I zgjidhen pronat e cameve ne Greqi, si vend i BE-se prej kaq vitesh?
Grekët në Shqipëri, Athina: Zgjidhje çështjes së pronave.Letra e zv/ministrit të Jashtëm Gerontopulos
Zëvendësministri i jashtëm grek, Kiriakos Gerontopulos siguron se Athina do të ndërhyjë në BE dhe në forumet ndërkombëtare për zgjidhjen e ceshtjes se pronave te minoritetit grek ne Shqiperi.
Per kete ai i eshte drejtuar me nje letër Presidentit të Konfederatës Panepirote të Greqisë dhe presidentit të Federatës së Deropolit të Epërm.
Faksimile e letres se zv/ministrit grek
Ne leter theksohet se zgjidhja e pronësisë dhe respektimi i të drejtave të pronave të minoritetit grek është një parakusht për zhvillimin e investimeve të huaja në Shqipëri.
“Ky shqetësim do të ndiqet me ndërhyrje të fokusuara qoftë dypalëshe, qoftë edhe në BE, KE apo OSBE, që të bëjmë të njohur çështjen e pronësisë së minoritetit në Shqipëri. Me rëndësi është që të ketë edhe vëzhgim të përhershëm në të gjitha stadet e procedurave të nevojshme në gjykatat shqiptare”,shkruan ai.
Panorama
Krijoni Kontakt