes e deri te mbreteresha e anglise.
    Lazarati...lazarati...lazarati.......bla bla bla bla.........atyre qe nuk e dine ose qe flasin me kompetence mbi hashashin e lazaratit e kane te nevojshme nje xhiro deri ne Hollande per te pare te gjitha markat e Hashashit qe shiten atje neper C.shoop dhe pastaj ti bejne pyetje vetes nga vijne gjithe keto lloje dhe prodhime deri ne holland apo Eu???
    Valle te gjitha nga Lazarati????

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •