Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-07-2011
    Postime
    115

    Kerkoj nje film

    Po ju tregoj shkurt pershkrimin e filmit, nqs me ndihmoni dot per ta gjetur ju faleminderit shume.

    Behet fjale per nje film i cili ne shqip titullohet ate e bir. Ai ishte nje zyrtar i larte dhe shpesh shkonte me sherbime. Kishte nje shtepi te madhe dhe dy cuna, ne shtepi mbante nje sherbetore pasi vete largohej gjate nga shtepia. Djali i vogel ishte shume delikat dhe semurej shpesh, per kete arsye e mbanin me afer se djali i madh. Nje dite babai i premton djalit te madh se do ta merrte me vete ne nje sherbim qe kishte, por ne fillim ai duhet te bente nje detyre, pra te ujiste barin ne kopeshtin e tyre. Djali gezohet dhe keshtu fillon te kryeje porosine e atit, mirepo teksa ujiste barin djali i vogel i del perpara zorres dhe qendron ne uje se donte te luante, sado mundohej ai ta largonte i vogli nuk degjonte dhe si pasoje semuret.
    Djali i madh si i brishte qe ishte nuk ja mori mendja dhe filloi te bente rroat gati. te nesermen kur i ati ishte bere gati per te ikur ai i doli perpara dhe i tha qe ishte gati, babai nuk i foli fare por i hypi makines dhe u largua. Ky u merzit shume dhe iku, diku ishte nje peme dega e se ciles ishte duke u keputur, ai varet aty, dega thyhet dhe djali bie pa ndjenja dhe kishte thyer shtyllen kurrizore, vellai i vogel afrohet dhe i thote qe te cohet. E marrin dhe e cojne ne shtepi, therrasin te atin duke i thene se ai ishte rende, pasi u kthye mbrapsht i ati mjeku i thote se nuk kishte shpetim. Perpara se te vdiste djali i thote te atit se kishte nje teme hartimi per te mbaruar dhe titulli i temes ishte ate e bir, teksa i ati i jep mendimin se si mund te mbyllej tema djali vdes dhe aty perfundon filmi.

    Ky film ka disa versione, nqs do mundeni te gjeni versionin origjinal sic e kam shkruar pasi eshte i vjeter dhe shume i kerkuar, nqs mundeni me jepni nje link ku mund ta shkarkoj, prinderit e mi kane kohe qe e kerkojne kete film dhe nuk e gjejme asgjekundi. Faleminderit.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-07-2011
    Postime
    115

    Pėr: Kerkoj nje film

    Kush e gjen kete film me versionin e aktorit Luca Zingaretti? Me ndihmoni dot?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •