Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Tom Doshi rebelohet ndaj Ramës: Po mbron biznesmenët e djathtë

    Tom Doshi rebelohet ndaj Ramës: Po mbron biznesmenët e djathtë

    Emri:  tom-doshi-deputeti-ps-e1297087105451.jpg

Shikime: 670

Madhësia:  17.2 KB
    Deputeti i PS-se, Tom Doshi ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrat se janë duke mbështetur biznesmenët e PD-së. Gjate debatit te djeshëm në mbledhjen e tom-doshi-deputeti-ps-e1297087105451grupit te PS-se Doshi ka thënë se se qeveria eshte duke mbrojtur Zamir Manen.

    “Ne duhet me ia tregu shqiptarëve kush është dhe se do të anulojmë të gjitha koncesionet. Ne e dimë mirë kush i ka marrë koncesionet. I ka marrë Zamir Mane. Qeveria po e mbron Zamir Manen, nuk po i bie”- ka thënë Doshi, shkruan sot “Panorama”.

    Duke reaguar pas tij, Rama ka deklaruar se gjithccka e thënë në fushatë do të zbatohet. “Por këto nuk po bëhen për një arsye, kemi rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të marrëveshjeve dhe të koncesioneve që janë bërë, dhe po merremi me studimin, por, nga ana tjetër, nuk mund t’i pasurojmë sepse janë shuma marramendëse që mund të ikin nga Arbitrazhi”- ka thënë Rama.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi rebelohet ndaj Ramës: Po mbron biznesmenët e djathtë

    Zbardhet debati, Tom Doshi: Qeveria mbron Zamir Manen, Rama: S’i rrëzojmë dot që sot koncesionet

    “Panorama” zbardh diskutimet me dyer te mbyllura në Grupin e PS para votimit të Bashkim Dedjes në Kuvend.

    Braçe: Nuk votoj një gjykatës që ka ndarë para, Kryeministri: Do votojmë pro se kemi presion nga BE.

    Deputeti i PS-së akuzon Kryeministrin dhe ministrat se mbështesin biznesmenët e PD-së.

    Rama: S’i rrëzojmë dot koncesionet që sot, humbim miliona në gjyq.

    Zbardhen debatet me dyer të mbyllura të zhvilluara në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS. Socialistët realizuan dje, disa minuta para se të votohej kandidatura e Bashkim Dedjes për kryetar të Gjykatës Kushtetuese, mbledhjen për të vendosur rreth qëndrimit që do të mbanin për dekretin e Presidentit Nishani. Burime nga Grupi i PS-së zbardhën për gazetën “Panorama” debatin e zhvilluar në sallën e seancës plenare. Gjatë kësaj mbledhjeje, që zgjati rreth 30 minuta, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka deklaruar votën kundër Bashkim Dedjes, duke thënë se ky i fundit është i përfshirë në koncesionin e ngjyrosjes së karburanteve. Por debati ka vijuar më tej mes Kryeministrit Rama dhe deputetit të Shkodrës, Tom Doshi, për emërimet që janë bërë në Tatime dhe Dogana, për koncesionet dhe për emërimet në Polici. Doshi ka kërkuar nga qeveria që të mbajë premtimet dhe të zhbëjë monopolin e ngjyrosjes së karburanteve, pullave fiskale, Lotarinë Kombëtare dhe HEC-et. Ai akuzoi ministrat se po mbrojnë biznesmenë të caktuar, që sipas tij, po gëzojnë të njëjtat koncesione si kur ishte PD-ja në pushtet. Por Rama ka debatuar me deputetin e Shkodrës duke thënë se çdo gjë do të bëhet duke ndjekur një strategji të caktuar dhe se po të prishen kontratat në mënyrë të njëanshme, atëherë qeveria rrezikon të humbasë miliona në Gjykatën e Arbitrazhit. Po ashtu Rama ka kërkuar nga deputetët mbështetje për ministrat dhe ka shpjeguar pse PD duhet të votojë pro kandidaturës së Dedjes.

    Debati në mbledhjen e Grupit të PS
    Gramoz Ruçi: Çështja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese duhej shqyrtuar në mbledhjen e Grupit. Votimi sipas Rregullores është nominal për t’i dhënë mbështetjen, ndaj dhe kjo ishte arsyeja e kësaj mbledhjeje. Dakord?
    Ben Blushi: Si do votojmë? Pro apo kundër?
    Bashkim Fino: Do të japim argumente?
    Erjon Braçe: Për çështjen e ngjyrosjes së karburanteve, që ne si Grup Parlamentar kemi kontestuar, unë kam 4-5 muaj që merrem me këtë çështje dhe më rezultojnë dy gjëra. Në gjykatë janë ndarë para dhe ky zotëria me këtë çështje ka gënjyer dhe ka investuar karrierën nëpërmjet kësaj çështjeje.

    (Debatin e plote e lexoni ne numrin e sotem print te gazetes Panorama)

    FATION BINJAKU

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •